148 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës

Ornela

Politikani, kleriku, shkrimtari Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871.

Që 6 vjeç e dërguan në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880 vazhdoi studimet në Kolegjin Françeskan në Troshan, ku mbaroi dhe shkollën e mesme. Ai ishte nxënës i poetit arbëresh Leonardo De Martino. Më 1886 vazhdon studimet për filozofi dhe teologji në Bosnjë. Më 1893 u kthye në Shqipëri dhe më 1984 filloi punën si profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit.

Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës Françeskane në Shkodër. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.

Më tetor 1913 Fishta themeloi revistën “Hylli i dritës” dhe ishte drejtor i saj. Më 1916 botoi revistën “Posta e Shqypnisë”. Po më 1916-tën së bashku me Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Mati Logorecin etj. themeluan Komisinë Letrare në Shkodër. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës në Parlamentin Shqiptar. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të Parlamentit zgjidhet Nënkryetar. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali.

Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Ai nxjerr botimin e plotë të veprës së madhe “Lahuta e Malcis” (1937). Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, e gjuhëve slave. Veprimtaria e tij letrare, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, ku ai përdori 24 pseudonime.

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. /KosovaPress

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk është vetëm kaq!
    Fishta është figurë komplekse, me merita dhe përgjegjësi të mëdha.
    Fishta është EDHE
    përfaqsues, himnizues dhe garantues i atij sistemi abuzues klerikal, tribal dhe feudal, që i kishte rrënjët në mesjetë.
    Poezia, qëndrimet dhe nacionalizmi i tij ngelen thellësisht folklorikë, mesjetarë, ballkanikë, dhe deri diku rracistë.
    Ndryshe nga Migjeni që godiste një llucë dhe sistem të tillë të perënduar dhe që ishte një poet thellësisht perëndimor, laik, feminist dhe i civilizuar, Fishta ngelet një poet me mentalitet të theksuar orjental, mizogjinist, dhe me një dozë të theksuar servilizmi dhe inferioriteti ndaj Perëndimit.
    Arsye kjo që së bashku me nënshtrimin klerikal dhe mosbesimin patologjik tipik të elitave që përfaqësonte, ndaj popullit të tij, e shtynë drejt bashkëpunimit poshtërues me fashizmin dhe pushtuesin.
    Pranimi i tij në Akademinë Fashiste si anëtar dhe varrosja e tij alla fashiste me nderime ushtarake të pushtuesit, nuk ishin rezultat i valencës së tij të dyshimtë intelektuale apo kontributit të tij inegzistent artistik dhe intelektual në Europë, por vetëm rezultat i shërbimeve ndaj pushtuesit fashist dhe propagandës s tyre, se çfarë dëshironin dhe nënkuptonin për “intelektual të madh” shqiptar.

  • Anonimus,ti kerkon dobicin enver hoxha tek Fishta i madh,por nuk do ta gjesh kurre.
    Ty te duhet nje Fishte qe te kete qene KONSULL I ZOGUT ne Belgjike,por nuk do ta gjesh kurre.
    Te duhet nje Fishte qe spiunonte mergaten antizogiste ne Perendim me shifer sekrete(madje edhe kunatin),por nuk do ta gjesh te Fishta.
    Ty te duhet nje Fishte me tesere te fshehte anetarsimi ne Partine Fashiste dhe nje ne Internacionalen Komuniste,por as kete paftyresi nuk do ta gjesh tek Fishta.
    Ty nuk te duhet nje Fishte kandidat per cmimin NOBEL ne Letersi,Laureat i disa cmimeve Nderkombetare,
    Akademik Nderi i nje vendi me tradite mija vjecare ne
    kulture si Italia,,ty mor HYPOKRIT,mor mi vrimash enverist,mor rreckaxhi sllavo-serb qe na shet patriotizem,,,ty te duhet nje Fishte me medaljen:HERO I POPUJVE TE JUGOSLLAVISE.
    aaaaaa kete nuk e mban dot plaku,se i ndyn JETEN.
    Sa per krahasimin e Fishtes me Migjenin,nuk ke bere dot nje krahasim.Migjeni eshte nje kallamxhi kenete krahasuar me nje LIS si Fishta.Migjeni mbetet nje limontiiii,nje shendetlig deligat i pakenaqur nga jeta.
    Migjeni eshte pishman qe lindi.Edhe kur dilte ne rruge do i veshin motrat prapa qe ta ndrronin se mos djersitej.
    Migjeni eshte nje kulper delikate e llastuar ne nje hije.
    Nuk i pelqen ushqimi,nuk i pelqen Malsia,nuk i pelqen BURRNIA,nuk i pelqen Tradita,nuk i pelqen debora,nuk i pelqen balta,,.Edhe dashnine e do te fshehte me letra cuperlinash(brenda fisit),qe te mos merret vesh.
    Se do ndryshonte Shqiperia brenda dites,dhe te behej Paris,se keshtu donte nje I semure,qe e ruanin si lulja mosprek ca motra,..Balte nga kjo toke e zhuritur,,e lashte-thote Kadareja,..E mora balten tende arave-thote Dritero Agolli.
    Migjeni ishte nje kufome gjys e vdekur,qe i mungonte viriliteti fizik dhe shpirteror,ndaj e shihte atdheun vetem te nxire me syte e nje te vdekuri.
    Mos ma afro kete kerme prane FISHTES KOLLOS,qe mori mbi shpatulla bucimen e rende te Shqiptarise,.
    Zeri i Fishtes eshte zeri i Malsise Kreshnike.Ata burra qe shpartalluan bishat grabitqare te Cernagores.
    Fishta eshte burre,eshte Viril.
    Kerma gjys e vdekur e migjenit u shit per letersi sepse i erdhi per hosh nje tjeter kerme.Pikerisht enver hoxhes per te nxire periudhen e Pavarsise dhe qeverimin e mbretit Zog.
    Por nqs Fishta ka nje emer ne letersine Boterore,migjeni eshte nje hic.

  • Si guxoni dhe sulmoni nje gjigand si Fishta, o te mjer? Kaq qelbesirllek keni brenda vetes? Si s’late njeri pa share, o injorante shpirtkeq. Merni nje liber te Fishtes, lexojeni dhe pastaj uluni e shkruani. Do kuptoni se Fishta Jo qe nuk shahet por eshte me I ditur se te sotmit dhe me patriot se shume nga ate qe quhem heronj te ketij vendi. Turp per ju qe shani Fishten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *