KESH u shet më lirë grekëve se… shqiptarëve!
Arsyeja pse sot paguajmë fatura të majme dhe prapë nuk kemi energji elektrike është e fshehur në qindra fletë kontratash tregtie, ku marifetxhinjtë që nuk mungojnë kurrë në këtë vend mund tia hedhin fajin kujtdo përvec vetes.
A është fajtor CEZ-i për faturat e kripura? Shumë njerëz do thoshin po, por e vërteta nuk është tamam ashtu. Është KESH-i nën varësinë e qeverisë që i shet energji CEZ-it dhe nga çmimi me të cilin CEZ-i blen këtë energji, varet deh çmimi që shohim në faturat tona.
Ja një pyetje interesante: Me sa e blen CEZ-i energjinë nga KESH-i? Ose më saktë, me sa ia shet KESH-i energjinë CEZ-it? Shfletimi i një sërë dokumentash dhe tabelash zyrtare jep një përgjigje vërtet të papritur për këtë temë: KESH-i, ia shet energjinë CEZ-it me cmimet që i ju vendos tregtarëve që blejnë më shtrenjtë, pra atyre që për rrethana apo arsye të ndryshme blejnë mbi çmimet e tregut.
Dokumentacioni që DITA posedon thotë se KESH madje ka eksportuar energji elektrike në shtetet fqinje me një cmim 10 euro më të lirë se sa ja ka shitur CEZ-it në Shqipëri.
ME SHUME SOT NE NUMRIN E DITA-S NE TREG
Per sa i perket humbjeve Cez eshte i detyruar ta blej ne treg te lire, pra me cmim tregu. Thelbi me duket se eshte eshte i qarte!