miremengjes, Dita! ja, ky eshte profili i kopertines qe i mungon shtypit shqiptar. mbase do benit mire ta ruanit dhe ta kthenit ne nje karakteriske te perhershme te gazetes tuaj.
E bukur shume… Une per vete vetem deputetin e Çamerise vleresoj dhe uroj qe te deklarohet i pavarur. Ai meriton respekt dhe nuk duhet te jete pale me askend qe te perparoje vertete çeshtja e dhimbshme e Çamerise. Po u bashkua me Sali B. ai dhe çështja e Çamerise kanë marre fund!
Sa për pjesën tjetër të kësaj shumice numerike, si qeveri beqirësh që janë, natyrisht do te punojnë me prapanicë për këto muaj, deri në zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme. Punë dylberësh, me një llaf!
E vertet, nuk ka rendesi ca voton populli, rendesi ka cfar i do bytha saliut. Hipokrizia, demagogjia dhe injoranca janë stimujt më të efektshëm për propagandën. Historia dhe populli liridashës shqiptar, Ahmet Zogun nuk e kanë gjykuar pse ka qenë monarkist, por pse politika praktike e tij kishte karakter filoserb dhe filoitalian, që ishte dhe është në kundërshtim flagrant dhe të papajtueshëm me interesat vitale të kombit, të shtetit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan.
Po ashtu, ish-Presidentin dhe Kryeministrin aktual të qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, askush nuk po e kritikon pse ai ka marrë anën e ndonjë monarku, por pse ai, me politikën e tij të gabuar, dita-ditës po rrëshqet në terrenin e “baltës së gjallë” të fashizmit, duke shpallur “heronj” bartësit e tij gjatë viteve 1939-1945.
I kane rregullu kto punet e Fierit me para e me presione. Paraja asht shejtani vetë. Dhe s’ka njeri që ia din vlerën ma mirë se Berisha. Gjithë qeveria punon për familjen qeveritare. Kreu i “qeverisë” ia shpërblen me numër votash dhe vende deputetësh.
Kjo përsëritet nji herë në 4 vjet.
Lideri i familjes kontribuon në kohën e fushatës, nga 1 deri në 6 muaj. Shpërblimin e merr nga qeveria për 4 vjet. Kjo metodë e rreth-xhirimit të interesit quhet “demokraci” ?? Me këtë “demokraci”, nëse e lejojnë, hajdutët do qeverisin derisa do të kenë frymë.
Në veprimet e PD-së si forcë politike që ushtron pushtet, ka një disnivel tw madh logjik. Për shembull, kreu i saj, aktualisht Kryeministër, e bëri fushatën elektorale të zgjedhjeve të fundit lokale, duke përdorur disa foto nudo të rivalit të tij politik. Ajo që dua të them është që këta mbështetën një fushatë të tërë elektorale dhe një mentalitet postzgjedhor, në një argument të tillë: që është turp të rrijë robi pa brekë në plazh. Pastaj, e njëjta parti dhe i njëjti lider që kanë bërë një fushatë të tillë, dalin e na thonë që do bëhen iniciatorë për të bërë Shqipërinë një nga 5-6 vendet që lejon martesat gay. Po si ka mundësi që të ketë një disproporcion të tillë mendor në qëndrime? A thua publiku shqiptar i ha këto kapërcime kangurësh politikë, nga njëri ekstrem në tjetrin? Dy gjëra janë: Ose janë kampionë të trapllikut, ose nuk kanë pikën e respektit për votuesin dhe militantin e tyre.
Eshte mesuar tashme Saliu te bej cfar te doj ne Fier e kudo… Nuk di pse nuk merren mediat gjatë me deklaratat e pasurisë së familjarëve të kryeministrit. Është e pashpjegueshme se si djali i Kryeministrit deklaron se ka fituar qindra mijëra euro në një vit me “ndërmjetësime”(!). Çfarë nënkupton me ndërmjetësime? Edhe pasuria e vajzës së Kryeministrit që rritet nga viti në vit, pa njohur asnjë krizë e asnjë limit, është e pashpjegueshme. I ka bërë me zyrën avokatore dhe me këshillime? Po a nuk ka konflikt interesi flagrant këtu?? Argita, me sa duket ka zëvendësuar Xhoanën e Fatosit. Po të pyesni biznesmenët, ata e dinë mirë se si ua “zgjidhte” problemet Xhoana (“e ka dorën e rëndë” – thoshin shpesh biznesmenët e Tiranës aso kohe) dhe si ua “zgjidh” sot Argita. Vajza e Saliut në fakt është goxha më inteligjente. E pse t’ua kërkojë fshehurazi kur ua kërkon me studio “këshilluese”? Bravo goce, ti firmos “këshillat” në mëngjes në zyrë, baba firmos vendimet mëngjesin tjetër në KKRTRSH. Je me siguri “këshilltarja” më e efektshme në planet!
E mjera Shqipëri. Jemi duke jetuar në një komb i cili po shembet nga kjo keqqeverisje.
Ky vend po na ngjason përditë e më shumë me një pronë feudalësh dhe vetja po na duket skllevër. Kemi jetuar për 22 vite nën mashtrim, 22 vite presion e vuajtje pa drejtësi. Një ndër situata më kritike për mua janë qëndrat spitalore, duke filluar nga Qëndra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në këto ambjente ne shkojmë për t’u kuruar por aty të ze depresioni dhe mund të të ngitet edhe ndonjë sëmundje që nuk e ke patur. Shëndetësia në Shqipërinë me kryeministër mjek është një nga sektorët më të prapambetur. Do mjaftonte ajo që sheh rreth e rrotull spitaleve: plehra e mbeturina gjithandej. Por a është kaq e veshtirë përballja me këtë gjendje? A është kaq e vështirë që të gjelbërohen së paku këto ambjente me lule e pemë?
E nderuar DITA! Kopertinat tuaja jane te hatashme, si cdo gje qe prek me dore z.Ardian Thano. Do doja nje kopertine per Tropojen. Duke hulumtuar historinë e Shqipërisë në 100 vjetorin e ekzistencës si shtet, rezulton se pikërisht këtë vit kur ne duhet të mburremi për bijtë dhe bijat e kombit që sakrifikuan jetën për këtë vend – realiteti me ta është fatkeq. U janë shkatërruar banesat e përjteshme ,varret. Dëmtime kanë varret e heronjve të kombit, Mic Sokolit, Bajram Currit, Isa Boletinit,në Tropojë, Hasan Prishtinës në Kukës e Shote Galicës, në Krujë, apo Cerciz Topullit e Mihal Gramenos, ne jug,etj.
Heroina Shota Galica (Qerimja) është lënë në harresë. E kanë mbuluar plehërat ne një cep të Fushë Krujës. Është gruaja e Azem Galicës, e cila ndërmori rreth 40 aksione luftarake kundër shkaut në Dukagjin, Drenicë, e mbarë Kosovën.
Varri i Isa Boletinit ndonëse pa eshtra, por ndodhet i copëtuar dhe i thyer . Isa Boletini është patriot dhe atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator dhe udheheqës i levizjeve per çlirime bashkim kombëtar. Që në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ne betejen e Slivovës ndaj forcave osmane, kunder ndërhyrjes se Serbisë,Malit te Zi,Rusisë dhe Austro-Hungarisë në Shqipëri. Ai në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqesuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit.
Këto që ndodhin me varret e heronjve tek ne i tejkalojnë elementet e kulturës së një kombi në botën e qytetëruar. Bile edhe ne vendet ku kanë sunduar diktatorët me të egër, bustet dhe eshtrat i dorëzojnë në muze që historia e kombit të mos harrohet nga brezat e ardhshëm. Po kështu edhe varri i Mic Sokolit që perballoi grykën e topit, është thyer dhe dëmtuar në varrezat e dëshmorëve në Tropojë. Mic Sokoli, ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Luftoi kunder Mehmet Ali Pashës, Dervish Pashës.
E mund të vazhdojmë me varrin e Asim Vokshit, të Hasan Prishtinës i thyer dhe i dëmtuar disa herë. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, sidomos me rolin e tij në Kongresin e Lushnjës. E duhet theksuar se gjithë pasurinë e tij ia dhuroi atdheut.
Shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe logjike: A e meritojnë keta patriotë këtë qëndrim që mbajmë të gjithë ne, shoqëria në përgjithësi ndaj tyre në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar? Kësaj pyetjeje duhet t’i jepet një përgjigje konkrete.
Bravo!! Beni nje kopertine edhe per pseudo-artistet tane. Në shumë komente kisha dëgjuar se në tregun muzikor të pseudo-artistëve kishte dal një këngë e re dhe ajo ishte Kënga e Sabianit “Së bashku me Sali Berishën” e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale dhe ai ndjehet i zhgënjyer që shqiptarët ngatërrojnë artin me politikën. Do doja të isha dakort me mendimin e Sabianit se Shqiptarët e ngatërrojnë artin me politikën por në vijim të intervistës së tij dhënë në shtyp këto ditë Sabiani e ngatërron ai vetë politikën me artin. Thotë se se pritja që ju bë Sali Berishës
në Gjakovë ishte inspirim për të dhe se edhe në bindje është i djathtë. O Sabian se kush është i majtë e i djathtë në politikën shqiptare është tjetër hesap dhe se cfarë krahu është Berisha, është një hesap krejt tjetër. Nuk është puna këtu. Puna është që artistët zakonisht nxjerrin këngët e tyre në treg dhe nësë pëlqehet, blihet (në rastin tuaj dëgjohet). Sic e thua dhe vetë ata që e kanë dëgjuar e komentuar këngën nuk ta kanë pëlqyer.
Ju deklaroni “se të gjithë ata që bëjnë ironi le t’i mbajnë ato për vete dhe le të shajnë Kryeministrin,pasi ju jeni artist” E të drejtë ke në fakt. Veçse mos harro ti kërkosh falje kur ta takosh në rrugë djalit të vogël të Faik Myrtajt. E ke në Fier. Rrugëve të Tiranës mund të hasësh ndonjë ditë edhe fëmijët e Lirak Bejkos. Thuaju dhe atyre ta dëgjojnë këngën tënde.
une do prtopozoja nje kopertine edhe per Kosoven. EULEX-i është një kopje e UNMIK-ut, sepse si UNMIK-u, edhe EULEX-i është një neokolonizator i “Republikës” së Kosovës së varur dhe josovrane. EULEX-i thotë se “thelbi i mandatit të EULEX-it është të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë institucionet e Kosovës”, pra “kështu EULEX-i ka një mandat të ndryshëm dhe një qasje të ndryshme nga UNMIK-u”, sepse “institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi kryesore, janë mbrapa timonit dhe EULEX-i është këtu për t’i mbështetur në punën e tyre”.
Por, vetë dokumenti “Veprim i Përbashkët i Këshillit Evropian 5928/4.02.2009″, tregon të kundërtën, sepse:
E para, EULEX-i është autorizuar të veprojë në përputhje me rezolutën 1244, pra e ka të njëjtin burim ligjor që mban ekuilibrin dhe “stabilitetin” midis fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, injoron të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit për shqiptarët dhe kështu favorizon dukurinë e neokolonializmit në Kosovën “e pavarur”.
E dyta, duke qenë i themeluar si “garancion për menaxhimin e krizave nga BE-ja dhe për të përforcuar stabilitetin”, EULEX-i “ka të drejtë të përdorë pushtetin ekzekutiv”.
Kjo dëshmon se EULEX-i është një mekanizëm opresiv dhe sundues, që synon të “këshillojë” dhe të “udhëzojë kush në çfarë posti të futet, pra të mbajë në frerë “institucionet vendore”.
Pershendetje DITA> Saliu eshte nje maskara dhe meriton shume me teper se kaq. Nuk i rendon as ne ndergjegje vdekja e Lirak Bejkos. Vdekja e Lirak Bejkos ishte një lajm tragjik për të gjithë. Problemi i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë është akoma i pazgjidhur pas 22 viteve demokraci. Unë kam qenë për pak kohë avokat i dom Simon Jubanit.
Kur ai ishte gjallë kishte shumë probleme 1- prona e tij, 2- kompensimi i parave të burgut, (gjithmonë thoshte se ky shtet pret vdekjen tonë), 3- mospaisja me pasaportë në vitin 2007 nga policia e qarkut Shkoder me porosinë e politikës (“deri sa ju drejtova Ambasadës Franceze” – thoshte). Deri këtu ka arritur puna.
Nëse do ta mbante peng dikë e shkuara, ky do të ishte vetë Sali Berisha, 25 vjet njeri i afërt me nomenklaturën e lartë të kuqe. Po ai, sikur këto të ishin 25 sekonda, apo 25 minuta nuk i ze fare në gojë. Kjo dyfytyrësi do vinte në siklet vetë Shekspirin e Molierin (s’po përmend të tjerë mjeshtra të mëdhenj) për ta pasqyruar.
Mir te na i bej Berisha qe na trajton si budallenj.. Brukseli na bëri dhuratë për 100-vjetor shndërrimin e 12 kushteve në disa miratime ligjesh. Ndërkohë që ligji shkelet me të dyja këmbët në Shqipëri. Merr p.sh. administratën: Është një nga 3 ligjet që duhet të miratohen brenda nëntorit. Brukseli, Berisha dhe Bregu bëjnë sikur besojnë se me miratimin e Ligjit të Ri për Nëpunësin Civil plotësohet kushti për të patur administrate profesioniste dhe jopartiake. Qesharake
Fieri pengon integrimin thote Saliu… Saliu pengon integrimin. Po ta doje le te terhoqet nga Fieri se e ka te vjedhur dhe ja ku u be “integrimi” sipas logjikes se tij. Se sa ka kuptuar Berisha nga mesazhet që ka lënë Klintoni në Tiranë, u duk dje gjatë deklaratave të tij. Sapo iku Klinton iu sul prapë opozitës. Madje e bëri duke përshëndetur mesazhet e sekretares Klinton njëkohësisht (!). Klinton tha: lërini sulmet, vini interesat e vendit mbi ato partiake dhe Saliu duatrokiste. Si mund edhe të duartrokasësh për një mesazh të tillë, edhe të sulmosh prapë opozitën akoma pa zbritur avioni i Klintonit në SHBA?? Nga njëri vesh i hyjnë, nga tjetri i kanë dalë ato fjalë kryeministrit të Shqipërisë. E rëndësishme për të ka qenë thjesht prezenca e Klintonit për ta shfrytëzuar politikisht si mbështetje për të, por se çfarë tha Klintoni, as që i hyn në xhep. Për të ardhur keq, çfarë shpërdorimi.
Shqiptaret nuk janë budallenj dhe nuk është se e besojnë propagandën e trashë. Por në Shqipëri ekzistojne kushte jashtëzakonisht të favorshme për të vjedhur votat. Dhe në këtë pikë i dhunshmi ka një avantazh objektiv dhe vështirësisht të riparueshëm. Shqipëria nuk është ende vendi ku e drejta dhe e vërteta triumfojnë domosdoshmërisht. Megjithatë, reagimi i të gjithë mendjeve të kthjellta të Shqipërisë, kundër autokracisë blegtorale në pushtet, është i drejtë dhe dinjitoz.
Më vjen shumë çudi që akoma të huajt nuk e kanë kuptuar se në Shqipëri vidhen zgjedhjet. Në qoftë se deri tani kanë qenë hipoteza dhe ndoshta nuk i ka rastis çdo shqiptari të shohë live se si vidhet vota e tij në këto zgjedhje e pamë me sytë tanë se çfarë u bë. Kjo është një gjë shumë e rëndë kur sheh që të vidhet pasuria dhe nuk ka se çfarë t’i bësh. KQZ me A. Ristanin manipuloi rezultatin final të observuar nga e gjitha bota dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi deri tani. Fjala “demokraci” nuk është teatër siç del në ngjarjet në Shqipëri. Ajo është e thellë dhe e vjetër si origjinë. Me gjasa ka shqiptarë në politikë që as rrënjën nuk ia dinë kësaj fjale. Shteti shqiptar ka 21 vjet që ka dalë nga një regjim totalitar. Në atë kohë, gënjeshtra dhe frika ishin dy gjuhët kryesore të ditës. Me ardhjen në pozitë të Berishës është modernizuar vetëm gjuhësia si manipulim shtetëror, por Shqipëria po jeton një diktaturë dhe një dhunë institucionesh. Përderisa autori i një korrupsioni shtetëror është në qeveri çdo shpresë për ardhje demokratike është plotësisht e vdekur tani për tani.
Ka rënë në tokë dinjiteti i shqiptarit nga ky palo burre qe po na ndot t gjitheve. Lutet, qahet, kërkon lëmoshë për të zgjidhur hallet e veta? Ka Shqipëria djem të mençur e të zgjuar? Ka intelektualë të devotshëm e patriotë, që do të dinë t’i dalin zot vendit të tyre? Ndoshta. Por mbase duhen shkundur pakëz, mbase duhen kujtuar, mbase u duhet përvijuar preteksti i zgjimit. Me shpresë për një të ardhme më të mirë, për çlirim energjish pozitive.
Ne shqiptarët kemi humbur besimin tek drejtuesit politikë dhe kjo është më e rëndë nga sa mund të mendohet në një lexim të parë. Kjo mungesë besimi, vret shpresën. Qytetarëve shqiptarë, politikanët po u duken njësoj dhe kjo është një dramë e vërtetë që Shqipërisë mund t’i kushtojë vite të tjerë pritjeje drejt civilizimit aq të dëshiruar shoqëror.
Veriu dhe jugu kanë shprehje të mencura lidhur me këtë situatë mosbesimi të shoqërisë shqiptare tek klasa politike. Një fjalë e mençur nga zonat e veriut thotë: – Ç’ke në atë thes? – Shejtanë. – Pa ma zgjidh njinë! – Nuk ke ç’i zgjedh, së gjithë njisoj janë…
Dhe një nga jugu: – Ç’të të pëlqenj moj qepë? Të të kafshonj, më hidhëron; të të marr në dorë, më bje erë”.
Të qesh apo të qajë? Nuk di çfarë duhet të bëj kur shoh si mbahen me të madh, zyrtarët e qeverisë në këtë vend të varfër. Sa kontrast bën pamja dhe sjellja e tyre nga pamja dhe sjellja e “tjetrit” që i lutet t’i “mbarojë punë”.. Çfarë parodie. Zyrtarët e bukur e të kamur, nëpër automjete 60-70 mijë euro, që lëvizin e tunden në një vend të mbushur me këmbësorë pisanjosë e varfanjakë.
Dhe kënaqen qeverisësit tanë kur shohin njerëzit e thjeshtë që bëjnë sikur i respektojnë e i duan. Në fakt askush nuk i respekton, dhe as i do realisht. U rrinë afër ose u bëjnë ndere, thjesht sepse kanë nevojë për ndonjë favor që nuk e sigurojnë dot në mënyrë tjetër, pasi këtu vetëm kështu funksionon: të kesh miq atje “lart”.
E nderuar DITA. Sot ju lexova për herë të parë, ju uroj suksese në një treg gazetash ku nuk e gjen më mbrojtjen e interesit publik. Doja tju shkruaja lidhur me zhgyrryerjen që bën komunisti Berisha në kapitalizmin e tij të çuditshëm, duke na përmendur të pasurit dhe mbrojtjen e tyre. Është bastarde vetëm ta mendosh atë që thotë ky dallkauk. Pa qenë e nevojshme të endesh në persiatje filozofike e socio politike, për cilindo qytetar është qartësisht e thjeshtë se politika, shteti, kanë si mision kryesor përmirësimin e barazisë sociale dhe ngushtimin e hendekut social në favor të shtresave në nevojë.
Vërtetë socializmi siguronte barazinë në varfëri, ndërkohe që sistemi ekonomisë tregut favorizon iniciativën private, por si mund të ndjehet një i papunë, një pensionist apo një i varfër që ushqehet me vështirësi apo sëmuret dhe nuk ka mundësi të blej ilace, pale të bëjë një operacion, kur një kategori tjetër zotërojnë disa makina të shtrenjta, disa shtëpi, apo kanë mundësi të vizitohen dhe mjekohen jashte shtetit ? Këtu dalim tek roli i klases tone politike, i pushtetit , qoftë qëndror apo vendor, që duket se nuk e kanë fare në fokus problemin e thellimit të hendekut social. Më vjen keq që shpesh mediat vetëm transmetojnë çfarë Berisha thotë dhe nuk analizojnë e ta bëjnë të kuptueshme për publikun atë që thuhet. E trtajtojnë publikun si torollak, njësoj si Berisha dhe klani i ligësisë rreth tij.

hahahahaaaa. O ad thana je i madh
fiks. Me mire nje karikature se mijera fjale