Nga Xhevdet Shehu
Këto ditë të nxehta gushti ka një gjallëri jo të zakonshme në Fier dhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë. Po përgatitet të festohet me madhështi dhe si asnjëherë 300-vjetori i lindjes së Shën Kozmait. Do të festohet në Fier, në fshatin Kolkondas. Në këtë periudhë të vakët politike, ndërsa politikanët dhe deputetët kanë shkuar të pushojnë plazheve, një festë fetare përbën lajm. Në të dalë të Fierit nga aksi i rrugës nacionale në drejtimin që të çon në fshatin e vogël Kolkondas, gjithsej nja dhjetë kilometra, qarkullojnë makina të mëdha e të vogla transportuese, fadroma dhe njerëz të shumtë që punojnë me shpejtësi për shtrimin dhe asfaltimin me butobeton të kësaj cope rruge. Pas disa ditësh, pikërisht në Kolkondas më 24 gusht, pra pas 9 ditësh, do të kremtohet 300 vjetori i lindjes së atij që njihet si Shën Kozmai. Në Kolkondas ka një kishë që mban emrin e tij dhe aty mbahen çdo vit tubime dhe mesha për të përkujtuar Shën Kozmain. Por organizimi i sivjetëm ka një veçanti: është 300 vjetori i lindjes së atij (pra shën Kozmait) që për grekët është “apostulli i helenizmit”, kurse për shqiptarët njihet si një antishqiptar që mallkonte gjuhën shqipe. Prandaj dhe me këtë rast thuhet se do të vijnë qindra besimtarë nga Greqia (Thonë se do të vijnë 50 autobusë me grekë). Organizimin e festës së sivjetme e bën Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nën drejtimin e vetë Kryepeshkopit Anastas Janullatos, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit dhe kryebashkiakun Baftjar Zeqaj. I gjithë ky organizim, që sipas burimeve brenda Kishës Ortodokse në Tiranë, do të jetë i paparë ndonjëherë, është bërë në fshehtësi të plotë dhe larg vëmendjes së mediave. Prandaj dhe brenda këtij kremtimi kanë lindur disa pikëpyetje dhe paradokse.
Paradoksi i parë
Festimi i 300 vjetorit të lindjes së Kozmait bëhet jo në ditën e lindjes, por në ditën e vdekjes së tij. Kozma Etoli ka lindur më 1714, por është vrarë si spiun dhe antishqiptar më 24 gusht 1779 në fshatin Kolkondas të Fierit, pranë fshatit Libofshë. Pse duhet festuar dita e lindjes në ditën e vrasjes? Dhe më tej: Kolkondasi nuk është vendlindja, por vendvdekja e Kozmait. Pse nuk festohet në Greqi, në vendlindjen e tij në Etoli ditëlindja e Kozmait?!
Paradoksi i dytë
Për grekët shën Kozmai, sikurse thotë historiani Pëllumb Xhufi, është “etno-martiri” (martiri i kombit), “apostulli i helenizmit”, kurse për ortodoksit shqiptarë dhe jo vetëm, “shën Kozmai është dëshmor i fesë, bariu i turmave, çudibërësi…”!? Pra, një shenjtor, dy kulte. Por, ndërsa kisha greke e nderon Shën Kozmain për atë çka ai është, dhe çka përfaqëson, shqiptarët e nderojnë për atë çka ai nuk ka qenë.
Paradoksi i tretë
Kisha e Kolkondasit sot nuk ka asgjë nga gjurmët e grekut Kozma, pavarësisht shpenzimeve shumëmilionëshe të kryepeshkopit për ta ringritur dhe ringjallur idhullin e tij. Kisha e Shën Kozmait u ngrit më 1814 me urdhër të Ali Pashës për interesa politiko-ushtarake të tij. Fshati Kolkondas, qindra vjet para vrasjes aty të grekut Kozma, kishte kishën e Shën Marisë, të cilën e adhuron edhe sot. Për shumë vite aty në Kolkondas ishte dhe varri i murgut Kozma, të cilin e prishi lumi (si edhe shumë varre të tjerë) me kalimin e kohës dhe eshtrat e tij i mori me vete. Disa eshtra që pretendoheshin se ishin të murgut, i vodhën hajdutët në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe i shitën si gjoja të shenjta.
Paradoksi i katërt
Kush financon për 24 gushtin dhe ç’do Bashkia e Fierit që bëhet pjesë e këtyre kremtimeve të këtij viti? Në një komunikim telefonik me gazetën ‘DITA’, kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, tha se financimin për kremtimin e 300 vjetorit të Shën Kozmait e bën Kisha Ortodokse në Tiranë. “Ne na u kërkua pak ndihmë dhe po e bëjmë këtë me anë të disa mjeteve për shtrimin e rrugës dhe me ambientet ku do të mbahet një konferencë shkencore”, tha kryebashkiaku. Mirëpo një klerik i Mitropolisë së Beratit thotë se të gjitha pagesat i bën Bashkia e Fierit. Kush gënjen e kush thotë të vërtetën në këtë rast?! Një punonjës i Bashkisë së Fierit sqaron se do të japë falas disa stenda për t’i vendosur në mjediset e Teatrit Bylis ku do të mbahet konferenca shkencore për Shën Kozmain më 23 gusht dhe… kaq. Ndërkaq në kujdesin e kryetarit të Bashkisë, në Kolkondas po shpohet një pus për ujë, po pastrohet kisha e nga punonjës të bashkisë po rregullohet mjedisi për miqtë e shumtë që do të mblidhen atje më 24 gusht.
Një hamendësim me pikëpyetje në fund
Një grup intelektualësh shqiptarë do të marrin së shpejti iniciativën të përkujtojnë Marko Boçarin, një kapiten suliot i luftës guerrile dhe Hero i Revolucionit Grek. Për këtë janë porositur kumtesat nga historianë, gjuhëtarë dhe studiues të ndryshëm nga Shqipëria. Do të flitet aty për fjalorin shqip-greqisht të Marko Boçarit, për kontributin e tij në luftërat për pavarësinë e Greqisë etj. Do të ketë koncerte dhe ekspozita fotografike. Shkurt, një veprimtari historiko-kulturore. Konferenca shkencore mendohet të mbahet në Prevezë vitin e ardhshëm me rastin e 225 vjetorit të lindjes së suljotit të famshëm. Me këtë rast janë planifikuar vizita dhe veprimtari në Sul dhe në fshatra të tjerë të Çamërisë. I vetmi merak është se a do ta lejojë qeveria greke një veprimtari të tillë?
Dy pengjet e mëdha të Janullatosit
Para disa ditësh Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka mbledhur sinodin e Kishës enkas për këtë ngjarje, ku ka theksuar rëndësinë që ka ajo dhe përkushtimi që kërkohet nga të gjithë për ta bërë festën sa më madhështore. I gjithë sinodi me në krye vetë Janullatosin do të jetë në Kolkondas atë ditë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sinodit Janullatosi ka thënë se gjatë shërbimit të krye të Kishës Ortodokse ka pasur dy synime të mëdha: Ndërtimin e Katedrales në Tiranë dhe kremtimin madhështor të 300 vjetorit të lindjes së Shën Kozmait. Katedralja u shenjtërua para dy muajsh, ku u mblodhën klerikët më të shquar të botës së krishterë, përfshi dhe kryepeshkopin serb Irinej. Ndërsa Shën Kozmai do të nderohet pas disa ditësh. Kështu që Kryepeshkopit nuk i ngelet më asnjë peng dhe mund të thotë se e ka kryer misionin e tij me devotshmëri dhe sukses të plotë.
