Prapaskena e vizitës së fshehtë të Toni Podestës të mërkurën e 20 shkurtit në Tiranë. Pse u thirr ai me urgjencë nga Berisha vetëm një ditë para vizitës së Zv. Ndihmës sekretarit të Shtetit Filip Riker. Dështimi për të “zbutur” mesazhin e Riker dhe mesazhi i ardhur nga Uashingtoni zyrtar.
Vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, Filip Riker në Tiranë duket se ka patur një prapavijë interesante zhvillimesh, të cilat zbulohen nga “DITA” për herë të parë. Burime të mirëinformuara diplomatike kanë bërë të ditur se Riker ka njoftuar vizitën e tij në Tiranë shumë pak kohë përpara, ndërsa Berisha duket se është munduar të “marrë masa” për ti paraprirë mesazhit që do i sillte Rikeri, duke aktivizuar me urgjencë një prej lobistëve amerikanë më të fuqishëm, Toni Podestën. Riker ka mbërritur në Tiranë të enjten e 21 Shkurtit të këtij viti, por Berisha ka kërkuar me urgjencë Toni Podestën kur është njoftuar mbi këtë vizitë të Rikerit, ndërsa Podesta ka mbërritur në Rinas një ditë përpara mbërritjes së Rikerit, të mërkurën e datës 20 Shkurt në mbrëmje. Ai ëhstë takuar me kryeministrin Berisha dhe më pas është akomoduar në hotel “Sheraton”. Ditën që Podesta ka mbërritur në Tiranë, Filip Riker ndodhej në Bruksel, ndërsa priste që të nesërmen të nisej për në Tiranë.
Axhenda
Burime të mirëinformuara diplomatike bëjnë të ditur se zyrtarë të lartë në Uashington janë njoftuar për vizitën e beftë në Tiranë të lobistit Toni Podesta. Nga këta zyrtarë kjo vizitë është parë si e lidhur me axhendën e Rikerit, ndaj për Rikerin, në Tiranë është vendosur një axhendë e pazakontë. Kanalet diplomatike kanë vepruar me shpejtësi dhe ndërsa Riker ka qenë në Bruksel, programi i takimeve në Shqipëri duket se është modifikuar, me qëllim shmangjen e çfarëdolloj ndikimi të kësaj vizite të zyrtarit amerikan nga ana e lobistit Podesta të mbërritur në Tiranë me ngut. Më datën 21 Shkurt Riker mbërrin në Rinas, ai niset menjëherë për në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e pasi qëndron aty pak më shumë se një orë, destinacioni i radhës ishte studioja e emisionit Top Story në “Top-Channel”. Ishte studioja ku Riker mbështeti pa ekuivok deklaratat dhe kritikat e Ambasadës Amerikane për gjyqin e 21 Janarit. Ishte studioja ku Riker theksoi “shqetësimet” në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Të njëjtat burime kanë theksuar se intervista e Riker është synuar nga autoritetet amerikane që një ditë përpara vizitës së tij me qëllim shmangjen e çdo ekuivoku apo interpretimi të mëpasëm në lidhje me qëllimet e vizitës. Pasi ka regjistruar intervistën që do shfaqej në darkë, Riker ka vazhduar më pas dhe takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë. Të nesërmen e vizitës së Rikerit, më datën 22 shkurt, lobisti Toni Podesta, i ka hipur avionit në Rinas dhe është larguar drejt Shteteve të Bashkuara, me gjasë Podesta ka mbërritur i pakënaqur në Amerikë, pasi mesazhi i shprehur nga Riker në Tiranë, ishte krejt tjetër nga mesazhi që do preferonte klienti i Podestës, Sali Berisha.
******
REDAKSIONALE
Imagjinojeni pak mërzinë e Toni Podestës në aeroportin e Rinasit më datën 22 Shkurt ndërsa bëhej gati ti hipte avionit që do e çonte në SHBA. Dy ditë më parë ai kishte ardhur me urgjencë në Tiranë, i thirrur me lutje nga Berisha, për të ndikuar në “zbutjen” e toneve të mesazhit që pritej të vinte nga Uashingtoni zyrtar. I gjithë nguti u kthye në një mision të pamundur, pasi Filip Riker foli shumë qartë, tha ndoshta pikërisht ato fjalë, përcolli ato mesazhe, që Berisha e Podesta nuk donin ti dëgjonin. Podesta është kumbari dhe mbrojtësi më i madh i Berishës në Uashington. Ai ka marrë disa qindra mijëra dollarë nga qeveria shqiptare për të lobuar interesat e saj. Është ende e paqartë shuma e parave që ka arkëtuar nga Shqipëria Podesta, pasi shumica e kontratave mbeten në hije, por është fakt i njohur se për Berishën ai është “asi nën mëngë” në lidhje me Uashingtonin zyrtar. Në qeverinë e shteteve të Bashkuara, kumbari amerikan i Berishës, ushtron një influencë jo të vogël, madje mbërritja me kaq urgjencë e një “peshkaqeni lobues” në Tiranë, nënkupton apriori se sikleti i klientit shqipta(kupto Berishën) ka qenë shumë i madh. Duhet të kenë qenë orë dramatike ato të Podestës dhe Berishës më datën 20 dhe 21 Shkurt. Duket se Podesta dhe Berisha e kanë organizuar planin e tyre si një operacion shpëtimi, lobisti ka mbërritur në Tiranë një ditë përpara vizitës së Rikerit me urgjencë për të “shënuar gol” në momentet e fundit të një vizite surprizë të Rikerit. Por ndonëse i njohur për forcën e ndikimit dhe të lobimit mes zyrtarëve të Uashingtonit, duket se operacioni i shpëtimit i orkestruar nga Berisha dhe Podesta, është dekonspiruar dhe neutralizuar pikërisht nga rangje në Uashington. Kjo ka ndodhur pasi zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit janë njoftuar për mbërritjen e Podestës në Tiranë më datën 20 Shkurt, ditë kjo kur Filip Riker ndodhej në Bruksel. Pikërisht një ditë para mbërritjes së Rikerit në Tiranë, duket se eprorët e tij në Uashington i kanë modifikuar axhendën e parashikuar Rikerit, duke e planifikuar në një studio televizive vetëm 1 orë e gjysmë pasi kishte mbërritur në Tiranë. Pra është e qartë se axhenda e pazakontë e Rikerit, ka qenë një “kundërplan” i Uashingtonit zyrtar ndaj planit që kanë patur në mendje Berisha dhe Podesta. Rikeri dha intervistën të enjten paradite në Top-Channel, ndërsa në darkë ajo intervistë u transmetua. Vetëm pas transmetimit të kësaj interviste të enjten në darkë më datën 21 Shkurt, Riker nisi takimet me zyrtarët shqiptarë më datën 22. Mesazhet e intervistës ishin të qarta, kritika e hapur e administratës amerikane për gjyqin e 21 janarit dhe konfirmimi i kritikave të ambasadorit Arvizu, shprehja e shqetësimit për zgjedhjet, por edhe një mesazh i hedhur si “me spond” nga ana e Riker duke theksuar se përfaqësuesi i presidentit Obama në Tiranë është ambasadori Arvizu dhe jo ndonjë lobist. Ky me siguri që është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Në kulmin e shqetësimeve për fatin e zgjedhjeve të ardhshme, ky episod i panjohur dhe dështimi i operacionit “Shpëtoni Klientin Berisha” nga Podesta, tregon se paret e shpenzuara lum nga Berisha për të blerë me lobim heshtjen ndaj mënyrës se si qeveris apo se si projekton vjedhjen e votave kanë dështuar. Është një shenjë se për SHBA-të dhe qeverinë e këtij vendi, Berisha po shihet si një udhëheqës që mund të cenojë aspiratat dhe planet e tyre strategjike mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, ndaj dhe roli i lobistëve në të tilla raste kufizohet shumë, pasi prevalon zgjidhja strategjike. Është ndoshta ndër rrethanat dhe rastet e pakta kur peshkaqenë si Toni Podesta nuk ndikojnë dot në Uashington. Podesta duket se e ka provuar edhe më parë këtë situatë, kur lobonte për Mubarakun në Egjipt. Por dështimi i tij dhe i klientit të tij në Shqipëri, është një sinjal i qartë se Uashingtoni zyrtar i ka dhënë një mesazh të qartë Berishës pas vizitës së Podestës aq sa duket se i ka thënë: “E kemi seriozisht për zgjedhjet dhe 21 Janarin doktor, çe mundon kot Podestën”.
********
Mesazhet që dha Riker në Tiranë
Deklarata e Rikerit për zgjedhjet
“Ne kemi shqetësime dhe këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Brukselin dhe Uashington sepse do të vendosin tonin për fazën tjetër të të ardhmes së Shqipërisë. Ne do të punojmë së bashku që të sigurohemi se këto zgjedhje të jenë absolutisht të suksesshme. Ne jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë në këto zgjedhje duke ngritur kapacitetet, duke vëzhguar, duke ofruar 1 milion dollarë, i bindur se duke punuar së bashku këto zgjedhje mund të shihen si të suksesshme nga Brukseli e Uashingtoni, por edhe nga qytetarët shqiptarë”.
Deklarata e Rikerit për 21 Janarin
“Mendoj që deklarata e ambasadorit Arvizu flet më vete dhe është një deklaratë e konfirmuar nga Uashingtoni. Arvizu është përfaqësuesi personal i Obamës. Ne kemi qenë të shqetësuar nga verdikti dhe kemi shprehur pikëpamjet tona. SHBA kanë qenë të kënaqur që kanë ofruar asistencën kur na është kërkuar. Për shkak të kësaj ne kërkojmë të shohim llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast. Kjo nuk do jetë çështje amerikane, ajo do jetë çështje shqiptare. Kjo nuk është një çështje politike. Kudo në rajon ka një tendencë për të politizuar çështjet. Kjo nuk ka lidhje me asnjë palë. Nuk duhet të përdoret si top futbolli në këto zgjedhje. Por ne duam të shohim llogaridhënie. Shpresojmë që do jepet llogari dhe do përdoren këto fakte”.
Deklarata e Rikerit për Arvizunë
“Sikurse e thashë, ambasadori Arvizu është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA. Jemi shumë krenarë për ambasadorin Arvizu. Jam krenar që është kolegu i imi. Punojmë jashtë mase ngushtë, sepse bota e tashme është botë e komunikimeve. Jemi krenarë për ambasadorin dhe ekipin e tij, me diplomatë të shkëlqyer dhe stafin lokal. Shqipëria ka po ashtu një ambasadë të shkëlqyer në Uashington. Politikat përcaktohen nga presidenti dhe zbatohen nga ambasadorët. Kur kemi ndryshime pikëpamjesh, i shprehim publikisht dhe privatisht. Për këtë shërben aleanca. Shpresoj të vazhdojmë të punojmë së bashku për të qenë pjesë e një Europe të plotë e në paqe”
Deklarata e Rikerit për lobistët
“Nuk mund të komentoj për transaksionet private. Ato janë kompani private. Por sikurse thashë, politikat vendosen prej presidentit të SHBA dhe Sekretari i Shtetit. Ambasada jonë këtu ka marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë e Shqipërisë dhe spektrin politik. Në Uashington ka shumë aktorë që punojnë me qeveri dhe individë për t’u shpjeguar se si funksionon Uashingtoni. Është e rëndësishme që të kuptohet se politika e jashtme përcaktohet nga presidenti dhe ekipet në Departamentin e Shtetit”.
Botuar sot në DITA
REDAKSIA JU FALENDERON PER KOMENTET ETIKE.
PAVARESISHT SE HEDHJA E KOMENTEVE POSHTE ARTIKUJVE ESHTE E LIRE, REDAKSIA DO FSHIJE MENJEHERE CDO KOMENT QE NUK RESPEKTON BASHKELEXUESIN DHE AUTORIN.
FALEMINDERIT PER VIZITAT
REDAKSIA DITA ONLINE
ku eshte kufiri moral i lobimit? Pse duhet te paguajme ne me parate tona VRASESIN tone? Si ndahet kjo pune, e mira nga e liga?? Une nuk e kuptoj si mund te jete legale te paguash para dhe te mos quhesh VRASES pasi ke vrare popullin tend protestues??
podestat shtypi britanik i ka qutur “ndyresira”. Vetem kjo specie mund te merret me Salinjte e rruzullit. Ptu, cfare neverie. Ju dalshin ato para prej hundesh, ne koke te femijve te tyre dashte zoti i madh
O DITA, ia nxorret ujin e kazanit ketij diteziut Sali. Por nje gje perseritjani Edi rames sa here te bjere muhabeti: E DREJTA PA GRUSHTIN ESHTE KOT!
Zotrinj ju thoni fshijme vetem komentet joetike, por qapare kisha postuar dicka qe me duket ssshume etike, dhe ju e fshite. Na lini te nxjerrim mllefin se po na pelcet zemra
kanë ndodhur gjëma të mëdha lidhur me demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Janë falur vrasës të urdhëruar politikisht, që kanë qëlluar mbi qytetarët, janë falur dhe kanë shpëtuar pa lagur pjesëtarët në biznesin e të birit të kryeministrit në Gërdec ku u vranë 26 qytetarë, janë grabitur në rrugë antikushtetuese mandatet në sallën e parlamentit, duke mos respektuar kodin elektoral që imponon rindarjen e mandateve sipas përbërjes së popullsisë dhe ne nuk kemi një qëndrim agresiv të opozitës për këto gjëma. Përkundër kësaj, Rama ka vazhduar me qetësi të shpjegojë programet e tij për shëndetin publik, rendin etj, duke u mjaftuar me deklarata kritike për këto zhvillime, por jo me beteja për to. Shumë opozitarë janë të zemëruar me këtë sjellje dhe ne shpesh na hanë duart ta sulmojnë Edi Ramën për këtë gjë, por duket se ai e ka të menduar këtë çështje. Pra, nuk është spontan në shmangien e opozitës së ashpër, por është i qartë dhe vendosur se në pushtet do të vijë me program, me ide të reja dhe jo me reaksionin e egër kundër Berishës. Ai gati, gati po sillet si një njeri në pushtet, kurse Berisha po sillet si opozitar. Për gjithçka që nuk ka bërë apo ka bërë keq, Berisha apo përpiqet të gjejë fajtorë, të denigrojë opozitën dhe të sillet sikur nuk ka qenë në pushtet këto tetë vjet, ndërsa Edi Rama është gati të debatojë dy orë për sigurimet shëndetësore apo pagat e policëve, dhe të shmangë debatet e egra rreth kapjes së drejtësisë dhe prishjes paraprake të procesit zgjedhor. CFARE ROLI KANE PODESTAT NE KETE NDYRESI?? ME KANE THENE QE EDHE VJEDHJEN E MANDATIT TE TIRANES E DIRIGJUAN KETA KERMA? SA MUND TE DUROJE NJE POPULL??
Faleminderit qe te pakten ben ndryshimin nga une qe e shkruaj me te madhe fillimin e emrit dhe mbiemrit, keshtu qe kush e lexon, beson se nuk jemi i njejti komentues.
Se dyti te falenderoj se edhe kur dikush na ngaterron, perseri nuk ndihem keq se kemi te pakten nje mendim te perbashket, ne gjykimin tone per realitetin ku diskutojme.
Se treti, jam shume dakort me ty, per sa shkruan.
Fajin nuk e ka Podesta. Ai eshte ndermarrje private dhe neser fare mire mund te sherbeje edhe pushtetin e ri ne Shqiperi. Fajin e ka …