17 milionë euro, Guardiola është më i paguari në botë

anazapta

Pep Guardiola është trajneri më i paguar në botë, pasi paga e tij vjetore te Bajerni shkon 17 milionë euro. Është thënë shpesh që katalanasi shkoi në Munih për shkak të projektit të klubit dhe jo për paratë, pasi mund të ftonte më tepër diku tjetër. Kjo mund të jetë e vërtetë, megjithatë duket se edhe për sa u përket parave ai nuk ka asnjë peng, falë pagës që merr, më shumë se kushdo tjetër në botë. armiku i tij më i madh në këtë zanat, Zhoze Murinjo, fton “vetëm” 10.3 milionë euro te Chelsea, ndërsa në vendin e tretë është italiani Marcelo Lipi te Guangzhou Evergrande. Trajneri kampion bote më 2006 me italinë e ka përligjur besim tek ai, pasi sivjet ftoi Champions League të azisë dhe titullin në Kinë, ndërkohë që u mund në fnalen e Kupës së Kinës, ashtu si dhe në  gjysmëfnalen e botërorit të klubeve, po kjo ishte diçka e llogaritur përballë Bajernit të Guardiolës. Pas tre të parëve, vjen arsen Venger, që nga arsenali merr 8.2 milionë euro, pastaj Fabio Kapelo me 7.8 milionë nga federata ruse, si trajner i kombëtares. trajnerët e dy prej skuadrave pretendente për Champions League, Karlo ançeloti e Gerardo Martino  janë mjaft larg të parëve, pasi i pari fton 7.5 milionë euro te Reali dhe i dyti 5.4 te Barcelona. Duke përjashtuar këta të dy, gjithë të tjerët e ligës spanjolle së bashku marrin 17 milionë euro, aq sa Guardiola i vetëm te Bajerni. Nga trajnerët e kombëtareve, pas Kapelos vjen Hodgson i anglisë, me 3.5 milionë, dhe Prandeli i Italisë, me 3 milionë euro në vit.

Share This Article
2 Comments
  • Ne kampionatin gjerman te futbollit (Bundesliga) eshte i njohur se Traineri i Bayern Münich Pep Guardiola ka nje te ardhur per sezon ne shumen 12 milion euro. Lista e trainereve te ketij kampionati eshte botuar nga gazeta “Bild” ne muajin nendore te ketij viti. Te dhenat e ketij artikulli se Pep guardiola ka nje te ardhur prej 17 milion euro nuk eshte e vertete.

  • Une e kame dhene komentin tim dhe nga ana e redaksise se Gazeta Dita akoma nuk ka asnje reagim per artikullin se gjoja Pep Guardiola paguhet 17 milione euro ne vit.
    Po ju dergoje adresen e gazetes se mbremjes te qytetit te München : http://www.abendzeitung-muenchen.de
    Lexoni titullin ne kete gazete te dates 22.12.2013
    Pep Guardiola verdient doppelt so viel wie Jurgen Kloppf, ku eshte e shkruar qarte se traineri i Bayern München paguhet 12 milione euro ne vit, ne krahasim me kolegun e tije te Borusia Dortmund qe paguhet vetem 6 milione euro ne vit. Artikulli i juaj nuk eshte ne gjendje te pergenjeshtroje kete gazete te qytetit te München, porese eshte nje artikull qe tregon driteshkurtesine e atyre qe merren me keto banalitete te rrugeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *