Rama, Berisha dhe Kosova (INTERVISTE)

anazapta

Bedri Islami është një ikonë e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, një aktivist që në kohën e luftës dhe jo vetëm, mbajti një pozicion kyç, tepër të rëndësishëm, në koordinimin e lëvizjes dhe lidhjeve me vendet e NATO-s që ndërhynë në Kosovë. Pas vizitës së Edi Ramës në Kosovë iu drejtuam Islamit për të pasur mendimin e tij rreth kësaj vizite, por sidomos edhe për disa episode të pazakonta, siç ishte braktisja e sallës së Kuvendit të Kosovës nga disa deputetë të LDK-së, apo elozhet e Hashim Thaçit në drejtim të Berishës gjatë vizitave të tij në Tiranë. Bedri Islami është një njohës i sprovuar i realitetit në politikën kosovare dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i disa prej liderëve të sotëm atje, ai nuk ka dyshim se Berisha më shumë është përpjekur të krijojë një imazh si “Babai i Kosovës” në formë makijazhi politik, por realisht ndikimi i tij në Kosovë është tejet relativ dhe jo përcaktues. Në një analizim të detajuar Islami jep shpjegimet e tij mbi këto fenomene të rëndësishme, duke krijuar një panoramë më të qartë mbi atë ç’ka përfaqësojnë për Kosovën Rama e Berisha, Rugova e Thaçi, por dhe prirjet dhe lidhjet historike të socialistëve apo demokratëve shqiptarë me shtetin dhe çështjen e Kosovës. Por mbi të gjitha Islami vë në pah tendencën e Berishës për të eksportuar përçarjen edhe në Kosovë, si një strategji që Islami e konsideron më tepër se një skemë politike, pasi pas saj ai sheh një “sllavo-projekt” të cilit Berisha i qëndron besnik prej 2 dekadash.  

 

Çfarë përshtypje ju la në tërësi fakti që Edi Rama vendosi ta zhvillojë të parën vizitë jashtë vendit pikërisht në Kosovë?

Bedri Islami
Bedri Islami

Është gjëja më normale që mund të bëjë kryeministri i shtetit shqiptar. Njëkohësisht edhe gjëja më e dëshirueshme për të gjithë njerëzit normalë. Njeriu që e përcakton veten mbi ndarjen dhe që dëshiron një hapësirë të përbashkët, nuk mund të veprojë ndryshe. Kam bindjen se kjo ishte ajo që edhe është pritur me një ndjenjë të veçantë përzemërsie në Kosovë, por edhe që ka befasuar jashtëzakonisht shumë një klasë të caktuar politike atje, përgjithësisht e ardhur nga titizmi dhe lidhjet e shumë-qarta me politikën e dikurshme serbe, pasi, në mënyrë të vetëdijshme ata janë mësuar ta shohin Shqipërinë dhe shtetarët shqiptarë thjeshtë e vetëm në një formë të përcaktuar, si dorëdytas ose mbështetës politikë të tyre.
Edi Rama ishte i mirëpritur në Kosovë edhe për faktin se njerëzit e arsyeshëm shohin tek ai jo vetëm njeriun për të cilin votuan mbi 1 milionë shqiptarë, por sepse duan të marrë fund politika paternaliste, dyshuese e ndarëse që solli në jetën e përditshme një figurë si Berisha. Me një qasje moderne,por edhe atdhedashëse ndaj Kosovës, Edi Rama përçoi idenë se tashmë askush në Shqipëri nuk kërkon të ketë nën sqetull politikën dhe vendimmarrjen në Kosovë, se e ardhmja e politikës në Kosovë nuk mund të vendoset nga ndonjë lider i përçartur, por denjësisht nga vetë ata që e bënë deri më tash, shpesh herë edhe kundër rrymave që vinin nga Shqipëria. Kjo ishte një risi politike,por e natyrshme dhe me mesazhin që solli, alarmoi mendjet e sëmura, sidomos të atyre që e kanë parë deri më tash Kosovën si një lëmë ku mund të shijnë idetë e tyre, jo vetë paternaliste, por shpesh edhe antikombëtare.

Ishte krejt ndryshe nga vizitat e Sali Berishës. Jehona e vizitave të Berishës zgjaste aq kohë sa zgjasnin edhe daullet që binin për të; jehona e kësaj vizite do të ndjehet më pas, sepse nuk ishte e mbështetur mbi frymën e dualleve dhe rekurseve, në dukje patriotike, por thellësisht të çastit, ajo ishte e mbështetur mbi një vizion, mbi një përcaktim, dhe dua të besoj se „shija“ e saj do të ndjehet më pas. Edi Rama nuk shkoi atje si shefi i gjithë shqiptarëve. Ai shkoi atje si një shtetar shqiptar ndër shtetarët e tjerë shqiptarë, të cilët koha dhe politika i ndau mizorisht. Asnjëherë Berisha nuk ka shkuar me këtë mentalitet, sepse nuk e njeh. Edi Rama shkoi atje si njeriu që e di se po thyen një tabu, por , besoj, e kishte të qartë se do të ishte nder për të nëse e thyente denjësisht, dhe u përpoq ta bënte këtë deri në fund. Ai tha mesazhin se në botëkuptimin e tij dhe në përcaktimin e tij të gjithë do të ishin të barabartë, pa asnjë mentalitet ndarje e mosdashje.

Sali Berisha dy njerëz nuk ka dashur kurrë në Kosovë, ai nuk e ka dashur kurrë Ibrahim Rugovën, ndaj edhe kontaktet mes tyre që nga viti 1966 e deri në fund ishin të mbyllura, pra nuk ekzistonin, dhe Berisha nuk shkeli në Kosovë sa ishte gjallë Rugova, dhe nuk ka dashur kurrë Hashim Thaçin, sepse tek Ai shihte personifikimin e asaj force çlirimtare që përmbysi përfundimisht politikën Berishiane pro Serbisë. Berisha nuk mund të ia falë kurrë Thaçit dhe lëvizjes çlirimtare përmbysjen e madhe, me të cilën filloi të marrë fund dominimi i tij proserb, ashtu si nuk do të heqë dorë deri në fund nga mbështetja dhe paternalizmi i tij ndaj forcave që dolën nga bota udbashe dhe sidomos të disa figurave të saj dominuese. Edi Rama solli një risi, por që është normalitet.

A kishte ndonjë element që ju mendoni se mungoi në mesazhet e fjalimit të Ramës në Kosovë?

rama-thaciEdi Rama u tregua një lider modern, dhe unë mendoj se ky është edhe perceptimi i tij për politikën në përgjithësi dhe për atë rajonale e kombëtare në veçanti. Në një vizitë dhe në një përqendrim mesazhesh mund të ketë gjëra që mungojnë, por nuk mund të thuhen të gjitha. Unë mendoj se nëse dikush duhej të ishte ndjerë i mërzitur me fjalimet e Ramës apo me prononcimet e tij për medien, kjo do të kishte ndodhur në mesin e lëvizjeve progresiste në Kosovë, pasi ata kanë pritur e presin më shumë nga Ai dhe nga qeveria e tij. Sepse, thënë ndershmërisht, në një kohë të vështirë për fatet e shqiptarëve në Kosovë ata kanë vënë në provë dy llojet e qeverisjes në Shqipëri: kanë vënë në provë Berishën në vitin 1996 kur ai kërkoi të radikalizojë gjendjen në Kosovë për të hequr vëmendjen nga kriza e fajdeve që po afrohej me shpejtësi, dhe këtë Rugova nuk ia fali kurrë;  kanë vënë në provë edhe qeverisjet socialiste në vitet 1998 dhe 1999, kur ajo u është përgjigjur me të gjitha format e mundshme të një shteti sovran; jo vetëm për të pritur mbi 1 milionë bashkëkombës, por mbi të gjitha për ndihmën dhe qëndrimet e fuqishme në mbështetje të luftës çlirimtare.

Ka një dallim esencial mes mbështetjes euforike, folklorike, paternaliste që i bëhet Berishës në Kosovë, e cila është si flaka e kashtës; dhe mbështetjes, shpesh edhe të heshtur, që i  bëhet qeverisjeve socialiste , të cilat u janë gjendur në momentet më të vështira të ekzistencës së tyre.

Mendoj se mesazheve të Edi Ramës në Kosovë u mungoi pikërisht kjo periudhë, kjo lidhje, që më saktë se gjithçka do të ishte paraqitur nëse në krahun e tij do të ishin figura të njohura politike që lidhen me këtë periudhë, si Pandeli Majko, Sabit Brojka, Fatos Klosi, e shumë të tjerë,në mënyrë që njerëzit të shihnin edhe konkretisht ndërlidhjen mes dy periudhave dhe vazhdimin e njëra-tjetrës. Po ashtu do të isha ndjerë i lumtur nëse zoti Rama,në këtë udhëtim të parë, do të kishte me vete qoftë edhe njërin nga përfaqësuesit e 67 shqiptarëve të Shqipërisë , të cilët u vranë në luftën e Kosovës apo të trojeve të tjera shqiptare.

Po ashtu, do të doja, që zoti Rama, të kishte mundësuar një takim të veçantë me zotin Haradinaj, i cili, megjithëse mbështeti publikisht zotin Berisha, është jo vetëm një figurë e rëndësishme politike në Kosovë, por edhe një njeri që e do shumë Shqipërinë.

 

Një pjesë e deputetëve të LDK-së, braktisën në mënyrë demonstrative sallën e Kuvendit ndërsa Rama ishte duke folur në Kuvendin e Kosovës. Arsyeja që ata dhanë ishte mos përmendja e emrit të Rugovës në asnjë rresht të fjalimit të Ramës. Si e vlerësoni këtë që ndodhi?

Nëse Edi Rama ka udhëtuar drejt Kosovës, në këtë vizitë premierë historike dhe nuk e ka  menduar se do të ketë probleme të kësaj natyre, ai me siguri që ka qenë i gabuar. Këshilltarët e tij duhej ta dinin se një klasë e caktuar politike,që është strehuar më së shumti në Lidhjen Demokratike në Kosovë, nuk e do Edi Ramën, jo se është Edi Rama, por sepse është përfaqësues i një lëvizje politike e cila nuk i la vetëm vëllezërit e saj në pikun e halleve dhe të gjakut të derdhur.
Shkaku për të braktisur Kuvendin se Rugova nuk është  përmendur në asnjë rresht të fjalimit të Edi Ramës është një sajesë, që ka zanafillën në Tiranë. Mos mendoni se këto njerëz janë të merakosur për Rugovën. Shumë prej tyre e kanë harruar prej viteve, nuk i venë as tek vendi për ti vënë një tufë lule; djalin e Rugovës thuajse e përzunë nga partia e të atit, ata e përdorin emrin e tij kur i duhet,për sa i duhet dhe sipas urdhrit që marrin. Një deputet i LDK-së, Gashi, që mburrej me votën e tij në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, nuk është vetëm personifikim i mediokritetit, por edhe i prejardhjes udbashe në atë lëvizje politike. Por të jemi realë, nuk duhet pritur më shumë. Inekzistenca e ideve dhe mediokriteti i lëvizjes politike sjellin skena të tilla politike. Nuk ka kaluar shumë kohë kur në Kuvendin e kësaj partie janë rrahur me karrige me njëri tjetrin, e përsëri burimi i sherrit ishte Tirana. Saktësisht njerëzit e Berishës.

Socialistët nuk e kanë dashur kurrë largësinë me Rugovën. Në fillimin e luftës në Kosovë, në fundin e shkurtit 1998, si përfaqësues i lëvizjes çlirimtare, jam takuar në Mynih, me ministrin e Punëve të jashtme të asaj kohe në Shqipëri, zotin Paskal Milo. Ai ka qenë një njeri vërtet i përkushtuar, mirëpo mua më bëri përshtypje këmbëngulja e tij për vendosjen e kontakteve me Rugovën, duke kërkuar që vetëm përmes tij mund të ishte njohja jonë. Më pas, kam qenë në zyrën e zotit Majko, asokohe kryeministër, kur pritej ardhja e Rugovës në Shqipëri dhe isha i habitur me trazimin e tyre të jashtëzakonshëm për mirëpritjen e tij, deri në detaje. Ka një dallim edhe në qëndrimin e partive politike në Shqipëri ndaj Kosovës. Socialistët mendojnë se afërsia duhet të jetë me të gjithë, pavarësisht qëndrimeve politike e bindjeve; ndërsa Berisha i do vetëm raja, të bindur, dhe kjo politikë e forcës ka gjetur terren në Kosovë, më shumë se ajo tjetra e dashamirësisë. Ka vetëm një shkak, forcat progresive, çlirimtare në Kosovë, për shumë kohë kanë qenë ilegale, ndërsa forcat legale atje, kishin lidhje të fuqishme, të qëndrueshme, jo vetëm me medien, por edhe me struktura të fuqishme të lëvizjeve mafioze e politike antishqiptare e jashtë Shqipërisë.

Njerëzit në Shqipëri, më vjen keq, por shpesh herë i marrin gjërat në sipërfaqen e tyre. Ata nuk e dinë, për shembull, se njeriu që drejton sot Lidhjen Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka qenë ministër i Financave në Kosovë në kohën e Millosheviçit. Pra, nëse do të kishte qenë në Shqipëri, ai do të kishte qenë dy herë bllokmen. Më pas ,Isa Mustafa, u bë ministër i Financave në qeverinë Bukoshi dhe drejtoi fondin e saj. E dini se si ka thënë për këtë fond një figurë e njohur politike në Kosovë,  Xhafer Shatri, ish ministër i Informimit në po këtë qeveri, në fakt figura e dytë politike e administrative e saj? Po e citoj, sepse kjo akuzë bëhet nga një njeri i afërt i tij dhe ndaj saj ende nuk ka reaguar askush.
Shatri ka deklaruar ekzaktësisht:

“Fondin e Republikës së Kosovës, ku kanë milituar me mijëra patriotë, e ku, në emër të luftës për liri, ishin grumbulluar qindra milionë marka gjermane, kopukët arritën ta privatizojnë. Ndërkohë që në kufi vriteshin si qingja njomakët që kishin ardhur për armë , paratë e këtij fondi ruheshin për ‘ditë të zeza’. Ruheshin për Kosovën e pasluftës për të mbijetuar politikisht krye- kopukët ‘institucionalë’ duke blerë me paratë e fondit vota e parti të ndryshme. Duke zhvilluar hapur e me pare të popullit veprimtari kundër tij”.

Kjo ishte deklarata e Njeriut të dytë në qeverinë Bukoshi. Disa nga njerëzit ose pasardhësit e atyre që hapur e me paret e popullit zhvilluan veprimtari kundër tij, janë ende sot në Lëvizjen Demokratike të Kosovës, e askush nuk duhet të presë që, ata , të cilët lanë të vriteshin “të vetët” në kufi, do të kenë njerëzi për të tjerët.

Njeriu që nuk e donte këtë vizitë të Ramës ishte e mbetet Berisha. Njerëzit e tij u vunë në lëvizje , por bënë shumë pak, braktisën një sallë, e cila edhe përmes kësaj braktisje, dëshmon se kush e braktisi popullin, kush është mosmirënjohës, kush nuk e do afërsinë e barabartë me shtetin shqiptar. Të jeni të bindur se më shumë janë trazuar udbashët e Kosovës për humbjen e Berishës se sa vetë demokratët në Shqipëri. Këtë trazim e shfaqën edhe duke zbatuar një urdhër të ardhur nga Tirana. Lexoj tani,qoftë në shtypin e botuar në Tiranë, por edhe në disa media të Kosovës, se Rama duhet të kërkojë falje sepse ka nderuar një këngëtar serbo boshnjak. Kjo është një ndër hipokrizitë më të jashtëzakonshme, ndër më të fëlliqurat. Unë, e pranoj në vete, se nderimi i një këngëtari duhet të rrijë në sinoret e një këngëtari. Jo më tej. Pra, për mua personalisht, ishte një gabim njerëzor,sepse kaloi disa caqe në një moment jo të përshtatshëm. Mirëpo, si një njeri që i ka shërbyer luftës në Kosovë, unë rri e mendoj për atë që ka bërë Berisha   pro Serbisë, dhe qeveria e tij ndaj çlirimit të Kosovës. Është fatalisht e pakrahasueshme. Njeriu i cili i hapi rrugë trafikimit të armëve dhe karburanteve, që ishte pjesë e planit monstruoz të Millosheviçit, i cili që nga dita e parë dhe ende sot është e ka qenë kundër luftës çlirimtare; i cili me njerëzit e tij ngrinte prita ndaj luftëtarëve, nga të cilët disa u vranë, e  më shumë u plagosën; njeriu , i cili i hapi portat kriminelit të luftërave, Arkanit; shtetarit që burgosi figurat udhëheqëse të luftës, mes tyre edhe Zahir Pajazitin, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçin, që mbylli rrugët për furnizimin me logjistikë të Adem Jasharit, që burgosi disa nga liderët e tjerë, që dha urdhrin për mos lejimin e aktivitetit çlirimtar në shtetin amë, që i quajti luftëtarët vegla të Arkanit, kur këtë të fundit e kishte në gjirin e shtetit; që bëri nipin e shefit të UDB-së në kohën e Millosheviçit mik shtëpie dhe desh e solli në parlamentin shqiptar, një mafioz të njohur si Damir Fazliç; njeriu që kërkoi të përçajë thellësisht politikën shqiptare jashtë shtetit shqiptar; njeriu që bëri grushtin e shtetit në shtator të vitit 1998,  njëkohësisht me ofensivën e forcave serbe në Kosovë, njeriu që dha urdhër të ndiqet Ali Ahmeti dhe fati e deshi jetëgjatësinë e tij; pra, një njeri dhe një forcë politike që ka mbi shpatulla e në mendje mizori të tilla, më së paku duhet të heshtë.

Veprimi i disa deputetëve të LDK-së në kohën kur  fliste Edi Rama i ngjan si dy pika uji veprimit të deputetëve të PD-së, të cilët braktisën Kuvendin, sapo u çua i pari i tyre. Të dukej si një kope që nuk e dinin se çfarë po bën dashi i tyre.
Kur po përgatisja përgjigjet e pyetjeve të dërguara nga Ju, dhe tani jeni padyshim gazeta më autoritare në Shqipëri, më është kujtuar letra e fundit e Grupit të Drenicës, e nënshkruar nga Adem Jashari, në dhjetorin e vitit 1997. Mbajeni në mend kohën kur është shkruar: dhjetor 1997. Në një fragment të saj , ai shkruan se: “Ne s’guxojmë të rrezikojmë shtetin shqiptar. Megjithatë, kurrkush, pra as Evropa e as shteti amë, nuk mund të na detyrojë të pranojmë një autonomi si ishte dikur, në vitin 1974. Ajo kohë shkoi, këtë nuk do e pranojmë, sado i madh të jetë haraçi”.

Vëreni ndryshimin mes një strukture në luftë, ku jeta i rrezikohet çdo ditë dhe që mendon për shtetin shqiptar, dhe, në kahun tjetër vendosni një tagër të këtij gashit e gashiçëve të tjerë, të cilët e duan Shqipërinë copëzash. Më e shumta që mund të bënin ata ishte të braktisnin parlamentin në një moment të caktuar.

 

Zoti Islami, vihet re se kur Thaçi vjen në Tiranë, bën gjithnjë kujdes të vërë theksin mbi “rëndësinë dhe peshën” e politikanit Berisha. Sipas jush  kjo është një strategji që Thaçi të fitojë zemrat elektoratit kosovar që pëlqen Sali Berishën apo një veprim që e imponon situata e tensionuar mes palëve politike në Shqipëri?

Thaçi është një njeri i politikës. Edhe kur ishte lufta ai mendonte politikisht. Pra, ai kërkon të ndërtojë staturën e një burri shteti dhe, të jeni i bindur, se është shumë më i mençur se Berisha. Hashim Thaçi ka aftësinë për të marrë prej secilit atë që kërkon, atë që synon dhe është një njeri i durueshëm, i qetë, që nuk mërzitet se pret. Po të shikoni të gjithë aktivitetin politik të Thaçit, mjerisht ajo nuk njihet si duhet në Shqipëri, kur dikush mendon se ajo filloi kur edhe lufta filloi, do të vëresh qartësinë për synimin që i ka vënë vetes. Mund t’i duket dikujt irreale, por që në dhjetorin e vitit 1993, në njërën nga mbledhjet e jashtëzakonshme të Grupit Drejtues, ku ishte pjesë edhe Thaçi, ai përcakton qartë rrugëtimin që do të bëhej, por edhe pengesat që kishte filluar të nxirrte qeveria nën diktatin e presidentit Berisha. Të gjitha fjalët e Thaçit janë dyfish të kuptueshme. Në varësi të kohës. Ai nuk ngurron të njohë atë që është bërë dhe ta shfaqë në një moment të caktuar.

Por ka edhe një dallim të madh: Thaçi e njeh rëndësinë e shtetit shqiptar,jo vetëm në kufijtë londinezë , por edhe jashtë saj. Ai nuk kërkon të ndezë sherr, ndryshe nga Berisha që nuk jeton dot jashtë sherrit. Thaçi , edhe kur është i zemëruar, e mbyll brenda vetes. E njoh prej shumë viteve, ka qenë një periudhë kur nuk dihej e ardhmja, por Ai e kishte të qartë se cila ishte rruga që do të ndiqte. Berisha është një njeri i dehur me të keqen, ndryshe nga ai, Hashim Thaçi është një politikan që e di kurdoherë se çfarë kërkon e ku duhet të shkojë.

Berisha i shërben atij për një grusht votash më shumë. Jam i bindur se kaq është vlera e tij tek Thaçi. Asgjë nuk ka përtej saj. Thaçi dhe Rama janë miq të vjetër, nuk jam mes tyre, por janë gjëra që i di fare mirë në lidhjen e tyre shumëvjeçare. Nuk di asnjë rast kur Thaçi dhe Berisha të kenë qëndruar miqësisht, krejt normalisht,në një darkë ose bisedë të zakonshme me njëri-tjetrin. Ndryshe ka ndodhur mes Thaçit e Edi Ramës, ku, në Prishtinë, më ka ndodhur të jem edhe unë. Problemet e Edi Ramës me Kosovën tani sapo kanë filluar. Jam i bindur se do të ndërrojë shumë gjëra që janë bërë mbrapsht, por do e ketë të vështirë të thyejë mentalitetin udbash në disa nga drejtuesit e LDK-së, sepse ata kanë ardhur që andej. Unë mendoj se Ai nuk duhet të mërzitet për një gjë të tillë, sepse ky është një investim dekadash i Serbisë në Kosovë. Dhe nuk mund të thyhet në pak kohë. Detyra më e vështirë e tij është të bëjë reale atë që njerëzit e duan, një bashkim real, ndonëse jo zyrtar, krijimin e një mjedisi të përbashkët, e një ndjenje të përbashkët, e cila, edhe pse mund të jetë në dy streha të ndryshme, do të jetë përsëri e përbashkët.  Rruga e Edi Ramës sapo ka filluar. Do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Por është e vetmja që duhet. Nuk ka tjetër.

 

 

Islami, një ndër themeluesit e UÇK-së

Në Shqipëri fare pak njerëz mund ta dinë se një ish-gazetar shqiptar ka drejtuar në vitet 90-të lëvizjen ilegale të Kosovës që quhej LPK, e që më pas u njoh si Ushtria e Çlirimtare e Kosovës. Ai quhet Bedri Islami, është shkodran, pasardhës i “Lulit të Vocërr” të cilit Migjeni i kushtoi prozën e famshme. Gjatë kontakteve dhe bisedave me disa nga drejtuesit apo luftëtarët më të spikatur kosovarë të UÇK-së, emri i Bedri Islamit nderohet dhe vlerësohet  me një respekt dhe përulësi të thellë.  Në fillim të muajit Maj 2013 ai ka dhënë një intervistë të gjatë për “DITA”-n ku ka folur sidomos në lidhje me raportet mes shtetit shqiptar të Ramiz Alisë e më pas të Berishës në lidhje me lëvizjen e rezistencës në Kosovë. Si protagonist i dorës së parë, ai theksoi pa asnjë ekuivok në lidhje me përzënien që Berisha dhe Bashkim Gazidede i kanë bërë anëtarëve të lëvizjes së rezistencës, madje shkoi më tej duke folur edhe për përndjekje të tyre dhe për mikpritjen që iu bë një rrjeti të fortë agjenturor serb në Shqipëri, që nuk kishte qëllim tjetër veçse të asgjësonte anëtarët e kësaj lëvizje. Bedri Islami ka sjellë publikisht në vëmendje jo vetëm situata të dekonspirimit të anëtarëve të rezistencës kosovare por ka referuar edhe dokumente të cilat flasin për një bashkëpunim të ngushtë mes Prishtinës, Tiranës, e Beogradit për rakordimin e informacioneve me qëllim goditjen e kësaj lëvizje që për “trekëndëshin” cilësohej si lëvizje terroriste në vitet 90-të.

