“Po na këmben Amanetin e të parëve çamë, me lekë. E ka kthyer partinë në parti qokash e pazaresh. Merret vetem me patenta, zhavorre dhe drejtori barnash. “Rezoluta” e tij, qesharake, ka vetëm 13 rreshta. Nuk bëhet Rezoluta jonë nga një turist i çështjes çame si Shpëtim Idrizi, etj – kanë qenë disa nga akuzat ndaj Idrizit të hedhura dje në një takim të zgjeruar të komunitetit cam, të organizuar në qytetin e Elbasanit.
Takimi i organizuar nga Lëvizja Came ka vënë në qendër të kritikave mospërfaqësimin e interesave të komunitetit nga degjenerimi i partisë PDIU, sipas folësve.
Një material të zgjeruar rreth takimit dhe problematikës së përfaqësimit politik të komunitetit cam e gjeni sot në numrin e DITA-s në treg.
Trafikanti Shpëtim Idrizi
Del e flet palo Idrizi:
“Unë do bëjë një rezolutë,
Dhe nga kjo do të kuptohet,
Kush është burrë e kush është m..!”
Le të dalim pak nga tema,
Se e gjejmë përsëri,
Vetëm ti Shpëtim Idrizi,
Nuk flet dot për burrëri!
Njerëzit nuk e dinë këtu,
Pse e more ti partinë?
Çështjen çame katandise,
Në pazare me Salinë!
Dhe kur ishe socialist,
Ke parë xhepat si langua,
Ti partinë e ke fasadë,
Vetëm për xhepat e tua!
Çështja çame ka të bëjë,
Me të drejtat e njeriut,
Ajo zgjidhet në Strazburg,
Jo në zyrën e Saliut!
Si ua hodhe çamëve ti,
Duke vënë buzën në gaz?!
Si mund të ketë një parti,
Një i thekur Matrapaz?!
Si ua hodhe çamëve ti,
Si i tërhoqe për hunde?!
Çështje e tyre me ty,
Do mbetet siç është, krunde!
Si ua hodhe çamëve ti,
Djalë i denjë për kapistër?!
Për t’i marrë ato dy vota,
Të dhanë një zv.ministër!
Dha u mburre ti pa masë,
Si politikan i hershëm,
Nga ty Dashi i Havasë,
Njëqind herë është më i ndershëm!
Nuk është si të zhdoganosh,
Ca qershi e ca bajame,
Po s’të hoqën ty kaposh,
Nuk çbllokohet çështja çame!
Unë të flas me këmbë në tokë,
Dhe nuk flas kurrë çapraz,
S’mund të kenë çamët në krye,
Një të thekur Matrapaz!
Matrapaz e trafikant,
Ta kam thënë edhe më parë,
Me votat e socialistëve,
Se vota çame s’ke marrë!
Sot Shqipëria është një vend i karakterizuar nga pasurimi zakonisht kriminal dhe tepër marramendës i një numri individësh, familjesh dhe klanesh; varfërimi njëlloj marramendës i një pjese tjetër të popullsisë; korrupsioni i një pjese të politikanëve e sidomos perceptimi i të gjithë politikanëve si të korruptuar ose të paktën të korruptueshëm; nepotizmi dhe klientelizmi; krahinizmi ekstrem; perceptimi i ligjit si një forcë “e jashtme” e cila ia kufizon “lirinë” individit; organizimi i ekonomisë në baza parakriminale dhe mafioze; homologimi i partive politike; kriza e plotë e publikes.
Në këto kushte, demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë veçse një kombinim i manipulimit të turmës nga elitat në pushtet dhe i shantazhit të organizatave parakriminale dhe mafioze ndaj këtyre elitave.
Atëherë zgjedhjet, në vetvete, nuk do të mund të zgjidhin asgjë.
ky legen Idrizi nje cope mobilier ka qene, por keshtu jane bere politikane keta ne Shqiperi. Nga hici, kane treguar bisnikeri false per trapat qe ne votojme dhe keta i marrin dhe u japin licensa per te vjedhur. Qe te ndajne parate kuptohet. Legeneri e pashembullt
Caligula e emëroi kalin e vet senator, madje donte ta bënte konsull, por senatorët s’e lejuan. Keshtu dhe puna e ketyre shpetimeve. Nejse mo, ai popull ndaj vuan se zgjedh nga keta, mire ti behet. O dobehen te gjithe kriminele e do vrasin njeri tjetrin, si ne Far West o do ikin te ndershmit e do mbeten vetem maskarenjte qe zgjedhin njeri tjetrin
Z.Shpëtim Idrizi, në këto pak rreshta po mundohem t’iu shfaq mendimin tim qytetar, intelektual dhe rinor. Është e drejta Juaj ta merrni në konsideratë atë, apo jo. Çështja çame është mjaft delikate. Krijon, sa herë flitet për të, mjaft alergji, jo vetëm matanë kufirit të jugut të vendit tonë, por edhe brenda Shqipërisë, e madje edhe në radhët e politikës sonë.
Ju ndoshta nuk e dini, por po ua them për herë të parë Juve dhe të tjerëve publikisht, se jam ndër individët të cilët “urtë, butë e pa u ndier aspak” ju kam dhënë një ndihmë të vogël në Shkodër, që të merrnit ca vota më shumë. E kam bërë jo për Ju, as për drejtuesit Tuaj në Shkodër, por për hir të kauzës çame. Kështu bashkë me mua kanë vepruar edhe mjaft të tjerë, duke dhënë kontributin jo për Ju si individ, po për hir të çështjes çame. Patëm shpresa se diç do mund të bëhet, kur Ju dhe subjekti Juaj të merrnit pjesë në skenën politike shqiptare.
Si është realiteti sot? Asgjë prej gjëje s’keni bërë. Çamëve që jetojnë në Shqipëri, kryesisht në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme, nuk u hynë në sy ca emërime rrugësh dhe ca sherre patetike për buste. Edhe pse këto kanë disi vlerat e veta, por që gjithsesi Ju nuk jeni aty për kaq pak gjëra. Jeni votuar për të zgjidhur çështjen çame. Ndaj, boll më me patetizma. O jepini drejtim kësaj çështjeje që të fillojë hapat e zgjidhjes së saj dhe vendosjes në vend të fakteve historike, ose ikni nga politika.
Ishit një politikan i thjeshtë, u veçuat për një kauzë. E kur kjo nuk realizohet duhet të hapni rrugë. Përndryshe nuk ka më asnjë dyshim, se Ju, ashtu si shumë të tjerë në politikë, keni ardhur për të “vjelë” sa të mundni nga taksat e shqiptarëve, nga pazaret e pista, apo nga fëlliqësi të tjera, që e kanë shoqëruar politikën tonë në këto 22 vite demokraci. Boll më, jepni drejtim punëve! O Zgjidhje të çështjes çame, ose qërohuni tutje!
Redan Bushati
Këshilli studentor Shkodër
E nderuar DITA. Ju njoftojmë se rrethi Pukë po përballet me një dimër të madh dhe në gjendje ekonomike shumë të mjerueshme. Zoti Berisha premton mijëra dollarë ndihma për refugjatët sirianë dhe nuk mendon për këtë komunitet që është më keq. Ka dy javë që ka rënë borë dhe rrugët janë të bllokuara. I vetmi njeri që po na ndihmon në rrugë private em të gjitha shpenzimet e veta është z.Ndue Kola që ka sjellë fadroma dhe po hap rrugët. Ky djalë i nderuar i Pukës ka jetuar dhe është shqetësuar për hallet tona dhe është munduar em na i lehtësu sadopak. Po qeveria ku ndodhet? A ka fytyrë që vjen e kërkon vota këtu? Harroni votat e pukjanëve në favorin tuan z.Kryeministër. Ju nuk e vutë njëherë në diskutim këtë rreth të varfër e të pashpresë. G.Meta.
E dashur redaksi. Dëgjova fjalën e kryeparlamentares Topalli që ne po u afrohemi me të ardhura për frymë vendeve më të zhvilluara. U lumturova, u befasova, u ndjeva i lumtur që jetoja në këtë vend kaq me fat. Dhjetë mijë dollarë për frymë – tha zonja. Dreq, gjithë këto dollarë. Familja ime përbëhet nga katër veta, unë i bie të kem 40 mijë dollarë për frymë në vit. Fillova të mendoj si t’i shpenzoj gjithë këto para. Janë shumë sa nuk di ku t’i çoj. “Do blej një makinë luskoze – thashë dhe do iki për pushime ekzotike në Francë a Spanjë, në Bahamas apo Havai. Fillova të mendoj edhe për karrierën e djalit e të vajzës, madje – thashë – pse mos t’i vihem të bëhem politikan e deputet se paratë e fushatës, ja, gati i kam. Dhe duke llogaritur gjithë këto para e bum ekonomik në shtëpi, dëgjoj një zë që më gërvishte veshin dhe një dorë që më shkunde e tunde për të më zgjuar. Ishte zëri i vajzës që po ikte në shkollë e donte ndonjë të hollë me vete, se më kishte kruar xhepat dhe nuk kishte gjetur gjë. Paskësha qenë në gjumë…