Ukshin Hoti u zhduk në 16 maj 1999, ditën kur zyrtarisht figuron si “i liruar nga burgu i Dubravës”.
I lindur në qershor 1944 në Krushën e Madhe, Hoti ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar, profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës.
Ai u arrestua nga autoritetet jugosllave për herë të parë në nëntor 1981 pas demonstratave në Prishtinë. Prej atëherë aktiviteti politik i profesor Hotit nuk u ndal.
Në 1994 ai u arrestua sërish nga serbët dhe u dënua me 5 vite burg. U dërgua në burgun famëkeq të Dubravës ku mbaheshin të burgosurit politikë nga Kosova.
Më 16 maj 1999, kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj, atij i thuhet nga drejtoria e burgut se dënimi i kishte mbaruar dhe ishte i lirë të dilte.
U shoqërua nga dy roje të burgut jashtë tij por nuk mbërriti kurrë në shtëpi. Prej asaj dite figuron i zhdukur. Shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.
Ukshin Hoti është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994. Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare, botuar në 1995 në Tiranë.
– Një jetë e mbushur me përndjekje politike
Pas diplomimit në Prishtinë, Ukshini vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb, ku u diplomua për shkencat politike. Më pas, në vitin 1968, kreu dhe dy vite postuniversitare në Beograd, ku ndoqi fushën e tij të preferuar të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës.
Nisi punë në administratën e parlamentit të Kosovës dhe më 1975 nisi të jepte të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Më 1978/1979 vijoi specializime postlaureate për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Chicago, Harvard dhe Washington, pasi kishte fituar bursen Fulbright.
Në vitet ’70 Ukshin Hoti kishte qenë i angazhuar në disa pozita të ndryshme politike dhe arsimore në Kosovë ku kishte rënë në kundërshti me udhëheqesit jugosllavë në Kosovë dhe me sistemin e regjimit.
Me protestat studentore të 19 nëntor 1981, mbështeti hapur kërkesat e studentëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës republikë. U arrestua dhe u dënua me 9 vite burg. Më 1984, Gjykata Supreme e Jugosllavisë ia zbriti dënimin në 3,5 vite burg.
Më 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fshatin e tij te lindjes me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta.
Në fillim të viteve ’90 riaktivizohet në politikë si kryetar i degës së LDK-se në Rahovec. Në vitin 1992 në fshatin Brestovc Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës.
Ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti arrestohet. Lirohet pas rreth dy muajsh nga burgu dhe në këtë kohë jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve me kryesinë e saj.
Në një fjalim për nder të dëshmoreve të renë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikes se Kosovës.
Në prill të vitit 1994 partia Unikomb, një parti e cila kishte në program bashkimin kombetar të shqiptarëve në një shtet të vetëm, i ofron Ukshin Hotit qe te bëhet lider i saj. Kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet në rrugë në Prishtinë më 17 maj 1994 me akuzën se po punonte per rrënimin e shtetit jugosllav.
Pas disa muajsh gjykimi, Ukshini denohet me 5 vjet burg.
– Burgimi, nisja e luftës dhe vrasja e familjarëve
Gjatë burgimit, partia UniKomb lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tij.jashtë kufijve të Kosovës. Akti i tij i mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe u shpërnda duke e bërë atë të njohur.
Rasti më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë tek autoritetet e Beogradit të bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit. Beogradi nuk pranoi të shqyrtonte lirimin e tij.
Në tetor Parlamenti Evropian me propozimin e Partisë Radikale Transnacionale me seli në Romë, vendos ta nominojë Ukshin Hotin për çmimin Saharov.
Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, përfaqësuesit e Kosovës kërkojnë lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në bisedime, gjë të cilën Serbia e refuzon.
Gjatë burgut Ukshini komunikonte veçanërisht me motrën e tij Myrveten, e cila të gjitha letrat që merrte nga i vëllai ua shpërndante gazetave në Kosovë dhe në masën më të madhe redaksisë së “Zërit të Kosovës” në Zvicër.
Fshati i lindjes i Ukshin Hotit, Krusha e Madhe, bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat, ndalen në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën.
Familja e Ukshin Hotit dhe banorët marrin arratinë. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjejë gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë.
Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc, ku gjendeshin dhe mijëra banorë të ardhur nga fshatrat përreth. Por edhe ky fshat bombardohet dhe Nazifi, babai i Ukshin Hotit, plagoset në krah nga një shpërthim granate. I moshuar, i pafuqishëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërrojë jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999.
Në këtë periudhë, Ukshin Hoti vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi. Ditët e vrasjeve të familjarëve në Krushë ai transferohet sërish në burgun e Dubravës.
Më 16 maj 1999, kur lufta në Kosovë kishte një vit që vijonte Ukshin Hoti arrin në fundin e dënimit të tij.
Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohej nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve.
Që atëherë nuk dihet gjë për të. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO.
Në shenjë hakmarrje rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Ata zbrazën mbi të burgosurit të gjithë arsenalin: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakruan 176 persona dhe plagosën mbi 200 të tjerë.
Organizata mbi të drejtat e njeriut Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe hartoi një raport mbi masakrën. Serbët pretenduan që të burgosurit shqiptarë u vranë nga bombat e NATO-s.
– Kanë thënë për Ukshinin:
Rexhep Qosja: Ukshin Hoti është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Ai do ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.
Ismail Kadare: Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme…
—-
Botuar në rubrikën e Kryeredaktorit në Dita
I paharruar qoftë kujtimi i këtij HEROI dhe ATDHETARI . RROFTË UÇK ! RROFTË KOSOVA ! RROFTË POPULLI SHQIPTAR kudo në BOTË
Fuck Serbia! Rrace e qelbur kriminelesh!
Fuck Serbia!
Rrace e qelbur kriminelesh!
Tja kerkojne Hoxhes Edi Ramuti, vella i erdoqenit dhe vucicit.
Ismail frikacaku, zar i partise, simbol i zarllekut te partise.
Ky shembull i paster qe vazhdon e shprehet i manifestuar ne cdo nivel te administrates edhe sot e ka lene Shqiperine dhe shqipetaret te prapambetur ne mendesi.
Fillimisht duhet te jete i.forte dhe me i forti shteti baze, sesa trojet tona te shperndara.
E veshtire eshte kjo historia e politikanve shqiptare te Kosoves. Si gjithmon jane ndare ne dy klasa shoqerore por per sherbime politike. Njera klase eshte si gjitjmone ajo me pozita ne ish-Jugoslavi dmth ajo “ATDHETARJA” dhe tjetra eshte ajo me e cuditeshmja qe i bie te jete nje klase shoqerore me guxim politik qe mund te thuhet “TRADHETARJA”. E para u radhit shpejte e shpejte ne nje organizim te shpejte dhe mire te rregulluar qe u quajt LDK ndersa e dyta u end neper bote si mos me keq, e perndjekur e keqemeruar deri ne ate pike sa edhe atdheu mem i SALI BERISHES ua nxinte jeten. Edhe ne kohen e luftes ata te paret dmth “ATDHETARET” si Rugove legjenda u mire trajtuan dhe me kujdes te mireorganizuar u strehua jo large po direkt te MILLOSHEVICI. Ata qe perpiqeshin te dilnin nga rreshti i LDK_se si “TRAFHETARI FEHMI AGANI” moren plumbin. Pra Rugove “ATDHETARI” do na behej prape president pas kujdesjes se vecante per shendetin dhe jeten e tij te SERBISE. E njejta gje nga krahu tjeter i TRADHETAREVE” te cilet masakroheshin kudo qe mund te ndodheshin. Ketij fati nuk i shpetoj edhe UKSHIN HOTI. Si Ukshini ndodhej ne burge edhe “ATDHETARI” lavdimadhe ALBIN KURTI. Per ALBINEN te gjithe i dime turturat dhe vuajtjet e “tmerreshme” ne burgjet e SERBISE. Keto tmerre te ketij regjimi ALBINA i denonconte direkt nga burgu ne interviste me gazetare perendimore tipa SUPERMENA qe hynin ne burgjet SERBE ku edhe mizat nuk hynin dot. Pra ne fund ALBINA eshte KRYEMINISTRI. Po “TRADHETARI” UKSHIN HOTI? Per ate nuk ka asnje lloje dijenie. As edhe nje te vetme, megjithese kane kaluar 22 vite, bile as kockat nuk i dijne ku i kane hedhur. Por, mos te harrojme ALBINA eshte kryeminister. Sa per cudi edhe pas luftes te gjithe ata “TRADHETARET” qe rrembyen armet kunder regjimit serbe nuk gjeten qetesi. Te gjithe perfunduan ne gjygjin e Hages per “KRIME”bile edhe vete SALIMADHI jone i ka urryer. ALBINEN per cudi SALIMADHI jone e ka perzemer. Kjo eshte cudia e politikanve te Kosoves.
Ibrahim Rugova ka qenë i vetshpallur kryetar i Kosovës ai ka mund të jetë vetëm prijetar i shqiptarëve tëKosovës gjatë gjithë jetës të tij Kosova nuk qe shtet i njohur dhe i pranuar nderkombtarisht që nga 17 02 2008 Fatmir Sejdiu ishte president i parë i shtetit të Kosoves varianti tjeter është mashtrim ballkanik
Dr. Rugova u zgjedh kryetar nga deputetet e Parlamentit te Kosoves.
Ukshin Hotin e vrau policia serbe me urdher te LDK,per te mos u be konkurence Ukshini perveq se ishte shume i shkolluar,ishte edhe i vendosur i forte dhe i pathyeshem.UDB, shpesh e lidhur me LDK ka vrare shume atdhetare ,por edhe beshkepuntore te saje,ndonjehere per te kriju huti ne popull dhe per te akuzuar kundershtaret politik te LDK.
I shkreti ti o i shkreti.
Jo vetem i madhi Ukshin Hoti por edhe Fehmi Agani zevendes kryetari i LDK( i cili u angazhua te krijohet lidhja me UCK) u vrane nga policia serbe me urdher te LDK.Menjehere te nesermen Bota Sote dhe QIKu i LDK e shpallen UCK si vrases te F.Aganit.Pasi familja e Aganit doli publikisht ,se ate e kishte vra policia serbe,LDK dhe Rugova as edhe ngushllime nuk i derguan familjes Agani dhe nuk moren pjese ne varrim.Eshte interesante nje intervist e zonjes Agani ne Koha Ditore,se si LDK e injoroi plotesisht kete familje dhe figuren e F.Aganit.
Mjerim të mos radhitesh pas Adem Demaqit dhe Ukshin Hotit dhe të grumbullohesh rreth një grupimi demagogësh pa vizion politik që për 10 vite e penguan Kosoven edhe për protesta të qeta dge paqësore e lere ma për demonstrata konsekuencat i pagoi dhe vazhdon ti paguan ende Kosova ose me coptim kufijësh ose ne coptim të brenshëm
Permendorja e shqiptarit te madh Ukshin Hoti duhet te ngrihet ne mes te Tiranes, kryeqytetit te Shqipatreve!
Cfare “shqiptaresh” jane keta!
Keta jane bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve Agallareve qe jo vetem luftuan per Turqine si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hamzate,Hasanet Mahmutet,Abdullahet por luftuan edhe kunder Epiroteve,te ashtuquajturit Arvanitas etj qe dhane cdo gje per tu cliruar nga Osmanet.
Kush dhe pse e quan Polisin ne Nder te Perandotit Ilyre Megas Kostantinos Stamboll?
Edhe per keto kane faj te huajt?
Ne qofte se e consideroni veten popull i lashte pse nuk reagoni per kthimin e Ahia Sofias e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532A.D ne Xhami nga Sulltani ErErdogan?
Kush i ndryshoi Toponimet Greke ne Vorio Epir?
Ju jini thjesht turq.
Ik o turkmut, pasi ne shqipetaret e dime kush kemi qene perpara pushtimit tuej, ndersa turqit nuk kane ekzistuar me pare se ne.
Ne Kosove eshte ne pushtet kllapa e LDK e kamufluar me albina,vjollca donika ,adbigjika,qe Kosoven drejt ne Beligrad do e qojne.Keto jane kopilat e shkaut….
Ahmet, he medet. Zgjohu nga gjumi se Kosoven e mori lumi!
qofsha i gabuar por ky Ukshini nuk me ka pelqyer ne gjithe keto histori sidomos kur shikoj dhe ca lote korkodili nga IK-te
Pa e zgjatur ftoj kryeredaktorin ta heqe nga blogu i tij se kemi dy dite qe ka hyre qershori
maji eshte i qemalit ne rredhe te pare se si ukshini ka plot
Lavdi vepres dhe sakrifices se Ukshin Hotit!
UKSHIN HOTI ESHTE ADEM JASHARI INTELEKTUAL FLAKADANI I LIRISE DHE PAVARESISE SE KOSOVES
Ukshin Hoti eshte hero i Republikes se Kosoves dhe kombit shqiptar.
Eshte me shume në nderin e Prishtines dhe Tiranes se te Ukshin Hotit qe ai te shpallet Hero i Kombit dhe Universitetit te Prishtines ti vihet emri i tij.
Udbashet ledekeist ,u nguten se mos dikush e propozon qe univerziteti i Prishtines te marre emrin e U.Hotit dhe e emeruan H.Prishtina,qe nuk eshte edhe…