Intervistoi: Habjon Hasani

Share This Article
33 Comments
  • falemnderit Zoti Berdi sepse keni sqaruar shumer qera te rendesishme. Turp te kene udbashet qe braktisen sallene Parlamentit ne Prishtine por qe nuk e prishen aspak viziten historike te Z. Rama ne Kosove. Fjala e tij ne Parlamentin kosovar do te mbahet mend gjate.

  • Lidhjet e berishes me serbet jane shume me te hershme se viti 1993,i takimit me bullatovicin,si kurva kopilin pabesine e tij ja ka lene ne preher kundershtarit politik.Kete radhe i takoi rames,por Rama shkoi ne kosove dhe ja la kopilin mes shaleve

  • BEDRI ISLAMI ESHTE ARKIVA E GJALLE E UCK NE KOSOVE DHE E LEVISJES PANSHQIPTARE PAS VITEVE80 ,PER KETE AI DUHET TE RRUHET DHE MBLIDHEN MENDIMETE TIJ NE LIBRA TE ARKIVIMIT HISTORIK JETESOR,SEPSE JANE VLERA KULTURORE HISTORIKE TE PACMUARA,PER SOT DHE PER NESER.JETE TE GJATE DHE BEFSH ANALIZA TE TJERA INTERVISTUSE TE VLEFSHME PER MBARE SHQIPTARET.

  • Bedri Islami eshte nje nder heronjte e heshtur te kombit tone. Me analizen qe sjell nepermes kesaj interviste ai prezantohet si nje intelektual i permasave elitare. Keto vlera intelektuale duhet te zbuloje, te afroje dhe ti vere ne sherbim te Rilindjes Edi Rama.KOMBETARJA, qe prezantoi dhe propagandoi aq shume Edi gjate fushates elektorale, nuk do kishte protagondist me te spikatur se Bedri Islamin. Mos ngurroni, futeni menjehere ne formacionin fitues si qender sulmues. Ju garantoj se kualifikimin do e keni te sigurte me te tille super talente.

  • Po me gjithe keto fakte qe jane ditur prej kohesh si ka mundesi qe ky agjent plehre I udb -se SALE RAME BERISHA nuk gjykohet si tradhetar I kombit dhe gjyqj te drejtohet nga popullj mu ne sheshin skenderbe e te varet si tradhetar I kombit shqipetar……sinqerisht e pabesueshme….dicka fsbibet qe koha do ta vertetoje….dikush teper I forte e mbrkn kete kerme……diaspora shqipetare ne amerike…armikja e betuar e shqiperise……..SALE PLEBRA FUTI BRENDA NANON PER NDIHMAT ITALIANE……e ky me gjithe keto fakte prap ulerin e shan me mbani kopilin te zihem me kurve ….e zot na ruaj mend e kokes..

  • Faleminderit zoti Islami Qe keni kontribuar personalisht per ceshtjen shqiptare dhe Qe Po sillni te vertetat historike, Qe m siguri Do te jene nje aset i cmuar ne historine töne.

  • Gazetari Bedri Islami eshte lindur ne Shkoder ne nje familje me origjine Kosovare me ndjenja te forta atdhetare per Kosoven e Shqiperine,ne vitet 90 ka kene nje njeri i perkushtum per demokracin e vertete e per krijimin e rezistences e organizimin e UCKse. Kete njeri menjehere Sali Berisha e luftoj e perndoci me te gjitha menyrat, deri dhe me marrjen e masave ekstreme te zhdukjes se tije fizike. Por Bedriu kishte rrespekt e perkrahje ne Shkoder e informohet ne kohe per pasojat qe e prisnin. Megjithate asnjehere nuk u step apo tremb. Ju pergjigj Berishes dham per dham, ne shtyp e kudo, populli e njerezit e mbrojten Bedriun edhe nga agjentet e UDB es ne Shqiperi te cilet vinin me porosi nga Jugosllavia. Ne nje rast nje i ikur nga nje katund i Shkodres ne vitet 50 interesohej per Bedri Islamin te njihte, se e kish porosi nga nje mik ne Jugosllavi. Po kur e pyetem si quhej ai “Miku” ai mbeti nuk ju kujtu emri. Eh more zotni i thame paske marre persiper pune te rande. Jo besa po ashtu deshta me e njofte se me kane fol mire per te! Po, po, ty te kane fole mire edhe kur ke djeg Stallat e bagtive ne Grizhe. Keshtu sheptori i UDB es e humbi torun e iku me bisht nder shal. Kesi sojit ka ende sot ne Shqiperi e Kosove. Nje nder to eshte Sali Berisha qe une ja faktoj me fakte lidhjet me UDB en e asaj kohe. Bedri Islami uroj jete te gjate e ta shikoje Sali Berishen ashtu si Sala u mundue tia baje atij e luftetareve te UCK se.

  • nje nga vrasesit dhe agjenti me i poshter ishte dhe rasim lumneshi gjakatari serbe qe sdihet sa ka vrar ne ket tok

  • Zoti Bedri Islami faleminderit per intervisten tuaj shume te rendesishme.
    Edhe nje falenderim tjeter per gazeten Dita edhe te gjithe stafin e saj.

  • Qeveria e re e Edit ketij luftetari dhe udheheqes te LPK dhe me vone nje nga udheheqesit e UCK, ti propozoje Nishanlliut te semure per ti dhene ato tituj trimerie qe ka treguar ne clirimin e Kosoves dhe ne qytetin e tij te Shkodres te emertojne me emrin e tij rruge ose shkolle pse jo dhe ndonje bust

  • Kryeministrat nuk kan ka te dallin pos prej ketij populli e secili popull udhehiqet nga ata qe i meriton. Nuk esht edhe se nuk e kemi meritu nje keqeberes si S.Berishen, po me kohen dhe zhvillimin do duket kapitulli i S.B. edhe me kjart e pastaj absurd, se si paska qen e mundur qe nje njeri i tille te arrij ne krye te qeverise Shqiptare. Mrekullit qe i nxirr “rrastesia” jan ato qe funkcionojn shum mire edhe pa agjenci te marketingut , e nje nder ta esht qasja e hyrja e Bedri Islamit ne luften per çlirimin Shqiptareve te Kosoves e ndoshta e ka ditur ather at qe ne e dijm sot, se per çlirimin e Shqiperise duhet te çlirohet Kosova .

  • PO mir cka ktu per dyshime ai damir faxllicin e ka pas brenda ne mbledhje qeverie hapur po pik turpi,,gruan e ka serbe e ca pritnin kosovaret nga saliovic berishovici.

  • Kure do vije ajo kohe qe njerez patriote, te heshtur e vetemohues ne idealin e tyre atedhetare si Bedri Islami te jene ne *timonin* e *anijes* Shqiperi..???
    Si ka mundesi qe ca Zogolle e Berishe qe gjitha rrenjet, lidhjet e poshtersite i kane mu aty ku zien urrejtja mbi kombin dhe ekzistencen tone si shqipetare , vijne dhe veshin petkun e <>, na sondojne e percajne dhe me paturpesi vetequhen **atdhedashes**!!!???
    Kjo nuk eshte me e keqja vellezer… me e keqja eshte se ne atedheun tone ekzistojne shume mendjemanipuluar qe ju thurin lavde ketyre Maskarenjeve!!!
    i perulem me respekt ketij *Heroi* te heshtur siq dikush e quajti me lart BEDRI ISLAMIT !!!

  • permbajtja e intervistes eshte shume serioze.Sovrani duhet te jete serioz me veten dhe vertet sovran ne arritjen e konkluzioneve dhe ballafaqimeve larg militantizmit truthare apo provincializmit idiot.Nje popull qe nuk shpeton nga duartrokitjet ndaj kultit,kur ky kult,qe sot na tenton t’i imponohet sovranit ne ekran si kryekryetar, nuk heq dore nga ethet e nostaligjise totalitare me kostum modern,ndryshe demiokratik, eshte i denuar te mbaj peng te ardhmen e tij.Komunizmi dhe postkomunizmi jane si vellezerit siameze kur ne krye te “sovranit”ndodhet sozia diktatoriale ne performance dhe ne thelb.Kur media gjermane do te shkruante ne 2005: C’eshte ky popull qe sjkell me voten e tij arkitektin e krizes se 1997-es indirekt pohonte publikisht manipulimin me turmat e eksituara si instrumenete te ngjashme me ato qe historuikisht kane frymezuar totalitarizmin e djathte apo te majte.Dhe per te mbajtur puashtetin apo risjell ate edhe tek ne koha deftoi qe nuk u kursye asnje kompromis kriminal qe nga furnizimi me nafte i makinerise ushtarake te Milloshevicit deri tek provokimi i konfliktit nder shqiptare sa mes veriut dhe jugut,po aq mes Shqiperise dhe Kosoves ne emer te votes klienteliste.Atehere kush te ndjej veten te fyer le te pronocohet publikisht kuinder anatemimit te Z.iSLAMI, ne te tjeret le te jemi serioz me vetveten, te mos shperdorohemi brenda vetes dhe aq me shume te nderojme meritokracine,kredibilitetin moral te nje lideri si z.Rama qe jo vetem vit per vit kur shkonte ne Kosove e ka nderuar me lule varrin dhe emrin e liderit gandist I.Rugova pa ja lejuar vetes te provokoje shume nga ata nxitesantishqiptare qe vijojne te injorojne dhe heshtin publikisht perpara gjitheperfshirjes aktive te djalit te Rugoves ne gjirin e LDK-es.Bajraktarizmi dhe moralit opercares te bajraktareve ne krye te parcelave tona politike duhet t’i tregojme rrugen me sjelljen tyone din jitoze. Hapat e ndermarre nga z.Rama i sherbejne harmonise nddershqiptare, sh[pifjet dhe in trigat dashakeqe i sherbejne politikave frontale,folklorike qe mbajne peng te ardhmen si nje komb civil ne Evropen e Re.

  • Shume i Nderuar Bedri Islami
    faleminderit per artikullin qe eshte shume ndricues e atdhetar., per te cilen ne kemi shume nevoje te gjithe shqiptaret kudo ku jane
    Dihet boterisht qe sali berisha eshte shkateruesi i kombit , zanafilla e tij ne sherbim te serbit fillon shume heret.
    eshte nje shkrim qe kush e lexon me vemendje i hapen syte e kupton pse duhet ta duam njeri tjetrin, sepse shkrimi mbjell dashuri e mirenjohje per lideret e rinj te te dy aneve te Shqiperise .

  • UNË QË E LEXOVA KËTË INTERVISTË, NUK I HEQ ASNJË PRESJE, PËRKUNDRAZI MËSOVA SHUMË NGA KTHJELLTËSIA QË KA Z. B.ISLAMI PËR POLITIKËN AKTUALE SI NË SHQIPËRI DHE KOSOVË. ANALIZA TË TILLA NA DUHEN KU ME OBJEKTIVITET T’I JEPET HAKA SECILIT. FALEMNDERIT, I DASHUR BEDRI!

  • Jo, jo Bedri Islami qenke larg realitetit..Kjo qe sajoni Ju ketu e keni per profit e jo pse tregoni realitetin.apo se jeni shqiptar per pazare ne trojet e shqiptarizmit.. Kur u thye muri i Berlinit filluan levizjet ne Evrope,,ne Ballkan e tani akoma vazhdojne edhe ne boten arab. Aty eshte graviteti i demokracis, se perndryshe akoma ishe duke i sherbyer Shokut Enver bile besnikerisht, Pra ju jeni ne nje maraton e jo promotor i kesaj demokracije.,

  • I dashur Bedri,urime per kete interviste te mencur,trimerore qe I sherben mjafte te gjithe shqiptareve per te hapur syte, per te njohur te verteten dhe vetem ate. Je nje atdhetar I cmuar, nje intelektual I shquar dhe njeri I mrekullueshem.

  • Mendoj se zoti Islami na ka ndihmuar te gjitheve te njohim me mire luften clirimtare te popullit shqiptar ne Kosove. Flet si deshmitare dhe eshte i besueshem sa per faktet qe jep aq edhe per konkluzionet qe nxjerr nga analiza e tij. Me ka bere pershtypje te mire me shkrimet (cikel shkrimesh) qe botoi tek kjo gazete (Dita) qe u be shume e dashur per shqiptaret dhe e urruer per udbashet e Shqiperis londineze.
    Me duken me vend te gjitha vleresimet dhe verejtjet qe bene per Edi Ramen. Do me vinte mire qe z.Islami te kishte permendur sjelljen e Rames ndaj prof. Qosjes. Sjellja e tij (Rames) ishte vleresuese per nje shqiptar te madh qe me vepren e tij na ka mbajtur ndezur zjarrin e dashurise per trojet tona. Vepra e prof. Qosjes i ka kontribuar shume luftes clirimitare te Kosoves dhe, mbi te gjitha, bashkimit tone kombetar, duke u perballur mencurisht, burrerisht dhe, prandaj sukseshem me frymen dhe veprimtarin percarese te armiqve te Shqiperise dhe te shqiptarve qe e shrytezuan epshin e Sali Berishes per sundim pikerishte ne keto drejtime, per te na ndare, care e coptuar ne veriore e jugore, ne gege e toske, ne katolike e ortogokse, ne muslimane e bektashinj.

  • edhe ju qenkeni njisoj nese deri tash keni heshtur dhe skeni kurfar privilegji athere lajmrohuni tek QORRI lubovic fatosi ai do tju plotsoj se si UCK NIK ESHTE SHQIPTARE

  • Z.Islami !

    Une jam një bashkqytetar i juaji, më i ri se ju por që ju kam ndjekur mediatikisht vazhdimisht (ju njoh edhe personalisht).
    Ju perfaqsoni në një nivel të lartë kulturen shkodrane sepse ju jeni shkodran 100%, pamvarësisht nga preardhja.
    Me vjen keq se talenti i juaj letrar nuk ka shperthyer me ate forcë që kishte dikur, që edhe pse nuk ju lejonin ai (talenti) gjallëronte edhe një artikull të vogël gazete lokale apo qendrore, edhe në një bisedë private.
    Me vjen mirë që shpirti patriot shkodran perfaqsohet aq lartë nga ju me punën dhe sherbimet e vyera që keni bërë me UÇK, aq ma shumë se ne shkodraneve na akuzojnë si filosjugollavë.
    Shkodraneve ju pelqen muzika popullore, sporti, shlivovica e jugoslllavëve e kaq, e askush më shumë se ata (dhe kosovaret) e ka luftuar dhe rezistuar jugosllavovizmit.
    Ju pershendes dhe ju uroj ti riktheheni talentit letrar.

    • Ti, Agron, mund te jsh bashkeqyteta i Bedri Islamit, qe eshte njekohesisht dhe bashkqyteta i ishpresidentit te fundit komunist Ramiz Alise, nje prej ideatoreve te shkatrrimit te Shqiperise post komuniste dhe personit me shume pikpyetje, sa i perket sabotimit te demokracise shqiptare.
      Por ketu nuk jemi per te pershendetur bashkeqytetaret, perfshi dhe ish studentin e fakultetit histori filologji, qe sot bene nje jete mondane ne Vjene te Austrise, pa ditur se ç’pune ka bere dhe nga i ka “buruar” pasuria qe ka.
      Sa per intervisten etij “parimore” dhe “patriotike”, jo se kam ndonje fakt çudiberes, por thjesht mbi nje deduksion logjik, do te komentoj me poshte.
      Ti mor zotni çunak, duhet te jesh me i kujdesshem kur etikon lexuesit qe shprehin mendimet e tyre, per me teper ata qe e njohin nga afer kete fare patrioti dhe “objekivisti” dhe mos merr flak si letra e thare e wc-es, se pastaj duhet te presesh me shume seç hedh. Kush je ti mor “analist”, qe dalloke ne ajer se i biri i kujt eshte lexuesi qe komenton ne te drejten e tij?!
      Nese nuk e di, ta them une!
      Ti je nje fare langaraqi qe Shkodra jote, perveç njerzve te shquar dhe te zgjuar, ka me shumice dhe nga ata, te cileve u perket dhe ti, qe kerkojne te hiqen per ç’nuk jane dhe nuk mund te jene, ca llafazane qe tjerrin pallavra tek kafja e madhe dhe i veteçmojne si barcoleta, dashnore te anarshise dhe qe hiqen si zbuluesit e demokracise.

  • Z.Vjosa !

    Me siguri jeni bir i ndonjë oficeri nga Labëria që keni punuar si sigurims në kohën e “humbur”.
    Zotëri, ju në çdo fjalë që shprehni, keni zjarr antigegë ose antiverior, për ju Shqiperia fillon e mbaron në shtratin e Vjosës.
    Shyqyr i madh që ju ka mbetur vetëm fjala e s’mund të hani “mish” si në kohën e “humbur”. Po shprehuni se lehtësoni shpirtin, sepse mendoj se nuk jeni kristian e nuk keni mënyrë tjetër lehtësimi si psh të rrëfeheni.

  • “Isa Mustafa, ka qenë ministër i Financave në Kosovë në kohën e Millosheviçit” shkruani ju zoti Islami ne shkrimin tuaj.Nuk e di problemin keshtu.Isa mustafa ka qene minister i financave ne qeverine ne mergim BUKOSHI.Verifikojeni ju lutem.
    Nje i njohuri juaj

    • Jeni te informuar gabimisht dhe e dezinformoni popullin se isa Mustafa asnjehr nuk ka qen minister i financave ne qverin e Millosheviqit por ka punuar si profesor ne fakultetin ekonomik ne Prishtin me rrespekt

  • Mund te komentoja rreth kesaj interviste dhe me pare. Por doja te mos nxitohesha ne ato qe do te shprehja. Pak kohe me pare gazeta “Dita” botoi nje interviste te gazetarit Robet Papa. Dihet se kush eshte Robert Papa, qe ne ate interviste, hiqej sikur ishte keshilltai i Presidentit amerikan, dhe qe thurrte pa hesap detirambe dhe lavde per kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, pa kursyer kritikat per Sali Berishen, tashme nje lloj kali i ngordhur. Dhe kush e bente kete gje?! Ai qe per njezet e ca vjet ka vjellur vetem vrer per te majten shqiptare. ai nje ish bythlepires i ish nomenklatures te kuqe. Po keshtu, na del i majte dhe nje ish bir kolaboracionisti, bashkepunetorit te fashizmit, dhe merret keshilltar prane kryeministrit, per politien rajonale Shkelzen Maliqi, qe ne kexit pollet e tij “famoze”, konfirmonte vjedhjet e votesnga klika e Sali Berishes. Tani le te kthehem tek ky “zbulimi’ i fundit, Bedri Islami. Te jem i sinqerte, nuk e njoh nga afer. Di qe ka shkruar ndonje liber por nuk mbaj mend te kem lexuar ndonje liber te tij.E lexova mese njehere intervisten e tij edhe me kurreshtje se mos thoshte ndonje gje te re qe nuk e kisha lexuar apo degjuar here tjeter. Dua ta heq fare modestine ne kete rast. Por me duket se po te mblidhen komentet, qofte te mijat qofte dhe te ndonjerit qe ka dale ne kete bloge vone, jane jo vetem ne kohe por dhe ne permbajtje ku e ku me demaskuese per kete klike banditesh qe uzurpoi politiken dhe shtetin shqiptar prej njezet e ca vjetesh dhe deformoi demokracine apo endren e shqiptareve ne nje diktaturo katrahure, duke e lene Shqiperine ne fund apo prapa listes, sa i perket futjes se saj ne familjen europiane.
    Po ku ka qene deri tashti ky Bedri Islami ( qe dhe ne fotografi pozon si idhulli i tij Ramiz Alia), qe dashka t’i “thyeka brinjet” kalit te ngordhur?! Pse nuk ka dale qofte dhe me nje shkrim kritik deri tani ndaj kesaj klike ozurpatoresh qe vrane dhe vodhen popullin e tyre dhe jo vetem, por nxorren ne ankand dhe trojet shqiptare, pas baterdisjes se pasurise kombetare?!
    Duke qene nje person qe ka patur detyra te rendesishme ne UÇK (Si dhe qysh?!) natyrisht qe ai i njeh problemet, por ato qe thote, jo vetem jane te degjuara, por dhe te analizuara me detaje, para tij nga mjaft analist dhe media te shkruara dhe vizive, qofte ne shqiperi, kosove dhe me gjere. Kerkon te na prezantoje si nje udheheqes te madh Ibrahim Rugoven, deri aty sa gati te thote se ishte ideatori dhe udheheqesi i UÇK-es! Po ne e kemi jetuar dhe kohen e Rugoves dhe vlersimet e tij per UÇK-en, qe jane si dy pika uji te ngjashme me vlersimet qe ka bere Berisha dhe Milosheviçi. Rugova ka qene jo vetem mik por dhe zbatues i porosive te Berishes, sa i perket te majtes dhe politikaneve te majte shqiptare, te cilat i ka konkretizuar me qendrimet e tij jo vetem shperfillese. Rugova e ndjente me te lehte te takohej me Sllobodanin se sa me presidentin shqiptar Rexhep Mejdanin. Apo nuk e di kete gje Bedri Islami?! Me duhet ta them troç dhe pa ekuivok: Intervista e ketij personi, pa dashur te paragjykoj se nga vjen dhe per ku eshte nisur te shkoje, eshte nje lloj furçe nga ato qe jane te veshura me qime hipokrizie ngarkuar me boje te skaduar demagogjie. Nuk dua te futem ne hollesi, por lenia si gjoja pa dashje , jo vetem ne vlersim por dhe as ne permendjen e emrit ( ku nuk mungojne dhe halete serbe si arkani dhe ky topja Gashi) te nje prej njerzve me te shquar te intligjences dhe atdhedasheve te Kosoves, siç eshte Akademiku Rexhep Qosja, flet qarte per nje prononcim kronologjik gati plagjature te sforcuar si me porosi por dhe paksa te nxituar, si ato kercimet per t’iu shmangur lagies.

    • Nuk i ha pazari shume te pa verteta qe ka lansuar Bedri Islami, po permendi vetem nje, te thuhet per Hashim Thacin nje qysem analfabeti se eshte me i menqur se Sali Berisha, kjo eshte nje perralle e qysheve tona per femije.

  • Redkasi e nderuar, Luteni respektoni rregullat e demokracise gazetareske dhe mos i shlyeni komentet, te cila nuk permbajne asnje fyerje. Eshte e ndershme dhe logjikshme te lejohen te shkruhen e thuhen edhe mendimet ndryshe. Le tu japim mundesine te gjithe atyre qe deshirojne te komentojne ne lidhje me komentin tim.

    Gjergj Elez Alia
    21 Shtator, 2013 at 7:21 pm

    Your comment is awaiting moderation.

    Bravo Bedri Islami, Kosova nuk paska pasur Zot shtëpie dhe, dikush e paska pasë dërguar Bedri Islamin, apo ai vetë paska pas shkuar në Përëndim me marr azil dhe, më pas me cliruar Kosoven!!! Ani Bedi Islami paska pas krijuar edhe lidhje me vendet e NATOs me Levizjen e tij… He more Bedri qe nga viti 1989, e deripas clirimit te Kosoves, Ibrahim Rugova vazhdimishte kontaktonte me shume burrshtetas, diplomat e politikan te Botes, bile shumehere nuk ka mundur t`i pranoj te gjithe ata qe kane kerkuar takime ne zyre e tij ne Prishtine, sepse aq shume kane kerkuar takime me Rugoven, sa qe ka qene e pa mundur te bisedohet me te gjithe ata qe deshironin ta takonin Rugoven… Dhe, tash na del se ti Bedri paske krijuar lidhje miqesore me vendet e perendimit! Ti atehere me 1989 nuk e dije as ku eshte Perendime e as Ameika, vetem nese i keni pa ne ndonje harte te vjeter neper shkolla kur te kane mesuar mesuesit tuaj. Po kush u njjeh ty me shoke more Bedri nga shtetet e NATOs?! Bedri, leri keto imagjinata e merru me realitetin, se jeni bere hora e Zotit. E keni tepruar me me keto vetlavderata dhe genjeshtra pa mbulese.

  • Me pelqej komenti i zoterise Artan, cili thote se Hashim Thaci nje gjysme anlfabeti nuk mund te krahasohet ne asnje aspekt si nata me diten me Prof.dr. Sali Berisha.
    Kam nje pyetje per zotri Bedri Islamin, cilin nuk e njoh personalisht por qe e di kush ai. Si u be zotri Islami qe Veriu i Kosoves bashke me Mitrovicen mbeten te okupuara qe 14 vite? Ne mos do te thote kjo se Kosova nuk eshte hiq me mire se ajo autonomia e vitit 1974, kur dihet se atehere sepaku integriteti i Autonomise nuk cenohej, ndersa sot sovraniteti dhe integriteti i shteit te pavarur te Kosoves, eshte me i rreziuar se atehere Autonomia. Hajde tash zotri Bedri riorganizoni UCKen dhe clirone Mitrovicen, cka jeni duke pritur qe 14 vite flisni per pavaresine e, ajo ende nuk edhri e plote, per cka u derdh aq shume gjak?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *