Nga Adriatik Alimadhi – Keni kohë që shkruani në mënyrën më të padrejtë dhe në kushte të pabarabarta mbi Ballin Kombëtar dhe Ballistët. Në intervistat e mia ndaj kësaj mendësie idiotësh dhe të dobët, fjalor fyes midis shqiptarëve që nuk shkon dhe nuk e kanë pasur tradicion vet shqiptarët, më detyron edhe mua t’ju përgjigjem jo me gjuhën e helmuar si tuajën, por me gjuhën e Ballit Kombëtar, t’ju jap dokumente, fakte se kush kanë qenë kriminelët komunistë dhe kriminelët partizanë, krimineli Mehmet dhe krimineli Enver dhe të gjithë ata që pasuan këtë ideologji kriminale.
Por do të mundohem t’ju çrrënjos mendësinë tuaj komuniste dhe këtë gjuhë të helmuar, këtë gjuhë urrejtje midis njëri-tjetrit, të flisni me qetësi, flisni me fakte, jepini lexuesit dhe shoqërisë shqiptare të vërtetën ashtu siç ka ndodhur realisht dhe si është e vërteta. Edhe unë lodhem kot me ju, ju jeni bijtë e baballarëve kriminelë të djeshëm, ju jeni të pashpirt dhe shpirtzinj keni për të ngelur, ju jeni dhe do të ngeleni me mendësinë komuniste, mjerë familjarët tuaj si mundet të bashkëjetojnë me ju idiotë, ju kam thënë dhe do vazhdoj ta them; keni perënduar O shpirtzinj. Askush nuk ju vlerëson dhe askush nuk ju mbështet më, keni dalë si demode dhe do të humbisni fare, në të ardhmen historia do t’ju gropos njëherë e përgjithmonë… Ju keni ditë që po i bëni gjyqin komunist Andrea Stefanit, e keni dënuar me vdekje, nga frika se mos ndodhin këto po kuptohet se paska biografinë e mire me baba ish-komunist, ju nuk e kuptoni por ai ju ka mbrojtur dhe ka qene me mendësinë tuaj dhe gjuhën tuaj, por ju të trashë ngelët, e nuk kuptoni asgjë, e bëtë Andrean, që të dilte edhe sot në kushtet e lirisë së fjalës dhe të demokracisë të pranojë se është krenar që ka qenë bir komunisti dhe se mbron me devotshmëri rrugën e babait komunist, megjithatë ai nuk ka faj sepse me veprimtarinë tuaj kriminale detyruat të gjithë shqiptarët. Por ne nuk jemi si Andrea Stefani, që nga presioni juaj u kthye shpejt në origjinën e tij, sepse atje ka qene historikisht, ne jemi krejtësisht ndryshe sepse kemi ditur për çfarë kemi luftuar dhe çfarë kemi kërkuar, nuk ju kemi pasur kurrë frikë por ju kemi besuar si shqiptari shqiptarin, ju kemi dhënë besën e shqiptarit, por ju nuk ndreqeni, ju ngeleni të pashpirt, të pa fe dhe shpirtzinj, për ju ka vetëm një vend, në Hagë duhet të përgjigjeni për krimet që keni bërë ndaj Ballit Kombëtar dhe Ballistëve, ndaj shqiptarëve të vërtetë, për këtë kemi përgatitur një dosje të plotë, me fakte, dëshmi dhe dokumente, mbi të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri, vitet 1943-1944-1945 e në vazhdim, vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, janar të vitit 2006 për dënimin e krimeve te komunizmit në Shqipëri duhet të gjejë patjetër zbatim mbi ju. Lexoni se çfarë përgjigje ka dhënë Balli Kombëtar për Radio Barin dhe aleatët dhe se kush ishin shqiptarët e vërtetë, gazeta Flamuri, e enjte 10 gusht te vitit 1944, dhe kush ishit ju kriminelë komunist barbar dhe nuk ngopeshit me mish njeriu, kriminelë do të mbeteni përgjithmonë. Të lexojnë shqiptarët nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve se kush është e vërteta, pa ju nuk kuptoni. Ja çfarë shkruante më 10 gusht 1944 gazeta “Flamuri”, organ i Ballit Kombëtar:
Radio Londra më 15 korrik foli kështu në të gjitha gjuhët: “Popujt aleat do tu sigurojnë popujve te gjithë botës lirinë. Nën fjalën “liri” nuk duhet te kuptohet lirimi i popujve nga zgjedha gjermane, por restaurimi i demokracisë ne te gjithë boten, ku secili popull do te këtë te drejtën me zgjedhe atë qeveri qe dëshiron, do te kete te sigurume lirin e fjales, lirin e shtypit, lirin e ndergjegjes, me fjale te tjera çdo cili do te kete te drejte te thote fjalen e tij dhe te kerkoje nje veper qe nuk i pelqen. Nuk ka fjale qe ata qi jane ba vegla te shtetit okupues se do te denohen, por se nuk do te shtypen tendencat e ndryshme politike te tyre ne baze te demokracis dhe se asnje klase nuk do te kete privilegje te caktume. Sundimi nga nji klase qofte aleate, qofte tjeter nuk mundet te quhet liri, por diktature dhe vetem nje diktature, nen çdo forme qofte, nuk do te jete e pranueshme dhe e tolerueshme prej aleateve. Do te ishte nje gje fatale-thote fletorja “Observer”- te tolerohet nje gja e tille. Politika e shteteve aleate duhet te jete nje politike e bazume ne lirin, ne tolerance, me sigurimin e ligjes, ne sigurimin e se drejtes te çdo qytetari ne nje shtet te organizuem me parime demokratike plot gjallni e lulezim”.
Shqip perfundoi: “Keto te verteta duhet ti pervetoi dhe çdo shqiptar dhe duhet te jete i bindur se neqofte se ka njerez ne Shqiperi qe mendojne te imponojne mendimin e tyre, kundra deshires se popullit, se aleatet nuk do ti tolerojne ne gja te tille dhe se duhet te kene vend te gjitha rymat politike te mbeshtetuna ne parime demokratike”.
Radio Londra ankohet për “Ballin Kombëtar” qe punon kundra ushtrive te nacional-çlirimtare dhe kërcënon me përgjegjësi bashkëpunëtorët qe nuk shofin greminën e Gjermanisë, Bari shton se njerëzit e “Ballit”: Halil Alia, Nuri Dino, Azis Biçaku e tjere, kane shitur vendin e tyre per disa te holla”. Te gjitha keto thenje shperthejne papritun ne diten qe ne u varrosem ma se 1500 deshmore: te vrame , te torturuem, te masakruem nga drapni i kuq! Shpifjet e paturpshme nuk na trondisin. Na u shtenguem me u mbrojte nga vllaznit e çmendun, mbasi u patëm shtri dorën, mbasi patëm nenshkrue marrëveshjen afat shkurter te Mukaj, mbasi na përbuzën, na shanë, na tradhtuan. E ju shtrime doren edhe mbasi na vrane. Me 20 Gusht 1943, kur çetat tona, po kalonin ne zonen e Shen Mertirit (Kolonje) per nevoja sherbimi, çeta partizane, e kryesume nga petrit dume e josif pashko, kishin zene prite. Zjarri partizan na plagosi dy ushtare. Na masakruan ne shtatorin e kaluem gjithe komitetin e Devoll, Hadi Kasimatin e prene ne fyt e tue dhene frymen e fundit e tallen! I thane: Hajt, Hadi, na fol edhe nje here per Shqipnin tande….!”Zija Gashin e prene ne fyt dhe me gjakftotesi gjaksoresh te lindun i folen: Zoti Toger, epi urdhnin e mbram ushtareve nacionalista, nji ,dy,nji , dy….!”
Me 19 shtator sulmuan çetat tona ne Kuçove dhe na vrane dy vete. Me 25 shtator çeta e Lushnjes tradhetisht mes dy zjarreve komuniste e lane pese te vrame e te plagosun. E na me 12 tetor ju shtrim doren e u kerkum botnisht marreveshje e urti shqiptare. Komunistet na u pergjigjen me vrasjen e atdhetarit Azis Sharres, na u pergjigjen me masakrimin shtazuer te Behxhet dhe Xhevdet Bulgarecit (13 tetor 1943 te cilve ju nxorren syt, ju pren hund e veshe, u thyen nofllat e u prene organet.
Na prape me 20 Tetor qitem nji shpallje ku luteshim te ndalet vllavrasja, te ndijme rrezikun e nji lufte civile. E me 21 Tetor marrim kete pergjigje: Mehmet Shehu sulmon cetat e “Ballit Kombetar, e kape edhe 63 rob, mbas nji lufte te tmerrshme. 62 prej tyne i there barbarisht me thika!! Me 23 Tetuer ceta partizane e Hysni Kapos sulmoi ne Gjorm, Bataljonin “Hysni Lepenica”. Me 3 Nandor u dogjen sa e sa shtepija ballistash ne Mesaplik, Velce, Gjorm e Lepenice te Vlores, vrane e rrembyen familje.
E djegjet, vrasjet masakrimet vashduen e vashdojne n’emen te Shqipnis se trathtueme n’emen te liris se popullit te genjyen. Duhet te cmendemi ma pare, te harrojme kohen ne te cilen po jetojme e te kthehemi ma vone si njerez te huej ne token t’one per te besue si kalamaj se “Balli Kombetar”, e shkaktoi vllavrasjen. E dime mire se Radio Londra, e informueme nga shtabi i Titos nuk beson seriozisht ne fjalet e veta.
Çeshtja Greke me E.A.M.-in e sulmi komunist kundra Legalitetit nuk lane dyshim mbi fajin e fajtorit, mbi shkakun e shkaktarin. Por serioziteti i pretendimeve ulet edhe me teper kur spikeri i Barit nuk mejtohet para se te bahet interpreti i genjeshtres tue mendue Halil Alin, Nuri Dinon e Azis Bicakun etj, si krene te “Ballit”. E propaganda del e cuditshme kur na dekllarojme se personat e naltpermendun nuk jane as kryetare, as antare te “Ballit Kombetar” e se “Balli Kombetar”, nuk ka as nji ushtar ne Dibre e Mat.
Mercenaret e “Ballit Kombetar”, pastaj jane ata luftar trima qi tash tri vjet punojne pa asnji shperblim, te zbathun e te grisun, jane ata luftar te paster qi i kan ba fli Atdheut te robnuem mija deshmoresh. Ndersa Radio perkdhele megalomanin e kuqe, komunistat, per koincidence hapin zjarre e hapin varre edhe ne Shqipenin e mesme e nderlidhsit lajmojne aleatet se u vrane 2000 gjerman (!!!), ndersa 700 vullnetare te qeveris u zun rob. Kto lajme erdhen nga vendi ku nuk gjinden nji grusht gjerman e ku qeverija nuk ka thuejse asnji fuqi!! E populli duhet t’i haje keto gjepura per mos t’i prishe qefin nacional-genjeshtares…
Liria e mendimit e fjales, tolerance, sigurija e ligjeve dhe e se drejtes perbejne bazen e demokracise. Po lirija qe ndrydh mendimin, qe pret fytin nga dalin fjalet, qe nuk duron kritika as ndryshmeni, lirija qe bazohet ne ligjen e te cmendurit, ne te drejten e plumbit kjo eshte liria e popullit qe predikojne kriminelet e kuq! Është vet mungesa e lirisë dhe e tolerancës ajo qe na ka shkaktuar luften civile ne Shqipni e ne te gjith Ballkanin. Komunistet genjeshtar, shpetuan nga kujdesi i yne, trishtuan nga perkrahja e padjallezuar qe dha nacionalizmi i paster, u-forcuan me ndihmen t’one vellazerore. Nje Flamur i Kuq me Shqipe te Zez , Aty qe kishte lajmeruar liria’e Shqipnis me 1443, me 1912, me 1920, na mblodhi per pak kohe rreth vehtes, na shtini zjarria e Kryengritjes. Ay flamur, sot eshte grisur nga Mehmet Shehu e shoke, eshte peshtye, eshte perbuze! Ajo “liri”, qe na ngjalli pas robenive shekullore sot lyhet me gjak shqipetari. Dje ishte Italjani, serbi o greku, qe vinte kemben dhunuese mbi Flamur e liri t’one. Sot eshte shqipetari, qe loz pjesen e te huajit, me flamur te huaj, per qellime te huaja.
Sot n’emer te lirisë sulmohen çetat e “Ballit kombëtar”, vriten atdhetaret me te pastër, luftëtarët me te ndershëm; studentet theren me thika pse nuk pranojnë lirisht lirin’e kuqe, te plagosurit mirren nga spitalet, torturohen e mbyten barbarisht. Mitdhat Frasheri me shoke, ndera e Shqipërisë, figurat me typike te demokracise shqipetare, perbuzen, shahen, mbulohen me shpifje dhe quhen tradhetar t’Atdheut, njerez qe jane kundra lirise se popullit!! Liri, Liri, sa krime po kryhen n’emen t’end! Po per cilin Atdhe flasin komunistet gjakesor? Per ate toke te pavlefte qe thirret Shqipëria e Titos? Për cilin liri cirren katilat e Mehmet Shehut, Dushanit e Miladinit?
Per lirine qe therr, vret e torturon te gjith’ata qe nuk hyn vullnetarisht ne kallupin e lirise se kuqe? Per lirine qe inaguron proklamimin e diktatures me te tmerreshme qe njef historija dhe dekreton me ball celet vdekjen e demokracise?! Radjo Londra na ve perpara kuadrin e luftes botnore dhe na keshillon e na qorton. Por na shqiptaret e vertet qe duallem ne fushen e kryengritjes qysh me 1939, e kemi ballin te hapet dhe ndergjegjen te qete. Jemi gati te dalim perpara çdo gjykatesi si paditesa e te paditun.
Ne qofte se e shohim me sy te hapet rrjedhjen e ksaj lufte decisive, deklarojme pa frike se me afer se frontin e lindjes dhe te perendimit kemi frontin e Shqiperise. Frontin qe kerkon t’i prese krahet Atdheut t’one tek kufit’ e sulmuara. Frontin e mbrendshem qe na qit para çdo dite zjarre e varre n’emer te nje lirije qe kullon gjak. Aljatet kete liri nuk e duan, nuk mund t’a duan, nuk do t’a duan…

ore duat tju dergoj nje foto te ketyre ballisteve qe hane e pine raki,si mund tju a dergoj se na kane care koken me gjoja patriotizma.vetem me te tilla fakte ju mbyllet goja ketyre pulaxhinjve.
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
POLITIQI DIZINFORMACION = BINJAKEZIM I KRIMIT
——————————-
-Nga e presin shpetimin ‘votuesit’ sKipetare,ngelur ‘kokoshi nje thele’ shpetimin pas 25 vjetesh:Nga ‘salisjanet’,’socialSSalistet’,’metistet’ apo StefanaQit!?
-Kush do tu thote votuesve sKipetare qe ‘reforma ne çdrejtesi’ eshte thjesht nje FEREXHE per te mos u dukur e folur per KRYEREFORMEN e sistemit elektoral qe ti rikthehet popullit shqipetar parlamenti,varrmihesit ‘salisjane’,varrmihesit sociallSSaliste’,varrmihesit ‘metiste’ apo StefanaQite qe po bredin maleve per te kapur nje kAmunist qe ta bejne ‘çefesht’!?
-A e dine votuesit ‘ngelur kokoshi nje thele’ qe pas 25 vjetesh kjo politiqi e ky dizinformacion ‘Biberaj-Sali-Fevzi’ e ka ndare popullin shqipetar nga politika kujslinge antishqipetare me ‘VITE DRITE’!?
-A e dine militantet idjote e votuesit analfabete se shkalla e demokracise ne nje vend varet nga ‘SISTEMI ELEKTORAL ku populli ka te drejten jo vetem te votoje si GOMAR po edhe te VOTOHET!’
-A e dine militantet alabake e votuesit MJERANE se krriminelet me imunitet LLOMOTISIN per gjoja reforme ne drejtesi per te ‘HARRUAR’ kryereformen e sistemit elektoral qe populli pas 25 vjetesh ta shpjere KRRIMINELET NE BURG dhe SHQIPETARET E MORALSHEM ne parlament!?
-A e dine militantet e droguar dhe votuesit FATKEQE qe teorija antishqipetare ‘RROTACIONI RROTAVE’ do te thote qe ne pushtet edhe ne zgjedhjet e ardheshme te vine RROTAT e KRIMIT per te shtypur RROTEN POPULL-‘salisjanet’,’socialSSalistet’,’metistet’ me ne krye KRYEBANDITET qe propogandojne fevzinjte stefanaqet e ballinjte!’?
–
P.S-Kush nuk i jep pergjigje pyetjes:Sa shqipetare kane ngelur gjalle ne keto troje te te pareve,sa prej tyre kane te drejten e VOTES,sa e ushtrojne te drejten e VOTES dhe sa vlen e ku shkon e drejta e VOTES eshte ANTISHQIPETAR.!?Ne nje vend ku nuk voton as 40 perqind e 50 perqindeshit te shqipetareve(gjysma jashte e me shume se gjysma jashte)nuk mund te quhet me SHQIPERI-Po thjesht ne ÇMENDI ku ‘salisjane’,’socialSSaliste’ ‘metiste’ e StefanaQI bredhin maleve per te kapur kAmuniste e tu vene ne koke ‘qeleshe me zhgabonje’ perfshi edhe Qemal Stafes tek Stadjumi qe do ta inaguroje Zaho Rama ne vend te Heroit te popullit Zaho Koka!
Heqja djallezore e emrit te heroit Qemal Stafa stadiumit ka nje domethenie antishqiptare:
Edi Rama me kete akt te poshter do te thote se edhe 5 MAJI si dite e deshmoreve do te hiqet,pra e gjitha kjo per te hedhur poshte LUFTEN NACIONAL CLIRIMTARE.
Ne se shqiptaret do ta pranojne kete,atehere ka marre fund shqiptarizmi
U bej thirrje te gjithe antareve te PS-se,qe te kerkojne shporrjen e Edi Rames nga qeveria dhe PS-ja.
Rama eshte armik i PS-se dhe i Shqiperise.
Qeleshja me zhgabe – Simbili i Shqipetarve
Posht komunistat dhe ylli i rusise
Ka ardhur koha te themi te verteten shqiptarve ,
Partizanet si te pa ditur e te pa shkolluar kryem shume krime ndaj vllezerve tane ballist , persekutuam familjet e medha me emer dhe influence , burgosem njeres te pa fajshem , shkaterruam endrren e femijve tane per nje jete te lire e me te mire , istaluam komunizmin dhe mjetimin e popullit shqiptar , prishem xhami kisha teqe per interesa te serbis-rusis , dhe maskruam vllezrit shqiptare ne krahinat e kosoves malit te zi maqedonis cameris , ne vend qe te benim nje shtet unik ne trevat shqiptare dhe nje komb qe te drejtoshe nga intelektual e njeres te zgjedhur ne mynyre demokratike ,
Poshte komunistat…..
Shome shpejt do zbardhet e verteta do hapen dosjet e sipiunve te kriminelit komunist
e drejta do shoje ne vend…
historia do behet …
shqiperia do integrohet…
Deri kohen kur u shkrua letra ballistet njihnin Mehmet Shehun si te parin e komunistave.007 Enver Hoxha fshihej perballe viles se prefektit te Tiranes Qazim Mulleti,ku perpilonte listat me komunistet e rrezikshem qe duheshin eleminuar.Komandant,komisar,shef shtabi ishin Miladin Popovic,Dushan Mugosha,Velimir Stojnic.E nxorren Enverin fringo te pispillosur e te llustrosur ne tribunen e hotel Dajtit,i lane nje leter ne dore ku lexohej- Kosova eshte ceshtje e brenshme e Serbise,;Cameria duhet zbrazur nga camet,se i perket Greqise.Qeveria Demokratike(Diktatura komuniste)nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjeve.Brigatat partizane te vazhdojne luften per clirimin e popujve te Jugosllavise!(Clirimin e Kosoves nga shqiptaret).Ku e gjen nje serb me serb se ky bucko i pispillosur????