Sado aventurier të jeni, ka disa vende në këtë planet, ku nuk mund të shkoni.
Disa mund ta marrin këtë listë si një sfidë, por kini parasysh se ka arsye përse këto vende janë të ndaluara.
Disa janë shumë të rrezikshëm, ndërsa disa të tjerë ruajnë brenda tyre objekte të çmuara.
Në çdo rast, autoritetet nuk do të rrezikojnë duke ju lejuar që të hyni.
Kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’u hedhim një vështrim këtyre 15 vendeve të veçanta…
Pylli i Bohemianëve (Monte Rio, Kaliforni)

Ky është vendi ku disa nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm të botës mblidhen për t’u dehur dhe festuar. Kushdo që hyn pa ftuar e sheh veten në pranga.
RAF Menwith Hill (Jorkshiri verior, Angli)

Zakonisht në bazat ushtarake nuk hyhet. Por këtu nuk hyni dot në mënyë absolute. Ky është vendi ku NSA drejton shumë prej projekteve të mbikëqyrjes. Kërkohet realisht që të mos i afroheni këtij vendi
Shpella Lascaux (Francë)

Këto piktura parahistorike në muret e shpellës kanë qenë të hapura për publikun, por u mbyllën në vitin 1963 për të siguruar ruajtjen e tyre. Askush nuk lejohet më që të hyjë prej atij viti.
Surtsey (Islandë)

Ishulli është krijuar nga shpërthimet vullkanike gjatë viteve ’60. Njerëzit nuk janë lejuar të shkojnë atje, sepse është në vijim një mega-projekt shkencor që synon të zbulojë se si një ishull bëhet habitat.
Shtëpitë e farave Svalbard (Norvegji)

Në këto shtëpi janë magazinuar miliona fara bimore. Ato konsiderohen si një furnizim emergjent në rastin e një krize globale të ushqimit. Nëse nuk jeni studiues, është shumë e rrezikshme të hyni në to.
Ishulli i Sentinelit Verior (Ishujt Andaman)

Nuk do të arrestoheni nëse shkoni këtu, por me shumë mundësi do të vdisni. Të tilla vendeve të izoluara është mirë t’u qëndrohet larg.
Zyra 39 (Penian, Kore e Veriut)

Ka shumë vende ku nuk mund të shkoni në Korenë e Veriut, por kjo është qendra e operacioneve metodologjike të regjimit të Kimit. Thuhet se këtu kryhen shumë falsifikime dhe prodhohet heroinë.
Zona 51 (Nevada)

Pas teorive të shumta konspirative përgjatë shumë viteve, qeveria amerikane më në fund pranoi se ky vend i testeve të Forcave Ajrore ekziston. Por kjo nuk do të thotë se mund të hyni brenda.
Kisha e Shën Mërisë së Sionit (Axum, Etiopi)

Kjo kishë është menduar se mban atë që quhet Arka e Besëlidhjes, një objekt em shumë vlerë për historinë e krishtërimit. Vetëm një person, kujdestari i arkës, lejohet të hyjë brenda.
Arkivat sekrete të Vatikanit (Vatikan)

Kjo bibliotekë e Kishës Katolike është e ndaluar. Disa studiues mund të hyjnë aty gjithsesi. Ndoshta në të ardhmen këto arkiva nuk do të jenë kaq sekrete.
Ishulli i gjarpërinjve (Brazil)

Në cilëndo pjesë të këtij ishulli, mjafton të ecni 3 metra dhe do të bini në një gropë të mbushur me nepërka dhe gjarpërinj helmues. Pra, nuk është çudi pse as marinës braziliane nuk i lejohet hyrja në këtë ishull.
Niihau (ishull Hauaian)

Nuk mund të hyni në këtë ishull për një arsye të thjeshtë, është pronë private. Përveç rreth 130 banorëve autoktonë, vetëm ata që ftohen nga familja Robinson lejohet ta vizitojnë.
Klubi i Zotërinjve (Londër, Angli)

Kjo shtëpi ku pihet dhe luhet bixhoz nga një klub burrash britanikë lejon vetëm anëtarët meshkuj. Anëtarët e rinj duhet të miratohen nga 35 anëtarë të tjerë ekzistues.
Muzeu i Arsimit të Sigurisë Kombëtare të Jiangsu (Nanjing, Kinë)

Ky muze është i hapur për qytetarët kinezë. Por të gjithë të tjerët duhet të qëndrojnë jashtë, për shkak të “informatave sensitive të spiunazhit” brenda.
Ishulli Heard (territori Australian)

Vetëm 400 njerëz në vit lejohen të vizitojnë ishullin. Por udhëtimi dy javor me anije përmes ujërave të trazuar dhe motit të keq është kaq sfilitës sa pjesa më e madhe e atyre që e kanë provuar, preferojnë të mos e vizitojnë më kurrë.
DITA

Do ishte mire te shkonin te gjith drejtuesit e rilindjes me Edvin Kristaq Vlash Ramen.Do shpetonte shqiperia.
Do ishte mire te shkonin te gjith drejtuesit e rilindjes me Edvin Kristaq Vlash Ramen.Do shpetonte shqiperia.Sigurisht bahet fjal ne ishullin e gjarperinjeve ne Brazil.