Bode i ka besuar vajzës së motrës 20 milionë eurot e borxhit italian

anazapta

Kur je ministër Financash, ndër shumë detyra të tjera, ke edhe përgjegjësinë për të caktuar njerëz të aftë e të besuar në menaxhimin e 20 milionë eurove që janë pjesë e Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim. Kujt mund t’ja ngarkosh këtë detyrë? Në rastin e ish ministrit të Financave Ridvan Bode, rezulton që zgjidhja ka qenë e lehtë: Ai ka vendosur për mbesën e vet, vajzën e motrës.

DITA zbulon se ish-ministri i Financave Bode gjendet para një skandali të ri nepotizmi, që jo vetëm ka krijuar konflikt interesi, por që për vetë natyrën e institucioneve të përfshira mund të bëhet sërish objekt i hetimit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Bode ka punësuar me firmën e tij, vajzën e motrës, Ermonela Myrtezani, si bashkëdrejtore e TSU-së, Programit Italo Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim.

Marrëveshja shqiptaro-italiane e borxhit, IADSA, është në fakt një institucion i ngritur mes dy qeverive, italiane dhe shqiptare. Ky institucion zbaton Marrëveshjen për Konvertimin e Borxhit në Zhvillim mes dy vendeve dhe përcaton procedurat për zbatimin e operacioneve.

20141106062540_albumBrenda këtij institucioni, është Njësia Mbështetëse Teknike (TSU). Kjo njësi ofron mbështetje teknike për miratimin e projekteve të kualifikueshme si dhe monitorimin e zbatimit të tyre. TSU menaxhohet nga bashkëdrejtues italianë dhe shqiptarë, të emëruar nga secila palë sipas një procesi përzgjedhës, thuhet në manualin e këtij institucioni. Drejtuesit miratohen nga ministri i Financave të Shqipërisë dhe ambasadori i Italisë në Tiranë.

Skandali i emërimit të vajzës së motrës

Rezulton që ish-ministri i Financave Ridvan Bode është investuar personalisht që në këtë detyrë të emërojë mbesën e tij, vajzën e motrës. Për këtë ai ka shmangur procesin përzgjedhës dhe për të justifikuar “përvojën” që i duhej mbesës për këtë detyrë të rëndësishme, i ka siguruar asaj një kontratë konsulente me këtë institucion; pra me njësinë mbështetëse teknike TSU. Kështu, në prill 2013 Bode ka vërtetuar se Ermonela Myrtezani i plotëson kushtet. Do të ishte material për humor, nëse konflikti i interesit nuk do ishte kaq i rëndë, të lexosh dokumentin zyrtar ku dajo I konfirmon mbesës se periudha e saj e provës paska përfunduar me sukses!

Në kontratën si konsulente që mbesa e tij ka nënshkruar me Marrëveshjen e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, firmos përsëri Ridvan Bode dhe ambasadori italian. Në këtë pikë, rrethi nepotik i ish ministrit merr nota është më qesharake, kur shikon se burri i mbesës është nga ana tjetër dhe shoferi i Ridvan Bodes.

Pra i gjithë pushteti i Bodes në këtë rast ka lëvizur nga vetja tek shoferi që është burri i mbesës, dhe vetë mbesa. Akoma më e rëndë është që për këtë makinacion, ky ministër ka investuar autoritetin e shtetit shqiptar dhe ka ulur ambasadorin italian në tryezë, për të firmosur që mbesa e tij të menaxhojë 20 milionë euro, duke përfituar vetë një rrogë rreth 1800 euro në muaj. Ndërsa rrjeti i firmave dhe kompanive të ngritura enkas për të përfituar nga projektet e Marrëveshjes është një histori më vete.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: A duhet të hetojë ILKDP edhe për këtë çështje, ku shfaqet qartë një konflikt i pastër interesi? Normalisht që po. Madje dhe për pasuritë që mund të jenë në emër të tyre.

FAKS BODE 1

FAKS BODE 3 FAKS BODE 2

Share This Article
37 Comments
  • Për të qarë e për të qeshur. Në të tilla raste të paktën u delegohet e drejta e firmës vartësve, për shkak se konflikti i interesit nuk të lë të firmosësh. As kaq gjë s’e kanë mësuar katundarët e Rakickës?!

  • Po prandaj eshte ne kete dite te zeze ky vend se parate e shqipetareve i shkonin ne llogari njerezve te qeverise berisha dhe sot ne paguajme akoma demet qe ata kane lene

    • Mbesa e Bodo Spiunit…,babaj I saje Kolonel I Enverit…,kurse dajua domethen Ridvan Bodo spiun i Enverit…Sa te jene spiunet nuk do te kete Shqiperi te lire e Demokrate…Cohuni ne kembe me lagje SHTEPI me SHTEPI meruani gjithe CKA qe kane ne per shtepit Jane parat e vjedhura nje dite e me pare Cohuni shtepi me shtepi ish-qeveritarve…Dhe te genjeshtarvr te qeveris (mete edi)….

  • Kjo s eshte asgje ai ka dhe agjensi doganore Spedial dhe nipi i tij hiqet si mbret neper dogana..e sa te tjera…

    • Jo nipi,por vellai i tij sa u be Ridvani minister i Financave ne vitin 2005,pra Bimi,nga axhent doganor i punesuar me rroge ne Doganen e Tiranes,hapi AGJENSI DOGANORE te veten dhe shumica e biznesmeneve te firmave me te fuqishme te Tiranes u bene kliente te tij,se aiu mbaronte pune shpejt!
      E njejta praktike KRIMINALE si e Argita Berishes,me Studion e saj Ligjore,qe u be SEKSERE kundrejt 3 perqindshit ryshfet,u rregullonte pune tek babai i saj kryeminister MAFIOZ!!!
      Ky eshte jo vetem KONFLIKT I PASTER INTERESI,por edhe SHPERDORIM DETYRE DHE GRABITJE NE EMER TE DETYRES!
      NE BURG BODJA sa me pare!!
      T’i sekuestrohen te gjitha pasurite kolosale qe ka vene!
      SHPORRENI KRYEPROKURORIN E BERISHES se ai nuk eshte per LUFTE KUNDER KRIMIT!!!

  • Kjo mbesa e Bodes eshte martuar me shoferine Bodes.
    Shoferi tani eshte milioner dhe ka zyrat ne Sky Twoer en mes te tiranes.
    Bashme me mbesen jane ne krye te nje rrjeti kompanish qe lidhen me njera tjetren nepermjet personave te tyre te afert.
    Me thoni nje rast tjeter en bote kur nje shofer behet biznesmen dhe merr per grua mbesen e shefit.
    Ahhh po 🙂
    Ne filmat me Kamorran

  • Dolli edhe puna e mbeskes pas vilave dhe milionave te “harruara”…
    Ritkeeeeee…po ti the qe jane tollumbace more bir…
    shko dhe shfryji tollumbacet e radhes…ne prokurori….bre patriot se ke nja 20 e ca kusur vite qe ke bere palle ariu ke bere….une uroj qe te jete e vertete e te mos jete mashtrimi i radhes….po gjithsesi shpresoj si te gjithe njerzit normal te atij vendi…qe nje dite drejtesia do te vendoset…dhe ju qelbesirat apo llumbi i vendit te zhdukeni nga skena politike….qe pervec se u majmet dhe i pite gjakun dhe djersen ati populli….nuk kini ofruar asgje pozitive….as minimumi qe duhet te kishe treguar..vlerat intelektuale…tuajat…ti ritke….ishe minister finance te nje shteti privat dhe piramidal….ritke…pa lene menjane piramidat e 97….BYRAZER…..

  • PRODUKTI FINANCIAR I RIDVAN BODES KANE QENE PIRAMIDAT E TIJ QE VODHEN LEKAT E SHQYPTAREVE.

    Nese ka drejtesi ne vendin tone Ridvan Bode duhet te procedohet, te ndeshkohet dhe denohet si ideator i Piramidave te tij Financiare qe vodhen LEKAT e shqyptareve ne vitin 1997 si magjyp hindie me urdher te Sali Komunistit, njesoj sic grabiti Enver Hoxha pronaret ne vitin 1946. Por Ridvani si edhe Saliu i shpetoi Drejtesise me ndihmen e Fatos Nanos qe me shume e kishte mendjen tek bixhozi dhe tek rakia sesa tek Vatani dhe Drejtesia, prandaj edhe ky edepsez hajdut vazhdoi kuserine e tij me rrugen Durres-Kukes duke caktuar Lulzim Bashen si ekzekutues i hajnise me te madhe kombetare ne histori. Ne kete sems Ridvan Bode nuk ka pse te justifikohet me gjepura sepse edhe kalamajte e rruges e dine qe ai ishte arketari i familjes Berisha qe kishte zaptuar Shtetin, njesoj si Enver Hoxha ne Kohen e tij te Qepes.

  • Kur do t’i kthehen buxhetit te shtetit te shqiptareve parate qe tyre ,te cilat perfundonin ne xhepat e nahijes kusaro-kriminale te bode-morracakut???????
    Kur zoti Minister aktual i Financave shqiptare?????

  • O RITVAN IKU KOHA KUR LEKET E SHQIPTARVE I MERTE NIPI JOT

    GENT MEMETLLARI BASHKE ME ATE SPIUNIN ARENC MYRTEZANIN

    QE ISHTE SHOFERI JOT…SHUM LEK I KENI BORXH BIZNESIT…

  • ish-shoferi dhenderr dhe mbesa bashke me nje Arben Dita jane duke planifikuar ngritjen e nje fabrike qelqi ne Elbasan investim miliona dollare.
    Ku i kane gjetur parate keta xhanem?
    Sa eshte rroga e shoferit ne Shqiperi?

  • hkruani kot o DITA
    u lodhet o te shkrete
    Por Bodja esht lene te livadhise nga qeveria e re e Rilindjes dhe asnje akuze nuk eshte pere konkrtisht ndaj tije, packa se ka qene makineria lubrifikuese e qeverise grabitese te te saliut me parat e shqiptareve.
    Keni te drejte ju por kjo qe ndodh eshte pjese e kodit te tyre mafjoz berisha-meta-rama-nano katovica , sot ruajm juve qe neser te mos keni probleme vete , pa popullit c’i …. temen.

  • A ka pergatitur ndonje dosje ndaj aferave te paligjshme ne ministrine e Financave dhe personalisht te ish ministrit Bode, pasardhesi Cani? Nese jo akuzat dhe kunderakuzat mbeten ne kuadrin e retorikave parlamentare dhe mediatike. ne Shqiperi deri me sot nuk ka paguar askush per demet qe i ka sjelle financave publike apo interesit publik me gjere. Kur Bode apo cilido tjeter te ktheje ato qe ka perfituar me veprimet apo mosveprimet e tij atehere do t’i themi BRAVO qeverise. Filloni, na jepni nje rast qe te besojme se eshte nje fillim i mire. Kaloi nje vit. Edhe dosja e Imamit u pushua. Qe e pasakte apo e mbylli padrejtesisht prokuroria? A ka juriste te afte qeveria qe t’ia spjegoje kete publikut ne terma teknike dhe jo politike? Kerkohet, veç te tjerave, edhe transparence.

  • boll me konstatime eshte koha per veprim,
    kur 260 milion $ kane shkuar ne xhepat e Ridvankes dhe te kriminelit Sali & Co, perse nuk i denoncon Rama ne Prokurori per hajdut, por jane te lire te llapin cfare te duan ata per te hequr vemendjen nga krimet e vjefhjet e bera.
    Turp.
    Z. kryeMinister ti je ne nje bote tjeter, je ne hava, te gjithe personelin ne Ministrine se Financave i ke ata qe ka emeruar Saliu Ridvanka dhe PD, ata kane per detyre te sabotojne dhe te vazhdojne vjedhjet r tyre njesoj si me pare.
    Je kthyer ne sylesh.

    • qfare syleshi o myzejen
      ai asht nji konformist egoist me interesat qe i mbarojne te kostumi dhe kollarja e tij me gnjyra
      as don me ia dit qfar padrejtesie deh mjerimi ka tek ata qi e votuan ket maskara

  • Ky Bode, ekonomisti hektar unitet hamullor, paska qene me fat. Nga llogaritar i Kooeratives se Perrenjasit u be me pare te madhe. Eshte kryesori per shperberjen e shtetit te vitit 1997, ku ne kete vend u be njelloj si lufte civile. Humbi pasuria e djersa e popullit. Parate e fajdeve qe ju moren pa inventar firmave rentjere ku vajten ? Me vone per 8 vjet ka shire me njerezit e tij ne dogana dhe tatime. Eshte shpikesi i firmave fantazme, ku i perpunonte dhe i cdoganonte kunati i tij Ibrahim me djemte e tij.
    Eshte njeri qe duket i heshtur, sikur permallohet per vendin, por prokuroria ne vend qe te mertet me kete meret me dy deputete, ku ne gjakenxehtesi e siper, te provokuar bene nje sher, ku ne fund te fundit ne si popull nga ky sherr nuk humbasim gje.
    Ne humben parate e firmave. Humbem shtetin, u vrane me mijra njerez dhe pse? Sepse zoteria, ekonomist kooperative, i la firmat te lulezonin duke ditur qe Sudja me kompani nuk ishin ne gjendje ti numeronin leket dhe jo ti administronin per te mbuluar interesin qe jepnin.
    Ne pbrojtje te asaj katrahure, te asaj semundja qe shisnin cdo gjew per te fituar gjoja me teper duhet te dilte ky fare ekonomisti i shtetit.
    Keta nuk e marin detyren per te sherbyer, por per tu pasuruar. Atehere, kur ky kakaris ne maje te plehut, eshte i lire, ben nje jete perallore, ne si qytetare te dhjeshte me te drejte revoltohemi kur denohet nje qytetar nga nevoja kur vjedh nje cope buke, dhe psheretisim duke thene: Drejtesi nuk ka, denohen peshqit e vegjel, ndersa te medhenjte kane imunitet.

  • Z.Rama .
    po ju a i lexoni gazetat?
    Ne e dim qe ju po punoni dhe kemi shpresa se do te ndalet dora e hajduterise .Nje gje te thjeshte nuk po na tingellon mire .Kini deklaruar se z .Bode dhe administrata e tije i kane shkaktuar deme te medha financave te popullit .Dim qe i kini denoncuar dhe prisin (gomar te mbije barrre )qe Drejtesia te thote fjalen e saje .Deri sa Drejtesia te thote fjalen keta hajdute nga me cizme do cimentohen sa qe nuk ka burre nene ti denoje .Nuk duam as rritje as permirsim te financave duam ti kthehen parat qe i jane vjedhur e po vjedhin popullit .

  • Z.Prokuror i Pergjithshem, deri tani nuk jini marre me “PROBLEMT BODE” dhe “AKSIDENTALISHT” NUK KINI VEPRUAR sic kini premtuar sa here dilni ne televizor, po tani???
    Me respekt V.Duka.

  • Ne Oligarkine Financiare, Bode ka Nr.2. Eshte fuqi e madhe ekonomike dhe nuk trembet nga as gje. Fakt eshte qe paraja te mbron.
    Do rRojme dhe do shohim qe kjo ka per tu mbyllyr shpejt sepse e mbyll paraja.
    Jo me kot ne nje interviste tha qe kjo na qenka tollumbace e radhes. E di fuqine e tij prandaj shprehet kaq serbes.

  • Kushdo padit por eshte prokuroria qe vendos per hapjen ose jo te ceshtjes penale.
    Po u hap si ceshtje pastaj duhet ose Bode te denohet me burg per abuzim ose gazeta te denohet me burg per shpifje.
    Se boll padi behen por nuk po hyn ferre ne kembe fajtoreve qofshin vjedhes apo shpifes.

  • Ridvan Bode, që i rrënoi në humnerë dy herë financat e shtetit të shqiptarëve, ka ende gojë të flasë?! Pse ndodh ende kjo hata në Shqipëri? Sepse modelin e shtetit gangster “merr e ik e mos ki frikë” të pas 1990-ës, nuk e projektoi dhe implementoi vetëm Bode, por edhe një lukuni që sot po mbrohet me thonj e dhëmbë, në sistemin e drejtësisë kriminale të korporatës “Gjin Gjoni”.
    Në kushtet e një shteti normal, R.Bode do të mund të merrej vetëm me qurrat e tij, kurrë me financat e shtetit shqiptar. Vendi dhe populli ynë ulëret vetëm për drejtësi, që në rastin e Bodes duhet të shkojë në konfiskimin e të gjitha pasurive të tij jolegale dhe rrasjen e përhershme tek shtatë penxheret.
    Tung!

  • Te vjen per te vjelle kur degjon bema te tilla nga zvarranike si puna e e ketij fshatarit nga Devolli.Akoma vazhdojne te livadhisin dhe te majmen. Ne na kerkojne vetem votat.Turp!

  • Per kete Boden (nuk e di per mbesen) ministri aktual Cani ka bere nje denoncim.
    Respekt per Ministrin Cani.
    Nje minister qe denoncon dhe lufton abuzimet e paraardhesit jep keshtu proven se nuk ka ndermend te veproje njesoj si ai.
    E kunderta vlen per ata ministra qe nuk po bejne asnje denoncim per vjedhje dhe abuzime sjandaloze e te dokumentuara qe ju rrine si mal para syve neper ministrira.
    Nuk e di cfare presin dhe nuk kuptoj se perse kryeministri nuk ju kerkon te veprojne sa me pare.Le t’ja cojne dosjet Llalles ne zyre dhe po nuk veproi,i kane te gjitha aresyet ta shkarkojne dhe ta procedojne.Jo vetem kaq por te bejne edhe ligje te reja qe t’jua sekuestrojne mafiozeve te politikes dhe gjykatave miliardat neper llogarite bankare te Qipros dhe parajsave te tjera fiskale.

  • Hallall o bode, po piktorit të ripjelljes i ke dhënë ndonjë trajse regalo, apo piktori ska nevojë, se ka marrë 20përqindëshin për lejet pallateve që jepte në tiranë kur kryente detyrën e kryebashkiakut . Hajde Enver dhe njëherë se ti duhesh për këta pushter që kanë 25vjet që po na rrjepin të gjallë .

  • ti Ridvan thuaj burgut hapu ,po nuk lujte kuleten ,se Llala tha ka thene :’ka, ose s’ka krime ?… do ta shikoi !!!… .Kjo do te thot: paja e piste per dit te bardhe.

  • Ky eshte shteti qe na la Berisha,e vodhen Shqiperin dhe u pasuruan deri ne tallje dhe paturpsi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *