17 fëmijë jetimë shqiptarë në duart e ISIS

Dita

Shoqëria civile dhe shoqatat që mbrojnë fëmijët jetimë kanë dhënë alarmin se janë 17 fëmijë jetimë nga Shqipëria që kanë përfunduar në duart e Shtetit Islamik.

Sot u mbajt një takim për rreziqet dhe situatën në të cilën ndodhet kjo kategori.

“Në ditët e fundit raportohet se 382 jetimë nga Shqipëria u trafikuan dhe po shfrytëzohen në rrugët e Londrës, ndërsa 17 fëmijë të tjerë përfunduan në duart e ISIS që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe trafikantët në Ballkan”, tha Ilir Çumani i shoqatës së jetimëve.

Ai kërkoi ngritjen e një task-force mes institucioneve të sigurisë për të parandaluar trafikimin dhe abuzimin me fëmijët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *