Kandidatët e PS-LSI për bashkitë kryesore dhe një “dëshirë ambasadorësh” për Tiranën

anazapta

Ndërsa po ravijëzohet ditë pas dite lista e emrave për bashkitë e qyteteve të vendit, emrat e kandidatëve që do garojnë për Bashkinë e kryeqytetit janë ende një pikëpyetje e madhe përballë së cilës gëlojnë hipotezat.

Një gazetar i njohur aktualisht këshilltar pranë kreut të Kuvendit në një batutë televizive pak javë më parë u shpreh se “mazhoranca do kandidojë në Tiranë nje bionde”.

Shumëkujt i shkoi mendja te Mimi Kodheli, ministrja aktuale e Mbrojtjes, nga njerëzit e preferuar të Ramës, ish-nënkryetare e Bashkisë dhe ish-zëdhënëse e Kryesisë së PS.

Por nuk bëhej fjalë për Kodhelin, por për Lindita Nikollën, ish-kryetare e një prej minibashkive të Tiranës, aktualisht ministre e Arsimit në kabinetin Rama.

Vetë Rama nuk shkaktoi ndonjë befasim kur tha që do preferonte një femër si kandidate të mazhorancës pak ditë më parë. Dihet dobësia e tij për të qeverisur me femra, një traditë që e ka nisur prej Bashkisë së Tiranës dhe e ka shtrirë pas 23 Qershorit edhe në administratë.

Veç zonjës Nikolla ka shprehur qartazi ambicien e tij për Bashkinë e Tiranës Artan Lame, ndërsa më të rezervuar por pa mohim të prerë janë shfaqur në lista dhe sondazhe edhe Pandeli Majko e Erion Veliaj.

Kurse në selinë e SHQUP-it, situata është më e errët. Ndërsa kanë mohuar kandidimin e përfolur Ristani, Tabaku, e ndonjë tjetër pikëpyetjet kanë rrethuar Lulzim Bashën.

A do jetë ky i fundit kandidati i PD-së për Tiranën?

Sinjalin e parë e dha familja Berisha. Fillimisht dhëndri Malltezi e më pas vetë Saliu shpallën publikisht që “kandidati më i mirë është Basha”, por duke shtuar nga pas një frazë të tipit “po ai e vendos vetë”.

Disa analistë kanë shpërndarë në publik tezën se ky është një kurth i Berishës për nxënësin e tij Basha meqë (sipas këtyre zërave) është i pakënaqur nga drejtimi i PD-së dhe kërkon ta heqë qafe duke e çuar drejt një humbjeje të sigurtë.

Por nuk është ky i vetmi version që qarkullon.

Ka edhe një përfolje tjetër në rrethe shumë të ngushta politike. Dhe kjo përfolje është shumë më pak creation ex nihilo se e para. Sipas saj, Basha është nxitur për rikandidim nga një faktor ndërkombëtar potent në Tiranë, që synon mbajtjen e Bashkisë së Tiranës nga PD madje, (gjithmonë sipas këtij versioni) kjo dëshirë e shprehur si nevojë për të ruajtur balancat mes pushtetit Qendror dhe atij Lokal në vend, i është bërë me dije edhe lidershipit të PS-së.

Nëse është dakordësuar apo jo ky i fundit me këtë projekt hipotetik nuk ka të dhëna, por nuk ka dyshim që pavarësisht ndikimit jo të vogël të faktorit ndërkombëtar në punët e Shqipërisë, ka një faktor tjetër i cili në mos i dështon, ka treguar se i çon në riformulim projekte të tilla. Është fjala për vullnetin popullor.

Projekte të tilla favorizohen në situata pariteti elektoral të ngjashme me zgjedhjet e kaluara kur pas një fitoreje në kutinë e fundit të Ramës, vendi u fut në një spirale vendimesh gjykate, pas ndryshimit të hapur në tryezë të rezultatit nga personi që jo rastësisht sot është në krah të vetë Bashës në PD, Arben Ristani.

Por në kushtet e një vullneti popullor të shprehur qartë dhe në distanca të forta mes kandidatëve, projekte të tilla mbeten thjesht dëshira.

Prandaj mbetet shumë interesante të shihet nëse Basha do rikandidojë për të mbushur gjysmën e kësaj “profecie” të përfolur.

Gjysma tjetër është cilësia e kandidatit që do zgjedhë PS përballë Bashës. Sa më i dobët ai (ose ajo), aq më shumë terren do marrin zërat e mësipërm që hamendësojnë një marrëveshje që ruan status quo-n mes pushtetit qendror dhe atij lokal edhe për një mandat tjetër secili.

Ndërkohë në Tiranë gara do ketë edhe interferenca të tjera veç partive të mëdha. Janë bërë gati të kandidojnë të paktën dy kandidatë të tjerë të pavarur, ndër të cilët bie në sy emri i Gjergj Bojaxhiut.

Nëse ata do dalin të pavarur apo pjesë e një strukture partiake mbështetëse për të maksimalizuar rezultatin dhe postet bashkiake kjo mbetet për t’u parë deri në fillim të prillit me afrimin e afateve ligjore për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

 

************

3

Kandidatët e PS-LSI për zgjedhjet vendore të 21 qershorit

Me lidhjen e marrëveshjes ndërmjet PS-së dhe LSI-së, tashmë dy bashkëdrejtuesit e aleancës së majtë kanë nisur dhe diskutimin e emrave të kandidatëve. Me reformën e re territoriale, pesha e njësive vendore është rritur së tepërmi, madje kryetarët e rinj të bashkive mund të kenë kompetenca dhe peshë edhe më të madhe se deputetët aktualë në parlament. Për shkak të kësaj përgjegjësie, edhe krerët e së majtës kanë menduar që të venë njerëz me peshë politike, përveçse të jenë menaxherë. Janë disa deputetë aktualë të cilët mund të vendosin që të heqin dorë nga mandati i deputetit dhe të tentojnë të zgjidhen në krye të bashkive.

Kandidatët e së majtës

Armando Subashi, Miranda Rira, Gledion Rahovica janë tre deputetët më të përfolur që mund të lënë mandatin e deputetit për t’u zgjedhur në krye të njësive vendore.

Ndërsa në Tiranë qarkullon gjithnjë e më shumë emri i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli.

Në Elbasan Qazim Sejdini, gjithashtu do të garojë për një mandat të tretë si kryebashkiak. Më e lehtë gara paraqitet në Korçë, ku Sotiraq Filo, do të garojë për mandatin e tij të parë të plotë, pasi aktualisht u zgjodh si zëvendësues pas largimit të Niko Peleshit si zëvendëskryeministër. Në Lezhë emri i kryetarit aktual të Bashkisë Viktor Tushaj, pritet të jetë përsëri në garë, për një mandat të tretë në krye të bashkisë. Shkodra pritet të ketë kandidaten e të majtës Keti Bazhdari, e cila ka kryesuar departamentin e të përndjekurve politikë në Partinë Socialiste. Në Gjirokastër do të garojë prefektja e qarkut Zamira Rami, LSI synon përsëri bashkinë e qytetit jugor pas humbjes që pësoi në votimet e 2011. Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha pritet të jetë kandidatja e të majtës për këtë bashki, por jo rrallë është përfolur edhe emri i Fate Velajt, këshilltai i Kryeministrit. Vlora do të ketë një kryetar të ri bashkie pas 3 mandateve të Shpëtim Gjikës, që ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e garës. Në qarkun verior të Kukësit pritet të garojë kryetari aktual i bashkisë Hasan Halili, nën siglën e LSI. Halili është zgjedhur kryetar nën siglën e Partisë Demokratike në 2011, por iu bashkua LSI-së pas zgjedhjeve të 2013-ës. Në Bashkinë e Peshkopisë, janë dy emra: Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama.

Lista zyrtare

Pas 1 prill 2013 kur Meta i dha lamtumirën Berishës për të bërë koalicion me socialistët, në 1 prill të 2015-s e majta do të shpallë emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë në 21 qershor. Krah më krah, garancinë e dhanë kryesocialisti Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta, pas 80 minutash negociata në selinë e PS, që u finalizuan me një marrëveshje që i jep LSI-së 15 bashki për zgjedhjet lokale, por duke i njohur partisë tjetër të drejtën që të refuzojë kandidaturat nëse i gjykon të papërshtatshme.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë kandidatët e saj në 15 bashki nga 61 njësi vendore ku do të votohet në zgjedhjet e 21 qershorit. Kreu i LSI dje ka qenë në Kukës për të bërë fushatë për Hasan Halilin duke bërë dhe nisjen e fushtës, edhe pse jo zyrtarisht.

Emrat e kandidatëve që diskutohen në bashkitë kryesore:

Tiranë

Lindita Nikolli ose Artan Lame

Shkodër

Keti Bazhdari, PS

Kukës

Hasan Halili, LSI

Kurbin

Artur Bardhi, PS

Mat

Adelina Farrici, PS

Lezhë

Viktor Tushaj, LSI

Mirditë

Adrian Leka, PS

Durrës

Vangjush Dako, PS

Shijak

Indrit Buka, PS

Kavajë

Elvis Roshi, PS

Elbasan

Qazim Sejdini, PS

Peqin

Bukurosh Maçi, PS

Librazhd

Kastriot Gurra, PS

Përrenjas

Miranda Rira, LSI

Gramsh

Dritan Bici, PS

Lushnjë

Fatos Tushe, PS

Berat

Gledion Rehovica, LSI

Roskovec

Flamur Mato, PS

Tepelenë

Tërmet Peçi, PS

Këlcyrë

Klement Ndoni, PS

Korçë

Sotiraq Filo, PS

Pustec

Edmond Themelko

Pogradec

Roshi Tollozhina, LSI

Kolonjë

Ali Laho, LSI

Libohovë

Vladimir Hide, PS

Vlorë

Fate Velaj , Etjona Hoxhaj PS

Himarë

Jorgo Goro PS

Përmet

Gilberto Jaçe, PS

Fier

Armando Subashi ose Salarjon Totaj, PS

Gjirokastër

Zamira Rami LSI

Peshkopi

Shukri Xhelili ose Muharrem Rama, PS

Skrapar

Nesim Spahiu, LSI

Share This Article
4 Comments
  • MURGU KINEZ QE VDIQ NGA GAZI

    Ja dhe historia e tre murgjeve kineze. Emrat e tyre nuk i kujton askush, as edhe Donald Lu qe ishte prezent sot ne Rogner per te degjuar anglishten e Edit nga Surreli, sepse ata kurrë nuk ja thane askujt. Per kete arsye, në Kinë ata janë të njohur thjesht si tre murgjit qe qeshin.

    S’bënin gjë tjeter vetem qeshnin: hynin në një fshat, viheshin në mes të sheshit dhe fillonin të qeshnin. Dale nga dale njerëz te tjerë përfshiheshin ne kete te qeshur kolektive, deri sa formohej një turmë të vogël. Vetem vështrimi i thjeshtë mes tyre bënte të qeshnin të gjithë të tubuarit ne sheshin e fshatit. Se fundmi të gjithë banorët ishin të përfshirë dhe, kur të gjithë qeshnin me zë të lartë, në atë moment tre murgjit, pa zhurme, ashtu siç kishin ardhur, zhvendoseshin në një fshat tjetër.
    E perse qeshnin tre murgjit kineze? Per asgjë, vetëm qeshnin dhe aq.

    E qeshura ishte predikimi i tyre i vetëm, mesazhi i vetëm. Nuk u mesuan kinezeve asgjë, vetem përhapen faren e lumturisë. Ata ishin të dashur dhe të respektuar në të gjithë Kinën: askush nuk kishte bërë ndonjëherë predikime te ngjashme. Këta tre murgjer përhapen lumturi të pafund në të gjithë Kinën, pa përdorur as edhe një fjalë të vetme. Me kalimin e kohës u plakeruan. Dhe në një fshat një prej tyre vdiq.

    Para se të vdiste, ai u tha miqve të tij: “Unë qesha aq shumë në jetën time, sa që asnje papasterti u grumbullua ndonjëherë ne shpirtin dhe trupin tim.
    Unë nuk jam mbuluar nga pluhuri dhe ndyresia: e qeshura është gjithmonë e re dhe e freskët. Pra, kur te vdes mos me lani e mos nderroni rrobat qe kam te veshura.

    Nga respekti nuk i nderruan veshjen. Dhe kur trupin ja vendosen në turrën e druve per ta djegur, papritmas dy bashkeudhetaret e nje jete me te, kuptuan se ai e kishte fshehur në rrobat fishekzjarre ! Pum, pum, pam! I tërë fshati qeshi, dhe ato dy murgjit thane: “Dobiç ! Arrite te ndjellesh edhe te qeshuren e fundit !”

    * * *
    Une isha ne Rogner sot per te degjuar konferencen per naften dhe gazin shqiptar. Foli edhe Edi Rama, Kalifi i Surrelit, gjysme fjalimi ne shqip dhe gjysme ne anglisht, per te ndihmuar perkthyesen bjonde me dipllome anglishteje tek Plep-Univesisteti i Shkembit te Kavajes.
    Tre radhe para meje ish ulur dhe degjonte me vemendje i sapozbrituri nga amerika, ne Tirone, Donald Lu. Tek shenoja ne bllokun tim pjese nga fjala e Rames, ngrita syte pasi degjova te pronunconte:

    …necé-ssary… me theks ne zanoren e dyte ! Ndersa Donald Lu uli koken te mbuluar me dy duart, qe te mos zbulohej te qeshurit e tij prej murgu kinez.

    Degjoni qesharakun Rama sot ne konference dhe menyren korrekte te pronuncimit:

    http://dictionary.reference.com/browse/necessary

    • Eh cme kujtove nje ngjarje me nje hebre qe quhej Mordechai qe ka ndodhur ne Amerken e viteve 30. Thone qe ky kishte filluar pune si agjent shitjesh ne nje firme spangoje dhe trokiste dere me dere per ti mbushur mendjen njerezve qe te blenin spangon e bosit te tij. Nje dite troket ne deren e nje fare Butch Whitaker. Ky ishte dy metra pa pese dhe i forte si shkemb e me floke te dendur bionde. Mordechai para tij dukej si thes me mbeturina. Pasi i shpjegon me kujdes dhe zell avantazhin e spangos se tij, Butch-i i thote me ironi (pasi e shef me perbuzje nga koka te kembet). ” Cifut,…do te blej spango sa distanca ndermjet kokes se penisit tend me bazen e tij…dhe do ta paguaj dhjete fish..ha, ha, ha…” Mordechai i vezelluan syte dhe i thote: “zoteri a jeni i gatshem qe te nenshkruani nje kontrate me shkrim per kete…” “patjeter qe tani thote Butchi duke u gajasur…” Mordechai shkon nje vrap ne karrocen e tij shkruan tekstin qe pak a shume ishte “une Butch Whitaker i biri i Harold Whitaker 2-it deklaroj nen pergjegjesine time te plote dhe pa pasur asnje shtrengim se jam dakort te blej spango….pjesen tjeter e dini”. Pas nje jave Mordechai troket ne deren e Butchit dhe kur del Butch cte shikoje: 40 kamiona me spango. “cke bere keshtu?!!” “Zoteri une quhem Mordechai Zvevi, kam lindur ne Prage me 1894 dhe jam bere synet ne Varshave ne 1897…lafsha (prepuci) ime ruhet ne sinagogen e ketij qyteti (pak a shume) edhe sot qe flasim edhe ne momentin e nenshkrimit te kontrates…” Butchi ngeli i zgurdulluar dhe i shokuar pa fjale…
      ” Pirdh Pirdh” ja behu nje indian mysliman aty afer qe shiste leter higjenike…” po mua qe lafshen ma ka henger nje pate indiane para 34 vjetesh pasi e hodhi gjyshja ime, cfare duhet te kerkoj…” (patat indiane jane zogj shtegtare qe udhetojne dy here ne vit nga tajga siberiane ne indi dhe anasjelltas duke pershkruar distance 4000 km)…

  • Nuk eshte e veshtire te uptosh perzgjedhjen qe ka bere pasardhesi i Arvizut ,pasi ky i pari e beri te veten edhe pse popullin nuk e votoi Ai perveshi menget si prestigjator dhe filloi te nxirrte nga kutite e votimit flete te pavlefshme e asnjeri nuk u kujtua se nr.i fleteve nuk perputhej me shumen totale te votuesve due zgjedhur ne krye te Bashkise me te madhe shokun Lu(Lulezim Basha).Me beri pershtypje ligjerimi prej “ylli ne ngjitje” qe beri Eduart Selami ku te gjithe te shtangur ca nga befasia e ca nga imponimi kur citoi qe :Nuk mund te pretendosh qe te jesh mik i SHBA po ishe i koruptuar!Qe pas kesaj mendova qe Ky djale i talentuar mund e duhet perzgjedhur si Krye.ar Bashkie i ardheshem.Mire dakortesia me politikanet e rangut te larte qe mund te jete bere po me votuesin si do te flasin keta ambasadore,apo perseri eshte gjetur zgjidhja e futjes se duarve ne kutite e votimit!Rrofte miqesia Shqiptaro- Kineze thashe nen ze se mbase me degjon njeri e me shikon me dyshim!

    • Zoti Luto , qe i dyshimte je , ate mbaje ! Cdo ti qe I bie nga KIna per muhabetet e miqesise me SHBA ?

      Pse ben gabime SHBA , qe shkon e gjen ndermjetesin me neve , ne Kine , nuk duhet te besh gabime dhe ti ! C’eshte kjo ? Ti duhet te jesh me I pjekur !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *