Kuvendi zhvillon dëgjesë publike të deputetëve me kandidatët për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë, njofton se të mërkurën datë 31 tetor 2018, ora 9.00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në sallën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave do të organizohet dëgjesa publike e 15 kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjes publike të Kuvendit më datë 4 tetor 2018, për plotësimin e tre vendeve vakante që i përzgjedh Kuvendi i Shqipërisë, mbështetur në vendimin e tij Nr.103, dt.4.10.2018 “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”,
Kandidatët janë njoftuar se do të kenë në dispozicion kohën e prezantimit të CV ( jo më shumë se 3 minuta ) si dhe shpalosjen e platformës dhe vizionit të tyre ( jo më shumë se 15 minuta ) për të qenë anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Lista e kandidatëve që kanë aplikuar në Kuvend për tre vendet vakante që përzgjidhen nga Kuvendi për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH:/ Atsh
1- Vjollca Braho
2- Bardhyl Ceku
3- Leontijev Çuçi
4- Sulo Hadëri
5- Artan Hoxha
6- Altin Hoti
7- Oljan Kanushi
8- Genc Koxhaj
9- Arben Malaj
10- Visar Malaj
11- Luljeta Minxhozi
12- Ergys Misha
13- Nikollaq Pano
14- Drini Salko
15- Arben Xibri
l.h/ dita

po kjo Vjollca Braho clidhje ka me banken e shqiperise???apo kur njeh ceshtjet e sigurimeve shoqerore njeh edhe ceshtjet e politikave bankare????? apo I ka “qare” lali Erit dhe ky I ka thene te aplikoje….U be deti kos ??? Ah kjo shqiperia jone e shkrete!!!!Zot na ruaj
Te nderuar kandidate per Keshillin Mbikeqyres te Bankes e Shqiperise. do te me pelqente qe ne plateformen tuaj punes se ardheshme te degjoje:
1) synimin e rritjen e rezerves te arit ne Banken e Shqiperise, duke perfituar nga mbivleresimi i lekut ndaj monedhave te huaja;
2) krijimin e nje banke me kapital publik;
3) eleminimin e vjedhjes kolosale permes te trekendeshit qe po e varfferon cdo dite me shume shtetin e vendin tone : Banka e Shqiperise- Bankat e nivelit te Dyte- Bonot e Thesarit dhe kreditimin e Qeverise.
4) kontrollin e rrepte te kreditimit sipas progresionit gjeometrik nga bankat e nivelit te dyte, mbi bazen e REZERVES SE DETYRUAR qe rrite ne menyre artificiale koston e jetes ne vend dhe pasuron vetem bankat.
.
Ky Koxhaj esht shum i fuqishem komplet hajvan.
Keta kandidatet a e kalojne vetingun?Ata qe do te miratohen , kerkesen e pare te kene::Fullani te ktheje parat , qe i ka ndare me trupin e gjyqtareve qe e nxoren te pafajshem !Ose te kthei Fullani parate ose te paguajne te tere keta “mbikqyresit “e bankes , te cilet ne qoftese nuk dine se si administrohen parat e bankes ,me cfare merren tjeter ?;apo edhe ata ndajne parat midis tyre!
sa pak kandidatura! Nje aneatr i Keshillit Mbikqyres s’ka asnje pune, por rrogen e ka me te madhe se Kryeministri dhe Presidenti i Shqiperise.