Luftar Paja: Unë, ‘ballisti’ i varur për këmbësh…

anazapta

Artisti i madh i humorit, Luftar Paja, në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ iu përgjigjet shumë pyetjeve që kanë të bëjnë me aktualitetin politik shqiptar. Është pragu i Vitit të Ri, por zhvillimet politike të vrullshme janë në epiqendër të bisedës sonë dhe Luftari…. u përgjigjet me seriozitetin më të madh 🙂

 

– Luftar, si mik i gazetës ‘DITA’ nuk mund ta shmangnim një takim dhe një intervistë me ty para mbylljes së këtij viti. Dua që të bëjmë bashkë një intervistë serioze mbi realitetin dhe zhvillimet politike. Si do ta karakterizonit me pak fjalë këtë vit që po ikën?

– Në radhë të parë ju falënderoj që më kujtoni herë pas here. Jo se nuk më kujtojnë dhe të tjerë, por kur të kujton ‘DITA’ është kënaqësi e veçantë. Kjo është gazeta që çuditërisht e lexojnë të gjithë miqtë e mi, kështu që kur flas me ju, zëre se jam takuar dhe kam biseduar me të gjithë miqtë dhe shokët e mi. Pastaj, së dyti, ju e dini shumë mirë që unë flas shumë seriozisht edhe kur bëj humor. Ky është zanati im. Ju më pyesni se ç’ishte ky vit që po ikën? Një vit normal. Qeveria po përpiqet të fusë shtetin në binarë, pasi në vitet e qeverisjes së kaluar shteti kishte dalë nga binarët dhe në ato vite ne pamë antishtetin. Nuk kanë ndodhur mrekullira gjatë këtij viti, por kanë filluar të bëhen ca punë të mira që do t’ua shikojmë hajrin më vonë… Dale se vetëm një vit e pak kemi me këtë qeveri.

– Kështu ju duket sikur flisni si i majtë, Luftar, pasi e djathta, domethënë Partia Demokratike ka shumë vërejtje për punën e kësaj qeverie, madje thotë se më keq se tani nuk kemi qenë asnjëherë. Si ju duken deklaratat e të djathtëve?

– Që jam i majtë unë, kjo nuk duhet vënë fare në dyshim. Madje jam një çikë më shumë i majtë se sa duhet. Por të djathtë ata nuk janë. E kam fjalën për PD-në. Sepse këta që na hiqen si të djathtë nuk janë hiç të djathtë. Ata bëjnë sikur, po përderisa i kanë braktisur ata që janë puro të djathtë si puna e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, si mund të besoj unë se PD-ja është një parti e djathtë? Nejse. Kjo është puna e tyre. Ti më pyet pse ka vërejtje Partia Demokratike. Unë qesh kur i dëgjoj Bashën e Ristanin që shajnë qeverinë. Sepse Berisha flet me Fejsbuk dhe unë nuk e lexoj fare. Ua kam thënë këtë në një intervistë të mëparshme. Unë nuk e përdor fejsbukun. E, kur flasin Basha me Ristanin, unë shkrihem së qeshuri. Pse do thoni ju? Sepse ata akuzojnë qeverinë se po vë rregulla që ata nuk i kanë njohur kurrë. Ata mbrojnë antishtetin. Kjo qeveri po i jep fund rrumpallës që ka ekzistuar në vitet e qeverisë së Berishës. Kjo qeveri po i detyron njerëzit të paguajnë energjinë elektrike që vidhej në qeverisjen e kaluar. Kjo qeveri po prish ndërtimet e paligjshme. Ka të pakënaqur? Sa të duash. Janë ata që prej 20 vitesh nuk kishin paguar as ujë e as drita. Rama e ka marrë përsipër këtë kosto. Po në fund të fundit, ata nuk kanë votuar për këtë qeveri dhe prapë nuk do të votojnë për Ramën. Dritat ama duhet t’i paguajnë. Me këtë aksion që ka marrë qeveria, këtu po vjen era shtet. Këta trimat që nuk paguanin dritat, duhet ta dinë se në asnjë vend të botës nuk ndodh që të kesh drita e të mos e paguash atë. E në ato shtetet ku kanë shkuar shqiptarët në emigrim, as nëpër mend nuk u shkon të mos paguajnë qiratë e ujit e të dritave. Pse këtu duhet të jetë ndryshe? A ka mangësi kjo qeveri? Sa të duash. Do flas ndonjë herë tjetër për gabimet dhe të metat e kësaj qeverie. Po me Bashën e me Ristanin nuk jam në një mendje.

Luftar_Paja– Do s’do Luftar, duke përmendur Bashën e Ristanin, pranove se PD-ja ka tashmë një udhëheqje të re dhe Berisha nuk ka ndikim në vendimmarrjet e asaj partie që e udhëhoqi për më shumë se 20 vjet. Apo jo?

– Më keqkuptuat. Unë përmenda Bashën dhe Ristanin sepse ata dalin e bëjnë deklarata në televizor në emër të PD-së. Mirëpo ata kanë një usta që i kurdis dhe u thotë të dalin e të flasin ashtu si flasin. Dhe ky usta është Sali Berisha. Është ujk i vjetër ai. Ai ua bën me asharet të dalin në televizor. Pa Berishën ata nuk marrin dot as frymë, pa le më të marrin ndonjë vendim. Për shembull, ajo puna e bojkotit është urdhër i Berishës. Mendon ti se iu shkrep Bashës të marrë atë vendim dhe të rrijë gjashtë muaj jashtë parlamentit, edhe pse mazhoranca i plotësoi të gjitha kushtet që kërkonte opozita dhe ndërkombëtarët i kanë bërë shumë herë thirrje që të hyjë në parlament? Jo mor jo. I tha Berisha Bashës bëje këtë dhe ai e bëri. Si urdhëron, komandant!, i tha Basha dhe bën tani si shejtan budalla. Kjo puna e Saliut me Bashën më kujton atë historinë e bujkut që kur nisi të mësonte një ka të ri të lëronte në arë, e shoqëroi me një ka të vjetër. Kau i ri nuk dinte të rrinte në brazdë dhe bujku vët e vët i binte me hosten kaut të vjetër. I tha një mik që kaloi aty: Pse e rreh këtë të vjetrin, kur ky i riu e meriton të rrihet? Sepse ky i vjetri ia bën me sy të riut, tha bujku. Prandaj mos më keqkuptoni. Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha, ndërsa Basha e Ristani janë vetëm kukulla në dorë të tij. Këtë e di edhe bufi. Ja të bëjmë një supozim: Kur të bëhen zgjedhjet pas katër vjetësh, nëse fiton PD-ja, kush do të bëhet kryeministër? Basha? Po ku e lë Berisha të bëhet Basha i pari i vendit? Berisha është si puna e Berluskonit. Edhe 90 vjeç ai nuk do lërë njeri t’i dalë përpara. Ju e thoni ditë për ditë hapur në gazetën tuaj, po mirë është t’u mbushet mendja demokratëve, t’i mbushet mendja popullit dhe atyre që mendojnë se Berisha ka dalë nga skena. E kam për të mirën e tyre. Unë mendoj se jo vetëm PD-ja, por edhe i gjithë populli duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga Berisha.

– E megjithatë, pavarësisht nga këto që thoni ju, PD-ja duket se do e thyejë bojkotin dhe do të hyjë në parlament. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët dhe për proceset integruese ku kërkohet kontributi i opozitës, apo jo?

– Në fakt, që të jem i sinqertë, në një aspekt për mua ky është një lajm i mirë. Pse është lajm i mirë? Po ua them. Unë seancat e parlamentit ditët e enjte i kam parë si shfaqje humori. Mezi i kam pritur. Estradë më të mirë nuk e gjen dot. Nuk ka as shkrimtar dhe as regjisor që t’i sajojë më mirë se origjinali. As miku im Dritëroi që e ka humorin në majë të gjuhës nuk i bën dot. Nuk i bën dot sepse Dritëroi e ka kokën plot me mend dhe nuk bën marrëzira si këta që bëjnë deputetët në sallën e Kuvendit. E kështu, me bojkotin e PD-së na iku shansi të shikonim humor badihava. Unë të paktën e kam ndier shumë mungesën e opozitës në Kuvend. Po besoj se ka edhe shumë shqiptarë si puna ime që mezi e kanë pritur këtë ditë të kthimit të opozitës në Kuvend. Do kënaqet populli. Jo se do zgjidhet ndonjë gjë, por të paktën do të kemi humor, do gjejmë një sebep për të qeshur…

– Të largohemi pak nga humori, Luftar, dhe le të flasim pak më seriozisht, të lutem. Ky rikthim i opozitës e ka një domethënie. Është një gjest politik që duhet përshëndetur. Pra tregon se PD-ja nuk është plotësisht nën hyqmin e Berishës?

– Ju gënjen mendja. Dhe unë gjatë gjithë kohës seriozisht kam folur. Mos i merrni për shaka, ju lutem unë juve tani. Këto janë lodra që bën PD-ja nën udhëheqjen e Berishës. Do hyjë PD-ja në parlament që të mos u hiqen mandatet dhe të marrin rrogat. Po prapë me prapësira do të merren. Do dalin prapë. Mbaj vesh. Ja hynë në parlament, po pastaj? Asgjë. Do fillojnë nazet me reformën territoriale, me zgjedhjet lokale e me të tjera që do t’u pjellë mendja dhe që unë nuk mund t’i marr me mend tani. Ja kështu do shkojë puna me PD-në deri në zgjedhjet e ardhshme. Hyr e dil, dil e hyr në parlament. Më kujtohet me këtë rast një poezi e Ali Asllanit ku ai thotë në një varg: Hyr e dil e tund peshqir! Sikur e ka shkruar fiks për PD-në këtë varg Aliu i madh.

– Luftar, ky ishte viti jubilar i 70-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë. E di që ke një respekt të jashtëzakonshëm për atë luftë, të cilën e ke përjetësuar në shumë role që ke luajtur. Si t’u dukën festimet e këtij viti?

– Nuk pashë festime. Më erdhi keq që e kaluam aq lehtë dhe aq ftohtë këtë ngjarje të madhe. Në qoftë se ka ndonjë gjë me të cilën mund dhe duhet të krenohemi si popull dhe si komb shqiptar është ajo luftë nacionalçlirimtare. Në këtë 70 vjetor më shumë u fol për tradhtarët se për heronjtë. Kjo ishte për të ardhur keq. Si mund të fyhen në këtë mënyrë ata që bënë luftën? U dekoruan kuislingët, u thurën himne për Ballin dhe Ahmet Zogun, ndërsa ata që derdhën gjakun për lirinë e këtij vendi u lanë në harresë. Ishte tepër fyes gjesti i presidentit me dekorimet. Unë nuk e di se si mund të barazohen Qemal Stafa me Abaz Kupin. Vetëm Nishani mund ta dijë. Po edhe për këtë mendoj se Nishani e ka marrë një mendje nga dikush… Ka marrë udhëzime, këshilla apo urdhra, quajini si të doni, nga ustai i madh… Dhe ustai i madh është ai që ua thashë pak më sipër. E keqja është se ne nuk kemi një president që të përfaqësojë gjithë popullin, por vetëm një pjesë të tij dhe që tani është në minorancë. Në këtë 70-vjetor të çlirimit, ky president me dekorimet që bëri, fyeu shumicën e shqiptarëve.

– Sikur të të jepte Bujar Nishani një dekoratë, bashkë me kuislingët që ai dekoroi këtë vit, a do ta pranoje?

– Kurrë. Më mirë dhe më krenar do të ndihesha të më kishin dekoruar bashkëfshatarët e mi me ‘Nderi i Komunës’ se sa ‘Nderi i Kombit’ me firmën e Bujar Nishanit. Ju e demaskuat këtë farsë të Nishanit me dekoratat. Ai bllofi që bëri me dekoratën për Medar Shtyllën ishte shumë domethënës dhe ia nxori kallajin këtij farë presidenti që kemi.

lufatr keshillatrer– Ti ke luajtur bashkë me Kadri Roshin një rol në filmin “Këshilltarët”. Është një rol i spikatur dhe ndër më seriozët që kini luajtur. Në atë film, në kulmin e tij, para togës së pushkatimit, ti ja merr këngës: Ti o popull, lamtumirë/ me një Shqipëri të lirë…

– Është një nga rolet e mia më mbresëlënëse. Ai film u kushtohet Këshilltarëve të Hekalit. Ti, Xhevdet je nga Hekali dhe duhet të jesh krenar me ata burra që e dhanë jetën për liri. Po ata burra u vranë në Gorishovë, në fshatin tim. E kam pasur gjithë jetën si peng se pavarësisht se Gorishova ime nuk kishte asnjë faj për pushkatimin e atyre burrave, gjithnjë më kishte munduar ndërgjegjja dhe doja një rast që ta lartësoja aktin e atyre burrave trima. Këtë e kam bërë tek ai film. Si mund ta mohoj unë sot aktin e Këshilltarëve të Hekalit? E di që nganjëherë më duket se edhe unë jam një nga ata të dhjetët që u pushkatuan te shkolla e Gorishovës në dhjetorin e ‘43-shit? Jo, po të dal unë tani dhe të them se të drejtë kishin ballistët që vajtën e pushkatuan dhjetë burra patriotë. Jo more jo, gjë që nuk bëhet…

– Sidoqoftë, shfaqja e portretit të Enver Hoxhës në disa manifestime dhe ngjarje përkujtimore, ka ngjallur shumë polemika. Shfaqja e portretit të diktatorit ka prekur ndjenjat e atyre që vuajtën gjatë sundimit të tij. Si do ta komentonit ju këtë fakt?

– Unë pashë disa pleq 90-vjeçarë që mbanin portretet e Enverit. Ata e kishin komandant në luftën që ata bënë. Është e drejta e tyre që ta mbajnë atë portret. Sikurse nuk ua ndalojmë demokratëve të sotëm të mbajnë portretet e Sali Berishës dhe të Azem Hajdarit. Jemi në demokraci apo jo? Asgjë të keqe nuk pashë nga portretet e Enverit, në një kohë që flisnim për ngjarje të luftës antifashiste. Mirëpo, nga frika se mos na quajnë komunistë, ne hoqëm edhe shallet e kuq të partizanëve. Kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e turpshme.

– Në këtë 70-vjetor u bë një polemikë edhe midis mikut tuaj të vjetër Pëllumb Kullës dhe historianit Paskal Milo. Besoj e kini ndjekur. Kush ka më shumë të drejtë?

– Unë më shumë njihem e kam miqësi me Pëllumbin, e kam pasur regjisor dhe autor të roleve që kam luajtur në skenë. Nuk doja të përzihesha në këtë debat, po me që më pyetët, po ju them se këtë radhë isha me Paskalin. Paskali është historian dhe flet me dokumente. Unë nuk e kundërshtoj dot Paskalin. Kam luajtur shumë role me partizanë e ballistë, me historia nga koha e luftës. Në ato pjesë që kam luajtur ironizohen e vihen në lojë ballistët, jo partizanët. Nuk tallet dot njeri me ata që luftuan dhe derdhën gjak për Shqipërinë. Mua edhe tani më dhëmbin qyçet e këmbëve nga një skeç i Pëllumb Kullës, kur si ‘ballist’ më varën për këmbësh në një degë ulliri. Atëhere nuk kishte truke me televizor e kompjuter, i bëje rolet tamam. Eh, ç’kam vuajtur atëhere duke bërë atë rol, dheut do ia tregoj! Në fakt, me ato pjesë që shkroi dhe vuri në skenë Pëllumbi në estradën e Fierit tregonte një të vërtetë të madhe, ndaj edhe ngjitën ato role, shikohen me kënaqësi edhe sot e kësaj dite. Pëllumbi është një mjeshtër i madh, një artist dhe regjisor nga më të mirët që kemi pasur dhe dinte ta kapte detajin artistik. Me ato punët e historisë le të merret Paskali.

– Në këtë logjikë, ju duket se jeni edhe kundër sulmeve që kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës Isa Mustafa, i ka bërë Profesor Rexhep Qosjes?

Natyrisht që jam në krahun e Rexhep Qoses. Unë Isa Mustafën nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë, kurse Rexhep Qosen e njoh shumë mirë, e kam takuar, kam lexuar librat e tij dhe kam një respekt dhe nderim maksimal për të. Më vjen jashtëzakonisht keq që sulmohen personalitete të tilla si Rexhep Qosja. Por unë mendoj se në këtë rast, Rexhep Qoses i rritet edhe më shumë vlera, ndërsa Isa Mustafa do të harrohet shumë shpejt, pasi ai doli në krye të shtetit të Kosovës jo për meritat luftarake apo intelektuale, por nga pazaret e pista të politikës.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Share This Article
12 Comments
  • Luftari u shfaq dhe u madhua si aktor i madh ne teatrin e Fierit,
    krahas disa aktoreve te tjere, jo me pak te talentuar.
    Por Luftari kishte plus biografine: Ganiu kishte bere perjekje per tua hequr litarin Deshimtareve te Hekalit, por s’mujti qe s’mujti.

    Edhe une jam me Luftetarin, qe Historine do ta shkruajne historianet, por deri athere le ta rrefejne deshmitaret:
    Ne Fier, arti beri sy kur u pengua pak me pak Pellumb Kulla. Luftari ndiqte udhen e Partise, por ndonjehere nuk i vihej kunder biografise se Pellumb Kulles.
    Ndonjehere, regjiine e bente Pellumbi, por ne ate reklamen e madhe qe vihej anes bulevardit Loni Pa Papuçe, shkruhej si zerigjor emri i Luftar Pajes!
    Kete e dime te gjithe ne ne Fier, dhe kete e di edhe Luftari, edhe Paskali, dhe keshtu duhet shkruar historia…

    Luftari le te mbetet i Mengjert, sic ka lindur, por miqte duhet t’i mbaj miq dhe Mirenjohjen nuk ben mire ta harroj se Fieraket dhe aktoret e Shqiperise se asaj kohe jane akoma gjalle dhe partia tani nuk ua mbylle gojen dot!

  • Intervist e shkelqyer kisha koh qe nuk ndjeja aromen e mbrekullushme te atdheut kemi haruar te qeshim dhe te bejme humor Po kalojme nje semundje me kurim pa percaktim stresi dhe ankosi gjer te ndryshoj politika atehere do te kete sherim dhe ky popull i vasanisur gjate ketyre 24 vjeteve tranzicion nga monstra Berishjane

  • Je i nderuar i madhi LUFTAR PAJA!
    I madh ne skene,por me i mADH ne jete je!
    Ti je nje shqiptar IDEALIST e jo si ca servile si Fadil Hasa etj,qe per 24 vjetet e fundit i sherbyen sundimit kriminal te Sali Berishes per shkaterrimin e shtetit shqiptar dhe MJERIMIN E POPULLIT!
    I NDERUAR QOFSH!

  • I shkreti zerigjor fukarai!
    Si deshmitar okular,qe paske qene,mund te na rrefesh edhe ate se sa vete SHURROSNIN NE GJANICE ne dite!
    Epo si deshmitar de e jo si historian!!
    Ti vertet paske pare afishet e shfaqjeve,por nuk ke kuptuar nje te te vockel aq sa per ta ndryshuar XHAXHAIN NE HALLE,bre!
    Po Pellumb Kulla ishte skenarist i Estrades,ndersa Luftar Paja ka drejtuar si Regjizor disa here,o DALLKAUK!!!
    Epo kur do te hiqet BRESHKA PER SHQIPONJE!!

    • Karagjoze si ky (‘karagjoz’ vjen nga turqishtja qe do te thbote shakaxhi), jane vertet te vlefshem me zanatin e tyre, se na bejne per te qeshur, por nuk mund te luajne edhe rolin e regjizoreve, historianeve, filozofeve etj etj. Une nuk di se ç’fare arsimi ka Luftar Paja, por mendoj se nuk ka kapacitet te kuptoje historine e hidhur te Shqiperise, e cila ka qene dhe eshte ende e tille, per fat te keq, pikerisht per shkak te trashegimise qe na lane idhujt e tij te djeshem dhe te sotem. Lakejte nga cilido grupim apo profesion qofshin jane figura te peshtira. Nuk di nëse e di aktori yne i humorit se kur dhe kush i ka quajtur ‘kolaboracioniste’ Abaz Kupin dhe Safet Butken? Po pse mor shok, ngaqe njeri ishte nenkryetar i Shtabit te Nac-Cl dhe tjetri nje komandant Balli mjaft i nderuar si individ dhe si familje, i ben ata kolaboracioniste? Apo ngaqe ishin kundershtare te komunisteve dhe atij ‘komandantit tuaj legjendar’, dhe sidomos kur u prish Mukja nga Milladin Popovici ne Vithkuq? Ju qofshi me mendjeshkurtesine qe keni. Dhe se fundi mos na bej te qeshim me permbajtjen e skenareve te kinostudios apo te estradave tona. Perkundrazi ato ishin burim barcoletash pikerisht se populli tallesh me filmat dhe skecet qe ju luanit me balliste dhe partizane, ku partizanet ishin e mira dhe ballistet e keqja. Jo more zoteri nuk flitet keshtu per historine. Meqe ke respekt per Paskalin leje ate te merret me historine dhe ti nderkohe, prit ndonje skenar nga P.Kulla, por tashme jo me balliste e partizane, se mbase te therresin dhe ti te luash tani ne pleqeri ndonje rol dhe te nxjerresh keshtu dhe ndonje lek. Te marrin ata te marrin se ti je dhe “Artsit i Popullit”!

  • Hallall,te kovte Luftetar trimi,vetem te pershendes,dhe te uroi jet te shendetshme dhe gzime ne familje,qinshin e kalovshe.Per sa ke than,une skam cka e prishi,tamam ne pik i ke ra,te lumt or trim.

  • CJANE KETO AKTORE QE ME FILMA BOSHE BENIN PROPOGANDE .. KETO JNE KATNARET QE ENVERI MORI NGA FIERI NGA LUSHNJA DHE I TREGOI QYTETIN ME DRITA ..SE ANDAJ NGA FSHATRAT E HUMBURA NGA JANE …HANTE PULA GURE ..OH ZOT CFARE MENDIMSH TE VARFERA …KY NJERI KA NJE LIMITE KUFIZIMI NE TE MENDUARIN …..KU E DIN KY FSHATARI QE NE BOTE JOHN TRAVOLTA MORI 20MILIONE DOLLARE VETEM DUKE DHURUAR ZERIN PER NJE FILME PER FEMIJE .. VETEM NE 20MINUTA …KU TA DIJE KY I GJORI QE JA KA HONGER DHIJA LIBRAT QE KUR ISHTE NE FSHAT ..ARTISTET NE BOTE KANE VILA ..KANE PISHINA ..KANE MILIONA NE BANKA …PO KY FSHATARI SA LEKE FITOI ME FILMAT PER ENVERIN ..PITIE SE ME BETE PER TE VJEDHUR ..ME DISA NJEREZ PA 2 GRAM ZGJUARSI ..INTILIGENCE ..

  • Tek e sheh dhe e degjon te flase Luftar Pajen, mendimet shkojne vetetimthi tek nje kohe, ku shqiptareve nuk iu duhej te merreshin me kuplarate e fshatareve te Vucidolit dhe Bathoret dixhitale, si “shenja civilizimi” ,,,,por ne nje shoqeri funksionale ku arti, kishte protagonistet e saj.
    Sot kemi pijanecet ordinere si Ristani apo muhaxheret refugjate te Bosnjes qe duan te na behen me shqiptare sec jemi vete dhe vetequhen JamArber apo baxhellat e rrugave si “Profesoreshe Grida”,,,,qe na mallengjejne me baxhellikun e lindur.
    Luftar,,,,te kam rixha. Dil edhe me shpesh dhe na shih. Jemi bere per te ardhur keq. Dil dhe na kujto se Shqiperia nuk ka vetem kurva dhe kodoshe qe kerkojne vemendje dhe vetequhen “opozite”. Nuk eshte e lehte, te jetosh dhe te durosh vemjet shqipfolese, tek shkaterrojne cdo qelize pozitive te ketij kombi. Enveri kish pasur te drejte,,,kur i kastronte dhe na i hiqte qafe keto plehra.!!!

  • “Bureto” ,o merhum i ashtuquajtur ballist, domethene fosile e ngurosur kriminale e “Ballit kombetar” ,organizates kolaboracioniste qe me cetat e veta u be pararoja e ushtrise hitleriane, me e urryra ne bote ,nje makine e tmerrshme ushtarako-politike, te cillen e mposhti vetem aleanca e kombeve te medhenj anglo- sovjeto- amerikane, ku rolin vendimtar e luajti Bashkimi Sovjetik, gjigandi komunist qe derrmoi armatat me te mira hitleriane , (kujto betejen e Stalingradit, me e madhja ne historine boterore!) me nje kosto te jashtezakonshme njerezore e materiale dhe shpetoi boten nga kolera naziste!

    Per te mos dale nga tema, aktori i shquar e nga me te dashurit e origjinalet shqiptare Luftar Paja ,merr vesh edhe nga ceshtje politike e te funksionimit te shtetit ,pasi ka qene edhe deputet i Kuvendit Popullor,vertet i kohes se monizmit ,cka nuk e fajeson hic ne krahasim me kete Kuvendin e sotem qe nuk dihet akoma pse ja hoqen prapashtesen “Popullor” e qe rezulton sipas akuzave te te dy paleve kundershtare se kane mes tyre kriminele , vrases, pale hajdute te permasave europiane e boterore!

    Po i kujtoj ketij “Bureto” ,e te ngjashmeve me te ,se Amendamenti Kushtetues qe futi Shtetet e Bashkuara ne Luften e Dyte Boterore ,krahas Britanise se Madhe e Bashkimit Sovjetik, kunder boshtit te Hitlerit, Hiro Hitos e Musolinit, eshte ne fuqi edhe sot,dhe denon me ashpersi nazistet dhe bashkepunetoret e tyre dhe ne kete mes ,ky bicimsez te pakten nuk duhet te shkele ne ShBA!

    Une personalisht e vleresoj Luftar Pajen taman si nje artist prej popullit dhe aktor, mjeshter i madh i humorit e satires shqiptare, nga te vetmit qe me ben te qesh ne keto kohe te zaptuara nga dinosauret (shumica tiranosaure) politikane e oligarke “biznesmene” ,dikur brekegrisur e te gdhire si Morgani e Rotshildi!

    Sidoqofte, ju dergoj pershendetjet e mia nga Shtetet e Bashkuara, dhe Perendia te shtofte jeten dhe humorin tend “sui generis”!

  • Albano,po sa i zgjuar je mor kodosh.Sa krahasime te goditura ben o idiot 100 caratesh.Duket qe je pjelle e atyre qe shiten menderen per italianet e gjermanet gjate luftes se dyte boterore dhe kjo eshte nder i madh per sojin tend,po ti na tregon edhe se eshte nga fshati pa drita,po sa i shkathet qe je o trap i ketij shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *