Cirku me pensionet e ish-ushtarakëve

anazapta

Institut i Sigurimeve apo i Pasigurisë Shoqërore? Një pyetje kjo e vështirë, por jo e pamundur, për cilindo që e heq në kurriz, veprimin apo mosveprimin joligjor të punonjësve të këtij Instituti në qendër e në bazë, për çështjen jetike të çdokujt, pensionin.

Kur lexon mesazhe e intervista të qëndisura, kur shikon paradat televizive, se ky dikaster “është angazhuar maksimalisht për zbatimin me korrektësi të ligjeve për gjithë shtetasit, për transparencë e informacion të plotë e të vazhdueshëm, në kohë e për gjithçka, për rritjen e besimit, jo vetëm ligjor, por edhe moral, për përfitimin me drejtësi të pensioneve, duke llogaritur drejt çdo qindarkë, që pensionisti të marrë gjithçka që i takon, sipas kritereve të ligjit”, e të tjera, e të tjera, lutesh: “O Zot, më le të shijoj këtë siguri sociale!”

Por kot nuk thotë mençuria popullore: “Me të thënë e me të bërë, është në mes një det i tërë! Dhe vjen një ditë që të përplasesh në zyrat e tij, dhe jo vetëm një ditë, por me vite, ndeshesh me më të pabesueshmen: Moszbatimin haptazi të ligjit, mosrespektimin e kodit etik profesional, shkeljen hapur të të drejtave dhe interesave të qytetarit, duke mos llogaritur jo më qindarkën, por të mbajnë me mijëra lekë.

Shkurt, ndjen zhgënjim, frikë, pasiguri, mosbesim. Në këto rrethana, të del nga shpirti: O Zot, më shpëto nga kjo e keqe! Këto i kam ndjerë në kuletë, në tavolinë e në shpirt, dhe jo vetëm unë, por edhe mijëra ish-ushtarakë.

 

Pas dy intervistave të zyrtarëve të ISSH

Shkak për këtë replikë në DITA, u bënë intervistat e Zv/Drejtorit të Përgjithëm të ISSh, Hasan Hoxha, në gazetën “Standard”, më 1 qershor, dhe ajo e Drejtoreshës së Përfitimeve, po aty, Solida Dibra, në gazetën “Panorama”, më 2 qershor.

Zoti Hasan pohon se “…janë 15 mijë ushtarakë, të cilët ende deri sot kanë probleme me rillogaritjen e pensioneve, dhe se ISSH, tani ka përcaktuar formulën bazë të kësaj llogaritjeje, por që shumë ushtarakë kanë ankesa ndaj “një padrejtësie”.

Tërheq vëmendjen pohimi tjetër, se “dikasteret përkatëse (nënkupto atë Mbrojtjes, të Brendshëm, Shërbimit Informativ) kanë mungesë dokumentash, dhe për më tepër qysh nga viti 2009 dhe deri më sot, kjo masë ushtarakësh janë debitorë në një masë të konsiderueshme, e që i bie ta kthejnë (po ishin gjallë…) për një kohë të gjatë, duke u mbajtur 20% nga pensioni”(?!) Prej këtij pohimi, natyrshëm lindin pyetjet: Ç’formulë ka përcaktuar Instituti, kur atë e ka patur ligji, qysh më 1.7.2009? Si është e mundur që dikasteret kanë humbur ose kanë mungesa në dokumentet e ushtarakëve, dhe a nuk përbën kjo një alarm për të dhe shtetin?! Instituti, ka detyrë llogaritjen e pensionit të qytetarit, kur i lind e drejta për të, apo për të rillogaritur pensionet e fituara me ligjet e mëparshme, duke i shpallur debitorë, e duke i vjelur (më saktë vjedhur) pensionistët për një kohë të gjatë? Për cilat shkaqe faktike e ligjore shpallen debitorë dhjetra mijë ish ushtarakë dhe a është normale kjo?!

Këta “debitorë” a kanë marrë sa u ka paguar sigurimet shoqërore, me firmë e vulë të saj, apo kanë përfituar në rrugë e mjete të kundërligjshme; nëse po, atëhere pse nuk mbajnë përgjegjësi penale? Nëse është llogaritur gabim, (gjë që është absurde, se nuk bëhet fjalë për dy a dhjetë, por mijëra), kush e ka llogaritur, dhe a duhet të mbajë përgjegjësi? Dhe ky veprim i mbajtjes së lekëve 20% nga pensioni a është i ligjshëm, që cënon parimin kushtetues të sigurisë juridike, në krijimin e besimit se merr gjithçka që i takon me ligj, apo bën kundërtën, u heq bukën e gojës, i lë ata deri në kufijtë e mbijetesës?!

Dhe më tej, përse mbi 4 mijë ushtarakë që i janë drejtuar gjykatës, kanë fituar të drejtat e tyre, që u jep ligji, marrin pension të plotë dhe për të njëjtat kushte e ligj nuk janë debitorë, si ish kolegët, që nuk u janë drejtuar dyerve të gjykatave? A nuk përbën ky fakt, se me të vërtetë ankesat janë të drejta, të ligjshme dhe jo sikundër e cilëson “një padrejtësi”, se realisht është padrejtësi dhe vjen nga papërgjegjshmëria dhe paligjshmëria e veprimeve të autoritetit që ju drejtoni?

Aktualisht, problemi më i madh, i dukshëm, i mirëkuptuar, por i padeklaruar është se Instituti dhe organet vartëse, ende nuk po zbatojnë ligjin, por vazhdojnë të zbatojë urdhërat abuzivë të pushtetit shtetëror që ra nga “Fiku”, sepse është absurde, jo vetëm antiligjore por edhe alogjike, të shpallen dhjetra mijë pensionistë debitorë, gjë e papranueshme, e paligjshme, alogjike dhe përbën një precedent të rrezikshëm për mbarë shoqërinë shqiptare.

 

Si e sqaron deputetin zyrtarja Solida?

Më qartë veprimet e këtij dikasteri, dalin nga intervista e znj. Solida Dibra, ku fillimisht thuhet se deputeti i PS Pandeli Majko, në Komisionit të Ligjeve, ka kërkuar sqarime lidhur me zbatimin e ligjit, ku sipas tij, janë me dhjetra raste që ushtarakëve u mbahen 30% të pensionit, për shkak të llogaritjeve gabim (?!) të përfitimit të tyre, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Kushtetuese (cilit ?!) për pensionet e ushtarakëve.

Por, për përgjigjet që jep Solida, gazetarja nuk thotë nëse është i kënaqur apo jo deputeti. Gazetarja më poshtë pyet ndryshe: Zoti Majko ngriti shqetësimin lidhur me kompensimin, sipas tij deri në 30% të të ardhurave mujore të ushtarakëve, si qëndron ky problem? Është e paqartë, nëse deputeti ka shqetësim llogaritjen gabim, apo kompensimin, dy terma këto krejtësisht të ndryshme. Besoj se deputeti nuk është kaq naiv të bëjë pyetje të tilla, kur ai e di shumë mirë, se e vërteta është krejt ndryshe, se nuk janë dhjetra raste, por dhjetra mijëra, që ushtarakëve u mbahen jo 30%, por nga 40-60% dhe kjo jo nga llogaritja gabim, por nga shkeljet flagrante të ligjit specifik dhe ligjeve të tjera në fuqi. Dhe me këto veprime Instituti është kthyer gati në shtet mbi shtetin, dhe antiligjin e shet për ligj. Dhe për këto shkelje askujt, nuk i hyn një gjemb në këmbë, përkundrazi ngrihen në përgjegjësi.

Po si e sqaron deputetin zyrtarja Solida? Ajo jep një rezume të ligjit famëkeq 10142/2009, që ajo dhe vartësit e saj e kanë në majë të gjuhës, se po e zbatojnë me zell të madh, duke cituar jo vetëm qëllimin e tij, por edhe formula llogaritëse, numra ligjesh e vendime të Këshillit të Ministrave, që jo vetëm të trembin, por nuk sqarojnë asgjë. Këto kanë qenë, qysh ditën që hyri në fuqi për zbatim ligji, më 1/7/2009, dhe nuk ka asgjë të re, as për publikun e gjërë, e as për ushtarakët. Më i çuditshëm është fakti se Solida nuk jep asnjë shpjegim as për llogaritjen gabim, as për shifrën e mbajtjes së 30%, dhe as për kompensimet që qenka shqetësuar deputeti, flet për të tjera gjëra (?!). Interesant dhe “mbresëlënës” është fakti që pohon: “… se në harkun kohor 2011-2015 kanë rillogaritur rreth 17.000 pensione suplementare e të parakohshëm në zbatim të ligjit 10142/09, dhe se kanë evidentuar edhe 1200 të tjerë që do rillogariten në vijim; dhe më tej: Që me ndryshimin e formulës së rillogaritjes, rreth 5000 ushtarakë në pension të parakohshëm dalin debitorë, për përfitimin e tërhequr më tepër, nga data 1/7/2009 deri në momentin e riligaritjes, sepse janë paguar me masën e përfitimit sipas ligjit nr.8087/’96 etj, ndaj u mbahen 20% të pensionit të rillogaritur deri në shlyerjen e plotë.

Pra, e thënë troç, shqetësimi i drejtoreshës (nuk besoj të jetë ky shqetësim edhe i deputetit) qënka vjelja e lekëve prej pensionistëve të shpallur “debitorë” dhe jo dhënia në kohën dhe në masën që përcakton ligji. Më qartë, s’ka si thuhet kryerja e misionit të “sigurimeve” shoqërore, ku pasiguria bën kërdinë. Sa sipër kuptohet, se zoti Majko e ka “gabim”, se nuk mbahen 30%, por 20% e pensionit, dhe se duhen “lavdëruar” që, pas 17 mijë ushtarakëve, paska gjetur goxha, edhe 6200 hallexhinj të tjerë, për t’i rrjepur deri në palcë, që me ndryshimin e formulës preken, shpallen “debitorë”, t’u vilen lekë prej pensionit. Dhe sipas saj kjo prekje (vjelje a vjedhje) shprehet qartë okelion e intervistës “Kush preket nga vendimi i Kushtetueses!” Pra, qenka vendimi i Kushtetueses që na prek pensionet! Një skandal ky i paparë, një guxim i pashembullt i deklarimit antiligjor!

 

Shembuj negativë e të shëmtuar

Në historinë e jurisprudencës shqiptare, (qofsha i gabuar), jo shumë larg, do të mbeten si shembujt më negativë e më të shëmtuar të ligjshmërisë të kësaj kohe të trazicionit, pikërisht ligji nr.10142/2009, dhe vendimi nr. 2/2013 i Gjykatës Kushtetuese, të cilët diskriminojnë dhe poshtërojnë ish ushtarakët, kufizojnë dhe mohojnë të drejtat edhe interesat e tyre legjitime, të dyja në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Eshtë e pafalshme për anëtarët e kësaj Gjykate, të cilët duke u bërë “avokatë” të Qeverisë që u rrëzua nga “Fiku”, e nën urdhrat e saj, shkelin parimet thelbësore të Kushtetutës, si atë të barazisë para ligjit, të sigurisë juridike, të mos diskriminimit etj. Është alogjik arsyetimi i tyre, kur miratojnë ndërhyrjet antikushtetuese e antiligjore të Kuvendit të kartonave e të Qeverisë “Berisha”, me akte antikushtetuese, në emër të krizës globale, borxhit publik, buxhetit etj, kur këto fenomene janë gjithëpërfshirëse për mbarë shtetasit e vendit që quhet Shqipëri, dhe se ato nuk i sollën ushtarakët dhe as nuk zgjidhen duke cënuar vetëm ligjin e tyre.

Si është e mundur që shfuqizohet ligji vetëm për ushtarakët nr.8087, dhe të sakatoset i riu, ndërsa vëllai binjak, pas tij, nr.8097, i lerë në një ditë e orë, më 21.3.1996, që bën fjalë për pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese (këtu përfshihen edhe këta gjyqtarë), s’pëson asnjë fije ndryshimi?! Këta nuk jetojnë në ndonjë shtet a planet tjetër, ku kriza, buxheti, borxhi nuk ekziston! Ky është qëndrim skandaloz, dhe nuk ka as logjikën më elementare të gjykimit me objektivitet të çështjes në pajtim me parimet e Kushtetutës së RSH.

Është e çuditshme, por jo e pakuptueshme, përmendja shpesh edhe tani, si më parë, nga stafi drejtues i ISSh, që e kanë në majë të gjuhës, guxojnë të flasin me zë të lartë se po zbatojmë ligjin nr.10142/2009, sikur të jetë ky “ligj”, kërthiza e ligjeve për ushtarakët, ndërkohë që dhe më parë ka pasur ligje e vendime, detyrimisht të zbatueshëm, por që asnjëherë nuk janë zbatuar me korrektësi. Gjykata Kushtetuese në vendimin 33/2010, ka parashtruar qartë se neni 29 i këtij ligji për rillogaritjen e pensioneve të përfituara me ligjet e mëparshme, do të zbatohet vetëm nëse sjell pasoja pozitive për të interesuarit, e jo përkeqësime.

Duke i dhënë këtë interpretim ajo nuk e shfuqizoi atë si antikushtetues, siç shfuqizoi, edhe nene të tjera. Kështu ai mbeti si gozhda e Nastradinit në ligj, duke i lënë shteg e dorë të lirë të Qeverisë që iku, dhe ISSh ta keqpërdorin këtë nen për të vjedhur e diskriminuar ish ushtarakët. Me ç’të drejtë e kompetencë ISSh nuk zbaton Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, fuqia e të cilit është detyruese dhe përfundimtare për të gjitha organet shtetërore, madje edhe për gjykatat e të gjitha shkallëve?! Ky është skandal!

 

Që ISSH të meritojë emrin që ka

Nëse ka vërtet për të bërë reformë, apo më saktë qilizëm, është Instituti, që të meritojë emrin e Sigurimeve Shoqërore, dhe të mos jetë kurrë i Pasigurisë Shoqërore: Aty duhet shkulur me rrënjë: militantizmi partiak, servilizmi ndaj pushtetit abuziv shtetëror, zhbërja e ligjit, e shqipes, arithmetikës universale, zhbërja e Kodit Etik e Profesional etj. Disa nga punonjësit aty janë kthyer në aga/agesha në zyrat e shtetit, nuk kanë frikë fare as nga ligji e as nga askush, të thyejnë turinë me derë, as të qasin, as të sqarojnë, po të thonë “Shko ku të duash!”, sikur janë në pronën e tyre.

Janë të shumta veprimet e kundërligjshme, që përbëjnë një krim të vërtetë që cënojnë jetën dhe dinjitetin e pensionistit, çka e kthejnë atë administratë në një shëmtirë, një fytyrë a pasqyrë e shtrembër, një shëmbull tipik se si nuk duhet të ekzistojë kështu një institucion i tillë publik. Nuk i fut të tërë në “një thes”, pasi aty ka punonjës që “të japin ujë me bisht të lugës”, të japin me saktësi gati kompjuterike për sa të takon, por këta janë të pakët dhe kanë frikë, se i hedhin në rrugë dhe nën zë të thonë: “Këtu nuk zgjidh gjë, vetëm në gjykatë, po qe se është gjykatë, e fiton, ndryshe…”.

Duhet të jesh naiv në shkallën sipërore, apo sakat nga mendja të pranosh arsyetimet e përgjigjet e tyre bajate e të papërgjegjshme që japin, me gojë a me shkrim drejtuesit, shefat, juristët, ekonomistët. Të fyejnë, injorojnë. Le të kesh disa diploma, deri për matematikë a juridik, ata të shumëzojnë me zero, se kanë tjetër “ligj, tjetër “arithmetikë”.

Të lexosh shkresat, të vjen të ulërasësh, zhbëjnë shqipen, zhbëjnë aritmetikën; Arsyetimet janë të paqarta, të pasakta, e fundit kundërshton të fillimit; mungon logjika më elementare; dokumentet me shkarravina e të sakatosura. O Zot! Rrumpallë! Në fund shkruajnë togfjalëshin fyes: pensioni është llogaritur në pajtim me ligjin. Faleminderit për mirëkuptimin”. Pra t’i mirëkuptojmë për pakuptimësinë dhe paligjshmërinë e tyre, jo më në shërbim, por në kurriz të popullit.

Nuk kam aspak qëllim të bëj thirrje për shkarkime e riemërime, veç apelit që gjithkush, civil apo ish ushtarak, të kërkojë nga kushdo që të respektohet e të zbatohet me përpikmëri Kushtetuta dhe ligji, si dhe të denoncojë me kurajo cilindo që i shkel, deri edhe në prokurori e në gjykatë, pavarësisht sakatllëkut të këtyre organeve.

Ka ende shumë gjyqtarë që japin drejtësi, që japin shpresë! Kush shkel ligjin, t’i vihet gishti, të denoncohet e të ndëshkohet, të largohet nga detyra. Të aftët, që respektojnë ligjin, që kryejnë me devotshmëri detyrën, le të rrinë, pavarësisht se ku e hedhin votën. Ligji duhet respektuar e zbatuar me përpikmëri! Shtetin Ligjor, Shtetin e së Drejtës, ta ngrejmë e ta forcojmë, duke kontribuar të gjithë, pa përjashtim, ca për vete, por më shumë për të ardhmen e brezave të rinj. Ndaj Instituti, le të kthehet në normalitet, të zbatojë me korrektësi Kushtetutën dhe ligjet, që të meritojë realisht cilësimin Institut i Sigurimeve Shoqërore në shërbim të qytetarëve dhe jo i Pasigurisë Shoqërore!

 

*Ish ushtarak, nënkolonel në pension

Share This Article
8 Comments
  • Nuk jam pjestar i asnjeres nga shoqatat e ushtarakeve dhe ish ushtarakeve ne pension e pension te parakohshem.Me vjen sinqerisht mire qe kjo teme u muar ne analize edhe nga kjo gazete e nderuar, por disa nga specialistet qe i jane pergjigjur pyetjeve te shtruara asnjeri nuk prek se cili vend i Europes Lindore apo perndimore antare i NATO-s i trajton ne kete menyre ish ushtaraket duke ju bere cirk me buken e gojes ? ! Asnjeri !
    Po ju marr nje pensionist te parakohshem policie qe doli ne pension ne vitin 2005 me 32 vite pune, merrte 67500 lek, shume eshte !!!, deri ne korrik te vitit 2009 e mori kete pension.Nga data 01.7.2009 pensioni ju be 17500 lek deri ne dhjetor te vitit 2012 dhe mbas ketij viti u trajtua me pension 24800 lek e ne vazhdim pa ju kthyer asnje diference dhe po ju mbahen edhe lek nga e kaluara.
    Per asnjeren nga keto veprime specialistet nuk sqarojne psene e veprimeve.Kuptohet qe ka te beje me gjendjen e arkes se shtetit qe nuk i bihet drejte, por ka brenda edhe veprime politike nga qeveria e Sali Berishes qe nuk e harron urrejtjen e tij ndaj ketyre strukturave.
    U cane gazetat duke thene qe po jepet kesti i 5 i te persekutuarve po nuk po thone qe po vazhdojne t’ju mbajne leke ne pensione ish ushtarakeve ne pension te parakohshem.
    Drejtoria e Pergjitheshme e Sigurimeve Shoqerore dhe ajo e Tiranes jo duhet pastruar, por duhet lare me uje te valuar se keta njerez i kane sjelle dhe vazhdojne ti sjellin verdalle ish ushtaraket, turp me te madh nuk ka, tamam sikur ketu te funksiononte shteti i aktual i Libise.
    Ne raste se kjo pjese e shoqerise i bene presion shtetit ne forma te ndryshme aktualisht bene gabim dhe une personalisht nuk pajtohem, por qe kjo pjese e nderuar e ish shtetit dhe shoqerise te mosperfillet eshte gabim.

  • me keta te shkretet jane tallur te tere,Berisha,Nano,Meta dhe Rama. Sa nuk kane vdekur akoma bejne mire te ngrejne zerin per te drejtat e tyre kunder Bershes,Rames dhe te gjithe atyre skuthave te administrates. Per cudi se jane ushtarake dhe nuk jane te vendosur

  • 25vjet ,tallje, perbuzje te ligjit per ushtaraket,te majte e te djathte, per ata qe sakrifikuan familjet, rinine,,festat,gezimet lejet e zakonshme.
    shum kush mund te thote nuk eshte e vertete,por familjet e femijet e tyre i kane ndjere mungesat e prezences shpesh te baballareve eaq me teper te dy prinderve kur ishin ushtarake,
    ky ka qene perkushtimi i tyre,ne gadishmeri,ne mbrojtje te atdheut.
    sot ata i sheh n gjykata ku kan tre vjet dhe nuk po i zgjidhet e drejta,pse heshtin
    rilindasin ku para dy vjetesh,edhe si nano,meta,majko,edi,heshtin,se nuk jane burra
    te mbajne kur thane ligjet jane,
    saliu ekstaza e kancerit shqiptar i ktheu ushtaraket,ne debitorme VKM, me zemerligesine e nje njeriu
    tepashpirt,dhe socialistet qe sot bejne sikur nuk jane ata, pasi kur i duheshin ushtaraket , saliu kerkoji te pastrojne bunkeret,dhe duke ditur qe shteti
    nuk ja u paguante, festat, te shtunat, te djelat, lejet e zakonshme kur ishin ne detyre.
    cirk apo teater kllounesh,qe pasuruan vehten dhe e siguruan me pension 900.000 — 1.200.000.
    njesoj eshte ligj,vetem per maliqet dhe jo per ligjin estatusit te ushtarakeve

  • Nuk eshte faji i ISSH-se qe ne ish ushtaraket e dale ne rezerve nga reforma ne FA ,per interesa shteterore ne vitin 1993,jemi trajtuar njelloj si CIFUTET NGA NAZISTET nga te gjitha qeverite pa dallim!
    Fajtor per kete eshte i pari Sali Berisha, qe STATUSI I USHTARAKUT i vitit 1991 dhe te gjithe ligjet e Statuset e mevoneshme e deri me sot, ASNJEHERE nuk jane zbatuar duke na mohuar ne menyre KRIMINALE buken e gojes qe na e jep KUSHTETUTA!
    Poshtersia ndaj nesh fillon qe ne 1 janar 1996 e deri ne 31 dhjetor 1998,per 3 vjet rresht qe ndonese ishte ne fuqi ligji nr.8087/1996 per SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKEVE..” ai nuk u zbarua asnje dite!
    Per me teper keto 3 vite masakruese as kujtohen te na i kthejne parate,ashtu sic bejne per kestet e te perndjekurve politike!
    Edhe pas 1.1.1999 ne kundershtim me ligjet nuk na u dha pensioni i parakohshem i sakte,por vetem nje LEMOSHE!!
    Akti me KRIMINAL i klikes FASHISTE E ANTI SHQIPTARE te Sali Berishes,ndaj ne ish ushtarakeve eshte rillogaritja e pensioneve ne vitin 2009,duke na ulur jo vetem 50% ate,por edhe na shpallen debitore ne shumen rreth 2 milion leke, qe na e mbajne edhe sot!!!
    Kulmi eshte se edhe pas interpretimit qe i beri Gjykata Kushtetuese me Vendimin e saj nr.33/2010 te nenit 29 te ligjit berishian nr.10142/2009,qe,
    -” NE ASNJE RAST NUK DUHET TE KETE ULJE TE PERFITIMEVE NE PENSIONET E USHTARAKEVE TE FITUARA ME PARE LIGJERISHT vetem ne se ka rritje te tyre”!!!
    Mire klika fashiste e Sali Berishes na ka trajtuar si ARMIQ,por kurre nuk mund te pajtohemi me HESHTJEN po aq FASHISTE te KLIKES RAMA-META,qe na mashtruan para zgjedhjeve te 23 qershorit dhe tani kane heshtur perfundimisht!!!
    U shqyen se kujdesuri per kestet e ish te perndjekurve politike,ndersa per ne ish ushtaraket HESHTIN!!!
    Nuk shpresoj qe edhe keta te bejne ndonje gje per ne,prandaj i ftoj te gjithe ish ushtaraket,familjet e tyre dhe te afermit,qe te MOS VOTOJNE PER KETE KLIKE MASHTRUESE ne 21 qershor!!!
    Do te ishte kuptimplote qe ne 21 qershor ne vend qe te hedhim voten ne kuti, te PROTESTOJME PARA KRYEMINISTRISE PER QENDRIMIN ANTI HUMAN E ANTI KUSHTETUES NDAJ te drejtave tona KUSHTETUESE!!!
    Zoti kryeminister!
    Nuk na duhen demagogjite dhe spektaklet qe beni neper Shqiperi,me shume per konsum nderkombetar,por na duhet qe ju si MAZHORANCE TE ZBATONI KUSHTETUTEN dhe te na jeni te drejtat tona te mohuara per 23 vjet rresht!!!
    REFORMA QE KENI PROPAGANDUAR PER PENSIONET eshte per ju qeveritaret e jo per ne ish ushtaraket!
    HARRAM I PAC VOTAT TONA DERI ME SOT!!!

  • *****dakort Vladimir !..Kjo klase politike ushtaraket i maskroi u vodhen djersen dhe gjakun dhe sakrificat ,u moren votat djathtas dhe majtas,ata tallen me ushtaraket i quajne me memore te fshire ka dy dekada luajne me ushtaraket thjeshte nje loj kalamajsh,po u kujtoi thjeshte vendimin e qeverise se S.Berishes te nendorit 2010,dhe ndryshimet diskreminuese qe qeveria uli masen e pensioneve ,pasi shtoi togefjalshin “neto”e ka ulur masen e perfitimit duke nxjerrur nje pension me te vogel se i meparshmi.Me gjithese gjykata kushtetuese u dha te drejte ushtarakve ,pase vendimit nr.33/2010 te gjykates kushtetuese ,e ka ulur masen e pensionit suplementar ,pasi ka shtuar togfjalshin “page referuese mujore””fjalen neto”gje qe sipas perllogaritjeve nxjerr nje pension me te vogel.Ushtaraket kane bere greva dhe protesta dhe per grabitjan e SH.Q.U -pit .Por S.Berisha ju tha parate e sateme gurfullonte duke kercenuar ushtaraket te mos dalin ne protesta se do tu heqe dhe pensionet ekzistuese,keto ishin kercenimet qe vinin nga goja e kryearkitektit nr-1 te krimit ne shqipri,ketije ideatori,kopetenti,ujku pa dhembe , qe i ka urryer dhe i urren si djalli ushtaraket ,keta njerez te ndershem te vendosur dhe besnik deri vdekje ndaje atdheut ,qe puna e tyre nuk kishte kufi me tete orsha pore me dite ,jave dhe muaje ne krye te detyres.S.Berisha hodhi ne mese te rruges qindara kuadro dhe familjet e tyre, kuadro me shkolla te larte te pregatitur dhe specjaliste te gjitha fushave te mbrojtjes.Pasi i hodhi ne rruge me nje pension qesharak ,u talle ose u krenua kur u beni yxhim depove te ushtrise i shkatrroi dhe vodhi armatimin dhe municioninme i shiti privatisht me mercenaret e tije duke i paguar me parat e vjedhura te piramidave ,u ngrefos kur kercenoi ushtaraket qe te mos benin ze per vjedhjen e SH.Q.U -pit ,ku ushtaraket takoheshin edukoheshin dhe studjoshin doktrinen ushtarake ne interes te atdheut (por kjo nuk i interesonte Saliut pasi eshte armik i betuar i ushtarakve dhe atdheut).Tani ne kurriz te ushtarakve po u luhet nje marrzi e madhe mbi djrsen e tyre dhe nga kjo magjorance ,me gjithese kerkoi votat e ushtarakve por nuk po shfuqizon ligjin famkeq te Berishes qe ndeshkon e diskreminon ushtaraket .Qindra ushtarake jane gjobitur si debitor me shuma ta mdha.disa kane bere gjyqe dhe i kane marre debine ,por qindara te tjere po presin vendimin e qeverise dhe te M.Mrojtjes per tu kthyer parate dhe shfuqizimin e ligjit famkeq te ndeshkimit te ushtarakve.Nje shtet qe nuk vlerson dhe respekton ushtaraket e vendit te tije eshte drejte gremines.Saliu vetem shperbleu nje pjese te gardes qe vrau 4 protestuesit me 21 janar dhe ushtaraket e gerdecit ,ky eshte S.B.i pa perkulur ne kafsherine e tije .TURPI I mbulofte keta politikan qe ndeshkojne ushtaraket e vendit te tije kur per vete marrin 1500dollar ne muaj,Saliu me kete qendrim vajti ne gremine ,tani eshte ne gjendje kome.Ushtaraket po presin magjorancen tu zgjidhe hallet ushtarakve, per ndryshe nuk kemi vdekur: Ne rruge na kane me tere forcen e urrejtjes.~~~~~~~~~~~~~~~~#
    depove te ushtrise

  • Zoterinj te gazetes DITA!
    Per shkrimin rreth pensioneve te ish ushtarakeve kane qene mbi 25 komente,ndersa sot shikoj qe i paskeni fshire vetem ne 5 te tilla!
    Me habit fakti qe kete shkrim dhe komentet i late vetem nje dite dhe i zhduket!
    Duket qe keni marre URDHER nga EDI RAMMA se po i prishni imazhin para votimit!
    KJO NUK JU NDERON JU SI GAZETE!

      • Zoti redaktor!
        Faleminderit per sqarimin,por gjykoj ishte i tepert cinizmi juaj kur me thoni se e paskam nga euforia e fushates!
        Gabohesh rende!
        Kam votuar per 23 vjet per PS-ne dhe PS-ja NUK KA BERE ASGJE per te drejtat tona si ish ushtarake!
        Behet fjale per ligjet e bera nga keta vete,prandaj jo fushata qe nuk me ngaterron,por as PS-ja nuk eshte me e imja,ndonese kam qene antar i saj qe nga themelimi!!!
        Edi Rama e zhduku PS-ne dhe ne vend te ishte mbrojtese e te MAJTEVE eshte bere mbrojtese e te DJATHTEVE!!!
        EDI RAMA TANI ESHTE ARMIKU I JONE,i ish ushtarakeve!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *