Zafar Ansar biznesmen pakistanez ka dashur të ndërtojë në Shqipëri një TEC (projekt rreth 100 milionë euro investim). Ambasadori shqiptar e ka prezantuar fillimisht me vajzën e kryeministrit. Më pas kryeministri e ka pritur në zyrën e tij. I ka shprehur miratim duke e këshilluar të bashkëpunonte “me njerëz të mirë” në Shqipëri. Biznesmeni ka dalë entuziast nga zyra e kryeministrit. Por më pas i kanë ardhur disa emaile nga vajza e kryeministrit. I është bërë e ditur pagesa për shërbimet (200 euro ora) dhe më pas i është thënë që duhet të dorëzonte edhe 3 përqind të vlerës së investimit për “zyrën avokatore” të vajzës së kryeministrit si “pagesë suksesi” (!). 3 përqind e 100 milion janë 3 milionë euro. Por nuk ka mbaruar këtu. Argita i ka “ofruar” edhe tokën për ndërtimin e TEC-it (bëhet fjalë për tokë në pronësi të Damir Fazllic në Porto Romano që u është marrë banorëve të atjeshëm për dy lekë me arsyetimin se është “tokë e helmuar”. (“Më kërkuan të blija miliona euro një tokë të papërshtatshme për projektin tim, – thotë Ansar). Nuk ka pranuar të blejë atë tokë me atë cmim, ka shprehur rezerva edhe pse duhet të paguante 3 milionë euro përvec pagesave për shërbimet avokatore dhe… Eshtë njoftuar zyrtarisht që “projekti nuk miratohet”. Bukur, apo jo? Ende nuk ka mbaruar… Familja Berisha i kërkon Ansar-it të padisë Mero Bazen që kishte botuar emailet mes biznesmenit dhe Argitës (m’u qepën keq dhe më bënë edhe oferta joshëse – thotë Ansar për këtë pikë). Kur u tha “jo” i hoqën edhe titullin “konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan” që ia kishin dhënë vetë… E gjitha, një histori shokuese për ata që duan të kuptojnë.