15 vite “Marie Kraja”, Festivali Ndërkombëtar Operistik rivjen në TKOB

Dita

Rikthehet në edicionin e tij 15-të Festivali Ndërkombëtar Operistik, “Marie Kraja”, në datat 30 dhe 31 tetor, në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Prej 15 vjetësh, ky festival e vendos çdo vit Tiranën për disa ditë në zemrën e muzikës, duke e përfshirë atë në hartën e kryeqyteteve të artit.

Këtë vit janë përzgjedhur 14 këngëtarë nga 4 kontinente. Ata janë: Anna Stylianaki- Greqi, Anna Werle- Gjermani, Daniele Centra-Itali, Elizabeth Bailey- Angli, Emrah Sozer -Turqi, Enkeleda Kamani- Shqipëri, Federica Vitali- Itali, Hector Angel Garcia- Spanjë, Héloïse Koempgen Bramy- Francë, Kyungho Kim- Korea e Jugut, Maria Helienek- Austri, Timofey Kryukov-Rusi, Yauci Yanes Ortega-Spanjë, Armando Likaj-Shqipëri.

2

Imazhi i ri i “Marie Krajës” këtë vit është nje vajzë e re, me një freski delikate, imazh i cili shfaq së jashtmi atë ç’ka do të jetë ky edicionin e 15-të: Një Festival për yjet e rinj të skenës, me jetë dhe vitalitet, por dhe me brishtësinë e arieve.

Më datë 29 tetor, këngëtarët do të konkurrojnë përpara jurisë. Ndërsa me datat 30 dhe 31 tetor, do të vijojë me dy kompeticione, të inkuadruara njëkohësisht gjatë netëve të festivalit: ”Gara e arieve” ariet-margaritarë të operave dhe “Gara e këngëve”, me repertorin më të famshëm të legjendave të këngës botërore.

Këto dy kompeticione, do të shoqërohen nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Edhe pse organizatorët po përpiqen ta mbajnë surprizë, në fund të tetorit, priten te vijnë në Tiranë personalitete në fushën operistike botërore, pjesë e jurisë ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e figurave të botës operistike, në këto 15 vite Festival, ka qenë një nxitje e madhe për konkurrentët që shikojnë tek këto personalitete mundësinë për të firmosur kontrata për role në skena botërore.

Në këtë përvjetor të 15-të, producentja dhe drejtoresha artistike,  Zana Çela i ka besuar sërish mjeshtrit Pali Kuke në regji,  Robert Radoja si drejtor muzikor, Bashkim Zahaj për skenografinë  dhe për të disatin vit me radhë dirigjentit italian, Leonadro Quadrini.

Këtë vit edicioni i 15-të, i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, vjen ne bashkëpunim ne Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe do të transmetohet prime-time në platformën “Digitalb”, në kanalin “T”.

3

15 vite Festival në numra

300 soprano, tenorë, baritonë, mezzosoprano dhe bass kanë marrë pjesë gjatë 15 edicioneve të festivalit operistik. Gjeografia e këtij festivali në vite përfshin të gjitha kontinentet.  Kandidatët e fazës së parë arrijnë deri në 1460  konkurrentë.

40 fitues kanë lënë emrat e tyre në historinë e festivalit. Edicionet kanë shtuar edhe çmimet e karrierës në mirënjohje për personalitete të artit operistik shqiptar.

28 soprano, 6 tenore, 5 bas, 8 baritone dhe 1 mezzosoprano kanë ndarë çmimet e festivalit në 15 vite.

122 personalitete të shquara të skenës ndërkombëtare operistike, drejtorë operash kombëtare në botë, drejtues agjencish ndërkombëtare operistike, dirigjentë, regjisorë, kompozitorë, producentë, profesorë dhe këngëtarë lirikë në karrierë, kanë marrë pjesë në juritë e të gjitha edicioneve.

Mbi 1224 artikuj, intervista kronika televizive i kanë bërë jehonë me realizëm për çdo vit aktivitetit duke e vlerësuar si një ngjarje të bukur dhe unikale që ndodh në vendin tonë.

Të gjitha edicionet janë transmetuar drejtpërsëdrejti jo vetëm brenda kufijve shtetërore shqiptarë por edhe jashtë tyre falë transmetimeve satelitore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *