168 mln kupona tatimorë në 2014-n

Dita

Referuar statistikave të fundit që administrata tatimore disponon, përdorimi i pajisjeve fiskale është rritur ndjeshëm.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobens Dilaveri, shprehet se duhet të rritet edhe ndërgjegjësimi qytetar për të kërkuar kuponin tatimor për çdo blerje apo shërbim.

Ligji për procedurat tatimore detyronte shumicën dërrmuese të sipërmarrjeve që të pajiseshin me kasa, të cilat do të regjistronin online çdo shitje, blerje apo veprim financiar të biznesit. Ligji kishte disa objektiva, ku më kryesorët ishin rritja e të ardhurave përmes uljes së informalitetit dhe krijimi i kushteve të barabarta në treg për biznesin, raporton Scan.

Përdorimi i kasave fiskale bën të mundur matjen e vërtetë të xhiros së bizneseve dhe për rrjedhojë tregon dhe nivelin e konsumit. Por përdorimi i këtyre pajisjeve ndikon edhe në eliminimin e subjektivizmit në caktimin e xhiros dhe pagimin e taksave në proporcion me të.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *