Ai beson se vazhdon të funksionojë marrëveshja e Katovicës dhe se Partia Demokratike e Berishës dhe lëvizja studentore e dhjetorit janë ndër mashtrimet më të mëdha që u janë bërë shqiptarëve.
Niko Kirka është vendosmërisht për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, por më përpara të hapjen dosjet e organizatave të partisë, pasi aty merreshin vendimet dhe janë bërë krime të rënda. Për këtë ai tregon dy shembuj nga fakulteti i Mjekësisë, ku Sekretari i Partisë Sali Berisha ka propozuar dënimin me vdekje të Hysen Shoshorit dhe internimin e mjekes kardiologe Margarita Vullkaj.
Niko Kirka nuk beson te ringritja e PD-së. I quan marioneta dhe plastelinë Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin.
Si duhet riorganizuar e djathta e vërtetë që, sipas tij do të kërkojë shumë kohë…
Më poshtë, intervista me z.Kirka, botuar sot në DITA:
Zoti Niko, më 23 qershor të këtij viti janë zhvilluar zgjedhjet dhe ka ndodhur një rotacion politik. Cili është perceptimi juaj si ish-i përndjekur politik për këto zgjedhje. A mund të konsiderohet ky si fundi i tranzicionit?
– Për mua, pa u pastruar e gjithë politika shqiptare nga loja që bëri Ramiz Alia sipas projektit të Katovicës, them se nuk ka për t’u bërë rotacion, hë për hë. Sepse juve thoni u bë një rotacion politik. Unë e kundërshtoj këtë. Ia kam thënë këtë edhe Fatos Lubonjës, ia thashë edhe Mustafa Nanos, ne nuk kemi dy parti, por një. Ata bëjnë pazare me njëri tjetrin, unë këtë, ti atë. Për këtë zihen ata, jo për Shqipërinë. Për mua Shqipëria dhe shteti shqiptar kanë marrë fund në vitin 1944. Ju e kini lexuar besoj letrën e fundit të Mehmet Shehut kur e vranë a vrau veten, për mua kjo nuk ka rëndësi. Ka rëndësi fakti që në 5 a 6 faqe letër aty nuk përmendet asnjëherë fjala atdhe apo Shqipëri, por Partia. Partia, të lë amanet partinë. Kur lexoja këtë më kujtohen mafiozët që përmendin vetëm Familjen. Prandaj dhe rotacion midis tyre nuk ka, përderisa nuk do të krijohet një e djathtë e vërtetë. Sepse për mua e majta shqiptare e humbi shansin në vitin 1991. Atëherë Miço Kallamata, një nga 200 petritat, bëri thirrje që Partia e Punës të shpërndahej. Po të qe bërë kjo, nuk do të kishin vend ato akuzat që bën ai tjetri, pra Saliu. Unë jam i djathtë, jo se jam antikomunist, por jam i djathtë me bindje se e djathta ka në qendër individin dhe pronën, e djathta krijon pasuri, ndërsa e majta ka kolektivin, bën shpërndarjen dhe bën atë që ne e provuam të gjithë. Ja pse unë jam i djathtë.
– Pra ju mendoni se Katovica vazhdon ende? Ndoshta është mbyllur si kapitull…
– Jo, jo, vazhdon e do të vazhdojë edhe për një kohë shumë të gjatë. Unë në intervistën me Mustafa Nanon, nga e cila ju botuat në DITA një pjesë dje, përmenda disa emra deputetësh, për shembull dy deputetët e Durrësit, Gent Strazimiri dhe Igli Cara, Dashamir Shehu, Florion Mima, Halim Kosova, Nard Ndoka. Mund të gjejnë edhe një deputet e të formojnë një grup parlamentar. Grup jo me prejardhje nga kasta komuniste, siç është Sokol Olldashi psh, etj. Këta duhet ta ribëjnë të djathtën duke marrë kontakt edhe me strukturat e FRD-së. Ky është një projekt afat gjatë. Pasi kemi kaluar 70 vjet banditizëm komunist.
– 70 vjet? Dmth edhe periudha e Berishës është banditizëm komunist… Ju jeni deklaruar për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ish-spiunët vazhdojnë të kenë ndikim në opinionbërje dhe në vendimmarrje?
– Kjo çështja e ndikimit është relative, sepse ata janë të detyruar të flasin ashtu siç flasin ngaqë i urdhërojnë të flasin ashtu, sepse ua kanë zënë kokën me derë. U thonë do bësh kështu, se përndryshe ta qita të palarën. Po përpara se të hapen dosjet e Sigurimit, duhet të hapen dosjet e organizatave bazë të partisë, se atje fillonte historia. Sepse rregulli ishte që ai që ishte anëtar partie hiqte dorë nga agjentura, por të gjithëve u kujtohet se një nga 10 cilësitë e komunistit ishte vigjilenca revolucionare. Ne që ishim të përndjekur e kemi vuajtur direkt këtë, se kur vinte operativi i Sigurimit, të parin Sekretarin e Partisë takonte. Prandaj të hapen një herë ato dosjet e partisë dhe pastaj të vazhdojmë me këto të tjerat. Sepse kanë bërë krime ata.
Ju në intervistën me z.Nano kini përmendur disa emra analistësh politikë me dosje…
Po ju e kini dëgjuar atë që ka thënë Preç Zogaj. Ai e ka deklaruar vetë se ka qenë spiun, por degën lokale, sikur ajo degë ishte e shkëputur nga trungu i sigurimit. Tjetër. Artan Hoxha, të cilin e kam djalin e një miku, se kemi qenë në burg bashkë. Unë në fillim nuk e besova, po kur doli e tha se unë pashë kartelën… Si e pa kartelën? Cilën kartelë? Sepse është shkelur ligji edhe nga ai që ia ka dhënë dhe nga ky që e paska marrë. Operativi nuk të çelte kartelë, ai të vinte pseudonimin, ti e pranoje dhe kështu vazhdonte kjo punë, kështu kemi dëgjuar se funksiononte. Ajo që më dhimbset më shumë ishte kur dëgjova se tha më thirri Iksi që të shkoja tek Ypsiloni. Por nuk përmendi emra. Po pse ç’ishte Sigurimi? Frymë e shenjtë? Jo. Ishte një grumbull njerëzish konkretë. Babai i Elsa Ballaurit dihet. Këtë e kam marrë vesh me hollësi nga libri i Uran Butkës. Ai ka dalë dëshmitar. 19 vjeç. Unë kam bërë një libër me publicistike dhe e kam përmendur që atherë, që 1992. Kështu dhe historia e Amik Kasoruhos. Kam shkruar një shkrim ku kam thënë se duhet të ndëshkohet jo vetëm krimi, por edhe kriminelët. Ky ishte thelbi. 1/3 ishin të përndjekur politikë, por 2/3 ishin të përndjekur ekonomikë se edhe ai që ishte anëtar i partisë do të shkonte në radhën e qumështit. Qe një pjesë që gëzonin privilegjet, por ka nga ata që nuk kanë lyer duart me gjak, po ka nga ata që kanë bërë krime. Ata duhet të përgjigjen. Këtë unë kërkoj. Kjo i kishte bërë përshtypje Natasha Lakos dhe kur erdha nga Amerika më takoi në hollin e hotel Dajtit. Disa mijëra them nuk duhet të ndëshkohen, ata duhet të dalin para gjyqit dhe nëse ata që vërtetohen fajtorë, të dënohen. Sepse tani është një tezë se ata paskan vepruar sipas ligjeve të kohës. Unë për këtë i dënoj. Sepse në bazë të Kushtetutës së vitit 1946 lejohej me ligj liria e fjalës dhe e grumbullimeve, dhe kur i arrestonin dhe u thoshnin se ke thënë këtë e atë, – po këtë e lejon Kushtetuta, përgjigjeshin ata. Cila Kushtetutë more? Na edhe 100 shkopinj të tjerë…
Po në politikën aktive mendon se ka ende ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit, apo vegla të ish-diktaturës që mund të kenë bërë edhe krime?
Duhet të ketë. Ata që ishin në komisionin për pastrimin e figurave i dinë.
Në intervistën me Mustafa Nanon flisni ashpër për Sali Berishën. Mos e teproni me kritikat që i bëni dhe e ngarkoni me përgjegjësi më shumë se sa i takon për periudhën e tranzicionit, por edhe për kohën e diktaturës?
Me atë kohën e diktaturës nuk merrem unë se ai Sekretar Partie ka qenë. Për këtë tranzicionin unë flas për të sa më takon raportet e mia në lidhje me të. Si nacionalist i djathtë antikomunist ai më tradhtoi në ndjenjën time antikomuniste, se nuk bëri as gjyqin për krimin komunist, as gjyqin për kriminelët komunistë. Ai tha kur vajti në Strasburg se nuk do të bëjmë gjyqe politike dhe as gjykata speciale. Më fyeu si atdhetar se iu dha varrezat grekëve dhe mua më shpërthen gjaku kur vijnë grekët më 28 tetor dhe festojnë festën e Greqisë këtu në trualin shqiptar. Më bën edhe shkollën greke në Korçë. Nga Leskoviku deri në Qafë Thanë nuk ka pasur asnjë grekofon. Ishin nja dy-tre minoritarë që ishin martuar aty, por jo grekofonë, nuk ka pasur Korça. Edhe më del tani Vangjel Dulja e thotë se kemi minoritet. Se janë ca çobenj srakaçanë që nuk kanë pasur stabilitet dhe i sollën në Boboshticë e Drenovë, vinin edhe në Tiranë. Njëherë jam zënë me njërin nga ata se më tha unë jam grek. Po ti më ke thënë që je vllah. Po tha. Po atëherë o vllah, o grek i thashë, të nuk mund të jesh edhe vlah edhe grek njëherësh. E treta, në lidhje me pronat. Atij iu ngarkua detyra nga Ramiz Alia që t’ia merrte frymën dhe të mos e linte të djathtën të merrte veten. Dëmshpërblimet nuk i dha. PS është ajo që është, vazhdim i Partisë së Punës, nuk e bëri shkëputjen nga e kaluara, mbajti Zërin e Popullit, kultin e Enver Hoxhës e ruajti e të tjera. Me ta mua më ndan një det gjaku e lotësh dhe i kam ndarë hesapet. Unë e kam me këta, se këta i kemi votuar. Se ishte vota e të përndjekurve që e pranuan Sali Berishën në partitë evropiane të djathta. Se ndryshe nuk e qasnin atë atje.
Si ish-sekretar i Partisë së Punës është thënë se ai dallohej për një zell të tepruar për goditjen e “armiqve të Partisë” të asaj kohe?
Po unë i kam dëgjuar ato, i kam lexuar në shtyp
I ke besuar?
I kam besuar. Për shembull është rasti i Hysen Shoshorit që shpërndante trakte kundër partisë dhe Enverit. Gjykata e dënoi me vdekje, por Presidiumi i Kuvendit ku bënte pjesë dhe Enveri ia fali jetën dhe e dënoi me 25 vjet burg. Mirëpo sekretari i Partisë Sali Berisha ishte ai që më pas kërkoi anulimin e vendimit dhe kërkoi që Ceni të dënohej me vdekje se kishte ngritur dorë kundër partisë dhe udhëheqësit. Këto janë shkruar në gazeta e janë transmetur në TV dhe i besoj. Nuk jam vetë dëshmitar, pasi unë vetë isha i përndjekur dhe s’më pyeste njeri. Por të marrim rastin e mjekes kardiologe Margarita Vullkaj, bashkëshortja e Milto Kostaqit ish-mjek personal i Mehmet Shehut. Kur u eliminua Mehmet Shehu, organizata e partisë e spitalit ku ishte sekretar Sali Berisha propozoi internimin e saj. Me sa dukej e kishte konkurrente Margaritën dhe e hoqi qafe. Atë e sollën në Kavajë. Të gjithë e dinë historinë e saj. Shkoni e pyesni në Kavajë e do të tregojnë me hollësi për këtë fakt.
Si një ish-i përndjekur, si e sheh perspektivën e pas 23 qershorit?
Jam skeptik me ca gjëra që shoh dhe dëgjoj… Unë kam një propozim. Para ca kohësh u bë një zhurmë në shtyp se një rruge në Tiranë që quhej ‘4 shkurti’ i hoqën emrin dhe ia vunë Ibrahim Rugova. Kjo u kundërshtua. Unë mendoj: atë rrugë apo ndonjë rrugë tjetër të bëhet me dy emra, krahu i majtë të jetë e viktimave të Xhelal Staraveckës dhe të quhet ‘4 shkurti’ dhe në anën tjetër ajo e xhelatit që i vrau ata. Le të jetë kjo rruga e parë në botë. Prandaj dhe kam propozuar që të mos prishet Piramida, por të bëhet Muzeu i krimeve të komunizmit. Të bëhet me objekte konkrete në madhësi prej dylli.
Mendoni se PD e sotme është demokratike?
Të dyja partitë e mëdha janë njëlloj
Iku Sali Berisha, pasi dha dorëheqjen. A besoni në ringritjen e PD-së?
Duke i quajtur produkt i Katovicës PD-ja dhe lëvizja e studentëve kanë qenë mashtrim i radhës. Kominterni mashtroi që para Luftës së Dytë Botërore me Frontin Popullor në Francë, kur Partia Socialiste me Leon Blumin nuk votonte buxhetin ushtarak dhe kur filloi lufta. Franca kishte 150 aeroplanë gjithsej dhe për dhjetë ditë gjermani i hodhi tutje. Ky mashtrim vazhdoi gjatë luftës me lëvizjen nacionalçlirimtare. Pas Lufte partia komuniste tek ne ishte ne ilegalitet deri në 48-n. Edhe në pushtet, edhe në ilegalitet. Absurde apo jo? Kështu Katovica e tretë polli PD-në dhe lëvizjen studentore që ishin një mashtrim.
Sidoqoftë, dy kandidatët që duan të bëhen kryetar të PD-së në vend të Sali Berishës, janë të rinj, nuk kanë lidhje me Katovicën, apo jo?
Këta janë marioneta. Këta janë plastelinë. Prandaj unë nuk besoj tek rinovimi i PD-së. Unë shpresoj te krijimi i të djathtës së vërtetë, siç e thashë më lart, le t’ia venë emrin si të duan. Nuk mund të jetë një e djathtë që vjen nga e majta. Shiko, kur doli një VKM për lirimin e banesave të ish-pronarëve, të cilat duhej të ishin liruar që në 92-shin, ca gazetarë qanin hallin atyre që duhej të lironin shtqëpitë dhe jo të pronarëve që u kishin marrë padrejtësisht ato banesa. Mua m’u bë qejfi që miku im Sherif Delvina mori 2 milion euro shpërblim nga gjykata e Strasburgut. Kështu, unë nuk jam dakord dhe me legalizimin e ndërtimeve pa leje në Paskuqan, në Bathore e kudo që janë bërë. Ky është krimi më i madh që është bërë. Shteti prandaj është: t’i thotë atij që ka bërë ndërtimin, ke shkelur ligjin, ke marrë pronën e filanit dhe duhet ta dëmshpërblesh. Prandaj unë nuk besoj te rinovimi dhe emancipimi i kësaj klase politike dhe te reformim i i PD-së. Më kujtohet Konica që thoshte nuk ndërtohet shtëpi e re me qereste të vjetër. Të vjetër janë ata që vijnë nga kasta komuniste. Është mendësia e tyre që nuk shqitet.
Po ja, fjala vjen Kastriot Islami nuk mund të quhet komunist tani që u bashkua me PD-në, apo jo?
Mua më kanë thënë se Kastriot Islami paska një burim uji që mbush këto shishet që pimë ne nëpër tavolina dhe për atë fabrikë ai shkoi andej. Kështu kam dëgjuar, gjejeni ju është ai pronar apo bashkëpronar.
Zoti Niko, po kthehet në një dukuri kalimi nga një parti në tjetrën. A ju duket normale kjo për deputetët dhe figura të njohura të partive?
Kjo filloi që me Xhuvelin. Përndryshe nuk e merrte ky, pra Saliu se në fakt nuk fitoi. Shiko ata e quajnë popullin budalla. Mirëpo populli sheh, populli dëgjon dhe i gjykon. Ti thua që bëre rrugët. Rruga e Kombit për shembull. Mirëpo Rruga e Kombit shtrihet nga Durrësi në Morinë. Mirëpo Durrës-Milot nuk është bërë. Atëherë kujt do t’ia hedhësh ti? Unë nuk ish dakord as me këtë rrugën e Elbasanit. Sepse shteti thotë që nuk ka para për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Unë them se ai fond që u harxhua për rrugën e Elbasanit të shkonte për trashëgiminë kulturore. Le ta shtynin nja dy vjet ata që donin të hanin bugaçe elbasani, apo ata të elbasanit që donin tava balte në Tiranë. Sepse trashëgimia kulturore është më e vyer. Ajo po u prish nuk e gjen dot më. Onufrin s’ke për ta gjetur kurrë.
Ju jeni për hetimin e krimeve, flas këtu për krimet ekonomike dhe politike?
Pa asnjë mëdyshje. Por nuk kam shumë besim. Ja të shohim çdo na bëjë ky që u bë Kryeministër, se thotë që do të bëjë shtet. E shteti ndëshkon.
Pra jeni për kulturën e ndëshkueshmërisë?
Pa diskutim. Shteti është shtet. Kur ka rënë muhabeti me ca të shtresës sime u kam thënë, për antikomunizëm nuk vë njeri mbi vete, ama nëse do isha kryetar i KQZ, po të isha vetëm unë, do t’i numëroja me përgjegjësi dhe do t’ia jepja fitoren atij që i takon, të bindet populli se vota është e shenjtë.
Ja të marrim 21 janarin. Për atë ngjarje ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Dy nga të akuzuarit kryesorë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Këta thonë është hakmarrje po ti dënosh.. Është hakmarrje apo drejtësi?
Unë jam për drejtësinë, për 21 janarin, për Gërdecin. Të dalin në gjyq e të përgjigjen. Nëse janë fajtorë të dënohen. Por unë nuk e besoj se do bëhet, Se nuk e bëri as Saliu. E mbani mend kur thoshte se do u vë kazmën dhe rruspën kësaj e asaj? Asgjë nuk bëri. E kur i thanë pse nuk e bëre? Epo ishte fushatë elektorale e bënë paqe me njëri-tjetrin. Mpleksen interesa të mëdha këtu, Prandaj dhe dyshoj. Sidoqoftë le të presim e të shikojmë.
BOX
Një pjesë nga intervista me Mustafa Nanon në emisionin “Jamais Vu”
“Berisha, i paaftë e i pabesë. Jozefina, një budallaçkë”
M.Nano: Z.Niko, kush janë shqiptarët që janë të gjallë dhe ti i çmon?
N.Kirko: S’më vjen në mend asnjë. Të gjithë ata që më vijnë kanë vdekur.
Te libri juaj në vitet 91-92 vihej re nj lloj konsiderate dhe besimi të Berisha dhe më pas besimi bie duke e kontestuar…
Unë jam antikomunist i djathtë. I parë nga këndvështrimi jonë Berisha është figura me e errët e tranzicionit. Është i paaftë, mashtrues dhe i pabesë. Sa u bë President shkoi në Strasburg dhe tha s’do bëjmë gjyqe politike dhe gjykata speciale. Më këtë siguroi kastën ai dhe zbatoi detyrat…
Detyrat e kujt?
Detyrat e marra nga Ramiz Alia. Si antikomunist më tradhtoi. Si atdhetar më bëri varrezat e grekëve. Më dëmtoi autoqefalinë. Më shkatërroi pronën.
Prishja e Piramidës…
Shumë veta pak kohë më parë bën zhurmë që të shembet dhe të tjerë që mbrojtën. Unë jam me ata që thonë të mos shembet. Ata e bën për lavdi ne ta bëjmë mallkim për ata. Piramida të bëhet muze për krimet e komunizmit. Kjo të bëhet kartolina e Tiranës për të parë se cfarë krimi ka ndodh në këtë vend kaq të vogël në mes të Europës. Unë dëgjova çudira, sidomos nga ajo budallaçka e Shkodrës, Jozefina se donte të bënte parlament këtu se është vend dinjitoz.
PD duhet te vazhdoj programin me Sali Berishen edhe nje vite ne te mire te PD.Te caktohen 10 apo 15 kandidate e mbas nje viti te vine ne studion e TV KLAN ne prani te dhjeta gazetareve me te mire te vendit e ne prani te pese analisteve me te mire te vendit,( jo analist servile si Cili nga Labinot Fushe,apo Dritan Hoxha servili i Sali Berishes e i PD,dhe Shpetim Peka si nje nga gazetaret me injrant qe njohim ne kete shekull,si sevil i saliut,injorant nga kultura,analfabet ne gjuhesi,e rugaci ne emisione,pa kultur gazetareske.Te gjithe kendidatet kan kohe te pregatiten per nje vit e te vijne ne studio me programet e tyre,si mund te jene lider te PD,pyetje ti behen nga gazetar e analist me kapacitet,e ne fund pasi nje analize ti behen votat aty si dhe nga populli,nga militante te PD,Pra militante te nga Shqiperia e nga jashte vendit,Pastaj do kemi nje lider te mire per PD.Dy kandidatet qe po garojne Lulzim Basha dhe Olldashi jane me probleme per momentin.I pari Basha per rrugen e kombit per parate e vjedhura,per kater te vraret e 21 Janarit kur ishte minister i mbrenshem,qe besoj nuk do shpetoj nga drejsia,Dhe i dyti per detyren si minister i Transporti per rruget e ketij vendi,sa miliona euro jane vene,sa kane shkuar per rruge e sa kane shkuar ne ndonje banke jasht vendit,e sa ka dhene majtas e djathtas.Ish servilit Alibeaj te hetoet kur ka qene minister ai hajdut e te denohet bashke me te tjeret,te kete dhe turp qe del ne televizione.
Unë jam i majte,i kundert me te ne bindje, por shqiptar në gene;ka te drejte e kam thene une me parë qe kam qene delegat dhe ne perfaqesine e Kongresit te pare të PS.Gjithshka ishte projekt i “Ramizit”,gjithshka.Mire keq,ajo u realizua dhe Berisha pas vitit 1994,kur humbi Kushtetuten duhej ta kish lëne ramizizmin!Gabimet e kaluara nuk jane vetem gabime te vet komunisteve,por dhe frut i agjenturizmit jugosllav ne krah te Enver Hoxhes,per te mos u shkeputur Kosova!Banda e Veriut,beri lojen e UDB,duke forcuar luften e klasave,interrnimet,burgjet, ndare dhe sigurimin ne dy pjese,qe kosovaret kur te kujtonin Shqiperi te puthnin Titon,jo Enverin,dhe te mos ndiheshin…Zotria eshtë atdhetar dhe duket qarte,kur ndjen dhimbje si unë njelloje,kur greket qe kane bere barbari me shqiptaret e Camerise,festojne ne Shqiperi!Ketu jam nje trup,me kete atdhetar!Interviste e mire!…
“Unë jam i djathtë, jo se jam antikomunist, por jam i djathtë me bindje se e djathta ka në qendër individin dhe pronën, e djathta krijon pasuri, ndërsa e majta ka kolektivin, bën shpërndarjen dhe bën atë që ne e provuam të gjithë. Ja pse unë jam i djathtë.”
Tani z. Kirka thote gjera per te cilat ka te drejte, padyshim. Por te fetishizosh te djathten kaq shume, e te reduktosh te majten ne ate fatkeqesi qe pllakosi Shqiperine pas 1944 eshte e egzagjeruar.
E majta europiane ka gjithashtu ne qender individin dhe te drejtat e tij themelore.
E majta europiane ka gjithashtu ne qender pronen. Nuk besoj se vende te tilla me orientim te theksuar social si Gjermania, Danimarka, Suedia, Norvegjia, etj. privojne individin nga prona. Mireqendia e larte e ketyre vendeve tregon edhe njehere se elementet sociale ne nje shtet nuk dobesojne individin dhe pronen.
Perkundrazi, individi dhe prona jane ne qender te sistemit te shteteve te konsoliduara europiane edhe kur qeverisen nga partite e djathta por edhe nga e majta. Kjo sepse te drejtat e individit dhe te pronesise jane rregulluar me ligj e nuk varet fare kjo, se cila parti qeveris.
E djathta hote z. Kirka prodhon pasuri. E djathta nuk eshte magjistare. Te mirat materiale prodhohen ne shumice nga fuqia punetore, e kjo e fundit nuk eshte e djathte. E majta eshte ajo qe i meshon faktit, se kjo fuqi punetore duhet ne shperndarje te kete pjesen qe i takon.
Z. Kika me siguri qe ka nje pension e siguracion shendetesor ne USA, megjithese nuk ka punuar atje. I ka bere pyetje vetes se nga vijne keto para? Sepse dikush ka punuar e ka derdhur kontribute ne arket e atjeshme te pensionit e te shendetesise, arke nga e cila paguhen edhe persona kur ata kane nevoje (sigurisht sipas rregullave te percaktuara nga shteti i atjeshem). Po policia, gjykatat, shkollat, ndihma sociale, etj.? Te gjitha jane ne nje fare mase elemente sociale, pra te majta, te nje shoqerie ku parate nga taksat shperndahen e rishperndahen ne menyre qe te perfitojne te gjithe ata qe kane nevoje.
Tung,
Blendi
Ky Artan Hoxha eshte ky korroziu qe jep mendje neper ekrane?? Po si ka mundesi mor vlla, te japin mendje neper ekrane hajnat e Sigurimit?? A u shua ajo dreq Shqiperie per djeme vajza te paster?? Kuku!
LIDHUR ME GJYQIN E SHOSHORIT…B Ai shtet, qe e mbajtem me deshiren dhe perpjekjet tona per gati 50 vjet e ka te dokumentuar gjithcka. Nese z.Berisha ka qene deshmitar, ne dosjen hetimore dhe ne dosjen gjyqesore (tek kjo ruhet procesverbali i cdo seance gjyqesore)emri i tij dhe ato qe ka deklaruar jane atje. Ne qofte se emri dhe deklarimet nuk ndodhen, atehere ndaj tij shpifet.
Te shpifesh eshte nje gje e shemetuar, edhe kur shpifja behet ndaj zotit Berisha qe nuk u kursen shpifjet as per grate kur ia do interesi.
Ti ,oj zonja Albana je shume e leshte nuk e shikon se cafre perbindeshi eshte Berisha ai po zhduk njerex si magjistar e jo me dosje gjysem shekulli te vjetra. Me njerez “naiv” Shqiperia do behet akoma me keq se eshte tani….
Pa Shkolla dhe Edukim te mirfillte (jo diplloma qe blihen me leke)
Me Kriminialitetin me te larte ne Evrope
Me Korrupsionin me te larte ne Evrope
Pa Drejtesi dhe me Gjygje qe zgjasin me dekata
Me vjedhje te paskrupult nga ARI I ZI deri te kanoceve qe mblidhin jevgjit e varfer.
Me nje shtet qe ish te persekutarit politik i ben Komuniste e spihuna dhe ish-komunistet si Sali Berisha i ben Demokrat.
Mjere Shqiperia per njerzit qe ka si ti moj Albana
Doni nje rast te fresket se si eshte DREJTESIA TEK NE?
-Jam nje prej ish ushtarakeve,qe kerkoj drejtesi nga GJYKATA E SHKALLES SE PARE TIRANE,SEPSE SHTETI DEMOKRATIKO-FASHIST nuk me ka dhene PENSION sipas STATUSIT TE USHTARAKUT,qe nga viti 1993 e deri me sot!!
Me jane mbajtur PASDREJTESISH me shume se 50% e PENSIONIT!!!
-Gjykatesi malesor Shkelqim Mustafa i GJYKATES SE SHKALLES SE PARE NE TIRANE,pasi u njoh me LLOGARITJET,qe eksperti specialist kishte bere per DEMSHPERBLIMIN TIM,ULURIN NE SALLE:
“CFARE KERKONI JU?
MOS DONI TE RREZONI QEVERINE???
JA ,KJO ESHTE DREJTESIA JONE!!!
KY ESHTE GJYKATESI MILITANT I PD-se!!!
Keto udhezime u jepen gjyqtareve per mbylljen e gjyqeve,qe te mbrojne qeverine e PADREJTESIVE e jo DREJTESINE SIPAS LIGJIT!!!
Te mos ishte e vertete, Berisha do ishte i pari qe do ta bente publike rastin dhe dosjen e Shoshorit nepermjet sejmeneve tij ne TV qe te pastronte emrin e tij. Por se eshte shume e vertete, ai mundohet ta injoroje.
Simpatizantet e pd dhe budallenjte te komentojne vetem te shtune e te djele.
Te mencurit dhe simpatizantet e partive te tjera nga e hena deri te premte.
Kjo behet sepse jane shtuar shume numri I komentuesve dhe skemi kohe te lexojme te mencurit dhe jo me budallenj si ramy dhe ca te tjere.
I lutna komentusve te kene durim dhe te komentojne vetem ne ditet e caktuara.
EDHE I VETEM TRIM NE LUFTE!!!KJO ESHTE HISTORIA E DISIDENTIT TE PARE DHE TE FUNDIT TE KESAJ SHOQERIE TE SEMURE!!!HYSEN SHOSHORI ISHTE I VETMI DISIDENT QE ME SUKSES KREU VEPREN E TIJ NE KULMIN E FUQISE TE DIKTATURES TE PROLETARIATIT!!!MONUMENTI I TIJ DUHEJ TE ISHTE BASHKE ME ATE TE SKENDERBEUT!!!
Te nderuar komentues.
Kush ka vemendjen dhe di historine e Enver Hoxhes, kjo dhe fale deshmive qe dolen mbas vitit 90-te, kupton se si Enver Hoxha, arriti te pastroje ne menyre te njeanshme, figuren e tij.
Dihet tashme qe Enver Hoxha vjen nga nje familje e mesme gjirokastrite, njihet tashme dhe veprimtaria e baba Cenit, atdhetar qe mori pjese si nenshkrues i deklarates se panvaresise, por vetem kaq dhe per kaq sa kane bere ajo familje, ata jane nderuar si atdhetare, gje qe solli edhe krushqi me familje te shquara shqiptare, si pershembull motra e Enver Hoxhes, e cila u martua me nje nga koloset e atdhetarizmit shqiptar.
Por fakti eshte se Enver Hoxha, ishte nje person i dyshimte qe diti te kamufloje dhe te zhduki te gjithe ata deshmitare qe e njihnin te kaluaren e tij te erret, megjithese e kishin ndihmuar, kjo fale familjes nga vinte.
Enver Hoxha nuk donte te linte gjalle asnje deshmitar, qofte e dhe dhenderin e vet, te cilin e pushkatoi, qofte edhe ish ministrin e mbreterise, qe e kishte derguar me burse ne France, apo me vone ne konsullaten e mbreterise, ne Belgjike, e likujdoi.
Kjo eshte historia e shefit te partise, zhduki faktet qe neser mund te jene bumerang ne karieren tende politike.
Me thoni ju te nderuar komentues;
A nuk po perseritet historia e liderit politik?
A nuk po ben te njejten gje edhe Sali Berisha, me ata qe ja njohin te shkuaren e tij?
Ne fund te fundit, a nuk vjen edhe Sali Berisha, nga e njejat kauze qe ishte edhe Enver Hoxha?
Fjalet jane te teperta, sot vetem nje gje duhet te bejne shqiptaret, te shkaterrojne sistemin komunisto bolshevik te shartuar me politiken sllave ne Shqiperi dhe po nuk u ndeshkuan kesaj rradhe teper rende fajtoret e ketij tarnzicioni te tejzgjatur, ku femija lindi ne tranzicion dhe u be burre po ne kete tranzicion, atehere vete do te jemi fajtore.
Nje gje te fundit, Ilir Meta deklaroi se mbaroi tranzicioni, ky do ti thote shqiptareve se ju nuk jetoni ne tranzicion, se tejzgjatja e tranzicionit, shifet nga politika qeverisese, si urrejtje popullore qe do ti fshije keta te mallkuar.
Sali Berisha-pjella me solide e komunizmit enverian bolsheviko-sllavist.
… Ish- diktatori komunist Enver Hoxha dhe ushtaret e tij i denoi me arrestime, ndeshkime, lincime, burgje.
Ushtari i tij besnik deri ne vdekje Sali Berisha i denoi me spiunime dhe thirrje cartane ” armiqte ne litar” deri ne sallat e gjyqeve dje.
Sali Demokratori i denoi me vdekje per se gjalli grevistet e urise ish te perndjekurit. E me nje vdekje jo dosido. Me nje vdekje te llahatarshme. kujtoni LIRAKUN
A ka vdekje me te rende se te lyesh trupin me benzine e t’ia vesh flaken vetevetes!!! Vdekje permbi cdo vdekje!!!
Pse !? Sepse nuk kane ne c’te humbin me pervec prangave te urise!
Pse!? Sepse nuk kane me c’te humbasin pervec tmerrit te varferise!
Pse!? Sepse nuk kane me c’te humbasin pervec jetes qe ua ka bere me te rende se vetdjegja me benzine!
Pse!? Sepse nuk kane me c’ te humbasin pervec politikes katile te ketij fosili enversit me emrin Sali Berisha!
Pse!? Sepse vetdjegja me benzine eshte me e lehte se te shurdhohen nate e dite e dite nate nga leksionet e tij ndaj Evropes dhe Amerieks demokratike per “mrekulline e tij ekonomike reganiane” !
Pse !? Sepse me mire nje fund me tmerr, se nje tmerr pa fund. Jo tmerr dosido, por llahtaria vete !
Populli shqipetar mendon se Sali Berisha ka qene dhe eshte komunist dhe si i tille
kerkon qe shqiperine ta kthej perseri ne diktaturen e meparshme.
Une mendoj qe me keto veti qe ne e njohim ky as qe ka qene komunist
dhe as eshte si i tille , sepse asnje komunist shqipetar nuk do te sillej kaq poshtersish
me vendin e tij , duke e shitur e. coptuar vendin e tij .
Duke grumbulluar faktet gjate 22 viteve , ky eshte vetem nj armik i shteti shqipetar i popullit shqipetar
por kurresesi nje komunist.
Hysni Milloshi ka qene dhe mbetet komunist nuk do ta bente kete qe ben ky kurrrreeeeeeeee.
Qenkemi qare nga komunistet , por paska dhe ma te zinj
cfar emri ti veme ketij ?
Respekt per vuajtjet e z.Kirka.Por ti besosh nje fletushke te vitit 2002 qe nuk i dihet sot as emeri te le te dyshosh se dicka nuk shkon ne shendetin mendor.Shoshori fatekeqesisht ishte ibraktisur nga njezit e tij dhe ishte gati per 5 leke te jepte cfardo interviste dhe sic e donte intervistuesi.Edhe vete i vellai e ka pohuar nje gje te tille.Peralla te tilla vertetohen kollaj.E thote troc dhe qarte Albana.
Cirruni e berisni fort por sliut nuk i hyne gje ne kembe ai i ka shkateruar dosjet personat qe e inkriminuan Saliun sot kane vdekur atyre i shkofte shpirti ne parajse se po te ishin gjalle duhet te prenoncoheshin vetem persona te afert me ta dine shume le te thone te verteten e ska me sali,por saliu i ka marre masat kane mbetur besnike te Idris (shehut,sadikaj ,seiti)ata dine shume per UDB dhe personat qe ishin spiun te dyfisht .
Shpifje komunistésh. Njélloj siç shpifén se gjoja Berisha ka qené si
i shtépisé tek Enver Hoxha. Tani ngrihet njé komunist si Skénder Tufa
e shpif pér burrin e shtetit Sali Sheqere Berisha, se gjoja paska dé-
shmuar né gjygjin e njéfaré Hysen Shoshori i cili nuk ekziston gjéku-
ndi. SSaliu éshté qelibar. Ai éshté transparent. Ju té gjithé e paté
kur hapi dosjen e tij té parén. Familje e persekutuar nga ana e gruas.
Megjithaté, burré i ndershém, kurré nuk ka kérkuar shpérblim pér vuaj-
tjet. As e shoqja. As fémijét. Tani ngrihen ca horra, pijanecé e tra-
fikanté, qé deri dje bénin qejf burgjeve té komunizmit, ndérkohé qé
Saliu vuante nga i ftohti né mes té liqenit té pogradecit mbi njé copé
barké. e kérkojné shpérblime.
Nisa te lexhoi rrjeshtat e pare te intervistes dhe me keqardhje e lashe , per mos njohje te realitetit nga zotnia qe inervistohet. Eshte teper naive apo me mire te themi idiote te barazhosh te Majten me Komunistet. Nuk ja vlen te sqarosh me,apo te debatosh me zotnine. Njesoi si Berisha ,qe me qellim inditifikon te majten me komunistet,por se arsyja e Kryeministrit eshte politike ndersa i intervistuari ka mungesa amatore.
Me sa shoh ky njeri nuk ka nivelin e duhur per te dhene nje interviste te till edhe Nano e paska ulur nivelin me te tilla iontervista Neqoftese nuk ke njohurite duhura mos jep intervista Ne nje moment shprehet se nuk eshte e vertete se te hapnin kartele Sigurimi i shtetit ne ate kohe ka pasur nje rugullsi te jashtezakonshme Askush nuk mund te quhej bp ne rast se nuk kishe nje kartele nje dosje nje pseudonim dhe emrin ne regjistrin e bp. Me sa shoh edhe ato qe shprehet per te tjeret i ka te degjuara dhe te hamendesuara Keta te persekutuarit disa u bene bp disa ngelen pa kulturen e nevojshme.
perderisa ka qen ne burg qe 19 vjec ky Nikollaq Kirkirka ka qen dhe agjent i grekeve dhe me vone i sgurimit, kjo plehre kazanesh pse nuk erdhi te jetonte ketu dhe te behejpjese e ndonje grupimi antikomnist po qendroi ne USA, paska mbajt dhe rekordin e ardhjes ketu ne Shqiperi …40 here….qesharak dhe i neveritshem dhe sot mbas kaq kohesh kerkon revansh primitiv , duket njeri kompleksiv se se kane marre asnjehere ne konsiderate duke e ditur se cfare njeriu ka qene dhe eshte…nje GORE..qe vetem leh pa pushim. Duket qe eshte i paguar per keto qe thote se te vish ne Shqiperi 2 here ne vit dhe te vjellesh gjithe kohen
me vjen keq per gazeten DITA qe ka rene kaq poshte.
@emigrant ; edike shume mire praktiken e dosjeve te spiunave edhe si funksionon…… boj te fala ilir kumbaros kur ta takosh,,,,,,,,,,,,ju jeni te gjithe plehra,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!