17 ditë në errësirë, 12 “djemtë e shpellës” falënderojnë botën (VIDEO)

DITA Online

 

12 djemtë tajlandezë të shpëtuar pas 17 ditësh qëndrimi në një shpellë të përmbytur së bashku me trajnerin e tyre, kanë ndarë mesazhin e tyre të parë video për botën, pasi ndodhen në spital shëndoshë e mirë.

Përveç përditësimit të njerëzve për shëndetin dhe falënderimeve, djemtë kishin edhe diçka tjetër në mendjen e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=3_MI88a5K34

U deshën thuajse tre ditë që të 12-të djemtë e ngecur në shpellën Tham Luang, të nxirreshin shëndoshë e mirë prej andej në një operacion të zhytësve ekspertë tajlandezë dhe atyre të huaj.

Të 13 të shpëtuarit ndodhen në spitalin e qytetit Chiang Rai dhe po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Grupi i sportistëve të vegjël u bllokua në shpellë më 23 qershor, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje, por për fat të mirë ata u gjetën gjallë nga zhytësit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *