Trishtimi i Zamirës (shkurt mbi kopertinën e sotme)

anazapta

Ka një perceptim publik që banorët e Gërdecit bënë një veprim të ulët: një tregti me fatkeqësinë e tyre, me jetët e fëmijëve dhe familjarëve.

A është kështu? Po, për shumë prej tyre.

Por jo për Zamirën.

Disa bënë kompromis me vrasësit e tyre të joshur nga paratë.

Të tjerë vranë veten në vetminë e dramave të mëpasme njerëzore me të cilat askush nuk u mor.

Zamira Durda as u u dorëzua, as bëri kompromis me vrasësit, as vrau veten.

“Zoti më dha forcë dhe mjekja më dha ilaçe për të vazhduar. Djali im sot do ishte 15 vjeç” – thotë ajo dhe pranon:

Njerëzit këtu u joshën dhe u bë ajo përçarja si ç’e ka zakon politika në Shqipëri. Me të drejtë dikush thoshte unë nuk flas se kisha më pak dhe mora më shumë. U vu paraja në mes dhe ajo mbylli shumë gojë. Por po ta përsëris ata nuk u riparuan si njerëz. Unë njoh fëmijë të stresuar. Madje edhe të rritur me probleme. Një gjëmim dhe njerëzit tronditen. Një gomë pëlcet në autostradë dhe bëjmë Ohh…

7 vjet pas shpërthimit Zamira vijon ende sot një betejë në të cilën i kanë mbetur fare pak aleatë. Të tjerët ndoshta duan të harrojnë.

Ajo bën mirë të mos harrojë në emër të të gjithëve. Dhe duket e ka kuptuar këtë.

Vijon betejën e saj në Gjykatën Administrative dhe në Strasburg nga ku këto ditë i ka ardhur edhe një letër.

Është totalisht e zhgënjyer nga qeveria e sotme, dikur opozitë.

“Kam votuar PS, nuk kam arsye ta bëj më – thotë ajo.

Procesi penal mbaroi ashtu siç dihet.

Por firmosësit e fabrikës dhe shkaktarët e shpërthimit të Gërdecit me implikim të drejtpërdrejtë dhe të provuar të familjes Berisha nuk u prekën.

Një proces dëmshpërblimi për ndërtesat u krye. Një proces për jetët e humbura vijon pa fund, pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Me përjashtim të familjes Dvorani (që duket kanë përfituar nga një gjykatës në trungun e tyre) dhe të baxhanakut të Berishës, familja e të cilit nuk ka kërkuar dëmshpërblim, të tjerët nuk janë dëmshpërblyer.

Ministria e sotme e Mbrojtjes mban të njëjtin qëndrim me të mëparshmen. E konsideron Gërdecin “aksident teknologjik” për të cilin kjo ministri nuk ndjen asnjë faj.

“…Sot kishim një tjetër seancë në gjykatën administrative dhe avokati i Ministrisë së Mbrojtjes del e thotë se ministria nuk është fajtore për shpërthimin. -Më fal po unë isha në shtëpinë time. Unë kë duhet të bëj fajtor? Këta kanë parasysh rastin Dvorani ku MB u përjashtua nga dëmshpërblimi. Por Dvorani ka qenë punëtor ka patur kontratë me atë kompani. Unë kam qenë në shtëpinë time. Djali im u vra në shtëpi duke bërë detyrat dhe s’ka patur kontratë me askënd. Ministria e Mbrojtjes i dha urdhrat që dolën armatimet sheshit. Transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Unë nuk njoh askënd veç shtetit tim. Atyre të tjerëve t’ju kërkoj llogari shteti. Unë nuk kam punë. Shteti im ka për detyrë të më mbronte jo të më vriste djalin – thotë Zamira.

Megjithëse në të drejtën e saj të plotë, ajo thotë në një moment të intervistës në DITA që nuk ndihet mirë që po kërkon një dëmshpërblim.

“Sot në gjykatë shpërtheva në lot.. Sesi më duket që po kërkoj unë dëmshpërblim. Tërë botën të ma japësh nuk e dua. Por kjo është një gjë e imja.. Sepse nuk dua të fal. Djali im do ishte 15 vjeç sot. Asgjë tjetër nuk e mbush atë boshllëk… DITA

 

***********

Intervista e plotë mund të lexohet online dhe print në gazetëm e sotme

Share This Article
3 Comments
  • TRISHTIMI I ZAMIRES NGJASON ME TRISHTIMIN E VIKTIMAVE TE ENVERIT.

    Sepse pyetje llogjike qe vertitet ketu e 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit eshte:

    A MUND TE NDESHKOHET VRASTARI SALI BERISHA PA U DENUAR GJAKATARI ENVER HOXHA PER KRIMET E TIJ?

    Llogjika e ftohte te thote: JO! absolute. Po atehere pse pushteti shqyptar e mban akoma sadistin katil Enver Hoxha si HERO me vendim te Kuvendit me gjithe Piramiden e tij Famekeqe dhe Groteske ne mes te Tiranes dhe pse ministrat e qeverise aktuale socialiste shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enver Hoxhes ne dore? Pse Mimi Kodheli dekoron kriminelet dhe bashkepuntoret e Enverit me dekorata trimerie dhe pse ministri i jashtem Bushati emeron si ambasadore pinjolle te nomenklatures komuniste duke perdorur argumenta qesharake? He pra pse keshtu?

    • I nderuar Antienveri
      Te premten me shkruajne se
      nen Komisioni i te Drejtave te Njeriut,ne Parlament,organizoi nje seance degjimore me perfaqsuesit e shoqatave te PP.,QSHRT,etj rreth Projekt Ligjit-Per transparencen e dosjeve te sig….Gjykoj se dy ceshtje u bene trasparente 1.Shteti dhe pas 25 viteve nuk eshte ne gjendje te Denoje KRIMET e komunizmit dhe diktatorin E.H……2.Shteti nuk eshte ne gjendje te ndertoje nje MEKANIZEM i cili te percaktoje FAJIN dhe Fajtorin mbi baza individuale pergjate HOMOCIDIT SHqIptar[1945-1990]…duke qene se’ Denimet kolektive’ …nuk na i lejon Kushtetuta…por mundet… te behet ‘hapje kolektive’ te dosjeve ,sipas orientimit NEXHO…te dali si ja’ keni fut njeri-tjetrit’…
      Dicka po perpiqen te trafikojne ,me shume dhe me keq se baballaret
      por do kerkojme nje Gjykate Nderkombetare , te shohim si do evolvoje ne parlament ,sepse me Nishanin jane bere takimet …eshte dakort me ne …ndihet me antikomunist dhe me i persekutuar se gjithe klasa e te perndjekurve 🙂
      nuk besoj se do na i dali balerina e Mjaftit ,Veliaj, me draftin e palacove te projektuar nga vete Sigurimi ,nuk besoj se do kaloje ….
      jua merr dreqi klasen e negjmijes
      atyre po ju soset vaji i kandilit ,por e mira e te mirave eshte qe ne te jemi paksa indiferent ne keto dite llumrash ,mos ti sherbejme padashur “revolucionit” te dekriminalizimit ….sa qesharake duket kjo fjale ne goje te kesaj klase politike

      Gerdecin e perdorin thjesht si karton te kuq :Kujdes se ne anen tjeter ,jane ata
      ata qe ju vrane ne Gerdec ….po zgjidhje nuk japin ….thjesht pasojne topin
      ne berem kaq po ju keni bere me shume se kaq .
      Njesoj si kjo ZONJE E NDERUAR ,nuk duhet te behemi pjese e lojes se tyre
      me sakte nuk duhet te jemi topi i asnjerit .Gjykatat Nderkombetare jane e vetmja zgjidhje .Duan kohe dhe durim !

    • I nderuar Pejgamer Nasruddini ,
      une i kam Harruar nga koha e larget Trishtimin
      e kohes se Hurdheres Zogiste …………………………….

      Por degjoje pa Pushim Ulerimat e Gerdecit …..
      Te baballarve qe Saliu Kapitalist shtriu per Toke me 21 Janar ,
      te Papunesise ,,,
      Paturpesise se Puntorve Skllever tek Partizani i Pa njohur .,,
      qe Ti i Shikon me kenaqesi Duke shijuar kafen ulur ,
      duke te vasjtur Djersa ne Ulluk te Bythes per Atdheun
      tone .

      Kumandar Nastro :

      mos Kujto se edhe ne Jemi
      si ne 1941 kur Zotrote na Pagoje me

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *