Kjo intervistë me shkrimtarin Moikom Zeqo inkuadrohet në 70 vjetorin e çlirimit të atdheut.Pse lufta antifashiste është një aset i çmuar i së majtës shqiptare dhepse ky përvjetor duhet kremtuar me krenari. Disa të vërteta të pathëna mbi Luftën e Dytë Botërore dhe pse antifashizmi botëror është një kulturë e re dhe shumë e lartë e njerëzimit në shekullin XX. Çfarë donte të thoshte shkrimtari i shquar dhe ideolog i fashizmit italian D’Annunzio, i cili me një stil patetik të kobshëm Disfatën e Vlorës më 1920 e metaforizoi me thënien “Tani Italia i ngjan një kori të madh të tredhurish, se një Sikstinë pa Mikelanxhelon”. Plani italian për pushtimin e Shqipërisë, pse Zogu nuk organizoi rezistencën kundër pushtimit dhe rritja e lëvizjes antifashiste…
– Zoti Moikom, jemi në vitin 2014, pra në 70 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Mbi këtë temë dua të bëjmë dhe këtë intervistë për gazetën ‘DITA’. Si do të shkojnë festimet për këtë tematikë historike, sipas jush?
– Shpresoj (besoj) të bëhet diçka serioze. Duhet bërë patjetër! Antifashizmi Shqiptar është dhe vazhdon të jetë një aset madhor i së majtës shqiptare. E djathta shqiptare e ka këtë mangësi të llahtarshme dhe marrëzisht nuk e kupton këtë gjë- përkundrazi e përbalt dhe e mohon Antifashizmin Shqiptar. Aq më keq për të! Është tepër dëshpëruese kjo gjë. Po ja që kështu është. Ka 23 vjet që e mohon datën festive të 29 nëntorit- një përpjekje sizifiane edhe pa asnjë kuptim logjik dhe historik. E majta shqiptare nuk ka pse të ketë asnjë kompleks për Antifashizmi Shqiptar dhe 29 Nëntorin. Përkundrazi! Duhet të ketë vetëdijë dhe krenari të madhe. Madje shumë krenari! Shiko, para dy ditësh isha në Fier me mikun tim Pëllumb Xhufi, në përurimin e një libri për Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare, shkruar nga veterani dhe ish partizani trim dhe i mënçur i kësaj epoke, Orhan Frashëri, tashmë 93 vjeç. Një libër i shkëlqyer dhe i vërtetë. Para disa javësh isha po në Fier për 70 vjetorin e vrasjes heroike, sakrificës supreme të Heroit të Popullit dhe poetit Dino Kalenja, i cili ka patur letërkëmbim dhe njohje personale me poetin Nobelist dhe antifashist italian Salvatore Quasimodo. Pra populli i bën nderimet për këtë epope. Qeveria le të bëjë nderimet e saj! Dhe do t’i bëjë!
– Të shkruarit dhe të kuptuarit e historisë përbëjnë rrafshin e një debati të tejzagjatur dhe të politizuar në Shqipëri. Do të vazhdojë edhe më tej një situatë e tillë paradoksale? Debatet më të thekshme janë bërë sidomos për Antifashizmin Shqiptar. Si do ta arsyetonit këtë?
-Të kuptuarit e historisë, është një nga provat më të mëdha mendore dhe të intelektualitetit sipëror të çdo kombi. Përvoja e mijëvjeçarëve tregon skajëzime të kobshme, triumfe të përkohshme të subjektivizmit, deformime të monopolizuara politike. Megjithatë historia nuk e bjerr dot substancën e saj dhe karakterin shkencor të padyshimtë, pavarësisht koncepteve dhe ideve relativiste, shpesh dhe alternativiste. Çdo histori në vetvete është e shumëfishtë. Rrafshet politike, ekonomike, luftarake, kulturologjike, mund të studiohen në vetvete, por matrica e sintezës dhe e sinkretizimit është e plotfuqishme, në mënyrë që të pjesshmet të modelojnë të plotën, me një besueshmëri të kriticizmit shkencor, për të treguar të vërtetën e patjetërsueshme. Kjo do të thotë, që shkenca e historisë ka një karakter konceptual të mirëfilltë dhe është shumë më tepër se sa faktografia, apo kronologjitë e fosilizuara. Kjo kërkon një seriozitet të jashtëzakonshëm profesional, thelbësisht shkencor, larg çdo diletantizmi, që shpreh shkallën e lartë të vetëdijes së çdo kombi, jo vetëm në lidhje me vetveten, por edhe me të tjerët, sepse karakteri universal nuk mund të shmanget. Duke mos qenë parime, ose postulate teorike këto që thashë më sipër, bëjnë që ne, shqiptarët, sidomos tani në Mijëvjeçarin e Tretë, nën ndriçimin e proceseve të mëdha botërore të globalizmit, të rifitimit me përpjekje të vazhdueshme të një demokracie autentike dhe zhvillimit, të konceptojmë dhe të shkruajmë realisht historinë, larg falsifikimeve dhe mitizimeve të panevojshme, përtej mohimeve ekleziastike, duke vërtetuar kështu provën tonë më të madhe të emancipimit kombëtar dhe mbarënjerëzor.
– 10 vjet më parë, ju Moikom, si Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar konceptuat dhe realizuat Pavijonin e Antifashizmit Shqiptar. Nga zhurma që u bë dukej se ky pavijon qe e pamundur të ngrihej, por ju arritët që ta përuronit. A mund të kujtoni diçka nga ajo punë?
– Viti 2004 në të gjithë Europën dhe botën ka qenë viti i përkujtimit dhe rivlerësimit të lartë të Antifashizmit Botëror. Për shumë vende europiane, viti 2004 lidhej me 60 vjetorin e Çlirimit nga nazifashizmi, duke shprehur kështu vitalitetin e njerëzimit dhe plotfuqishmërinë e idesë së lirisë, dinjitetit dhe kuptimshmërinë e sakrificave të panumërta. Në këtë kuptim viti 2004 ishte dhe viti i 60-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, është caku i përgjakur, por dhe i praruar i kujtesës kombëtare për një nga ngjarjet e mëdha, më të çuditshme dhe monumentale të krejt historisë sonë shekullore. Ideja, për ta ringritur të rikonceptuar ngjarjen epokale të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare lidhej në substancë me europianizmin tonë modern, me zhvillimin e pandalshëm të kombit dhe të shoqërisë shqiptare, me optimizmin konceptual të të ardhmes të Shqipërisë të krejt historisë së saj, që ka skalitur identitetin dhe individualitetin tonë si popull, si kulturë dhe si qytetërim. Rikonceptimi i historisë së luftës nuk ishte fatalisht diçka e pamundshme, por absolutisht diçka e domosdoshme. Shekulli XX është një shekull i madh dhe i jashtëzakonshëm edhe për ne shqiptarët. Fillimshekulli shpalli urbi et orbi Shtetin e Pavarur shqiptar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Kjo është Porta e Hapur për të gjitha ngjarjet deri në ditët e sotme, madje edhe për të gjithë ditët që do të vijnë. Këtu është mbijetesa, madje dhe të tëra sekretet e vetëkuptueshme të zhvillimit dhe të së ardhmes.
– Flitet se Antifashizmi botëror është një kulturë e re dhe shumë e lartë e njerëzimit në shekullin XX. Sa e vërtetë është kjo?
– Po, është shumë e vërtetë. Lindja e fashizmit në Itali në vitin 1922 dhe e nazizmit në Gjermani më 1933, krijoi një situatë apokaliptike, nga më të rëndat dhe më katastrofiket në krejt historinë e njerëzimit. Benito Musolini dhe Adolf Hitler qenë dykrenorja e përbindëshit, që kërcënoi gjithçka, që vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e kombeve, të qytetërimit europian dhe atij njerëzor me idenë absurde të perandorive totalitariste të spastrimit etnik dhe racor të një modelimi absurd dhe paranojak të një historie tjetër, të barbarizuar dhe të viktimizuar në sistem. Rreziku i fashizmit dhe i nazizmit nuk u kuptua që në fillim. Diplomacia europiane qe shpesh e plogët dhe respektonte konjukturat pa largpamësi. Këtë e vërteton Pakti i Mynihut, tërë periudha para shpalljes zyrtare të Luftës së Dytë Botërore është deri diku një triumf ideologjik dhe fuqizim i paparë ndonjëherë i forcave ushtarake të agresorëve nazistë dhe fashistë. Midis konfuzioneve, paqartësive gjithsesi ndërgjegjja e popujve po përpunonte një proces reagimi, duke mprehur instinktet e vetëmbrojtjes dhe duke kuptuar më në fund përmasat e llahtarshme të katastrofës. Janë shkruar mijëra e mijëra libra për Luftën e Dytë Botërore, janë shfrytëzuar arkivat, por asgjë nuk është bërë në mënyrë shteruese dhe përfundimtare. Gjithmonë ka një cak të rifillimit, për të studiuar pambarimisht Luftën e Dytë Botërore. Kjo vlen dhe për historiografinë shqiptare, por edhe për historiografinë e huaj, që është marrë dhe merret me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këto rrethana, mund të them të vështira, unë dhe Muzeu Historik Kombëtar ndërmorëm nismën për të bërë Projektin Muzeumologjik për ngritjen e Pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kjo nismë pati mediatizim të jashtëzakonshëm dhe u shoqërua me debate nga më të skajshmet, por një gjë nuk u vu kurrë në dyshim: që Projekti Muzeumologjik duhej të sendërtohej patjetër. Muzeumologët e Muzeut Historik Kombëtar, Këshilli Shkencor pranë institucionit, akademikët dhe profesorët, specialistë të fushës, me një tendosje të pazakontë punuan për të bërë realitet përurimin e ekspozitës përfaqësuese të rezistencës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për afro tre muaj u punua në Arkivin e Shtetit, u shfrytëzua Arkivi i Muzeut Historik Kombëtar, një bibliografi shumë e pasur e botimeve dhe e shtypit të kohës në fondet e Bibliotekës Kombëtare, si dhe krejt literatura e botuar historiografike e të huajve për këtë çështje madhore. Kështu u arrit që Projekti Muzeumologjik të pasurohet dhe të saktësohet, të shmangen subjektivizmat dhe politizimet e panevojshme, qoftë të majta dhe qoftë të djathta, për të arritur kështu te një përvojë e re institucionale për të bërë realitet këtë aksion muzeumologjik shumë të rëndësishëm dhe kryesor.
– Megjithatë, ju i jeni përkushtuar këtij Antifashizmi Shqiptar. Kishit motive më të mëdha se sa ato personale që përmendët pak më parë?
– Sigurisht. Antifashizmi Shqiptar është pjesë e Antifashizmit Botëror. Në mesin e shekullit XX, populli shqiptar me një vetëdije të admirueshme qe pjesëtar i një Aleance Botërore të Antifashizmit, ngjarje kjo që ndodh një herë në 2000 vjet. Është hera e parë në histori që shqiptarët morën pjesë në një aleancë botërore të përmasave dhe të ngjarjeve kaq të thekshme dhe kaq sakrifikuese dhe madhështore. Për të bërë më të qartë për vizitorët dhe studiuesit konceptin e këtij Projekti, nënvizojmë se muzeumologjia ka specifikën e vet, duke qenë një disiplinë shkencore e mëvetshme, ndonëse e pashkëputur nga historia, nga të gjitha disiplinat e saj përbërëse. Kategoria e historicitetit është jo thjesht kronologjike, por është ajo materie, që nuk pranon asnjë lloj amnezie qoftë kolektive, qoftë individuale. Respektimi i historicitetit është baza, paraqitja e dokumenteve autentike dhe e fakteve, është struktura, larg komenteve politike, apo retorikave butaforike, pasuria e madhe e relikeve të heronjve dhe pjesëmarrësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare përbën koleksionin më monumental dhe intim, që ka mbetur i amshuar, duke mbartur ekzotikën tragjike të ngjarjes të paharruar. Këtu dallon edhe muzeumologjia, këtu është autenticiteti i saj dhe vlerat. Disa kritere kryesore janë respektuar sipas logjikës së mësipërme: është synuar, që të paraqiten ngjarjet e veçanta dhe kryesore brenda gjithë ngjarjes madhore në kufijtë kronologjikë. Personalitetet politikë dhe ushtarakë janë vënë në një raport të vetëkuptueshëm me pjesëmarrjen popullore në luftën e armatosur, morale dhe intelektuale kundër fashizmit. Janë paraqitur foto të paretushuara dhe janë rivendosur të gjitha figurat antifashiste, të cilët janë likuiduar dhe janë mohuar për arsye politike, duke bërë kështu një akt sa moral edhe shkencor të respektimit të së vërtetës. Është respektuar dhe zhvillimi kronologjik.
– Mos po e teproni, domethënë mos po e letrarizoni më shumë se duhet atë periudhë, Moikom?
– Aspak. Do ta argumentoj këtë. E habitshme është profecia e Migjenit të madh në parabolën gati surrealiste “Të korrurat”, ku tregon metaforikisht popullin, që mbjell grurë dhe befas mbijnë topat. Ironikisht njerëzimi do të hajë hekur, pra instrumentet tragjike të vdekjes. Migjeni vdiq një vit para pushtimit fashist të Shqipërisë. Por para se sa të buçiste pushka, mitralozi i Mujo Ulqinakut, Migjeni i parapriu me idetë e shkruara me një lakonizëm tronditës “miqësisë” të stërnipërve të ilirëve, të romakëve, që do të nënkuptonte pushtimin, për ta bërë Shqipërinë “Bregun e pestë të Italisë”. Edhe mendja e fuqishme e Fan Nolit e stigmatizoi fashizmin, por edhe liriku delikat universal Lasgush Poradeci kritikoi idetë e librit të Hitlerit “Main Kampf” dhe persekutimin e hebrenjve, që çoi në holokaustin e tmerrshëm. Të pafundme janë shkrimet e shqiptarëve në organet e shtypit brenda dhe jashtë Shqipërisë, kundër ideve fashiste, pa harruar dhe vetë depërtimin e ideve fashiste në Shqipëri, me shëmbëlltyra të qarta, madje dhe organizative. Lufta e Spanjës ku morën pjesë vullnetarë shqiptarë, personalitete të shquar, si Skënder Luarasi, Mehmet Shehu, Mane Nishova, Petro Marko, Teni Konomi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Xhemal Kada, Asim Vokshi, Urfi Agolli, Thimio Gogozoto, Dhimitër Kosta, Gjyzepina Shkupi etj., qe një parathënie e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore në vitet 1936-1938, një aspekt i armatosur ndërkombëtar i antifashizmit, ku shqiptarët reaguan trimërisht dhe sakrifikuan, larg çdo lloj indiference. Poema “Adelante Camerades” e shkruar nga antifashisti Mehmet Shehu e shpreh qartë këtë gjë. Mbretëria e Zogut ndodhet përballë rrezikut të pushtimit. Acarimet e mbretit Zog me Italinë, në vitet 1931-1933, kanë kuptimin e tyre. Por Paktet Politike të Shqipërisë me Italinë në vitet 1926-1927 qenë pararoja e pushtimit ekonomik për të përfunduar në pushtimin ushtarak më 1939. Ditari gati cinik i kontit Çiano, e shpjegon tërë strategjinë e pushtimit. Çiano, duke i treguar Musolinit një gur minerali kromi nga Shqipëria, i tha atij fjalët proverbiale: “Ja, fiqtë e Kartagjenës!”. Nëse Roma e lashtë e mundi Kartagjenën, Italia fashiste nuk kishte asnjë skrupull për të pushtuar Shqipërinë. Mbreti Zog i bëri përpjekjet diplomatike për ta kundërshtuar një pushtim ushtarak të Shqipërisë, por faktet tregojnë, që ai nuk organizoi as rezistencën popullore. Më 5 prill, ai kishte drejtuar një thirrje demokracive perëndimore, ndërsa më 6 prill iu drejtua Antantës Ballkanike, por pa asnjë sukses. Ultimatumi i Musolinit u artikulua nga armët e gjeneral Guzzonit. Në orën 5,30 të mëngjesit të 7 prillit 1939, të Premten e Shenjtë, Durrësi, Vlora, Shëngjini dhe Saranda u sulmuan prej 22.000 trupa të mbështetura prej 400 aeroplanësh, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije luftarake. Shqiptarët bënë demonstrata të mëdha në ditët e mëdha të prillit dhe kërkuan armë, por armët nuk iu dhanë. Luftime të ashpra u zhvilluan në Durrës, ku spikati heroizmi i Mujo Ulqinakut, dhe i vullnetarëve si dhe një kontigjenti të vogël trupash, me Abaz Kupin si komandant i mbrojtjes së Durrësit. Ata që u vranë më 7 prill kundër pushtimit nuk do të harrohen. Rezistenca, ndonëse simbolike e popullit, u bë në të tëra pikat e zbarkimit. Italianët në Durrës lanë afro 400 të vrarë, kurse dokumentet thonë, që u vranë 700 italianë në krejt Shqipërinë. Jo i vogël qe edhe numri i shqiptarëve, që u sakrifikuan.
Italianët, sipas studjuesit amerikan Fischer, u ndeshën në mungesën e veprimeve prej Zogut, Qeverisë dhe ushtrisë së tij. Në vend nuk kishte asnjë përpjekje serioze për qëndresë, as udhëheqje nuk kishte. Në këtë krizë përfundimtare Zogu veproi keq. Interesimi i parë i mbretit në atë ditë fatale ishte vetëm për shpëtimin e familjes së vet. Zogu thjesht nuk kishte energjinë e mjaftueshme të udhëhiqte një luftë të tillë. Është e qartë, se ai nuk besonte shumë në idenë e qëndresës. Fischeri merret dhe me aspektin grotesk të ditës së 7 prillit, duke thënë se një shembull veçanërisht trishtues qe një rrobaqepës i qytetit të Durrësit, i quajtur Reuf Xhuli, të cilin Andre Ryan e gjeti duke përgatitur flamuj italianë prej basme ditën, që italianët po shkelnin Shqipërinë.
Një shkallë trimërie, të çuditshme tregoi ish kryeministri Mehdi Frashëri, i cili filloi të transmetonte në radio me iniciativën e tij sulme të forta në disa gjuhë të huaja kundër pushtimit të vendit si dhe t’i drejtonte paralajmërime Musolinit. Ai madje organizoi një numër të rinjsh të armatosur me revole. Por kur trupat e pushtimit arritën në portat e Tiranës ai kërkoi strehim në Legatën Turke, duke mos pranuar njëkohësisht të nënshkruante një deklaratë në mbështetje të italianëve. Filippo Anfuso, ndihmësi kryesor i Çianos i tha atij, ndërsa po shihte nga avioni brigjet e Durrësit “Në rast se shqiptarët do të dispononin një brigadë zjarri të pajisur mirë, ata mund të na kishin hedhur në Adriatik”. Çiano shënon në ditarin e tij “Nuk ka më Shqipëri të pavarur”.
Musolini e kishte paralajmëruar pushtimin e Shqipërisë 20 vjet para se të ndodhte
– Pse këmbëngulni në autenticitetin e historisë ashtu si ka ndodhur?
– Sepse historia është shkencë dhe nuk i pranon deformimet dhe retushimet. Është interesante, gjë, që nuk duhet harruar, se Lufta e Vlorës më 1920, kur shqiptarët i hodhën në det italianët, pati një reagim të çuditshëm nga ana e Mefistofelit të Fashizmit, Benito Musolinit, i cili siç dihet e mori pushtetin dhe eksperimentoi shtetin e parë totalitar fashist, më 1922. Musolini shkroi disa artikuj, ku çlirimin e Vlorës nga shqiptarët, e quajti më të rëndë se sa Kaparetoja, e disfatës së italianëve nga austriakët në Luftën e Parë Botërore. Musolini profetizoi rikthimin në Shqipëri pra, që më 1920 konceptohet zanafilla e pushtimit fashist italian të 7 prillit 1939. Një dijetar i urtë, paqësor, si Sotir Kolea i shkruan një letër në frëngjisht shkrimtarit të madh, por që u bë ideolog i fashizmit, italianit Grabriele d’Annunzio, duke e kritikuar me guxim, se si ka mundësi një shkrimtar i famshëm si ai, të kërkojë pushtimin e Shqipërisë së vogël, kjo gjë e vë në dyshim lavdinë e shkrimtarit dhe është antinjerëzore dhe antihistorike. D’Annunzio me një stil patetik të kobshëm Disfatën e Vlorës e metaforizoi me thënien “Tani Italia i ngjan një kori të madh të tredhurish, se një Sikstinë pa Mikelanxhelon”. Ai me honorarët e tij bleu 40 milion fishekë për të vrarë shqiptarët. Ky aspekt ndoshta episodik, i zgjeron konotacionet e tij. Intelektualët e shquar shqiptarë me shumë guxim e kritikuan lindjen e fashizmit që në zanafillë, qoftë atë italian, qoftë nazizmin gjerman. Të guximshme janë skicat e Nonda Bulkës në horizontin e një talljeje universale të dy diktatorëve të mëdhenj Duçes dhe Hitlerit.
– Thuhet se ju u bëtë viktimë e atij pavijoni, pra e pësuat nga ai. Si ndodhi?
– Po, është e vërtetë. Le të më lejohet të tregoj diçka vetiake. Kur u publikua vendimi i i Këshillit të Ministrave për ngritjen e Pavijonit të Antifashizmit Shqiptar, ime më, e cila ishte ende gjallë, (vdiq dy vjet më vonë në janar të vitit 2006), që kishte qenë vetë antifashiste, kishte shpërndarë trakte antifashiste dhe kishte ndihmuar drejtpërdrejt luftën partizane në Tiranën e vitit 1944, madje në Luftën e Tiranës në nëntor 1944 u njoh me tim atë, Zihniun, më pas u martua me të, më tha: “Do ta bësh pavijonin e Luftës? Po, i thashë. Shumë mirë. Por më pas do të të heqin nga detyra e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, megjithatë ti bir, duhet ta bësh këtë pavijon. Nuk ke rrugë tjetër. Mos u tërhiq!” Këto thënie të nënës time, tashmë të ndjerë, qenë gati profetike. Në 2005 PD që fitoi zgjedhjet vërtetë më hoqi si drejtor i MHK, me “arsyetimin” idiot të ministrit të kulturës të asaj kohe Bujar Leskaj, se “shkarkimi i Moikom Zeqos u bë se ai mbronte datën e 29 nëntorit si datë e Çlirimit të Shqipërisë”. 29 nëntori ende dhe sot është një festë kombëtare në Kushtetutën ë Shqipërisë. Prej kësaj kohe kam 9 vjet pa punë – pra jam një “viktimë” e Antifashizmit Shqiptar, më saktë e fashizmit të vjetër dhe të ri. E pabesueshme!
(Vijon nesër)

Nuk kam asnje argument kunder nga ato çka tha z.Moikom.
Historia e luftes nacional-çlirimtare eshte nje histori lavdije.Ajo çka ju mbetet per te bere sot nga politikanet e te “dyja kraheve” eshte qe te shpallin “HERONJ TE LUFTES SE 2 BOTERORE” te gjithe partizanet pjesemares ne kete lufte te lavdishme dhe pasardhesve te tyre qe nuk rrojne, te marin medaljen e heroit,si mirenjohje qe do kaloje brez pas brezi. kjo eshte teresisht e mundur. Po ashtu te behet ne qender te Tiranes permendorja e lirise. Megjithate jane shume pak…
Respekt per ju dhe penen tuaj z.Moikom,viktime e hakmarrjes primitive mbi ju dhe familjen tuaj,por nuk jeni vetm.
shume I nderuari Moikom. urime e pershendetje. gjithmone me kulture na ke prezantuar. fatkeqesi qe injorantet e shpirtliget e sharlatanet politikane antishqiptare jane te shperndare si sorrat 29Nentori I Lavdishem kurre nuk duhet ngateruar vetem nderuar
duhet te jemi krenare per kete dite .vetem dhe vetem bashkepuntoret e sherbyesit e armiqve qe duan zhdukjen e kombit nuk e pranojne kete dite.uran butka flet por harron qe edhe I jati safety po te ishte gjalle do ti thoshte JO se per kete arsye e vrava veten ne hale se aty e meritoja per ato qe bera.turperova vendin e familjen e nderuar te butkes.
kurre nuk duhet te ngaterojme 29 nentorin me sistemin.
Urime Prof. Miokom Zeqo’s per kete ritrajtim “comprehensive” te Antifashizmit tone historik, por urime dhe gazetarit Xhevdet Shehu qe ” mban gjalle” memorion tone se kemi nevoje ne si popull nga kujtesa e memories se “vuajme” nga ky cen i vjeter dhe shpesh “ata qe dine nuk flasin” dhe lihet shteg qe “flasin e bejne dhe histori ata qe s’dine ose gjysem-te-mesuarit”, nga kjo “semundje” kemi vuajtur prej kohesh dhe zor se do sherohemi shpejt. Ndrertsa trajtesa te tilla nga erudite me dimensione nderkombetare si Moikom Zeqo jane nder per historio-grafine tone, packa se te tille korifej ne dime pak t’i vleresojme ndersa nuk jane krijuar ende’ edhe pas 24-vjetesh demokraci qe te dij dhe ti vleresoj shteti, dhe jo ti anashkaloj apo abandonoj dhe “lere dhe papune”. Kesaj duhet t’i vere veshin dhe Z. Kryeminister si njeri i kultures qe eshte, se kjo ndodh apo po ndodh ende’ vetem ne Shqiperi !!!!!
Dalin dy palohistorian komunista te thekur e na bejn histori identike sic i ka shkruar komunizmi.Ky Shehu qe u ka bere intervisten edhe ma komuniste se vet djalli Enver Hoxha i knaqet shpirte duke menduar se nuk i dime te zezat qe i beri ai rregjim kti populli.Vertet komunistet duke u nisur nga udheheqsi i ksaj lufte ishte djali i nje hoxhe u grumulluan ma teper per bindje fetare se patriotike. Ne ta kishte shume nga ata qe hoqen flamurin shqiptar e ngriten flamurin turk,as kjo nuk mund te mohohet nga kta vegla komunistesh qe e quajn veten historian,vertet jan po jan historian qe flasin brockullat qe nigjueme per 45 vjet te uzurpimit te tyre e qe kerkojn te na i shesin perseri.Ne lufen e dyte botrore ne Shqiperi kta dhoj historianesh na serviren sikur u vrane 28000,po ne fakt u vrane 6300.Ti nxierrin kta palo historian me emra qe kurre nuk jan bere publik.Dihet se fitimtart e shkruejn historin sippas deshirave te tyre sidomos ne vendet komuniste.Po fitimtart bejn edhe ma te keqen sic bene komunistet qe ala po u shifet sherri sidomos per pronat private qe cdo gja e bene kolektive.
Ato shqiptare qe shkuan e luftuan ne Spanje u rekrutuan nga spiunazhi sovjetik nepermjet komunistaeve jugosllave qe e kryenin ate gje. Ajo që të vjen keq është zhfrytëzimi për qëllime të këqija i dëshmorëve, i të plagosurve, i të dëmtuarve shqiptarë, qofshin me forcat komuniste ose jo, të cilët SINQERISHT morën armët apo ndihmuan luftën kundër pushtuesve fashistë. Çlirimi nuk mund të vijë nga ato që rrokën armët për t’iu rënë atyre që ishin ndryshe dhe t’iua merrshin atë çfar kishin. Meqenëse PKSH u krijua dhe u drejtua nga jugosllavët gjatë e pas L2B, nuk mund të përcillet as fjala “çlirim” e as i miri “çlirim”. Vula e tradhëitisë kombëtare dallohet edhe me një pyetje të thjeshtë: A ishte vazhdim i “nacional-çlirimtares” masakra e Tivarit?
Po nuk thote kot Skender Luarasi se bota “nga balta ben heronj” ndersa ne “heronjte i bejme balte”, me kete nuk duat te them se ata qe luftuan duhet te jene heronj por te dime ose te kemi prudencen dhe ne te vleresojme njerezit me kontribute dhe ata me super-kontribute dhe supervlera.
Pershendetje z. Mark UK, fjala eshte per antifashizmin,c’ka ketu komunizmi te cilen e permbysen shqiptaret? ne 92-shin.Antifashistet qene me shume se komunistet ne ate lufte.
LUFTA KUNDER FASHIZMIT KUNDER NAZISMIT U BE NGA E GJITHE BOTA //AMERIKANET QE NA CLIRUAN NUK KISHIN ASPAK IDE KOMUNISTE AS MAJTAS SHOKU ????? //NE NORMANDIE ME 6 QERSHOR E DHANE JETEN 14 MIJE DJEM NENASH NGA AMERIKA /5 MIJE NGA ANGLIA /NGA KANADAJA DHE E GJITHE BOTA ///POR ASNJE NUK KISHTE IDE MAJTAS APO DJATHTAS ////ATA LUFTUAN PER CLIRIMIN E EUROPES DHE TE BOTES ////NDERSA E MAJTA KOMUNISTAT E LINDJES LUFTUAN PER INTERESIN E TYRE PERSONEL PER TE MARRE QEVERINE DHE PER TE FUTUR NE BURG POPULLIN E PAFAJSHEM ///ABAZ KUPI LUFTOI NE KRAH TE POPULLIT PER CLIRIMIN E VENDIT /POR ENVERI E QUAJTI TRADHETAR SE NUK KISHTE IDE KOMINISTA DHE NUK I BINTE MUZIKES SIPAS ENVERIT ////PRANDAJ SHOKU PARTIZAN ///PARA SE TE TREGOSH PERRALLA MESOJE MIRE HISTORINE ////PERRALLAT TUAJA MUND TE ECIN ME NJE LUSHJNJAR ME NJE KATNAR QE NUK E NJEH HOSTORINE //POR NJE NJERI TE CIVILIZUAR NUK JU BESON /////E MAJTA E BERI LUFTEN ////JENI QESHARAK ///
Fashizmin e luftoj gjith bota,dhe nuk ka se si te mos luftonim edhe ne,por mbas luftes ndaj fashizmit linden Diktatore te rinj gati njelloj si Hitleri qe politika dhe intelektualet duhen ta denojne dhe te veprohet njelloj si populli Gjerman me Hitlerin qe ndalon me ligj fotografite e diktatorit Hitler keshtu duhet vepruar edhe me Enverin edhe pse ai organizoj luften kunder fashizmit!!!Diktatoret jan njelloj,prandaj duhen larguar nga opinioni publik,si i demshem per viktimat!!
Mojkom Zeqo eshte nje nga ata intelektuale te kohes sone qe duhet respektuar e vleresuar per bagazhin e tij intelektual realist dhe per kontibutin e madh qe i jep shoqerise tone fushen e historiografise,arkeologjise,lashtesise,letersise etj.Me indinjon qenia e tij pa pune te emeruar.
Dua te pyes kta historian komunist pse eshte festuar si dita e clirimit 28 nendori ne vitet 1946-1947.Ket nuk mund ta mohoni.Vetem servilizmi i pa shoq i Enver Hoxhes e klyshve te tij e bene me 29 ne nje dite me diten R.F Jugosllave.29 nendori eshte vetem dita e uzurpimit te vendit nga kta kryeminel.Vertet komunistet ishin me te shumt ne luften e dyte botrore se forcat tjera,po ma shume kto partizan vran shqiptare se italjan e gjerman.
CFARE INTELEKTUALI ESHTE KY ZEQO ////INTELEKTUALET E VJETER QE E NJIHNIN LUFTEN HISTORINE E VERTETE ENVERI I VRAU //OSE I FUTI NE BURG ///ZEQO TREGON PERRALLA SI VETERANET E LUFTES QE VININ NEPER SHKOLLA KUR ISHIM TE VEGJEL /// NENA IME ESHTE TIRONSE E VJETER ////I SHIKONTE QE KUR TRICIKLAT ME GERMANE QARKULLONIN NE TIRANE //PARTIZANET JA MADHARNIN NE MALIN E DAJTIT /////PRANDAJ //KUR E SHIKOJ QE CETAT PARTIZANE NE FRANCE I FORMUAN MBASI ALEATET CLIRUAN BREGDETIN /////KUR SHIKOJ QE NE FRANCE CHARLES DE GAULLE ////GENERALI I MADH ERDHI NGA ANGLIA NE 14 QERSHOR 1 JAVE MBASI KISHIN ZBARKUAR ALEATET /// DHE FORMOI BATALIONET E PARA //PER TE CLIRUAR PARISIN /// NDERSA VETERANET E SHQIPERISE TREGOJNE PERRALLA /////KU I GJETEN ARMET PARTIZANET //////?? KAM PASUR 2 DAJA PARTIZANE DHE BEBAI IM ME TREGONTE SA LUFTUAN ///DHE SA GERMANE VRANE //////
ME 29 NENTOR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.
me urdher nga Moska dhe Beogradi. LANC-i kriminal i Enver Hoxhes nuk ka pse te kamuflohet me Luften Antifashiste te popujve per liri dhe demokraci, sepse zyrtarisht eshte denuar nga Gjykata e Hages dhe cilesuar si organizate terroriste sepse masakroi dhe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe Moikon Zeqo duhet ta dije me mire se te tjeret kete fakt te pamohueshem.
Nga ana tjeter per cfare Antifashizmi te Partizaneve Trima flet Moikon Zeqo qe perpiqet te na mallengjeje me historite e familjes se tij komuniste pa i dhene me pare pergjigje pyetjes mjaft thelbesore:
PSE BOSI I PARTIZANEVE DHE KOMANDANTI I LANC-IT ENVER HOXHA KA JETUAR NGA 1941 DERI NE 1944 SI PASHA TURQIE NE SHTEPINE E KRYEFASHISTIT SHQYPTAR BAHRI OMARI?
A e di Moikon Zeqo se nga shtepia e kunatit te vet kryefashist dhe kuisling Bahri Omari Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe te gjithe shoket e vet per te shtruar rrugen e sigurt te pushtetit te tij absolut mbi Shqypnine dhe shqyptaret? Nese nuk e di te shkoje dhe te pyese tironsit e vjeter, qe flisnin pa frike per krimet e tij ne monizem, edhe kur sadisti pa shkolle Enver Hoxha kishte mbushur lumenj me gjak njeriu dhe kishte grabitur mjetet e prodhimit dhe pronen private si nje kulceder staliniste.
A e di Moikon Zeqo qe 29 nentori si dita e clirimit eshte caktuar me urdher nga vete Josip Broz Tito dhe se kjo date eshte data e ZEZE e historise se Shqypnise, sepse ajo solli jo CLIRIMIN e vendit, por PUSHTIMIN e tij nga hordhite bolshevike, qe mbollen faren e te KEQES ne vendin tone duke grabitur dhe shkaterruar pronen private, duke vrare dhe masakruar inteligjencen properendimore shqyptare, duke i zevendesuar ata me spiune dru me pre te Partise se Punes dhe helbete ne fundi ishte i parashkruar: Falimentimi i ekonomisee dhe renimi i shtetit si kurre me pare ne histori.
Prandaj Moikom Komunisti para se te na tregoje histori per mallengjime enveriste ne DITA do te bente me mire qe t’i kerkonte falje popullit shqyptar per krimet e komunizmit dhe te familjes se tij enveriste, sepse kjo gje eshte obligim i vendit tone si kusht per antarsimin ne BE.
Fashist qënke ti? Fjalën si perdhë e paske!
Fashist ka qene Bahri Omari, kunati i Komandantit HOMO te LANC-it kriminal Enver Hoxha qe masakroi dhe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit pas Luftes me urdher nga Beogradi dhe me minat jugosllave dhe kete Moikom Komunisti e di fare mire.
Tek fashiste Enver Hoxha spiunoi Qemal Stafen dhe shoket e vet, prandaj per cfare antifashizmi flet Moikom Mavria kur Komandanti i tij jetonte si pasha turqie ne shtepine e kryefashistit te tiranes bvahri Omari, ngjitur me vilen e Qazim Mulletit dhe kete e ka ditur gjithe Tirona.
Por te gjitha keto nuk jane aq thelbesore, sepse kryesorja eshte qe:
FASHIZMI dhe KOMUNIZMI jane MUTER te nje BYTHE.
Respekt, profesor!
Do të doja që të shtonit edhe atë që veç të tjerash, D’Anunccio na konsinderoi ne shqiptarëve, dmth edhe gjyshin tim si luftëtar me shokët që hodhën Italinë në det, “…….korba të Skënderbeut…”.
Ju, me siguri që do ta kini librin me kore të fortë që përmbledh dokumenta (edhe në gjuhë të huaja) prej vitit 1916 deri në vitin 1939 dhe aty gjejmë fakte të shumta të urrejtjes rracore të atij poeti që më mirë të quhej Luçiferr se sa Gabriel!
Besoj se duke folur pa doreza, sikundër thoni ju, ne njerzit e thjeshtë do ti kuptojmë edhe më mirë zhvillimet e shtetit shqiptar në shekullin e jetës s’e vet.
historine e shkruajne gjithmone fitimtaret e jo humbesit, ajo gjithmone mbetet e skalitur ne zemrat dhe mendjet e bashkohesve e pasardhesve te tyre,ajo eshte shkruar nje here e cdo keqperdorim per qellime imediate eshte afatshkurter,respekte per zotin ZEQO
Albano, shume gllup je mor shurr, shko ti mire mesoje historine tone, Enver Hoxha e ka qliruar shiperine, Anglezet erdhen ne funt kur maroj lufta mor pis.
i sali berishes je ti=????
Enveri i shtetesoj Sala i pervetesoj.
Merobaze Respekt ti je kon e kon si na
Ashtu eshte Komunismi dhe Nazi jane njesoj
Komunismi vret njersit e vet Nazi te gjithe.