Një udhëtim në dhomat e fshehta të pushtetit në Partinë Demokratike. Si po përgatiten grupet brenda PD-së, kush e mbështet Lulzim Bashën dhe çfarë është “trekëndëshi Bode-Topalli-Olldashi”. Më afër kujt janë fëmijët e Berishës, Argita e Shkëlzeni. Historia e Topallit me Voltanin dhe fshehja pas ‘katolicizmit’. Çfarë është “Klani i Teksasit”, roli i Damir Fazlliç dhe Tom Ridge në lidershipin e PD-së dhe cilin grup favorizojnë 1.5 miliardët e dhënë Bechtel-it. Çfarë është “Shërbimi Informativ i Partisë” në PD dhe cili është personi që e drejton. Kush janë dy “grupet e zjarrit” jashtë kontrollit të klaneve dhe në kontakt të drejtpërdrejt vetëm me Berishën
Partia Demokratike ka ndezur me fuqi të plotë motorët e fushatës, e ndërgjegjshme se pas tetë vitesh në pushtet, konsumimi nuk është i paktë, por e bindur për të përfituar nga çdo mundësi dhe me mëngët përveshur për të “thyer” tabunë e një rotacioni ciklik tetë vjeçar pushteti, siç ka ndodhur deri tani në Shqipëri.
Për Berishën i cili po i afrohet moshës 70-vjeçare kjo nuk është thjesht beteja politike e tij, por edhe beteja në luftë me kohën, beteja e tij biologjike. E megjithëse angazhimi dhe mobilizimi është maksimal, në çdo kohë, vend, e me çdo mjet, në Partinë Demokratike dhe në lidershipin duket se kanë nisur të lëvizin gurët për të qenë të pregatitur edhe në rast të kalimit në opozitë pas 23 qershorit.
Lista e deputetëve dhe debatet që shkaktoi ajo në selinë hermetike të demokratëve ishte sinjali i parë i një konfigurimi të ri dhe reaksionit që solli ky konfigurim. Gazeta “DITA” për disa ditë ka konsultuar ish-drejtues të kësaj partie, funksionarë dhe të zgjedhur të tanishëm të saj, njohës të vjetër e të rinj të PD-së, në një përpjekje për të zbuluar me sa më shumë objektivitet ekuilibrin e forcave dhe rrymave të ndryshme në Partinë Demokratike.
Qendrat e influencës janë sigurisht të përqëndruara në figurat më të spikatura dhe ndër më kryesoret të kësaj partie, të cilat ndonëse antagoniste me njëra tjetrën duket se kanë një të përbashkët të madhe: luajalitetin dhe nënshtrimin ndaj autoritetit dominant të Berishës.
Grupimet
Lulzim Basha në një anë dhe trekëndëshi Bode-Topalli-Olldashi nga ana tjetër duket se janë dy grupimet dhe qëndrat kryesore në Partinë Demokratike që luftojnë për influencë dhe kontroll, gjithnjë në respekt të orientimeve themelore që vijnë nga kryetari Berisha. Në fakt këta katër persona janë edhe të vetmit që janë marrë në konsideratë dhe me të cilët Berisha ka konsultuar edhe listat e deputetëve, të gjithë të tjerët kanë qenë kryesisht spektatorë në këtë vendimmarrje.
Duket se ishte Lulzim Basha ai që u shpërblye më tepër në kërkesat dhe interesat e tij në hartimin e këtyre listave, individë dhe njerëz të lidhur me të kandidojnë sot në listat e Tiranës e Durrësit dhe antagonistë të hapur të tij, përshembull Ilir Rusmali, janë nxjerrë pothuajse jashtë loje. Më pak e kënaqur ka mbetur në këtë histori Jozefina Topalli e cila në dallim nga Bode në Korçë dhe Olldashi në Fier, ajo nuk mundi dot as në listën e sigurt të kandidatëve të PD-së në Shkodër të impononte bashkëpunëtorët dhe njerëzit e saj të afërt.
Lulzim Basha
I ardhur në fillim të vitit 2005, Lulzim Basha është ndoshta njeriu më i katapultuar kulmin e hierarkisë drejtuese të demokratëve. I mbështetur dhe i promovuar si askush tjetër në vetë të parë nga Berisha Lulzim Basha u afrua në Partinë Demokratike nëpërmjet korridorit më të fortë të mundshëm në atë parti, Argita Berishës.
Ai dhe zonja Berisha kanë punuar sëbashku në Kosovë, Lulzim Basha nuk ka një histori të vetën me Partinë Demokratike, përpara vitit 2005, emri Lulzim Basha nuk kishte asnjë domethënie për zyrtarët dhe militantët e Partisë Demokratike. Madje kjo konsiderohet dhe një nga defektet e tij themelore në ambicien për të marrë frenat e PD-së në perspektivë, pasi në ndryshim me “trekëndëshin “ ai nuk “ngjit” në bazën e kësaj partie, për shkak edhe të trajektores së karrierës së tij e cila ka kapur majat pa prekur “degët”.
E megjithatë Lulzim Basha sot ka ka mundur të krijojë “oazin” e tij të mbështetësve, e ka zgjeruar këtë oaz pas marrjes së drejtimit të bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja e tij në Bashki, Jorida Tabaku, është kandidate e sigurt për deputete në Tiranë. Ish-zëdhënësi dhe miku i afërt i Bashës, Gerti Bogdani është jo vetëm një kandidat i sigurt por edhe njeriu që sot ka kontrollin mbi Forumin Rinor të PD-së.
Ndonëse nuk ka një mbështetje të fortë në bazë dhe realisht nuk ka një bastion të vetin, Lulzim Bashës i njihen dy avantazhe shumë të forta. E para është origjina e karrierës së tij, lidhja e konsoliduar shoqërore me Argita Berishën. Avantazhi i dytë bazik i Bashës konsiderohet marrëdhënia e tij me ata që quhen “Klani i Teksasit”. Përveç Berishës, vetëm Lulzim Basha ka pasur shansin të ishte në marrëdhënie direkte dhe intensive me amerikanët e “Bechtel”-it.
Mblesët e kësaj marrëdhënie në fillim kanë qenë Damir Fazlliç dhe Tom Ridge, ndërsa vetëm Berisha dhe Basha kanë konsoliduar në vite relatat me këta të dy e më pas dhe me vetë bosat teksanë të “Bechtel-it”. “Bechtel” mori rreth 1.5 miliardë euro për ndërtimin e 60 kilometrave rrugë në Shqipëri, aksin Rrëshen-Kalimash. Nuk është pak për një korporatë të sigurojë këtë shumë parash në një shtet që ka më pak 2 milionë taksapagues. Ishte një dhuratë e majme e një shteti të vockël e fukara.
Sot janë pikërisht njerëzit e “Klanit të Teksasit” që orientojnë Berishën dhe PD-në drejt kontratave me kompanitë lobuese në Uashington. BG&R apo Podesta nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime të rekomanduara nga Klani i Teksasit, miqve strategjikë amerikanë të Berishës. Ky kontakt i drejtëpërdrejtë i Lulzim Bashës me korridorin e fuqishëm teksan të pushtetit në SHBA, konsiderohet dhe si pika e tij më e fortë.
Trekëndëshi
Nëse për një moment do të supozonim se Lulzim Basha nuk do ekzistonte në PD, atëherë trekëndëshi Bode-Topalli-Olldashi do ishin duke “shqyer” njëri tjetrin në garën për influencë në Partinë Demokratike. Por faktori “Basha” duket se i ka bërë ata më të afërt me njëri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë por dhe në distancë me njëri tjetrin , në varësi të orientimeve që vinin nga Berisha, të cilit i nënshtrohen të gjitha palët.
Megjithatë javën e kaluar Jozefina Topalli ka shënuar një precedent të ri, ka kaluar një cak që askush më parë nuk kishte mundur ta guxonte. Gjithçka nisi me listën e kandidatëve për qarkun e Shkodrës. Në ndryshim me pritshmëritë e Topallit, Berisha firmosi si kandidaturë në Shkodër Voltana Ademin. Këtë vendim Topalli jo vetëm që nuk e mirëpriti, por në mënyrë të papritur ushtroi presion direkt mbi Voltana Ademin dhe kjo e fundit u detyrua të shpallte tërheqjen e saj si kandidate.
Por tërheqja e Voltana Ademit do të zgjaste vetëm pak orë, pasi Berisha e mori si një sfidë serioze ndërhyrjen e Topallit dhe e rikonfirmoi Voltana Ademin si kandidate në listën e Shkodrës. Jozefina Topalli synonte që në vend të Voltana Ademit, në listë të ishte Gjok Uldedaj, i preferuari i saj “katolik”, por këmbënguljen e Topallit kundrejt kandidimit të Uldedajt, Berisha e sfumoi në mënyrë arbitrare, ndonëse në radhët dhe strukturat e PD-së ky episod ka krijuar një farë respekti për Topallin, e cila është e vetmja drejtuese e lartë që ka guxuar të sfidojë hapur Berishën.
Jozefina Topallit i renditet si një “minus” në radhët e PD-së identifikimi i saj si një “investim katolik”. Disa njohës të vjetër të PD-së mendojnë se kjo valencë që mbart Topalli, ka bërë që shumë zyrtarë të cilët e vlerësojnë dhe e simpatizojnë atë për forcën dhe mënyrën se si luan në politikë, të hezitojnë që të rreshtohen si njerëz të domenit të saj.
Një tjetër “peshë e rëndë” e trekëndëshit është Ridvan Bode. Ai ka tashmë një rrjet të shtresëzuar njerëzish në strukturat e PD-së në të gjithë vendin, por edhe një grup të mirë bashkëpunëtorësh të afërt që në tetë vite kanë mbajtur poste kyçe shtetërore. Bode është dominant sidomos në rajonin Juglindor të Shqipërisë dhe shikohet me shumë simpati ndër radhët e zyrtarëve lokalë dhe militantëve sidomos për diskrecionin e figurës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave dhe për aftësinë që ka treguar si ministër për të realizuar kapriçot elektorale të Berishës edhe në kohë krize.
Sokol Olldashi është kulmi i tretë i trekëndëshit, ai njësoj si Topalli dhe Bode ka një njohje të thellë ndër të gjitha shtresat e PD-së, por në dallim me këta të dy, Olldashi ka një rreth më të ngushtë bashkëpunëtorësh besnikë dhe një influencë relativisht më të vogël.
Argita dhe Shkëlzeni
Një peshë të rëndësishme specifike kanë edhe dy fëmijët e kryetarit të PD-së, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha. Ky i fundit, që kur ka qenë minoren është angazhuar në strukturat rinore të Partisë Demokratike. Shkëlzen Berisha është rritur në korridoret e Partisë Demokratike dhe ka qenë shumë aktiv personalisht sidomos në organizimin e grupeve rinore dhe shkollore. Një tipar ky që nuk vërehet te e motra e tij, Argita, e cila ka qenë më distante me “bazën” e partisë. Ndaj dhe shumë prej shokëve të brezit të Shkëlzen Berishës, janë angazhuar në forumet rinore të PD-së, në kohët e vështira të opozitës në fund të viteve 90’ dhe sot mbajnë poste të rëndësishme administrative.
Shkëlzen Berisha rezulton më i afërt me “trekëndëshin” , qoftë edhe si pasojë e së kaluarës së tij në atë parti. Ai spikat për marrëdhëniet më koifidenciale me Ridvan Boden apo Sokol Olldashin ndërsa nuk ka një raport intensiv me Lulzim Bashën. Shkëlzen Berisha ka konsoliduar miqësitë dhe marrëdhëniet kryesisht me “gardën e vjetër” në PD, me njerëzit që përballuan vitet e vështira në opozitë.
Krejt e kundërta duket se ndodh me Argitën, ajo duket se ka imponuar mbi lidershipin e PD-së, një grup bashkëpunëtorësh të saj, grup të cilin ajo e thuri dhe e konsolidoi gjatë viteve të punës në Kosovë. Të besuarit dhe bashkëpunëtorët e saj zakonisht nuk kanë një të kaluar në PD, e megjithatë ata shpesh marrin pozita më të rëndësishme se “garda e vjetër”.
Duhet thënë se pavarësisht preferencave dhe influencave, Argita Berisha zotëron një autoritet shumë herë më të fortë se i vëllai, autoritet ky që respektohet edhe nga “garda e vjetër” e PD-së, e cila bën gjithnjë kujdes që të “mos i zërë rrugën”.
SHIP (Shërbimi Informativ i Partisë)
Që prej themelimit të saj Partia Demokratike ka funksionuar si një qeveri paralele, si një shtet paralel. Berisha rriti dhe konsolidoi atë që në PD njihet si SHIP-i, ose Shërbimi Informativ i Partisë. Në vitet e opozitës ky shërbim drejtohej nga Gjergj Lezhja, një njeri shumë i respektuar në radhët e PD-së, i qetë, diskret dhe efiçent. Me kalimin e Lezhjës në punë me kohë të plotë si Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrit Berisha, fillimisht u mendua se SHIP-i komandohej dhe i ishte besuar Flamur Nokës.
Në fakt njeriu që duket se ka zëvendësuar Lezhjën është një emër jo dhe aq i rrahur në publik. Ai quhet Albert Avduli, me një të kaluar të vjetër në strukturat e demokratëve, i sprovuar, aktualisht është zv.drejtor në Tatime. Duket se njësoj si paraardhësi i tij Lezhja edhe Albert Avduli disponon parametrat e duhura për një funksion që Berisha e ka shumë “merak”.
Në kohën kur PD-ja ishte në opozitë, SHIP-i ishte struktura që mblidhte të gjithë informacionin që i servirej Berishës që nga dosjet e korrupsionit e deri tek veset e drejtuesve lokalë të PD-së. Në ndryshim nga sa ka ndodhur në Partinë Socialiste, Berisha është investuar fuqishëm për ekzistencën e kësaj strukture si një organizëm profesional i mbledhjes së informacionit, sot SHIP-i mendohet se është më shumë e investuar në vjeljen e informacioneve në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve të PD-së dhe drejtuesve shtetërorë. Kjo është një strukturë që drejtohet drejtëpërdrejt dhe vetëm nga Berisha.
Grupet e zjarrit
Një tjetër faktor me peshë në PD dhe që njësoj si SHIP-i kontrollohen drejtëpërdrejtë nga Berisha janë ato që zyrtarët e kësaj partie i etiketojnë si “grupet e zjarrit”. Evidentohen dy të tilla. Njëri grup janë rrjeti i njerëzve që kontrollohen nga Agron Kuliçaj, i cili sot është Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Grupi tjetër është ai i drejtuar nga Arben Sefgjini , ndonëse më pak influent se grupi i parë.
Zyrtarë dhe njohës të Partisë Demokratike shprehen se Berisha është tejet i vëmendshëm në monopolin e kontrollit mbi SHIP-in dhe atyre që etiketohen si “grupet e zjarrit”. Njohës të afërt të tij tregojnë se megjithëse si kryeministër ai ka një axhendë tejet të ngjeshur, ai ruan me të njëjtin intensitet marrëdhëniet dhe këmbimin e informacioneve me këto struktura dhe orienton drejt tyre punët më të rëndësishme.
Në raport me SHIP-in apo grupin e Kuliçajt dhe Sefgjinit, si Basha po ashtu dhe trekëndëshi Bode-Topalli -Olldashi janë njësoj të baraslarguar dhe kanë të njëjtën paaftësi për ti ndikuar këto grupe, pasi është direkt Berisha ai që ka kontrollin mbi to dhe orienton punët e tyre të përditshme.
Plani B – PD e gatshme për të rimarrë pushtetin
Nëse Berisha do ishte vërtet i bindur që do mbetej në pushtet, do t’ia kishte kursyer vetes trazimet e ditëve të fundit brenda PD-së. Por ai nuk e ka këtë bindje, pavarësisht “maskës së fitimtarit” që tashmë i është bërë fytyra e tij e dytë.
Ka një plan B për daljen e PD-së në opozitë. Kryesore është që duhet të jetë një PD që të mos shkërmoqet nga klanet e brendshme për shkak të humbjes së pushtetit. Duhet e fortë dhe e freskët me qëllim që të jetë e gatshme të ri-kërkojë shumë shpejt pushtet me një “fytyrë të re”. Kur themi shpejt kemi parasysh edhe më shpejt se përfundimi i 4-vjeccarit të parë të qeverisjes së majtë të pas 23 Qershorit.
Shpresohet shumë që një “qeveri Rama” nuk do t’ia dalë dot me ekonominë, në kushtet e një krize të fortë të trashëguar nga boshatisja e arkës dhe zhytja në borxhe. Kriza që pritet të shpërthejë është mbjellë nga Doktori, por do korret nga Piktori, nëse do përdornim epitetet që kanë për zemër grupet rreth dhe përballë tyre.
Në këto rrethana, PD-ja duhet të qëndrojë e konsoliduar. Sipas disa zërave Berisha mund të kalojë në pozicionin e “kryetarit të nderit” dhe të vendosë në krye të PD-së Lulzim Bashën, “yllin në ngjitje” që ia kanë rekomanduar edhe të tjerë.
Sipas të njëjtave zëra, domosdoshmëria e një PD-je të ringjallur sa më shpejt në opozitë është arsyeja e pastrimit të partisë nga anti-Bashët dhe lançimi i këtij të fundit kaq fort ditët e fundit. Dhe jo vetëm lançim, por edhe “diegie” e shpejtë dhe e plotë e figurës që Basha kishte krijuar deri më tani: kryebashkiak që i rri larg politikës. Basha ka dalë tashmë krejtësisht nga kufijtë e kryebashkiakut, duke i shkelur pa mëdyshje të gjitha vijat.
Por para se të kalojë në këtë plan B, Berisha do konsumojë gjithçka ka në dorë deri në sekondën e fundit. Për këtë nuk ka njeri dyshime. E ka dëshmuar e ri-dëshmuar që pavarësisht sa i trashë është muri, ai do provojë njëherë t’i bjerë me kokë.
E thene ndryshe,
Kjo quhet
G. E. S. T. A. P. O…
Shume shqiptare, komentues apo lexues te thjeshte, kritike te Partise Demokratike Shqiptare, kane vene ne dukje perhere e me shume ngjashmerine e kesaj Partie me Partite fashiste klasike .
Taktikat e partive fashiste kane te tyre
Voluntarizmin,
Populizmin,
Mashtrimin,
Demagogjine,
Diversionin,
Maskimin me parrulla antikomuniste,
Kontrollin mbi pushtetet e tjera, gjykatat, mediet, sherbimet inteligjente,
E te tjera e te tjera…
Por organi direkt i dhunes dhe represionit, famkeqja GESTAPO, eshte krahu i forces, dhunes.
Fatkeqsisht ne nje krahasim,
qoft dhe ne vija te pergjithshme ,
keto metoda e taktika i gjen edhe tek Partia SalikriminelhajdutmashtruskllounbajraktarprimitivBerisha!….
Ja tashme dhe G. E. S. T. A. P. O.
Ta “gezojme” vellezer Gestapon e Diktatures Fashiste!….
Dhe thoni po deshet si u vra Kosta Trebicka duke u derguar per gjah, ne mes te sheshit…
Thoni po deshet si u vra Deputeti Fatmir Xhindi para deres se shtepise….
Thoni po deshet si u vra Azem Hajdari para zyrave te PD-së…..
Thoni po deshet si u vra Krye komunari Kuksit para shtepise….
Thoni po deshet si u vra Gjykatsi i Vlores me dinamit posht makines….
Thoni po deshet se si u zhduk dhe femijt si gjejne dot as varrin Remzi Hoxhes….
Thoni po deshet si u vra komisari Policise te Kombinatit para pak ditesh….
Thoni po deshet se si u dogj i gjalle me gjithe makine ne Durres punonjsi i Shikut….
Thoni po deshet….
Dhe lista eshte e gjate….
Por te perbashket kjo liste ka faktin qe ne asnje rast nuk gjendet V r a s e s i, Ujku i Murrem, qe urdheron Gestapon….
Thone se gjurmet e ketij ujku jane diku ne katin e dyte te Kryeministrise….
T h o n ë se…..
N.Vjosa ! Nuk di kush je, por shkurt dhe qarte ke numeruar thelbin e kesaj GESTAPO-je shqiptare qe e ka seline, frymezimin dhe drejtimin nga ai kat famekeq. Po nuk u rrezua kjo GESTAPO me 23 qershor, mijra Trebicka dhe Remzi do ikin nga kjo bote pa u gjetur kurre vrasesit.
Personalishte nuk do te isha dakord me krahasimin e PDs apo formave te punes se kryetarit te saja me parti fashiste apo gestapo sepse ne parti apo edhe ne qeverisje, duhet informacion per njerezit dhe punen e tyre se ndryshe nuk ka zhvillim, perkunder ka ngacje apo ecje mbrapa…… Por ne materialin e paraqitur ka shume saktesira, keshtu ka funksionuar dhe vazhdon te funksionoi pune apo drejtimi i Berishes…..e pa thena ne kete material eshte se Berisha informacionet i merr nga njerez teper egoiste dhe cinike, por edhe te pa kultivuar, pamvaresishte se kane nga nje diplome, si Gkergje Lezhja, F. Noka dhe disa te tjere, dhe ceshte me e keqja tek keta njerez ka besim te plote, megjithse e di mire se Lezhja vjen nga nje familje i lidhur si mishi me kocken me sigurimin famekeq por edhe vete, ka dale shume i pasur nga policia financiare e dikurshme, psh. ne 94, ne rrugen e himares i kane shpetuar tete maune me cigare kontrabande…..jane ngaterruar neper semaforet e shumte…….shume per te qeshur……..apo Noka qe as ai vete nuk e di perse e beson kaq shume Berisha…..si konkluzion, ne administraten Berisha jane te shumte ishet e sigurimit, drejtues te ppsh, shume kontrabandiste, njerez qe vene te paren korrupsionin dmthen, vjedhjen, te pa moralshem, etj etj
Kosta,
Edhe partit e neofashiste, kurre nuk deklarohen si te tilla.
Por jane taktikat, veprimet e tyre qe i dallojne.
Prandaj edhe tek Saliu yne, mos prit qe ai te lere mustaqe si te Hitlerit apo te vendos ne flamurin e PD-se Kryqin nazist….
Po te kishte Saliu yne fuqine e Hitlerit , ate maqineri ushtarake dhe ate potencial te Gjermanis, rrezik se do kish shpallur luften e trete boterore…
Por Saliu yne eshte karikatura e fashizmit, ndersa metodat naziste i perdor sa here i duhen per te ruajtur Pushtetin.
Ka marre eksperience tek Enveri ky birbo shpellari Viàidoli
Faktin që ka marrë eksperiencë nga Enveri e përdorni për mirë, besoj. E marr vesh që Berishën e shani e e nëmni aty ku e cilësoni fashist e flisni për GESTAPO në partinë e tij, po kur i përmendni edhe Enverin, s’më qëndron fort në kornizën e skemës, sepse ju socialistët s’keni pasur ndonjëherë ndonjë nënvlerësim për shokun Enver. Përkundrazi, e doni shumë, sepse ju ka lënë amanet Partinë, të cilën Berisha e braktisi dhe me këtë rast, krahas cilësimit “fashist”, mund t’i thoni edhe “renegat”. Nga ana ime, unë s’e ka marrë vesh asnjëherë se ç’ndryshim ka pasur Gestapoja prej Sigurimit të Shtetit dhe natyrisht, s’e kam dalluar kurrë vijën ndarëse mes PKSH-së, PPSH-së, PSSH-së dhe ndonjë emri tjetër që mund të gjendet konvencionalisht për të emëruar të njëjtën parti.
Fantazi e shfrenuar e autorit te ketij shkrimi dhe asgje tjeter.
Besoni tek binomi Rama Kokdhima dhe raportet e tije me PS-ne ndaj shkruani keshtu. Ne ka parti spihunash dhe ish sigurimsash, ajo quhet PS. Sa i perket ketyre grupeve une qe jam i djathte nuk i kam pare kurre. Gjithsesi nese misioni i gazetes suaj eshte genje pa fund ndaj PD-se se keshtu mban te karikuar 0.5 % te militanteve te PS atehere terhiqem se e keni mision nga Kocua. Pune te mbare.
Po cfare do te shikosh ti,o tropojan???
Ti je vete FASHIST dhe antar i GESTAPOS,por mendon se kjo eshte demokracia!!!
SHPELLARET DHE MALOKET kaq TRU kane:ME SHUME MEND KANE NE MULLAQE SE NE KOKE!!!
O ti Aldemir. Mos kalo kot ne pperifrazime jo malok e me the e te thashe. Ndarja krahinore dhe qendrimi mbi baze krahine eshte veti e Gestapos. Sa per djeni dhe ai Avduli qe drejton SHIP-in eshte mallakastriot me origjine dhe nuk eshte malok.
Une nuk jam verior, por te lutem mos me hap barkun me kete teorine e permjere jo shpellare e jo maloke e ku di une. Mjaft shitet moral ju qe njeriun me bllok te zi, pra Ilirin pasi ja bete te gjitha e pasi dolet me nje bilanc me 4 te vrare ne luften kunder tij, i zgjatet doren pa pike turpi dhe i beni moral Kacit dhe Kadelit.
Lerini kinezerirat, e gjasme Rilindjet, nuk ka rilindje me bythepambuke, lexoji mire rreshtat e ketij artikulli sepse po ti lexosh mire e kupton diferencen e thelle mes PS dhe PD. Ne PD nuk behen eksperimente dhe as lozin hapa dollapa, sic lozin ata 99-at e Edi Kokedhimes.
E kam thene edhe ne nje forum tjeter. Berisha, gjate ketyre 4 viteve te fundit, e dinte shume mire qe fundi i tij do vije ne 23 qershor, dhe ne kete menyre e ka rrjepur arken e shtetit, ka thelluar krizen dhe kete po ja le peshqesh Rames kryeminister.
Rama do perballet me krizen ekonomike qe ka mbjelle Berisha, dhe kjo krize do shfrytezohet nga opozita e PD pergjat 4 viteve te ardheshme….
Zoti Neti Vjosa i ka thene te gjitha, problemi mbetet si ta permbysim kete diktature fashiste.
a do t’ia dalë Lulëzim Basha të jetë opozitari i ardhshëm afatgjatë i PD-së?
Besoj se do t’ia dalë të jetë opozitari i parë i socialistëve. Mënyra si ka qeverisur këto dy vjet në Tiranë, stanjacioni që ka prodhuar dhe së fundmi shkelja flagrante e ligjit duke mos lejuar as votëbesimin e kryetarit të Këshillit, e bëjnë atë ose një kryebashkiak që do të dorëhiqet, ose një kryebashkiak që do të shkarkohet pa ardhur vjeshta. I qartë për fatin e tij nën një qeveri socialiste, i braktisur nga LSI, paterica e vetme që i prodhoi legjitimitet të dyshimtë në fitoren e vjedhur të tij, Lulëzim Basha nuk ka asnjë shpresë jo vetëm të qëndrojë në krye të Bashkisë, por dhe ta fitojë ndonjë herë tjetër atë Bashki me këtë spektër politik. Shpëtimi i tij i vetëm është të jetë në krye të një opozite të re pas 23 qershorit, në një parti te bindur, të spastruar nga personalitetet dhe kundërshtarët dhe të mbushur me nëpunës të Shkëlzenit dhe Argitës.
Ai është sot i vetmi që përmbush standardin për të qenë kundërshtar i Edi Ramës, jo vetëm se ka bërë një betejë me të, por se është i vetmi mbi të cilin pushteti dhe drejtësia do të fokusojnë vëmendjen e tyre si objekt hetimi. Lulëzim Basha, ndryshe nga çdo drejtues tjetër i PD-së, është Ministri i Brendshëm i 21 janarit, që së bashku me Sali Berishën kanë përsipër katër të vrarë dhe një proces të dështuar gjykimi për vrasjet. Lulëzim Basha do të rritet si lider opozite bashkë me fëmijët e të vrarëve prej tyre para syve, dhe do të përfaqësojë më së miri antagonizmin e ri në politikën shqiptare, e cila nuk do të jetë më ajo mes ish- komunistëve dhe antikomunistëve, por mes një brezi politikanësh që do të konkurrojnë me të vrarët e tyre dhe jo të baballarëve të njëri- tjetrit. Lulëzim Basha përmbush kriterin themelor fatal që kanë pasur shumica e politikanëve shqiptarë, atë të vrasjes për të qenë peng i politikës.
Ka-qiiiiiii!
Ka-qiiiiiiiiiiiiiiii!
Ka-qiiiiiiiiiiiiiiii!
Haaaaaaaaaa!!!!
N.Vjosa keni plotesisht te drejte!
Kete strukture, te policise se fshehte te tij, Sali Berisha e ka te njejte me ate te Enver Hoxhes.Ja argumenti:
Ne librin e tij “30 vjet me komandantin”, Sulo Gradeci, tregon nje rast teper domethenes,mbi egzistencen e nje strukture te tille prane Enver Hoxhes.Kur plasi sheshit, fejesa e djalit te Mehmet Shehut me vajzen e Turdiut,Nexhmija, i kerkoj Sulo Gradecit ne se dinte gje per biografine e kesaj vajze.Sulua, i thote se nuk dinte gje.Nexhmija e porosit, qe te beje verifikimet e duhura dhe t’i raportoje asaj.
Mbas disa ditesh, kur Sulua vajti per te raportuar,Nexhmija i thote se nuk ka nevoje,jemi informuar nga burime te tjera.
Pra, kush ishin keto burime te tjera?
Sigurisht, Sherbimi Informativ i Partise,nenkupto i Enverit,sepse ishte jashte struktures se ministrise se brendeshme,e cila kish nen vartesi edhe sigurimin e shtetit ne ate kohe
.Prej ketej, del se ne sherbim te Sali Berishes, eshte personeli i kesaj strukture okulte e PPSH-se,te cilen ja ka lene “amanet” Ramis Alia Sali Berishes,per mbajtjen ne dore te pushtetit ala Katovice.
Të nderuar komentues H.Bulevardit
dhe Bardhi Tolabi,
Respekt ndaj jush , jo vetem sepse ndajme te njejtat mendime, por edhe sepse demaskoni pa meshire Politikanin me reaksionar qe ka pare ndonjehere Shqiperia, pas Esat Pashë Toptanit….
Edhe Ahmet Zogolli nuk ka qene kaq sharlatan sa ky Sali Mashtrusi Primitiv dhe Ordiner!
Ky e fyen Opinionin publik shqiptar, sikur njerzit te ishin dele dhe jo njerez me llogjike dhe dinjitet.
Ky e fyen intelegjencen, ndershmerine dhe moralin qytetar te shqiptareve.
E pate çfare deklaroi sot: DO LIBERALIZOJ VIZAT ME SHBA-n !!!!….
A thuaj se ky Bythko eshte Qeveria e Shba- ve dhe Shba eshte si qeveria shqiptare!
Liberalizimi vizave nuk eshte ne dore te Saliut, por ne dore te ShBA-ve!
Ketij i pikon Tavani dhe Dyshemeja!…
Se si e durojne te ofendoje keshtu Opinionin publik edhe ata merhume politikane qe ka rreth vehtes….
Vetem Spartak Ngjela ja ka perplas deri tani ne fytyre si burrat!
Degradimi i pushtetit te tij deri ne krijimin e policise private te Salushit dhe ngritja e grupeve te zjarrit, vrasesit dorzinj, siç i quajne, jane nje shkelje e rende e Kushtetutes!
Ndaj ketij Fashisti Primitiv, i duhet treguar vendi nje sahat e me pare!
Demaskimi tij duhet edhe me i forte dhe me fakte, qe ti shkeputen ata njerez qorra qe e ndjekin nga pas!…
Diktatoreve i merr te keqen Sali monstra. Saliu eshte tipik nje percares i shqiptareve. E futi ne gjak kete Shqiperi te mjere. Te vetmen merite qe ka, eshte njohja e trurit te nje pjese te mire te shqiptareve (qe ne fakt s’jane shqiptare me mendje dhe zemer). Ata qe vene pas tij jane o te lidhur me krimin e tij ose trushplare qe edhe pas njezet vjeteve nuk e kane kuptuar qe Sala eshte pjella me e shemtuar e Enver Hoxhes (atij do ti vinte zor qe ka berishen si trashegimtar). Dyshja Nano-Berisha dhe fara e tyre e kane lodhur kete vend sa eshte ne prag te pesimizmis kombetar: A do te behet ndonjehere Shqiperia apo jo?
Gati duket sikur te tere jemi felliqur me keto ndyresisra. Era e tyre e rende na ka paralizuar. Uroj te mos leje kujtesa per c’fare ata i kane bere ketij kombi. Ata na trajtojne si mbushesa topi qe genjehemi sa here qe atyre ua do qejfi. Le tu tregojme se ky popull ka akoma mend dhe kujtese. Le veme dike tjeter ne krye qofte ky Bamiri, Edi……le ti denojme keta sot ne pushtet, qe te mesohemi tu kerkojme llogari atyre qe mund te vijne pas tyre. Le te mos presim 46 vjet si me Enverin apo 22 vjet me keta sot. Zgjohu shqiptar.
eshte e vertete qe Basha eshte pasardhesi i Berishes , por me lejoni tju them jo i Rames ne PS por ndokujt tjetri lideri te opozites se PS,, Sepse dhe Ju ne ndergjegjshmerine tuaj te brendshme e dini mire se me faktet e sotme Rama keto zgjedhje nuk mun ti marri.
shkruhet “nuk mund” jo “nuk mun”. si nuk mesuat njeher shqip ju shpellaret e Saliut
E ke qare kete shkrim
ata dy gjarperinjt kok me ko ne maje fare kush te jen vall??
SALA ja ka deklarua nji te HUAJI qe ne vitin 1996 ” PAS MEJE U BEFTE QAMETI ” Kete per here te pare e ka thene LUVIGJI i 14-te, ne FRANCE . ky eshte i dyti qe e thote,prandaj e boshatisi dhe e shkaterroi vendin deri ne ZERO.
Te gjitha keto plane e skenare te Berishes qe permenden ketu nuk do te kene asnje vlere nqs Rama vendos te vdese bashke me ne ne shesh.Nuk ka grup zjarri e “Klan Texasi” qe i shpeton koken kur qindra mijera njerez te vershojne ne vrimat ku do kerkoje te fshihet ky shpellar.
Një malësor nga Shkodra, kur në një lokal sa pa Saliun në televizor filloi të bërtiste: “Paç fatin e pulës, o Sali!” Një klient i thotë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ai iu përgjigj: “Të prefsha kokën si të pulës!” Ka dhe shpjegime të tjera. E.K.
Shumë e nderuara Dita, në vijim të mesazhit të parë, ustai i vjetër për Fushë-Krujën vendosi si kandidat djalin e mirë Vullnetin, në kontrast me deputetin Brac Strazikeqi. Vullneti edhe pse ka bërë ndere për disa nga banorët e zonës ka fatin e keq të punojë për kolegun e tij, pasi PD në qarkun e Durrësit nuk merr as 5 deputetë. Vullneti më mirë të kishte ndjekur karrierën në polici sa të ngatërrohet e të punojë për horrat e Saliut..
Përshëndetje Dita, je bërë më e mira.
Pershendetje Dita
Jam nje qytetar Tiranas qe mendoj te perfitoj nga Rivleresimi i pasurise per apartamentin qe kam. Por nje gje me ben pershtypje. Si ka mundesi qe kjo qeveri ju fali truallin te ardhurve duke perdorur letrat me vlere dhe neve qe paguajme cdo fature nuk na e jep nje mundesi te tille?
Zoti Adrian po te pelqeu mir, po edhe po nuk te pelqeu prap mire. E kam per botim dhe e di qe ka plot gabime drejtshkrimore po deri ktu ja them. Zoti te dhente shnet gjith te mirat ti uroj. Po e botove kam qejf me pseudonimin Zapbone.
Prestigj, autoritet, peshe, pushtet, fuqi, pozicion, vlere, reputacion, respekt, mirnjohje, vlersim, admirim, imazh, nderim, ndricues, prore, lavdi, mbret, mbret, mbret, pasuri, pasuri, pasuri, dhe perjetsisht paprekshmeri, – IMUNITET. Ky eshte profili, ky eshte statusi social magjik, ky eshte morali, ky eshte Ylli Polar qe udhehiqet e gjithe shoqeria jone, ky eshte modeli dhe tjeter nuk ka. Ky eshte frymezimi, lajtmotivi e sinonimi i jetes sone: Pasuri, fuqi paprekshmeri. Per keto ja vlen te jetosh dhe te luftosh, keto jane trofe dhe jo pallavra morale e etike….!!! Keto jane simbole dhe sinonime te statusit te shoqerise sone qe trumbetohen dhe vihen ne jete. Trofete matreale dhe pastaj ato sociale ose e kundra trofete sociale dhe pastaj ato matreale. Na kane munguar aq sa me sbehet, aq sa nuk njohim asnje lloj rregulli loje. Nuk njohim asnje lloj rregulli se kujtuam qe te gjithe ishim te barabarte, dhe ne ishim njeriu i ri, monstra e pa pare qe jemi tani. Dhe ja rezultati. Starti ka nisur dhe ne rrugetojme drejt nje definicioni te ri te shoqerise, te nje statusi te ri te shoqerise. Pozicionet sociale formohen ne baze te vlerave, ne baze te pasurise, ne baze resurseve intelektule te talentit e intelektit. Pra ne baze te pasurise dhe ne baze te fuqise, prestigjit, arsimit. Dhe ne jemi ne start ulerime ne formimin e pozicioneve sociale: Jemi te gjithe me arsim te cunguar plot trashgmni ideologjike dhe jemi te gjithe pa pasuri, jemi me dosje dhe pa ndershmeri. Asnje nuk don te jete i fundit ne hiarkine e piramides sociale. Asnje nuk dont te quhet fshatar, i pa vlere, pa rrespekt, pa prestigj e autoritet, po don te jete dikushi e nuk ka rendesi mjetet, qellimi eshte ambicja e frymezimi. Une nuk di popull me “intelektual“ ku rinia e popullsia kane nga dy apo tre diploma, edhe pse nuk kane mbaruar te mesme e te ulet. Kane mastera e doktorrata, kane dhe tituj profesor. I kane dhe ne te gjithe i dime qe asnje nuk i meritojne. Po ato na udheheqin dhe oto jemi vete ne. Eshte maska jone si komb, eshte surrogati une, eshte degjenerimi i yne i themelte, eshte prishja e ADN-se. Eshte kohe ulerime, eshte kohe cmendurie, eshte kohe hallakatje, eshte kohe ku kembet i bien kokes, eshte kohe ku ato qe ishin pa dyer e pa porte u bene me te forte, eshte kohe shqyerje e deformimi, eshte kohe ku drogaxhiu ka prestigj e respekt se ka hyre ne politike e politikani kthehet ne sojli. Nuk po zgjatem me ate kontigjent qe eshte zvarritur nga ekstremitet gjeografike te shqiperise e ka ardhur ne tirane per tu dukur me status qytetari ku rruget dhe te gjitha emertimet i ka vene te te gjitha kryeqyteteve te botes e te gjithe kane diploma. Por dua te them e te lidh dy fjale per elitat tona surrogato, per elitat tona me maska, per elitat tona qelbesira, per elitat tona shkerdhata. 18 familjarë, kunetër, bashkëshortë, prindër e fëmijë, në listat për deputetë, por në parti të ndryshme! Ju thote gje! Hic fare! Normal! Jemi ne! Jemi vetvetja nuk jemi me maske po jemi origjinali. Eshte lufta titanike per statusin: per prestigjin, autoritetin, peshen, pushtetin, fuqin, pozicionin, vleren, reputacionin, respektin, mirnjohjen, vlersimin, admirimin, imazhin, nderimin, ndricimin, proren, lavdin, pasurin, dhe perjetsisht paprekshmerin, – IMUNITETIN. Jemi te gjithe aty: bashkëshortë, kunetër, prindër e fëmijë, ne nje parti e ne parti te ndryshme që kandidojme. Kandidojme per statusin tone elitar mbreteror, kandidojme per imunitet. Nuk ka rendesi dhe pse 20 vjet isha me partine kundershtare, rendesi ka statusi. Milioneret ne parti, partia e milionereve. Rilindje! Kjo nuk eshte rilindje, kjo eshte lindje e formatit monster shqiptar.
Komenti u fshi nga moderatori – KUJDES ETIKEN!
Kujdes ETIKEN – Moderatori
Kur në sistemin totalitar ndonjëri nuk denjonte të votonte,ai quhej armik dhe denohej me burgim,duke ia gjetur motivin dhe shkaqet e arrestimit.Bile,këtej në anët tona ka mbetur një shprehje ende sot e kësaj dite që përmendet rëndom gojë më gojë,”si votimet e Kolës”.Se ky Kola paska qënë një gjysëm budalla ,sipas fjalëve të hallkut,e nuk paska pasë dëshirë të votojë për kryetarin e këshillit,bashkëfshatar me të,pasi kur ky Kola ishte martuar ( para 10 vitesh nga ajo kohë që diskutohej ),kishte thënë se këtij budallait nuk i duhet nusja,se nuk ruan dot dy dhi e jo më nusen e tij,e ky Kola ia paska pasë kthyer përgjigjen duke i thene se po e hedhim në votë se cili prej nesh e ruan më mire nusen e tij.
Kërkoj ndjesë ndaj lexuesit të vemendshëm dhe të shumtë të “Dita”,por radhita rreshtat e mësipërm si parantezë,për të krahasuar një realitet të trishtë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipërinë tonë, e për të sjellë në kujtesë se ende tani,pas 23 vjetësh demokraci,zgjedhjet janë bërë si ato të Kolës për nuse,duke aluduar se elektorati i turbulluar e ka shumë të zorshmen të vendosin për cilin të votojë.
Ish i përqasuri i Partisë Socialiste,Kastriot Islami ,me dy të përkëdhelurit e tjerë të PS-së,Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli, e akoma deputetë të kësaj force politike,pasi defacto nuk janë përjashtuar, kandidojnë në zemër të metropolit,nën siglën e PD-së,e Kadeli në qarkun e Lezhës,duke u bërë arenë e një afresku elektoral të mediave shqiptare,e duke helmatisur rëndë një elektorat që i kanë votuar.Kjo,siç i themi në anët tona,është prerje në besë,pra këta janë besëprerë.Shembujt janë në çdo krah të politikës shqiptare,e duket si një turbulence politike në elektoratin e lodhur gjatë dy dekadave.Se shembujt janë të shumtë duke vijuar me deputetë të PD-së,të përkëdhelur,madje fort nën sqerullën e Berishës, e tashmë kukatin si qyqet në rrem të thatë për padrejtësitë dhe kanosjet që u paska bërë lidershipi.
Mes këtyre dramave ,humbësi padyshim do jetë sovrani
.Keto teorite siper jane spekullime dhe konspiracione te tipit komunist. Andrra ne beze. Qe do dali ne opozite nuk diskutohet .Problemi eshte kur do dali se edhe ksaje here jo.Besoj se mund te dale jo ma afer se 2021.Na thoni ju skenarin e Ps kur te humb zgjedhjet.Nderkombetaret nuk permendin fjalen DORZIM PAQSOR I PUSHTETIT si me 2011 para votimeve ku flitej per bashkine Tirane por respektim te fituesit dhe pjesmarrje ne parlament.Kush nuk ka ndermend ti njohe zgjedhjet eshte Rama.Pra Rames po i thone se te njofesh humbjen dhe mos perserit 2009 kete e tha edhe Eliot Engell
N Vjosa te pershendes per shkrimin cdo gje eshte e qarte dhe e vertet ne shkrim.
Problemi qendron cfare do te behet me GSTAPON?
Akoma ne si komb do ta mbajm sehir?
Ai eshte nje e KEQE e rezikshme per te gjithe njerzit qe e quajn veten SHQIPETAR.
Cfare vertet do te ndodh me te pas 23 qershorit?
Te gjitha keto daulle bjene per Edi Ramen.
Se sa do i vleresoje ato z.Edi Rama kete le tja leme kohes qe nuk eshte e larget.
Me nje nga menyrat njerzore qe njeh sote bota Sali Berisha duhet larguare nga politika shqiptare ,le te beje politike atje ku mund te sherbeje me mire p.sh. ne Serbi.
Shqipëria e plehrave të demon-kracisë..që duan pushtet të përjetshëm…që vrasin për pushtet të përjetshëm…Më mirë të themi se i meritojmë të gjitha qeveritë përderisa i votojmë dhe duam përjetësinë e tyre…Dhe natyrshëm lind pyetja “Po pse luftuam ne për demokraci? Nuk e kishim mirë pushtetin e përjetshëm komunist? Ku ndryshon nga ky i sotmi? A…po….ndryshuan emrat, familjet, klanet, slloganet, sahanet, mejhanet,…Nuk e di a ka ndonjë që mund ti vërë një epitet të përshtatshëm shqiptarëve që akoma votojnë për agallarët dhe u pëlqen të jenë shërbëtorë të përjetshëm….Kur do të ndërgjegjësohet ky milet fodull megjithse dhi e zgjebosur…?