Organizimi i festës
Për të shkuar sa më mirë festa dyditore që do të bëhet në Fier e Kolkondas për Shën Kozmain, sikurse e theksuam në hyrje, ka një mobilizim të jashtëzakonshëm në Fier e në Tiranë. Teatri, muzeu, fotografë e referues, deri edhe shtypshkronja e qytetit, janë vënë në dispozicion të këtij evenimenti për shenjtin grek. Do të ketë panair dhe koncerte me këngë e valle, natyrisht në greqisht. Me këto punë është angazhuar maksimalisht edhe një deputet. Ftesat luksoze janë bërë gati. Madje, nga brenda Kishës Ortodokse mësohet se një ftesë do t’i shkojë edhe Kryeministrit Edi Rama.
ku ka shtet ketu edhe popull nuk ka .; le te vijne greket le te urdherojne se kembet ju kemi hapur nga te gjidha drejtimet le tena vene perpara si derat e mos dim nga te vemi. kuja esht pertuven me ketye shtet e kete popull ..lumi uleshoft e mos lente gje.
Nga te integruarit ne nje shoqeri europiane te kesaj kulture, vetem mundet ti sjellin ate ku duan te integrohen shqiptaret, e jo ashtu si mundet te interpretohet nga ryma ekstremiste e nacionaliste, ku njerzit e kultures e ata qe ngriten institucionet e monumentet e renuara te kultit, tu ngjitim epitete qe nuk u takojn, si europianiste e ndertues te nje jete me sociale ne shqiperin esotme ! Kur dy popuj si ai grek e ai arvanitas, arijn te konsolidojn jo vetem dashurin e respekt, per njeri tjetrin, por edhe pelqimin e kulturave nga te dy palet, atehere nuk ka se si tu prishet kjo dashuri, nga nje ryme e re ne ket vend!!!
Çfarë bari thith ti mor beni qeni që shkruan kinezçe?
Poshte tradhetaret, poshte spiunet,……
Më falni por artikull shkruesi më ngjan me njësoj me luftëtarët e ISSI-it dhe të shtetit te ri islamikte vetshpallur te kalifatit në veri të Irakut.
Pse?
Sepse e para ka një urrejtje për ortodoksët në përgjithësi dhe grekët në veçanti dhe shihet gjithashtu se ka mllef të madh e të pashprehur brenda vetes së tij dhe përpiqet – I SHKRETI ARTIKULLSHKRUESI – kur na flet në atë mënyrë dhe kur përpiqet të na gënjëjë kaq trashë. E dyta, sepse – i shkreti artikullshkruesi – na del një fanatik ateist në mendime e pse jo dhe në veprime. Feja është morali i shëndoshë, edukatë e pastër si kristali, është kulturë mbrujtëse shpirtërore, është disiplinë vetëpërmbajtjeje, tolerancë. Mos ki dert z. I SHKRETE! Nga besimtarët nuk të vjen as e keqja më e vogël.
I SHKRETI ARTIKULLSHKRUESI na përmënd historianin Xhufi dhe broçkullat e tij mbi ortodoksinë shqiptare. Po a janë të vërteta ato që z. Xhufi na i thotë?
Le të japim disa të dhëna të sakta të z. Xhufit. Z. Xhufi është një kuadro i përkëdhelur i ish nomenklaturës komuniste, si dhëndër i nipit të E. Hoxhës. Në atë kohë ai u mbajt pedagog në Tiranë, pas diplomimit në UT, dhe u dërgua disa muaj për kualifikim në Gjermani. Pa mohuar punën e tij në tekstin zyrtar të Historisë së Shqipërisë, konstatojmë se kohët e fundit, psh. në monografinë për Voskopojën, z. Xhufi, arrin në konkluzione subjektive. Këtu ky historian “i shquar” shkruan se shkaku i djegies së Voskopojës paska qenë kriza e tregtisë së leshit. Me qëllim ai nuk thekson se kryesorja ishte djegia nga turqit dhe shërbëtorët e tyre, e kësaj qendre të fuqishme të kulturës kristian-orthodhokse, me ekonomi dhe tregti të zhvilluar. Po kështu ai nuk përmend edhe djegien e fundit në vitin 1917, si reprezalje me natyrë fetare, kundër banorëve të krishterë nga Sali Butka e co, gjë që e dinë edhe sot e kësaj dite pasardhësit e këtyre banorëve në Korçë, Berat, Tiranë e gjetkë. Në simpoziumin ndërkombëtar, në Dhjetor 2006, në Berat, me temë “Berati në rrjedha e historisë”, z. Xhufi ligjëroi kumtesën “Despotati i Beratit”, që historikisht njihet si despotati i Epirit me qendër në Artë, dhe Berati ishte pjesë përbërëse e tij me kryezot MihalKomnenein. Këtu z. Xhufi bëri një gabim trashanik, që në të vërtetë ishte i qëllimtë. Emri i qytetit (kështjellës) në shek. 13 ishte “Velegradon” dhe vetëm në shek. 16 filloi të përdorej emri “Berat” që turqisht do të thotë “dekret sulltanor”. Z. Xhufi i hyri detit në këmbë, por qëllimisht edhe historisë së Kishës Orthodhokse. Me të gjitha këto e të tjera z. Xhufi është pak të quhet manipulues, sepse në të vërtetë, dhe këtë e di ai vetë mirë, është falsifikator, mashtrues i historisë. Po z. Xhufi si diplomat…? Qeveria Nano e emëroi atë në Ambasadën Shqiptare në Romë. Por qëndrimi i tij nuk zgjati, mbasi po qeveria emëruese e shkuli për shpërdorim detyre para afatit të caktuar. Pra, edhe në diplomaci z. Xhufi rezultoi dështak apo i padenjë.
hHerodoti, në shek. V para Krishtit, e ka quajtur “Mësuese e jetës”. Të drejtohem ty – I SHKRETI ARTIKULLSHKRUES –
Si shpjegohet që shën Kozmanë e Etolisë, të cilin sipas Xhufit e dërgoi sulltani i kohës për të shuar kryengritjet antiturke në Shqipëri – e vranë turqit me funksione, ata që i shërbenin po atij sulltani, siç ishte Kurt Pasha?
Ky i fundit ka vrarë në atë kohë edhe Shën Nikodhimin e Beratit, me origjinë nga Vithkuqi i Korçës. Populli thotë: “Korbi, korbit nuk ia nxjerr sytë”. Pse trevat ku shkeli, predikoi, ngriti shkolla, shën Kozmai, nuk u islamizuan, por u lidhën fort pas besës së të parëve të tyre, pasardhësve të Gjergj Kastriotit?!…
Një pyetje të fundit.
A ke hyrë ndonjëherë ti – I SHKRETI ARTIKULLSHKRUES – në një Kishë Ortodokse në Shqipëri ? Në qoftë se jo, të ftojmë të hysh dhe atje do të dëgjosh se Mesha Hyjnore mbahet në gjuhën e bukur Shqipe. dhe jo vetëm ajo, por edhe Ungjilli është në shqipen e vjetër të Kristoforidhit ashtu dhe Librat e Shërbesave të ndryshme janë të gjitha në SHQIP. Janë ato libra që ka përkthyer dhe botuar gjeniu i Ortodoksisë Imzot Fan Noli. Të gjitha këto Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi, që ortodoksët shqiptarë e kemi zgjedhur dhe e mbajmë si të tillë, nuk i ka ndryshuar dhe na inkurajon çdo ditë që t’i ruajmë si sytë e ballit, pasi janë vlera shumë të çmuara dhe të patjetërsueshme.
Si përfundim a mund të të them diçka? Si miku mikut!
Mos dil edhe të na thuash gënjeshtra kaq banale, të cilat nuk i besojnë as kalamajtë e lagjes tënde, apo ata të fshatit tënd dhe pastaj ata të të tregojnë me gisht duke të të bërtitur sa herë që të shohin – U, u, u, Ai Xhaxhi GENJESHTARI, Xhaxhi GENJESHTARI.