15 kuriozitete të pabesueshme rreth finales së Botërorit

DITA Online

 

E gjithë bota sot do të jetë e përqendruar në finalen e Kupës së Botës që do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës midis Francës dhe Kroacisë.

Nga njëra anë vjen një ekip i cili e di mirë ndjesinë e të qenit në një finale të botërorit, ndërsa mbërrin për herë të tretë në gjashtë kompeticionet e fundit.

Ndërkohë, ballkanasit kanë shansin artë që t’u dhurojnë për herë të parë bashkëkombësve të tyre titullin kampion botë.

Por në pritje të kësaj finale ju paraqesim disa kuriozitete interesante rreth finales:

1) Dy ekipet që janë përballur më shumë në finale janë Argjentina dhe Gjermania. Dy herë radhazi (1986-1990) dhe një herë në 2014.

2) Finalja me më shumë gola ishte Brazil-Suedi 5-2 e 1958.

3) Gjithsej, janë shënuar 71 gola në finalet e Kupës së Botës.

4) 5 herë është shkuar në kohë shtesë në finalen e Kupës së Botës (1934, 1966, 1978, 2010, 2014).

5) Vetëm në dy raste ndeshja u vendos nga penalltitë (1990-2006).

6) Vetëm një herë, ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura (Brazil-Italia 0-0 1994), e përfunduar me fitoren e Brazilit.

7) 8 herë finalja u fitua me vetëm një gol diferencë (1934, 1950, 1954, 1974, 1986, 1990, 2010, 2014).

8) Finalja me diferencën më të madhe përfundoi me 3 gola dhe vetëm në 3 rrethana (1958, 1970, 1998).

9) Dy ekipet e Amerikës së Jugut janë përballur dy herë në aktin e fundit (1930, 1950).

10) Finalet tërësisht evropiane, nga ana tjetër, janë 9 (1934, 1938, 1954, 1966, 1974, 1982, 2006, 2010, 2018).

11) Në shumicën e rasteve,10, janë ndeshur një ekip evropian dhe një amerikano-latin (1958, 1962, 1970, 1978, 1986, 1990, 1994, 1998, 2002, 2014).

12) I vetmi lojtar që ka shënuar një tripletë ishte Geoff Hurst i Anglisë në vitin 1966.

13) 8 herë, megjithatë, kemi asistuar një dopietë (1938, 1954, 1958, 1978, 1998, 2002).

14) Vetëm 4 lojtarë kanë shënuar në të paktën 2 finale botërori. Vavà dhe Pele (Brazil), Paul Breitner (Gjermani) dhe Zinedine Zidane (Francë).

15) I vetmi që ka shënuar në dy finale të njëpasnjëshme është Vava (2 në 1958, 1 në 1962).

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *