CEZ 300 mijë euro më pak në arkën e tij

anazapta

Nëse në shkurt të vitit të kaluar CEZ shpërndarje që menaxhohej nga cekët, arkëtoi 34 milion euro, po e njëjta periudhë e këtij viti është me 300 mijë euro më pak. Burime nga ERE bëjnë të ditur se e njëjta periudhë, pra muaji shkurt i këtij viti, janë arkëtuar 31 milion euro. Argumenti sipas tyre është se tashmë nuk ka mbifaturime dhe se po punohet për përmirësimin e sigurimit të energjisë. Nga ana tjetër sipas drejtuesve të CEZ, deri në janar të këtij viti faturimi është bërë nga CEZ që drejtohej prej cekëve, tashmë po vendoset rregull dhe është kthyer shërbimi on-line. Por energjia elektrike si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, vazhdon të jetë mjaft problematike, si në koston e importimit të saj, si në furnizimin normal të qytetarëve, apo në amortizimin e rrjetit për mungesë të theksuar investimesh. Sipas një studimit të Open Data, viti 2011 përbën vitin me nivelin më të lartë në sasi dhe vlerë të importeve, ndërsa viti me cmimin me të lartë të importit është viti 2008. Kështu importi i energjisë elektrike ka qenë në rënie në vitet 2007-2010, por është rritur ndjeshëm në vitin 2011. Ky vit përbën vitin me nivelin më të lartë në sasi dhe vlerë të importeve, ndërsa viti me cmimin me të lartë të importit është viti 2008. Ndërsa eksporti i energjisë elektrike ka ardhur në rritje në periudhën 2008-2010 dhe është ulur ndjeshëm në vitin 2011. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012, sasia e eksportuar e energjisë elektrike sipas INSTAT rezulton: 297.8 GËh. Viti 2010 përbën dhe vitin më të mirë nga ana e bilancit tregtar të energjisë (eksporte minus importe), i vetmi në 6 vitet e fundit ku eksportet janë të mëdha se importet.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *