KYÇI I DORËS

anazapta

Për shkak se ka ndodhur edhe më parë dhe “janë djegur”, këtë herë gjyqtarët e kishin të qartë që vëmendja mediatike do të binte mbi aksesorët e tyre të shtrenjtë, femërorë apo mashkullorë. Dhe si ta kishin bërë me fjalë, i morën masat që të dukeshin sa më “normalë” dje.

Por duke e ditur se çfarë çantash, orësh, veshjesh, byzylykësh e argjendurinash të tjera mbajnë ata që japin drejtësi në Shqipëri, shfaqja e djeshme bëri efektin e kundërt. Aq sa në botën virtuale u hodh ideja se ata kishin dalë enkas për të blerë veshje të përdorura.

Atë që u kujdesën mos ta shfaqnin konkretisht, gjyqtarëve ua kujtoi ambasadori amerikan kur tha se orët e gjyqtarëve kushtojnë më shumë se makina e tij.

Presioni mbi klasën (sepse e tillë është, madje kastë) gjyqësore në vend po rritet vazhdimisht, sa më shumë që po flitet për reformën në drejtësi.

Por deri tani është vetëm një presion verbal, një frymë që pret të konkretizohet: e gjithë kjo mund edhe të mos mbarset me një produkt konkret. Reforma në drejtësi edhe sikur të realizohet sipas draft-dokumenteve të paraqitura deri tani, ka disa pikëpyetje që nuk i shpëtojnë dot skepticizmit ndaj krejt projektit.

Siç DITA ka theksuar, metoda e filtrimit të gjykatësve aktualë do behet nga dy panele prej tre anëtarësh që do burojnë nga legjislativi, (i dyti me funksion apelues.

Nëse paneli i përjashton disa apo shumë syresh, a do të pranojnë ata të largohen? Apo do të luftojnë ata duke iu drejtuar të njëjtit sistem të korruptuar gjyqësor? Raporti mes këtyre triumvirateve “ekstra-gjyqësore” dhe vetë sistemit të drejtësisë eshte shume konfuz ne draft.

Nga ana tjetër, gjykatësit e konfirmuar si të korruptuar, dh supozojnë se të tillë do të dalin jo pak, kanë dhënë një mal me vendime në karrierën e tyre. Po me të dëmtuarit e këtyre vendimeve ç’do të ndodhë? Ata që kanë humbur prona, apo kanë bërë burg padrejtësisht etj, ç’duhet të bëjnë? A do të kalohen në sitë të gjitha vendimet e dhëna nga një gjykatës i korruptuar?

Projekti i deritashëm i reformës, parashikon nëpërmjet një neni të veçantë, që gjyqtarët që mendojnë se mbi ta mund të ketë dyshime, mund të heqin dorë nga karriera dhe më pas nuk do kenë penalitete. Thënë ndryshe, korrupsioni i tyre amnistohet, pasuria ligjerohet; paskëtaj dhe mund ta çojnë jetën përpara pa asnjë pasojë.

Nuk jane te pakte ndër ata qe njohin draftin që mendojnë se presioni i akumuluar nga të gjitha anët, synon pikërisht këtë: Që sa më shumë “verdiktemëdhenj” të largohen nga sistemi me “deshire”: kundrejt ofertes se nenit magjik dmth të “vetëamnistojnë” korrupsionin e tyre.

Një farë marrëveshjeje jo fort e ndershme, pasi u thuhet: “Bëtë çfarë bëtë, tani ikni me të mirë”.

Po në të kundërt çfarë?

Njohës të mirë të draftit druajnë se gjyqtarët e larguar do t’i hyjnë procesit të ankimimit, që duket se është pika më e dobët, thembra e Akilit të projekt-reformës. Qe do te thote se do vazhdojmë t’i studiojmë gjykatësit edhe per nje kohe shume te gjate nga kyçi i dorës…/ Dita /

Share This Article
3 Comments
  • Problemi nuk eshte tek ora e shtrenjte, por ata jane te pangopur, jane te babazitur, kjo eshte ceshtja, qe ata duhet te burgosen dhe te shpronesohen nga gjithe pasuria e gllaberuar.

  • Nqs e bejne draftin te tille qe te heqin dore nga karriera e tyre, dhe ne kembim pasurite dhe pronat e grabitura popullit ti gezojne, ky seshte as draft dhe asgje. Kjo do te thote, qe ata qe kane bere draftin, jane e njejta rrace, te njejtit njerez, te njejtit hajduter si ata qe gjoja duan ti heqin dhe te bejne pseudoreformen ne drejtesi. bravo rilindje,fuck you dhe e gjithe sera juaj e gjykatesve,prokuroreve dhe politikaneve ne shqiperi.

  • Vetëm kthimi I pasurisë që kanë vënë padrejtësisht dhe eleminimim përfundimtar nga sistemi ,janë ilaçi I sigurt se sistemi po vihet në binarë,.Deri tani ka vetëm hipoteza e supozime,,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *