16 kriminelë të shumëkërkuar në Britani, 2 prej tyre janë shqiptarë

anazapta

Dy shqiptarë gjenden në listën e 16 kriminelëve më të kërkuar në Britaninë e Madhe. Të gjashtëmbëdhjetë kriminelët janë në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet se fshihen në Britaninë e Madhe. Emrat e shqiptarëve janë Dritan Rexhepaj dhe Hysni Sokolaj.

Rexhepaj, i njohur ndryshe edhe si Gramoz Rexhepaj akuzohet për dy vrasje dhe një plagosje, të kryera në vitin 1999. Gjithashtu, ai akuzohet në Belgjikë për një grabitje me armë, ku viktimave u është kërcënuar jeta me thikë, ndërsa u janë marrë paratë dhe bizhuteritë. Ai rezulton i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo belge. Ndërkohë, Hysni Sokolaj, 40 vjeç, akuzohet për shfrytëzimin për qëllim prostitucioni të një vajze shqiptare, në Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Ai dyshohet se fshihet në Leicester.

Dritan (Gramoz) Rexhepi
Dritan (Gramoz) Rexhepi

 

Hysni Sokolaj
Hysni Sokolaj
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *