“Si shef i shtetit ai ishte një katastrofë, si udhëheqës i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”./ Suddeutsche Zeitung, 26 shkurt 1998
**
“Ky….është regjimi i gangsterëve që ne financojmë”/The Independent, 14 shkurt 1997
**
“Kryeministri është kreu i trukimit të zgjedhjeve të vitit 2009″/Nga korrespondenca diplomatike amerikane
**
“Është njeri që nuk e njeh turpin, që nuk përfill nderin, që nuk respekton logjikën, që zhytet në absurdin e pafund… Është një nga përçarësit më të mëdhenj të popullit shqiptar që njeh historia deri më sot”/Dritëro Agolli
Ndërsa opozita dhe gjithë lakenjtë e vetërreshtuar të medias po iu binin borive prej tri javësh kundër dhënies së një medaljeje mirënjohjeje një veterani, si pjesëmarrës në luftë në 1944, Presidenti i Republikës i akordoi Dekoratën e Flamurit Kombëtar politikanit Sali Berisha. Sipas legjislacionit shqiptar, kjo dekoratë jepet “për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar”.
Sa citova nën titullin e këtij shkrimi, nuk janë fjalë të kundërshtarëve politikë që donin t’i merrnin pushtetin Sali Berishës, as fjalë të njerëzve të mllefosur nga qëndrimet e tij të dëmshme ndaj tyre. Jo, ato, si shumë të tjera të deklaruara që nga viti 1996 e deri më sot, janë përfundime të dala nga vëzhgimet e bëra mbi sjelljet dhe veprimet e tij si politikan e shtetar. Por presidenti i vendit i sfidon të gjithë me motivacionin e dekoratës.
Në motivacionin e dekoratës së dhënë, ndër të tjera thuhet: “Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro-atlantike”. Njerëzit e arsyeshëm dhe të çliruar nga tifozllëku partiak, fisnor a krahinor që e njohin sjelljen politike çerekshekullore të Sali Berishës dhe motivacionin e dekoratës, jo vetëm që çuditen, por edhe revoltohen. Çuditen me guximin e presidentit shqiptar për t’u shfaqur kaq mendjelehtë dhe i papërgjegjshëm përpara bashkatdhetarëve të tij. Por edhe revoltohen me përpjekjet e këtij presidenti për t’iu hedhur hi syve dhe për t’i trajtuar bashkëkombësit e vet si bagëti që pranojnë për ushqim çfarëdo silazhi të përpunuar në zyrën më të lartë të shtetit të tyre.
Të dekorosh për merita në lartësimin e shtetit shqiptar, një individ që ka 25 vjet që e prezanton politikën shqiptare si sjellje arkaike mesjetare, si konflikt verbal dhe fizik me kundërshtarët, konflikt që imponoi, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ardhjen e forcave ndërkombëtare për të shpëtuar vendin nga lufta civile, të cilën e nxiti marrëzia e këtij individi, të dekorosh, pra, me të tillë medalje një ish–kryetar shteti, shteti i të cilit u shkërmoq për dy javë pa e sulmuar ndonjë ushtri e huaj, kjo do të thotë të kesh për shtetarët koncept parashtetëror, fisnor e patriarkal.
T’i japësh medalje nderimi për kontribut në forcimin e parimeve demokratike një njeriu që gjatë gjithë karrierës politike është sjellë në kundërshtim me këto parime, do të thotë që parimësinë ta barazosh me amoralitetin dhe ta gjykosh nga parullat demagogjike dhe aspak nga sjelljet praktike.
Të shkosh në Spaç dhe, me të drejtë, të bësh thirrje për drejtësi dhe, nga ana tjetër, të dekorosh një politikan që është përgjegjësi kryesor për degradimin total të drejtësisë shqiptare në një çetë shërbëtorësh politikë dhe gjahtarësh të xhepave të shqiptarëve; një njeri që ideoi drejtësinë e kursantëve disamujorë dhe që ka demonstruar dhjetëra herë me vepra se i komandon sa herë i nevojiten dhe i përgojon, shkarkon e poshtëron sa herë nuk i binden, kjo do të thotë që për të drejtën dhe të vërtetën të përdorësh standarde të dyfishta. Dhe, kush përdor standarde të dyfishta ndaj të drejtës është një njeri i padrejtë, i pandershëm dhe, kur është në krye të shtetit, edhe i rrezikshëm për shtetin e së drejtës.
Të dekorosh, me të drejtë, disa individë të dënuar me vendime gjykate nga regjimi i kaluar dhe, nga ana tjetër, të dekorosh Sali Berishën për kontribut në forcimin e parimeve demokratike, ndërkohë që është përgjegjës për vrasjen pa gjyq të katër protestuesve paqësorë 20 metra larg zyrës së tij dhe nën vështrimin e tij; të dekorosh këtë individ që, për të shprehur me sa më cinizëm përbuzjen e tij ndaj katër të vrarëve paqësorë, shpërbleu me pesë rroga shtesë vrasësit e drejtpërdrejtë të tyre dhe, që më pas, ka ndihmuar në fshehjen e provave dhe pengimin e drejtësisë për të vepruar në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit, këtë mund ta bëjë vetëm një individ i zhveshur tërësisht nga parimet morale, nga përgjegjësia qytetare dhe politike para shtetasve të vet.
Të kërkosh, me të drejtë, që përgjegjësit e krimeve të së kaluarës të kërkojnë ndjesë dhe, nga ana tjetër, të dekorosh politikanin e sotëm që ka urdhëruar rrahjen, burgosjen dhe dhunimin moral dhe fizik të kundërshtarëve politikë dhe që, pas vrasjeve të 21 janarit 2011, ka kërcënuar se do të vrasë përsëri po iu afruan zyrave të tij, kjo do të thotë se edhe ti, së bashku me të, nuk je aspak i ndryshëm nga mëkatarët e djeshëm dhe se parimësinë demokratike e drejtësinë njerëzore, i shqipton thjesht për të mashtruar të pamendët që bëjnë tifozllëk për ty dhe sojin tënd politik me të cilin na shpërfaqesh pa drojë se ke të njëjtin moral.
Të dekorosh për kontribut në vendosjen e parimeve demokratike një njeri që ka rrahur, plagosur dhe burgosur gazetarë, që ka djegur redaksi gazetash dhe që është shpallur si “armik i lirisë së shtypit” nga institucionet ndërkombëtare të lirisë së fjalës dhe shtypit, kjo do të thotë se me parime demokratike kupton çdo mjet dhe sjellje që i shërben pushtetit vetjak apo të bandës politike ku bën pjesë dhe aspak ato që i shërbejnë shoqërisë në tërësi.
Të dekorosh për kontribut në përparimin e idealeve demokratike një individ që dihet botërisht se ka falsifikuar dhe dhunuar zgjedhje dhe se ka tentuar të marrë me dhunë, me tanke dhe armë zjarri pushtetin para disa viteve dhe që sot deklaron publikisht se, meqë kundërshtarëve të tij politikë nuk mund t’ua marrë pushtetin me vota, do t’ua marrë me revolucion, kjo do të thotë të tallesh me bashkëqytetarët e tu, të fyesh kujtesën dhe intelektin e tyre.
Të konsiderosh si të denjë për dekorim për kontribut në “rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro-atlantike” një politikan që ka dominuar politikën shqiptare 25 vjet pandërprerë dhe që, sa herë vendi i është afruar “derës evropiane” i ka dhënë një të shtyrë mbrapa nëpërmjet krijimit të kaosit politik kombëtar dhe që, rrjedhimisht, edhe pas një kohe kaq të gjatë, Shqipëria pret pas dyerve, kjo do të thotë të mashtrosh pa pyetur për skrupujt moralë të shoqërisë dhe normat ligjore të shtetit.
Të guxosh që, nga pozitat e kryetarit të shtetit, të glorifikosh e nderosh një politikan të cilin populli yt e ka refuzuar thuajse gjithnjë nëpërmjet votimit dhe, kur ia ka mohuar mundësinë e votimit të lirë, e ka zbuar me dru; të dekorosh një politikan i cili është i papranueshëm, i neveritshëm dhe, madje, i urryer për shumicën e popullit shqiptar, kjo do të thotë që të guxosh të shpërfillësh popullin që përfaqëson, ta fyesh dhe nëpërkëmbësh atë. Kjo do të thotë se nuk di asgjë nga historia e shtetit dhe institucioneve që nis në thellësinë e shekujve të qytetërimit; kjo do të thotë që nuk e ke merituar detyrën e lartë që mban dhe se besimi i kësaj detyre ka qenë një aksident që e shkaktoi imoraliteti politik; kjo do të thotë se postin e lartë shtetëror e ke kuptuar dhe po e përdor si biznes privat me të cilin mund t’i bësh nder atij dhe atyre që të kanë ndihmuar në ngritjen e atij biznesi.
Dekorimi i para pak ditëve i Sali Berishës është një tjetër karshillëk që iu bëjnë shqiptarëve pjesëtarë të bandës politike, bandës që iu shitet shqiptarëve si formacion politik demokratik prej shumë vitesh, është një mospërfillje e hapur dhe përdhosje ekstreme ndaj ndërgjegjes kombëtare dhe të vërtetave historike. Të vërtetat sot deformohen, zbukurohen dhe tjetërsohen për shkak të pushtetit të hapur dhe të fshehtë që banditët politikë zotërojnë në ekonomi, në politikë dhe në media, të cilat u mundësojnë të na i shesin sjelljet dhe deri krimet e tyre i si formën më të lartë të moralit, atdhetarizmit dhe demokracisë. Ky dekorim është një fyerje dhe poshtërim për të gjithë ata shqiptarë që gjatë kësaj kohe janë fyer, dhunuar, zbuar nga puna, dëbuar jashtë vendit, që u është mohuar e drejta e pronës dhe barazia para ligjit; është një fyerje për të gjithë ata që janë burgosur apo dënuar padrejtësisht në forma të tjera dhe me porosi të Sali Berishës, është një vlerësim për moralin e përbuzshëm që solli si pasojë zhdukjen e Rremzi Hoxhës, gjakun e disa dhjetëra të vrarëve dhe plagosurve në Gërdec, vrasjet e 21 janarit etj.
Të veprosh në këtë mënyrë, duke iu kundërvënë shumicës dërmuese të opinionit shqiptar, ndërsa je zgjedhur për të shërbyer si simbol i unitetit kombëtar, do të thotë të shërbesh me mentalitetin, formimin dhe moralin e berishizmit dhe t’i shërbesh berishizmit por jo humanizmit, të vërtetës dhe shqiptarizmit.
Dekorimi i Sali Berishës është mesazh i shëmtuar për brezat e rinj, të sotëm dhe të nesërm, që iu transmeton idenë dhe besimin se, pavarësisht si sillesh me popullin dhe si e përdor pushtetin politik që të jepet si shprehje e besimit popullor, do të marrësh merita dhe dekorata, do të nderohesh dhe lartësohesh, edhe nëse je kriminel, mjafton që pushteti që zotëron ti dhe shërbëtorët e tu të shpëlarë nga morali do ta mundësojnë paraqitjen tënde në histori krejt ndryshe nga ç’ke qenë në të vërtetë.
Nga ana tjetër, është e turpshme dhe e padenjë heshtja e partive pozitare të cilat i ka fyer, rrahur, burgosur, vrarë dhe poshtëruar sa herë ka dashur.
Është veçanërisht i pafalshëm qëndrimi i PS, e cila ka kohë që është shndërruar në një tufë delesh pa çoban pasi “çobani” i tyre është marrosur pas vizatimeve për ekspozita dhe ekspozimit të fjalimeve pa fund. Është e padenjë dhe vetëposhtëruese që Ministrja e Mbrojtjes, si pjesë e qeverisë, të pranojë se një shpërdorues detyre para 60 vjetësh meriton të quhet xhelat, kurse një vrasës, shpërdorues, falsifikues, fyes, kërcënues dhe dhunues verbal e fizik i këtyre 25 viteve meriton të dekorohet dhe quhet demokrat, atdhetar dhe liridashës. Është për të ardhur keq, sepse PS, sa i përket cilësimeve të egra ndaj individëve, ka respektuar vendimet e gjykatave, ndryshe nga paraardhësja e saj Partia e Punës që i shpallte vetë kriminelët. Deklarata e fundit e ministres Kodheli duket sikur dëshiron ta përqasë qëndrimin e PS me atë të Sali Berishës që kundërshtarët e tij politikë, madje deri edhe njerëzit e thjeshtë që nuk votojnë për të, i shpall kriminelë, xhelat, vjedhës etj. Deklarata të tilla reflektojnë qëndrimin e gabuar të PS ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe vlerave morale të popullit shqiptar, por njëherësh tregojnë edhe se do ta ketë të vështirë t’i bind shqiptarët që t’ia besojnë tej këtij mandati fatet e vendit.
Natyrisht që e keqja popullit nuk i vjen nga humbja e besimit ndaj kësaj qeverie, por nga mospasja e një alternative dinjitoze për ta zëvendësuar, se fatkeqësish në radhë pret për të qeverisur banda e gangsterëve që s’njeh tjetër veçse zakonin e moçëm të saj.

TI THUASH NJE KRIMINELI,TRADHETARI,KANIBALI SE JE QEHAJA…ESHTE LLUKS.
VIKTORI,BEDRIU,THANO ETJ SORROLATEN KOT ME KETO TEMA TE PERSERITURA 100 HERE.
KETO ANALISTE TE NDERUAR DUHET TE MERREN ME FAKTIN SE KUSH E PRURI NE 1992 KETE MONSTER NGA BEOGRADI ME KOLONELE TE LUFTES FTOHTE DHE ME MERGAT QYQARE TIP ELESH BIBERAJ.
EDHE SOT KUFOMA BERISHE PO MBAHET NE DY SHTYLLA…..EDI RAMA DHE DONALD LU……DHE KETU DUHET TE KAPET FORT VIKTORI YNE…
KU QENDRON NDYRESIA EDHE NJE HERE NDYRESIA E EDI RAMES
QE E KA TERRORIZUAR ISSI VIQIDOLIT DHE NUK JA MBAN BYTHA TI TREGOI VENDIN PER PRANGAT QE I MORA VOAT TE FUQISHME DY HERE DHE MERRESH SI KANIBAL ME ENVER HOXHEN
Pse faktori nderkombetar (aleatet e leshit) po tolerojne dy kriminelet me te medhenj te kombit shqiptar te pandehurit sal berishoviq dhe lul bashic
Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve te perbindeshit Berishovic & sons
1-puci shtetit 1991
2-lufta veri-jug 1997
3-kater mije te vrare ne 1997
4-urdheri per sulm kimik 1997
5-remzi hoxha
6-fshehja e kumbaros
7-kosta trebicka
8-fatmir xhindi
9-oficeri shikut
10 gjyqtari konomi
11-viktimat e gerdecit
12-protestuesit e 21 janarit
13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
15-ktheu k/m ne spital fushor
16-refuzoi dorzimin e gardisteve
17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
18-perdhosi k/prokuroren di lavire
19-ofendoi k/shikasin si pucist
20-kercenoi ramen me egzekutim
21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
23-u fshine filmimet
24-u ndrruan tytat e armeve
25-u dekorua burri shtetit
26-u dekorua ylli ne ngjitje
27-u menderosen ekpertizat e FBI
28-u zevendesua presidenti
29-u zevendesua k/prokurri
30-u zevendesua k/bashkiaku
31-u zevendesua k/shiku
32-u terrorizuan gazetare
33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
35-genocid fisit haklajve
36-tritol te varezat e haklajve
37-bulldozer te shtepia e haklajve
38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
40-vrasja e Aleks Kekes
41-masakrimi Edi Rames
42-masakrimi Zamir Dules
43-masakrimi Bardhok Lales
44-vrasja Florian Viles
45-egzekutimi Anton Gjergjit
46-egzekutimi Vaid.Lames
47-perndjekja e Zef Brozit
48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
49-perndjekja e Shinasi Rames
50-terrorizimi Eduart Sallamit
51-terrorizimi Arben Dukes
52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
53-burgosjae e A.Frangajt
54-burgosja e A.Ristanit
55-vdekja misterioze P.Arbnorit
56-vdekja misterioze Safet zhulalit
57-vdekja misterioze Ali Spahia
58-vdekja misterioze Besnik jacellit
60-vdekja misterioze Gezim Dibra
61-egzekutimi ahmet krasniqit
62-egzekutimi ilir koloshevcit
63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
67-vdekja misterioze Tani Topit
68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
68-Eleminimi Gani Malushit
69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
70-vrasja e 10 komisareve te policise
71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
73-…1800 te vrare me kanun
74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
75-fronezimi i janullatusit
76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
78-furnizimi me nafte i milloshevicit
79-vjedhjen e votimeve 96′
80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
82-grushti i shtetit shtator 98′
83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
85-injorimi total i ceshtjes came
86-shitja e detit jon
87-implikimi me ligjin e plehrave
88-vjedhje e votimeve ne 2009
89-prishja klasave sportive
90-prishja e rrjeteve kulluese
91-tallja me shkollene plepave
92-masakra e 21 janarit
93-vjedhja e votimeve 2011
94-perdhosja e luftes N.CL
95-glorifikimi i satrapit zog
96-deklarata qe kemi gjak turku.
97-Shitja e resurseve strategjike
98-lidhja me mafiozet e podestes
99-parlameti i ri
100-stadiumi i ri
101-xhamia e re
102-rruga e Arberit
103-rrethrrotullimi ne unaze
104-h/c skavices
105-h/c devollit
106-mullinjte e eres ne karaburun
107-centrale atomike per tu bere superfuqi
108-hekurudha tirane-pekin
109-superfuqi arroresh
110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
117-mashtrimi kriminal me legalizimet
118-deshtimi i censusit
119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
120-shitja e hidrocentraleve
121-shitja mafjoze e armatimeve
122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
125-shqiperia 1-euro
126-denoncimi i Hysen Shoshorit
127-enoncimi i Margarira Kostaqit
128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
134-borxhi stratosphere me Cezin
135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
140-poshtrimi i Jon Withersit
141-poshtrimi i Arvizuse
142-loja me LHL
143-komplloti Sokol Olldashit
144-loja me lazaratin
145-helmimi Ferdinant Ponit
146-pagesa e vrasjes se Santos
147-teatri qe po luan me Fullanin
148-uzurpimi bsh
149-uzurpimi i bankes Santos
150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
169-takimi sekret me milloshevin (1995)
170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
185-denimi Top Channel me 13 milion euro
186-Trafik I madh armesh me Armenine
187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin.
E FUNDIT
I NDERUAR VIKTOR.
BERISHA ESHTE KRIMINEL POR JO FAJTOR.
NE DITET E SOTME FAJTORET JANE DY…EDI RAMA-DONALD LU…NJERI SI TRADHETAR DHE TJETRI SI MASHTRUES.
BOLL SE NA I SHPIFET DUKE KRTIKUAR NJE TIGER LETRE..
QE NE SE DO USA-BE E HEQ QAFE PER 24 ORE…POR KJO NUK NDODH SE LOBI SERBO-GREKO-AMERIKAN BEN LIGJIN QE NGA KOHA E USTAIT BERISHOVIC…WILL RAJERSONOVIC QE NUK ERDHI RASTESISHT NGA BEOGRADI DHE EMROI DHENDRIN SERB…
Z. Viktor Ja vlen te lexosh artikujt qe shkruani ju. me qarte ske cthua, Respekt per ju.