Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh

anazapta
gazeta dita cover

Një ditë pas dorëheqjes së bujshme si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Kuqezi, Myslim Pashaj rrëfehet në gazetën ‘DITA”. Pashaj është poet me një ndjeshmëri të admirueshme dhe pas këtij akti të dhimbshëm të divorcit me partinë që e krijoi dhe e deshi, bëhet metaforik. Është herët për të folur hapur. Të marrët flasin hapur.., thotë ai. Gjithsesi, i zhgënjyer dhe mosbesues ndaj politikës aktuale, ai thotë se ende nuk e ka vendosur se për kë do të votojë më 23 qershor. Ndërkaq ai lë të nëkuptohet dështimin e AK-së dhe parandien maskaradën e radhës që është duke përgatitur Berisha për këto zgjedhje…

 

– Prof. Pashaj, sapo jemi njohur me dorëheqjen tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i AK-së. Një dorëheqje e pritur kjo, por pa shumë shpjegime. Përse ndodhi kështu?

– Kjo nuk është një dorëheqje e pritur, por e “papritur” Mediumet kërkojnë dhe ndjekin nëse zbuluam se çfarë ndodh vallë me të papriturat, sepse aty është “delli i ballit” dhe “misteri”. Po mund të jetë fare thjesht dhe, nuk ka ato që do të zbulohen, as ato, që sajohen rëndom. Shpjegimet janë tek disa gjëra  që ndodhen jashtë gatimit që bën politika shqiptare, kjo vrastare antikombëtare. Dhe ju kërkoni të ngjashme si ato që kanë ndodhur. Këto çudi të mëdha që kanë pushtuar pushtimet kanë qenë: për shëmbull ” Ikja e Metës tek Metastaza” , “Ardhja a e Metës tek Majtastaza”, Ikja e Kaçit tek Berishëstaza dhe nesër “ardhja e Kaçit tek Biçimstaza”, apo “Ardhja e Nanos tek Arbeni si AntiEdi…” Unë kam ikur po s’kam shkuar kurrëkundi tek “…stazat e sipërme” por tek ideali im kombëtar. Mos prisni nga mua që shaj apo t’i përvishem Kreshnik Spahiut, se nuk është koha. Kuptohet se tek dorëheqja ime do të gjeni një dëshpërim të natyrshëm. Shumë telefonata më bëjnë, nga miq dhe kundërshtarë sa nuk kanë të pushuar. E fundit tash që po të shkruaj, është një mesazh i një vajze të re e cila më quan “vegël të Edi Ramës”. Ҫ’mund të shpjegojmë në këtë kaos që ka gatuar kjo demokraci e autokracisë në Shqipërinë e Oligopolitikës? Lëvizjen Kuq e Zi, së cilës i isha përkushtuar unë e kisha kujtuar se ishte në vijim romantik të Iluministëve të mëdhenj të Rilindjes. Veten time, e quaja sikur kisha dalë nga Ҫetat e Ҫerciz Topullit apo të Themistokli Gërmenjit. Heu sa larg! Lëvizjen KUQ e Zi e përfytyroja ashtu kombëtariste, se vetëm ajo mund të rrëzonte tej e përtej të keqen e madhe që ia ka vënë thonjtë në grykë Shqipërisë. Unë jam me këto ideale. Unë jam i shkëputur tash për tash nga “kupola” që kujtova se ngritëm për krijesën e re, por jo nga bashkësia e idealistëve kombëtarë në gjithë Shqipërinë amë, të cilët nuk e dinë se ç’bëjmë ne në atë “idealin sipëror” që nuk e lë të ngrihet në këmbë filozofia e vdekjes së këtij ideali. Unë u dorëhoqa që të shpëtoja jo vetëm shpirtin tim, por që të lehtësoja në një farë mase “ardhjen në qendër” “ekuilibrin e prishur” tek kjo bashkësi që brenda dy vjetësh u beson disa synimeve të mëdha me të cilat ne kemi vrapuar dhe marshuar në këtë stafetë.

– Sidoqoftë, pavarësisht nga dorëheqja, ju tashmë jeni një figurë publike. Cila do të jetë pesha e AK-së në këto zgjedhje?

– Pse vallë qenkam unë një figurë publike? Se kam shpëtuar Detin apo se dhashë Dorëheqje? Kjo “dorëheqja “ iu ka pëlqyer një pjese që e trajton ikjen time në favor të njërës apo tjetër anë, kur dihet që edhe unë nuk mund t’i shpëtoj ndikimit të mendësisë së gatuar në Shqipëri, me të cilën ushqehemi çdo çast. Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh, jo më shumë prej ndonjë kontradikte që kam pasur në KUQ e Zi por më shumë prej greminës e cila u hap aq dhimbshëm në sy të shqiptarëve, kur listat e deputetëve dolën në pazarin e gjësë së gjallë politike, me të njëjtën format të pazarit osman. Pra nuk ka treg të ri modern, nuk ka treg të shpëtimit politik, por është e njëjta kope e cjepëve dhe deshëve përçorë që e kanë çuar Shqipërinë në “Panairin e Shkërrbimit “ ( Këtu “shkërrbim “ ka kuptimin e “përqeshjes” së vetvetes shqiptare duke u bërë gazi i botës”) Pastaj le të vijoj pyetjen tuaj “shtampë” “se ç’peshë ka AK-ja? ” Po ta them se “vepra” për të cilën kam punuar ka krijuar elektoratin e saj (Pjesa më e madhe e të cilit është ajo pjesa ime idealiste, po ka edhe votues e ndjekës të tjerë që i janë bashkuar AK pa e ditur se ç’jemi ne… këtu sipër… “ në kokën tonë të sëmurë ”. (Them të sëmurë, se politika shqiptare është e sëmurë dhe epidemia nuk po gjen shërim, kësilloj edhe ne nuk mund t’i shpëtojmë kësaj epidemie…)

Për kë do të votojë Myslim Pashaj më23 qershor?

– Më ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Fier, Lushnje dhe Mallakastër, kur ngrija strukturat e AK në atë Qark. Një deputet i parlamentit të sotëm dhe që kandidon për parlamentin e ardhshëm u shfaq si fantazmë në Myzeqe dhe i mbërtheu për gryke drejtuesit “idealistë” të AK (Ja se si u shkri idealizmi!!!) Ideja ishte që Myslim Pasha të mos kandidojë në Fier, ta spostojmë ku të dojë, na duhet një intelektual fierak , që të ketë edhe para, ….” Ngjarja vijon për një natë të gjatë me marrje firmash dhe peticione… Peticioni udhëton për në qendër, jo hipur në kuaj por mbi krahë lakuriqësh nate, që fluturojnë pas valëve elektromagnetike : “valë të ligësisë politike shqiptare” Pastaj, kjo pazarlakuriqësh të natës, krijon skuadra të zeza, trysnish, se “votat do t’i shkojnë lakuriqit të Myzeqesë” prandaj “vendos se ç’do të bësh!…” Kjo rrëfenjë reale është e natyrshme në Shqipërinë e tregut të pushteteve, vjedhjes e shitblerjes së votës. Ngjarja është shumë e rëndë. Përjetimi im idealist ka qenë “shokues” Pas kësaj një deputet tjetër nga një “Zuskë e politikës’” erdhi në pazarin e Gjanicës së përmbytur dhe bleu një Kryetar të AK… për të dëshmuar se politika shqiptare është plot e për plot me lakuriqë të natës. Hamdi Jupe, ish-deputet dhe publicist i njohur, të cilin nuk e kam takuar kurrë,shkroi një artikull për mua “Pashaj i Atdhetarizmit” sikur të kish qenë pjesë e përjetimit tim, dhe u shpreh në këtë mënyrë : “e kuptoi se në ç’grackë kishte rënë “ dhe “ mblodhi armët…” U tërhoqa nga gara për deputet mbasi shpella e lakuriqëve nuk është streha ime. Ideali kombëtar iluminist është Panteoni im. Tani mbërriti puna që pas dorëheqjes sime a do të votoj apo jo ? Dhe për kë do të votoj ? Kam vendosur të shkoj në Sarandë. Atje kandidon një nga djemtë më të mirë që kam njohur në AK jo më shumë se 26 vjeç : Juristi Adriatik Lapaj, i cili sa herë që fliste më nxirrte një mall të pashuar të idealistëve të rinj që burojnë nga ky vend. Po prapë unë bie në greminë, sepse nëse ai nuk fiton, “vota ime ikën bosh… ne nuk prodhojmë deputet… kështu që i bëj fresk Berishës së Lakuriqëve të natës…” Në ç’batak kemi rënë! E shihni: Nuk kam vendosur ende…

– Ju u angazhuat në AK për largimin e Berishës nga pushteti. Mendoni se do të ndodhë kjo ikje në 23 qershor dhe pse?

– Kësaj radhe do të ndodhë ndryshimi, por jo ndryshimi që unë përfytyroj në veten time. Shenjtërimi që ka kërkuar disa herë Berisha në Murin e Madh Kinez, në Sari Salltik, në garën e notit në Dhërmi… u ka krijuar shqiptarëve një nostalgji enveriste që tenton të kthehet në berishiste. Në momentin kur duket se është përgatitur infrastruktura (shiko mitingjet e PD, lukun e Berishës, jelekun antiplumb, trastat dhe arkat me para që lëvizin në netë të mjerimit) një padurim i madh i shqiptarëve të mërzitur dhe të zhgënjyer, do ta rrëzojnë kësaj radhe oligarkinë kriminale të Sali Berishës edhe pse koalicionet janë kthyer në amalgama të mosbesimit. Mirëpo shqiptarët sërish do të jenë të humbur. Mallkimi u rri mbi krye. Se elitat përngjajnë me njëra-tjetrën dhe ato nuk mund të sjellin arkitektura të reja të mendimit dhe krijimit. Edhe pse përbetohen për Shqipërinë Evropiane!

– Cila do të veçonit ndër mëkatet më të mëdha të pushtetërimit të Berishës?

– Para një ore kalova pranë portës së madhe të Kryeministrisë. Pak më tej është një ulluk ujor i Bulevardit, ku u ndala për të parë. Kish dalë një bar i ri i gjakut të krimit shtetëror të Berishës, me katër të vrarë. Ngrita sytë nga dritarja e tij ku ai shpesh ngre dy gishtat dhe pashë djallin e Zi që u ka mbirë shqiptarëve që mbijeton mbi krime të mëdha. Vrasja e demokracisë në shtratin e Prokrustit. Ky përbindësh, Prokrusti, ishte një prej personazheve negative në mitologjinë klasike helene dhe sot shfaqet gjithandej në kërkim të mbështetësve të sojit të vet për të farkëtuar edhe të tjerë shtretër ku do të gjymtoheshin të gjitha trungjet e shëndosha të një shoqërie.

– Si ju duket ecuria e deritanishme e fushatës dhe si e shikoni finalizimin e saj?

– Cila fushatë ? E korrjes, e shirjes, e domates, apo e specit ? (Këto do të ishin fushata të vërteta). Fushata e moszgjedhjeve, e gënjeshtrës së ligjëruar, të numëruar, të vulosur, të nxirosur, e vjedhjes, e masakrëssë votës, e shëmtimit të demokracisë, e përbaltjes, e sharjes, e mashtrimit, e zarfave që po përgatiten, e thasëve të miellit, e trokitjes në dyer për shitblerje të votës, përçudnimit të listave, i gjymtimit të KQZ, i kërcënimeve nga eskortat e pushtetit të blinduar. Të gjitha do të vinë në muajin që po afron. Ҫ’do të korrim? Me drapër apo me autokombajnë ? Do të korrim fatkeqësinë tonë.

 

Share This Article
29 Comments
    • Desha te uroj nga zemra ate qe ben kopertinen tuaj. si nuk i rreshti nje dite frymezimi. Sh bukur. Bravo

  • JUA THEM UNE JU ,,KRESHNIKU ESHTE POLITIKANI ME FAQEKUQ I KOMBIT ,AI ESHTE OPOZITA E VERTETE ,,NE JEMI NDRYSHIMI PER PARA SB

    • Respekte kolonel Pashaj, shpresoj te rikthhesh tek AK sepse aty eshte ideali, zemra dhe qenia jote si ushtarak, filozof por edhe poet. Me vjen mire qe nuk e atakon kreshnikun, megjithe te metat qe ai ka, por ne te njejten kohe me vjen keq qe Gazeta e nderuar Dita vendos nje titull qe nuk shkon me permbajtjen e intervistes suaj. Ju nuk mallkoni, nuk anatemoni AK dhe kreshnikun pasi une jam i bindur se ne brendesine tuaj ju vuani dhe ne te njejten kohe deshironi qe ak te fitoje, jo per t’u bere juve karshillek por per te mbajtur gjalle ndjenjen e atdhedashurise qe sot na eshte neperkembur dhe po perpiqen te na e shuajne. Per ne AK ishte ideali, fryma ku besonim per nje politike te re dhe megjithe sulmet e medha dhe te paskrupullta ndaj saj perseri megjithe gabimet dhe difektet une jam pro tyre. Je i respektuar kur flet per ate djale qe do te kandidoje ne sarande, ndohmoje kolonel ashtu sic di te ndihmosh ti dhe mos e le endrren tone te shtyhet per me tej apo te vdese, endrren e AK qe megjithe sulmin e tmerrshem te partive produkt i katovices une personalisht uroj megjithe shpirt qe te vazhdoje, qofte ashtu e vaket sic e kerkojne sundimtaret e politikes sone por perseri ajo na ngroh, na deh, na frymezon teksa degjojme emrin e myslym pashajit dhe refrenin xhamadani vija vija eshte kosova eshte sqhiperia, endrra nuk duhet te vdese ajo dduhet te shkoje perpara.

  • kolonel ke respektin e njerezve te thjehte te ketij vendi. Ndoshta eshte pak, dhe e padukshme. Por une mendoj qe eshte me shume se gjithe hipokrizite qe na rrethojne. Kete mendoj dhe besoj. Te uroj jete te gjate

  • Shqiperia ka qene perhere nje nene e keqe me bijte e saj me te mire. Perfqafime z.Pasha, ne ju duam dhe ju lexojme edhe nga jashte Shqiperise. Do donim te benim me shume se kaq, por Shqiperia e gjore eshte nje vend i pushtuar tanime. Kur te vije liria shpresojm te jemi ende gjalle. Kur them liria, kam parasysh lirine e vertete, ate qe ndihet ne shpirt, jo ate qe shkruhet ne letra

  • Pershendes kolonelin e detit, dhe stafin e mrekullushem te Ditas qe na sjell cdo dite njerez te mire e te ndershem te flasin dhe te komunikojne me ne qe jemi larg. Ne që përjetuam për shumë vite diktaturën komuniste e kemi të ngulitur mirë në memorjen tonë se si u rrit e u zhvillua diktatura,që u shndrua në një nga më të egrat në Europë e ndoshta në botë. Por diktatura nuk lind si e diktaturë. Ajo u shndrohet çdo ditë e pak nga pak si e tillë. Nese e lejojme, do na vije radha te gjitheve te jemi viktimat e saj. Ne, njerezit tan te dashur etj. Do jet vone pastaj

  • Eshte cinike thenia juaj ,se vetem te marret flasin hapur. Ne boten e komplikuar te interresave ekonomike,ka shume njerez qe flasin hapur ne ditet e sotme,ashtu si dhe dje ne diktature. Persa i perket diziluzionit qe po perjetoni Ju,nuk ju falet . Nuk jeni nje i ri romantik se pari dhe se dyti ne kete bote ku ç’do gje kembehet si mall ,veshtire te kete vend per romantizem. Keshtu jane mardheniet ne planetin ku jetojme,te ngritura mbi interesa ekonomike. Duke patur respekt per Ju,sigurisht dhe per moshen, une po ju parafrazoi kete thenie : -Paraja ka gjithje te drejte !

  • I dashur myslym. Eshte koha e maskarenjve. Sigurisht qe nuk u duhesh ti por u duhen “njerezit me leke”. Pse? Le tja bej kete pyetje vetes cdo shqiptar. Dhe ndoshta do gjej edhe ndoca pak faj brenda vetes

  • Është kohë kur këmbët i bien kokës…

    Prestigj, autoritet, peshe, pushtet, fuqi, pozicion, vlere, reputacion, respekt, mirnjohje, vlersim, admirim, imazh, nderim, ndricues, prore, lavdi, mbret, mbret, mbret, pasuri, pasuri, pasuri, dhe perjetsisht paprekshmeri, – IMUNITET. Ky eshte profili, ky eshte statusi social magjik, ky eshte morali, ky eshte Ylli Polar qe udhehiqet e gjithe shoqeria jone, ky eshte modeli dhe tjeter nuk ka.
    Ky eshte frymezimi, lajtmotivi e sinonimi i jetes sone: Pasuri, fuqi paprekshmeri. Per keto ja vlen te jetosh dhe te luftosh, keto jane trofe dhe jo pallavra morale e etike….!!! Keto jane simbole dhe sinonime te statusit te shoqerise sone qe trumbetohen dhe vihen ne jete. Trofete matreale dhe pastaj ato sociale ose e kundra trofete sociale dhe pastaj ato matreale.
    Na kane munguar aq sa me s’behet, aq sa nuk njohim asnje lloj rregulli loje. Nuk njohim asnje lloj rregulli se kujtuam qe te gjithe ishim te barabarte, dhe ne ishim njeriu i ri, monstra e pa pare qe jemi tani. Dhe ja rezultati. Starti ka nisur dhe ne rrugetojme drejt nje definicioni te ri te shoqerise, te nje statusi te ri te shoqerise. Pozicionet sociale formohen ne baze te vlerave, ne baze te pasurise, ne baze resurseve intelektule te talentit e intelektit. Pra ne baze te pasurise dhe ne baze te fuqise, prestigjit, arsimit.
    Dhe ne jemi ne start ulerime ne formimin e pozicioneve sociale: Jemi te gjithe me arsim te cunguar plot trashgmni ideologjike dhe jemi te gjithe pa pasuri, jemi me dosje dhe pa ndershmeri. Asnje nuk don te jete i fundit ne hiarkine e piramides sociale. Asnje nuk dont te quhet fshatar, i pa vlere, pa respekt, pa prestigj e autoritet, po don te jete dikushi e nuk ka rendesi mjetet, qellimi eshte ambicja e frymezimi.
    Une nuk di popull me “intelektual“ ku rinia e popullsia kane nga dy apo tre diploma, edhe pse nuk kane mbaruar te mesme e te ulet. Kane mastera e doktorrata, kane dhe tituj profesor. I kane dhe ne te gjithe i dime qe asnje nuk i meritojne. Po ato na udheheqin dhe ato jemi vete ne. Eshte maska jone si komb, eshte surrogati une, eshte degjenerimi i yne i themelte, eshte prishja e ADN-se.
    Eshte kohe ulerime, eshte kohe cmendurie, eshte kohe hallakatje, eshte kohe ku kembet i bien kokes, eshte kohe ku ato qe ishin pa dyer e pa porte u bene me te forte, eshte kohe shqyerje e deformimi, eshte kohe ku drogaxhiu ka prestigj e respekt se ka hyre ne politike e politikani kthehet ne sojli. Nuk po zgjatem me ate kontigjent qe eshte zvarritur nga ekstremitet gjeografike te shqiperise e ka ardhur ne tirane per tu dukur me status qytetari ku rruget dhe te gjitha emertimet i ka vene te te gjitha kryeqyteteve te botes e te gjithe kane diploma.
    Por dua te them e te lidh dy fjale per elitat tona surrogato, per elitat tona me maska, per elitat tona qelbesira, per elitat tona shkerdhata. 18 familjarë, kunetër, bashkëshortë, prindër e fëmijë, në listat për deputetë, por në parti të ndryshme! Ju thote gje! Hic fare! Normal! Jemi ne! Jemi vetvetja nuk jemi me maske po jemi origjinali. Kandidojme per statusin tone elitar mbreteror, kandidojme per imunitet. Nuk ka rendesi dhe pse 20 vjet isha me partine kundershtare, rendesi ka statusi. Kjo eshte lindje e formatit monster shqiptar.

  • pERSHENDETJE DITA. NJE FJALE PER KOLONELIN: kolonel, nuk duhet te dorezohesh! Derisa te kete qoft edhe nje shqiptar te vetem qe te degjon, fol! Fol per Shqiperine dhe mallkimin e saj. Fol pa u lodhur! Jam i bindur qe jane mijera qe duan te degjojne. Me pas vijne te tjerat. Kohet ndryshojne, njerezit ndryshojne. E rendesishme eshte TE MOS DOREZOHEMI!

    • e mor ladmir, t ka nis partia me ba komente aa? Mir e ke t ladmir, nuk kan c na duhen deputet burrat e ndershem, ju demokratet do fitoni me Saliun e shiqeres dhe Kaqin, kurse ne socialistet e ndershem do fitojme me ne krye Edin dhe Koqon !

    • jam dakord. por shoh shume pesimizem, shume deshperim..Nuk duhet ta leme veten te na munde e keqja. e liga qe sot perfaqesohet nga nje vrases kriminel si Sali Berisha i toleruar nga opozita e re dhe e vjeter. Ka shqiptare qe nuk duhet te heshtin. Gazeta Tema, gazeta Dita, njerez si Myslymi dhe te tjere: MOS U DOREZONI! MOS U BENI PALE ME TE KEQEN!

  • Kolonel ! Ke rene ne pesimizem per arsye te paqena e jo serioze, aq sa edhe per te votuar kunder Saliut s’ke vendosur ? Dje, kur ngrite shqetesimin atdhetar t’u be krah PS-ja dhe opozita e sotme, e cila e denocoi tradhetine e Qeverise shqiptare ligjerisht ne Gj.Kushtetuese, duke te vleresuar vazhdimisht dhe bashkuar kauzen e saj me ty dhe interesat kombetare.
    Nderkohe Ty, t’u rrit mendja kolonel, i perktheve si personale rezultatet e nje lufte te tere per rritjen e ndjenjes se patriotizimit nepermjet denoncimit te shitjes se interesave kombetare nga familja ne pushtet, lufte te cilen nisi e realizoi politikisht PS, mbeshtetur te gazetaret dhe media e shkruar e vizive. Dhe, ne vend qe ty te bashkepunoje ngushtesisht me te u largove dhe gjete te bashkoje kauzen tende me ate te Kreshnikut?
    Gabim i pafalshem Kolonel! Zgjohu dhe voto opziten e cila te respekton. Mblidhe mendjen !

  • Aleanca kuq e ziii e mbaroj misionin.Qellimi I saj ishte te mos behej rregjistrimi sipas perkatsive fetare.Ata simpatizan gjoja te marre hua nga PS mbaruen misionin dhe po kthehen te partia e tyre ne pritje per te marre ndonje leke per votuar sic kane bere gjithmon. Te lumtur se I sherbyen turko -shqiptarit Spahi se ja arriti qellimit.E gjith kjo u be per te mos dalur e verteta e raporteve fetare te ngelur qysh nga sundimi turkushak.Me kso veprimesh mbyllet dera e Europes deri sa te behemi si ata.

    • jo Mark britaniku, jo. Ak nuk e ka perfunduar misionin e saj perkundrazi perceptimi yt nga britania e laget dhe e ftohte si edvin-meta-berisha eshte vecse nje iluzion i ushqyer nga majtistet dhe djathtistet qe drejtojne kete vend drejt fatkeqesive prej gati nje cerek shekulli. Sa per dijenine tende sot ak ka pasur nje super takim ne durres por fatkeqesia eshte se nuk pasqyrohet ne asnje media. Ak do te jete supriza e zgjedhjeve komuniste-fashiste te 23 qershorit te ideuara nga dyshja antishqiptare berisha-rama per te perjetuesuar pshtetin e tyre kriminal

  • Kolonel,nuk duhet te dorezohesh!Po qe se duhet te thuash te vertetat,qofsh nderuar te jesh marrezisht i marre.Nese nuk duhet te thuash imtesirat,te pakten kryesoren duhet ta thuash;eshte AK nje AS nen mengen e Berishes apo jo?

    Eh Myslim Pasha, ti s’e ben dot
    nuk e tund gjoksin dhe prozhektoret
    s’je profesor-doktor i zot
    qe te shurdhosh televizoret.

    Eh, Myslim Pasha, ti je burre tjeter
    qe e ben luften pa nje te shtene
    n’a mbrojte detin meter per meter
    nga pazarxhinjte e tokes meme.

    T’i thane te gjitha ato te shara
    dhe sharlatan te tha dikush,
    ai gomari qe do mbjelle arra,
    qe do shartoje fikun me rrush.

    Shau e griu Berish Saliu
    se e ka zot t’i rrefesh detet
    e krejt te dyja faqet e i nxiu
    mbi ty nderseu kater pushtetet.

    Por kush kujtohet per keto vepra?
    Kush t’a di nderin o kolonel?
    Zbarkojne me thase partite -dhelpra
    qe vijne – medet – veç per te vjele.

    Andaj te kam me borxh nje kafe
    se nuk je ti per kete Kuvend
    gjersa shqiptaret te lajne me llafe
    dhe hunjte e gardhit bejne presidente.

    Qofsh i nderuar z.Myslim Pasha!

    • Anonim, te te vije turp! Te rreshqiturit i keni ne krye te partive. Hajt shendet. Race e keqe zhurmuesish siperfaqesore

  • Myslim,edhe po te Te te kishin vene ne liste per deputet ne parlament do te ndjeheshe si Princi Hamlet ne varreze.pra rri I qete se me nje apo dy. Lule nuk vjen behari

  • Kolonel ke rrespektin e te gjithe komunisteve te vertete.Ata te ngriten nga hici dhe te bene kot se koti dikushi.Ata te bene rreklame e te shpallen hero e legjendar Ata te nxoren nga AKZ per hesap te tyre .Atyre pra komuisteve ju duhesh deri me 23 qershor por pas humbjes te tyre nuk do i i duhesh as Ps as AKZ as vetes tende me Komunistet do te harrojne te paret te tjeret nuk te vlersuan keshtu skane cte kujtojne as cte harrojne.
    Humbja me e madhe per ty ishte rrezimi i komunizmit.Ai do rrezohet perseri me 23 qershor ose me mire nuk do ringritet

    • O Keltis, mos je Keltisi ai shoku Xenit qe t ka vu Sala prefekt per t kap femrat me zor neper pubet e Tiranes? Apo je Keshniku me maske Saliu?

  • Ke nderimin e te gjitheve, zoti Pashaj…

    Berishes i dole perballe, atehere kur duhej dhe e sprapse me logjiken e Fjales

    Tashme me Berishen merren te gjithe, duke harruar se duhet te merren me pjesen e dobet te vetes…te shash Berishen pas 22 vjetesh ne politike eshte gjeja me e lehte ne bote…por te ndjesh rrezikun prej atyre qe mund te perseriten Berishen edhe pas 22 vjeteve…

    kjo eshte merite e radhes e Myslim Pashajt…

    Lexojeni rresht per rresht biseden, jo titujt e netitujt…

    Vertete besonit se kolonel Pashaj do t’jua dorezonte Limanin e Vlores atyre qe s’e kane dashur dot kurre Vloren e shqiptareve?!

  • KUSH DO TA THOTË TË VËRTETËN…KUR…?!
    Gjithë bota sot zien e drithërohet nën trysninë e problemeve të krizës së rëndë ekonomike,dhe kokëçarjeve të punësimit,e mbajtjes mes njëmijë vështirësish të vendeve të punës,teksa përpiqen me çka të mundin të mbajnë gjallë,qoftë edhe nën terapi shoku biznesin,të mos rrënohet…e mbyllë dyert,të mos rritet më tej varfëria e mjerimi,të mos shtohen lypësit e lypja si profesion….Përpjekje mbinjerëzore bëjnë shumë shtete anëtare të bashkimit evropian prej vitesh,për ti mbijetuar krizës së gjatë dhe të vështirë të këtyre 5-vjetëve të fundit…Spanja,Greqia,Italia,Portugalia,Irlanda e veriut,etj….etj…Vërtet që papunësia ka arritur shifra të larta,por shpresa për tu mbajtur nën kontroll dhe për tu zbutur deri në minimum,është dukshëm e qartë…Gjëja e parë e dukshme që bëjnë këto shtete është:ti drejtohen kutive të votimit,për të sjellë qeverisje të reja…Ndodh kjo,për të rritur dhe forcuar besimin përmes votës, tek një formacion i ri politik me performancë…(plane ekonomike…) të re qeverisjeje…Këta popuj e dinë se vota nuk mund tu shpërdorohet gjatë ushtrimit të pushtetit…(se tek kutitë,nuk e mendojnë kurrë se i manipulon kush….?!)Ndërsa ne,shqiptarët vuajmë,dhe pa gjetur dot asnjë zgjidhje për qeverisjen dhe shtetin e qytetarëve…Themi 23 vjet tranzicjon me 8 palë zgjedhje të përgjithshme..(përfshi edhe këto të qershorit..që vjen..)dhe me po kaq zgjedhje lokale…e përsëri në vend.Me të gjitha zgjedhjet,pa zgjidhje…!Si do vejë ky halli ynë,pyesin njerëzit të tronditur gjithandej…?-Njerëzit pyesin por,kush i dëgjon nga ana tjetër,që t’u përgjigjet…?Hiç,askush nuk ua vë veshin…Një palë zgjedhje të reja…janë në prag…Edhe 40 ditë që të shkojmë pranë kutive të hedhim votën…E ç’ë pastaj…(njësoj nuk do jetë,siç ishte vjet,parvjet,kastërvjet….siç ishte në vitin e largët 1992…?!Për atë vit,nuk i keni dëgjuar të flasin sot lidershipi politik në vend…PD e ka moto të sajën,por edhe PS po e bën së fundi…?! )?!Si do shkojmë në zgjedhje,e kam fjalën…?(E di,jo me këngë e valle,si dikur…!)Me fanatizmin politik që na karakterizon gjithë këto vite,apo….me ndonjë mendim të qartë e të pjekur mirë…?!40 ditë i duhen nënës lehonë që të dalë nga ditët,pas kësaj e ka hedhur ‘’lumin’’rrezikun…),fëmija do jetë i shëndetshëm,si do vetë zoti….!)Ne,na duhet të zgjedhim një qeveri të përgjegjshme për qytetarët,të zonjën për ti dalë zot fateve të ‘’liga e të vështira…të vendit’’,dhe marrëdhënieve bilaterale me gjitonët e më tej…Të aftë të zgjidhi mirë e bukur hallet e rënda të zgjedhësve e gjithë atyre që i djeg dielli i kufijve të këtij vendi në pozitën e 39* 40’ të gjerësisë gjeografike…Tani,si i bëhet hallit…?!-Të gjithë premtojnë,mirëqënje,punësim,integrim,standarte të larta e të njëjta për të gjithë…!Të gjithë premtojnë se do mjekojnë plagën e papunësisë,të varfërisë,të mjerimit ekonomik,të integrimit të ‘’bllokuar’’,të investimeve,të bërjes së rrugëve,kanaleve ujësjellsave,dritave,ndriçimit të ‘’biçimit…të vendit..dmth..’’… etj..etj…A thua se të gjithë këta,nuk kanë qenë në këtë vend këta katër vite të zeza që kaluam….?!-A thua se kanë qenë emigrantë,në Gjermani,a USA…?!A thua se kur erdhën një ditë dhe panë çfarë ka ndodhur në këtë vend,ju dhimbs gjithçka panë e dëgjuan,dhe e vendosën…do të rrinë në vend,për të bërë këtë shtet me ligje e të zhvilluar…!Dhe,vërtet ja filluan me komisionin qendror të zgjedhjeve…E bënë fërtele…’’lesh arapi ‘’e bënë…Dhe në krahun tjetër kryeministri premton,e u betohet ndërkombëtarëve e vendorëve të çdo lloi se do organizojë dhe mbajë zgjedhje me standarde të larta. Se popullit të njëjtën gjë i ka thënë këtu e 23 vite …zgjedhjet do të jenë model…!Dhe fakti është se model kanë qenë…lloj i veçantë,modeli më i keq i zgjedhjeve,që u ngjajnë atyre të diktaturave…Një përsëritje e re e zgjedhjeve të vjetra,nuk ngjall shumë çudi tek askush,tanimë…Sepse,e kini vënë re se si pyesin njerëzit:Kush i organizon zgjedhjet…?!Tundin kokën mosbesueshëm dhe ikin,sapo dëgjojnë emrat e KQZ, dhe mbështetjen që jepet për garanci…Sapo marrin vesh se në vend të Grosruk…do të jetë një ‘’kopuk’’tjetër një miku i tij,siç përflitet nëpër medja këto ditë…Ti këmbëngul,i thua tjetrit se do jetë i pranishëm vetë amerikani këtu…Ai,përsëri mosbesues ngelet…(sikur nuk ka qenë Amerikani,edhe vitet e tjera,e çfarë ka bërë,sa herë këtu…?!Njerëzit revoltohen më shumë për njerëzit që iu serviren të zgjedhin…Ata,në pjesën më të madhe ose kanë qenë kandidatë të kundërshtarëve politikë,ose kanë qenë bashkëpunëtorë në qeverisje…Dhe kjo ka ndodhur në të dy kampet e mëdhaja politike…Sa besueshmëri japin ata tek zgjedhësi,votuesi…sa garanci japin ata se do të jenë ata që i duhen qytetarëve…?!Nuk mund të japin garanci as protagonistët e qeverisjes aktuale,dhe as sidomos disa prej njerëzve të pazareve politikë…disa të larguar nga PS e që shkuan në PD…-A thua se vërtet është çështje ideologjie politike,çështje doktrinash,apo është qejfmbetje,dhe ‘’për inat të sime vjehrre,shkoj e fle me millonanë..’’…Amoraliteti politik i mazhorancës aktuale shkon deri atje sa të pranojë të marrë në gjirin e vet të ndotur,njerëz që i ka anatemuar për vite me radhë…Harrijnë deri atje sa ‘’të lëpijë atë që ka pështytur deri pak më parë….’’ Nuk guxon askush të të thotë se këtë herë do të jetë shumë më ndryshe,nga çfarë ka ndodhur herët e tjera…?!Veç njerëzve të thjeshtë,dhe opozitës e interesuar të vijë në pushtet,(të mbrojë njerëzit e thjeshtë-këtë thotë…).Kush ësht më i interesuar të mbahen zgjedhje të rregullta…?!Njerëzit e pushtetit jo njëherë,nuk janë të interesuar të ndodhë kjo…?!Sepse po të ishin,do ta tregonin me KQZ,do ta tregonin me listat e zgjedhjeve,do ta tregonin me votimin e emigrantëve duke u krijuar mundësinë e votimit online,do ta kishin treguar me faktet e të bërit të reformave dhe infrastrukturës së zgjedhjeve…Po,do ta tregonin me spastrimin e njerëzve të inkriminuar nga administrata e zgjedhjeve,me depolitizimin e KQZ,dhe gjithë linjës së saj në procesin zgjedhor…Atëherë,si i bëhet hallit,pyesin gjithë pasiguri njerëzit në këtë vend?!-Sepse,nuk është fjala vetëm se si do shkojnë zgjedhjet…do manipulohen apo jo,do vidhen si gjithmonë apo jo,do kapet hajduti me presh në dorë,a po nuk do hyjë dot në ‘’bostan’’…Kjo pyetje ka brenda edhe merakun tjetër,atë tej-zgjedhjeve…A e di opozita se çfarë gjendje ka aktualisht në buxhetin e shtetit..?!Sa është vlera e pasurisë së patundshme dhe të luajtshme të shtetit…?!A e dinë qytetarët se sa i tejkaluar është Borxhi kombëtar,nga kreditë pa kritere që ka marrë qeveria,gjoja në emër të bërjes së rrugëve…?!Ne,i themi të gjitha këto që mos të na ndodhë siç ndodhi në Greqinë e 2009…Që të mos dalim nesër përsëri nëpër rrugë dhe të protestojmë,se nuk mund të bëjmë dot gjë tjetër…?!Këto,duhet të na i thotë opozita dhe gjithë ata që janë ose dëshirojnë të rrijnë në pushtet…?!Duhet ta bëjnë tani,para se qytetarët të venë tek kutia e votimit…?!Duhet tja thonë të drejtën njerëzve në sy…!Por,kush mund ta bëjë këtë vallë…?!Këta që janë në pushtet,nuk po e bëjnë deri tani…dhe nuk presim që ta bëjnë ata…!Po opozita,a është në gjendje që ta thotë vallë…?!Ajo,gjithë të vërtetën reale nuk e njeh,sepse ska statistika,ska transparencë publike,…e kush ja ka thënë ndonjëherë asaj këtë të vërtetë të frikshme…?!Ajo duhet të bëjë publike denoncimin dhe qëndrimin ndaj demagogjisë shtetërore e qeverisëse…!Gjithsesi,opozita e ka kuptuar gjithë të vërtetën…e tmerrshme që ka kapluar e asfiksuar vendin…!Ajo e di se do të vijë në pushtet siç erdhën socialistët grekë në 2009…!Pikërisht këtë duhet ti thonë shqiptarëve…!Të pregatitemi për të zëvendësuar degradimin shoqëror-social pseudo me realitetin,të mësohemi me të vërtetën e hidhur…!Të pregatitemi për të hyrë nën masat antikrizë,në reformimin drastik të sistemit të taksave…!Të pregatitemi për të hyrë në ‘’kudhrën e memorandumit’’… !Të pregatitemi për një ndarje nga e keqja e gangsterllëkut dhe oligarkisë mafioze 20 vjeçare…!Të pregatitemi për të hyrë e jetuar në një shtet ligjor…të drejtë për të gjithë…!Po…hë,…kush do ta thotë pra,…kur..?!

  • Kolonel respekte,SHqiperia ka nevoje per ju,per njerezit idealiste,atdhetare dhe johajdute te kombit SHqiptar!Forca juaj buron nga shpirti e verteta dhe drejtesia per ti sherbyer kombit!Mendoj se kjo do te kishte vlere me te madhe ne qofte se kontributi i juaj do te sherbente per evidentimin dhe bashkimin e idealisteve atdhedashes per ti sherbyer me ndershmeri te ardhmes se vendit.(Njelloj si ai trajneri i mire qe njeh dhe zgjedh talentet e reja per te krijuar nje skuader kompakte dhe te forte per te shkuar drejt fitores deri ne fund dhe jo ne gjysme te ruges.)Kemi nevoje per politikane qe” pasurojne” popullin dhe jo per politikane qe “pasurojne” klanet dhe familjet e tyre!

  • Kur u be I njohur Muslim Pashaj mendova sa mire ka mesuar shqip ky turku.Gani e bejme me bast se AK nuk merr ma shume se 0.99% te votive aq sa mori Erjon Veliaj me mjaftin e deshtuar tashma.Deshirat e medha dhe mundesit e vogla jane shume larg njera tjeters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *