Mathew Borges, sot 18-vjeç ka dalë përpara gjykatës pasi akuzohet se ka vrarë shokun e klasës, tre vite më parë, kur ata ishin 15-vjeç.
18-vejçari e sulmoi shokun e klasës pasi dyshonte se ai flirtonte me të dashurën e tij në atë kohë. Pasi e vrau, ai i preu duart edhe kokën dhe e hodhi trupin në një lum.
“E kam vrarë… ai është i vdekur”, raportohet t’u ketë thënë ai shokë të tij, pasi ka kryer krimin.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, ndërsa trupi i gjymtuar i viktimës Viloria-Paulino, u gjet në lumin Merrimack, nga një kalimtar i rastit. Ndërsa koka e tij, e futur në një qese plastike, u gjet disa ditë më vonë.
Në senacën gjyqësore, ish-e dashura e tij, Leilany Dejesus, tashmë 18-vjeç, dëshmoi se Mathew Borges u bë shumë xheloz dhe u inatos shumë kur e pa atë duke folur me Manuel Viloria-Paulino në shkollën e Lawrence në Boston.

e.t./dita
