Një hetim nga “Sun” zbulon se shitësit e tregut të zi të armëve po shesin granata dore të tipit të përdorur nga vrasësi i policëve Dejl Kregan për 17 paund copa.
Një gangster i maskuar – anëtar i një rrjeti nga Shqipëria që furnizon bandat britanike, gjithashtu i ofroi gazetarit tonë të maskuar eksploziv të mjaftueshëm plastik për të hedhur në erë një avion në fluturim.
Në një takim të tensionuar në shtetin e Evropës Lindore, tregtari i armëve dhe miqtë e tij na treguan katër granata M75 jeshile të errët, katër detonatorë, dy kallëpë eksploziv plastik Vitezit të prodhuar në Serbi dhe një sasi fitili.
Duke menduar se po i shisnin tek disa gangsterë britanikë, ata gjithashtu nxorrën nga një kovë e verdhë, tre qese plastike 30 centimetërshe me tjetër sasi eksplozivi.
Tregtari mburrej se mund të furnizonte dhe me granatë-lëshues krahu dhe pushkë sulmuese AK-47 brenda 10 ditëve.
Kur u pyet sa granata mund të siguronte, shqiptari trupngjeshur, në të 50-at e tij, u përgjigj thjesht: “Sa ju duhen?”
Ftohtë, ai ofroi t’i dërgonte në Britani për një kosto shtesë, duke na siguruar: “S’është problem.”
I pyetur rreth policëve Fiona Boun dhe Nikola Hju, të vrarë nga një sulm me armë dhe granatë nga Kregani, ai mblodhi shpatullat: “Eshtë thjesht biznes.”
Ai shtoi: “Më vjen keq kur dëgjoj për dikë që vritet ose që terroristët vrasin njerëz. Por nëse ai nuk e blen nga unë ose ti, do ta blejë nga dikush tjetër.”
I takuam tregtarët në mes të tregtisë së tmerrshme të armëve në Evropë, ndërsa u arrestuan katër persona për një sulm të supozuar në Londër, të ngjashëm me masakrën e Najrobit.
Gangsteri tha se kishte vite që u shiste armë të jashtëligjshme keqbërësve britanikë.
Sasia “mesatare” më e fundit, ndoshta 20 granata, katër AK-47-a, disa armë dore dhe një RPG, ishte tre muaj e gjysëm më parë.
Gangsteri shpjegoi që kriminelët britanikë krijonin marrëveshje me kontakte të botës së krimit shqiptarë, boshnjakë dhe kosovarë të vendosur në Britani.
Skuadrës tonë iu deshën muaj për të penetruar në tregtinë e jashtëligjshme dhe na dërgoi në qytetin liqenor Shkodër, 100 km larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Pasi ra errësira, takuam tregtarin, i cili na shpuri në dhomën mbrapa të një shtëpie të madhe, pranë një xhamie.
Duke na treguar mallin, ai tha: “Granatat janë 20 euro secila (17 paund) nëse i merrni këtu, ose 200 euro (170 paund) nëse doni t’i sjellim në Britani.” Eksplozivi kushtonte 3.395 paund për kilogram, një AK-47 130 – 170 paund ose rreth 1.500 nëse dorëzoheshin brenda në Britani. RPG-të (granatë-lëshuesit) fillonin nga 680 paund por arrinin deri në 2.450 paund për armët gjermane blind-shpuese, 5.940 paund nëse transportoheshin.
Kur u pyet nëse e dinte se ku përfundonin armët e tij në Britani, njeriu qeshi: “Nuk është në interesin tim më të mirë të pyes shumë detaje.”
Armët transportohen përmes Italisë, Gjermanisë dhe Francës me makina, autobusë, kamionë, anije dhe trena hekurudhorë.
Ai na siguroi: “Eshtë gjithçka e paketuar mirë dhe s’ka mënyrë për të dyshuar gjë.” Në lidhje me klientët e tij, na tha: “Shumica janë kriminelë. Një Zot e di ku shpërndahen më pas.”
“Kjo është tregti. Qeveritë, gjithashtu, i shesin këto gjëra.”
Në formën e një kërcënimi të hollë, ai bëri shaka duke thënë se s’ka bërë njeri bisht tek pagesa duke shtuar: “Londrën e njohim si xhepat tanë. S’ka vend ku mund të fshihen. Mund të të gjejmë deri në shtrat.”
Tregtari na tregoi disa foto, por pas 15 minutash, ne nxorrëm disa justifikime dhe ikëm.
Disa ditë më parë, skuadrës tonë ju ofruan granata dhe armë të tjera nga furnitorë të ndryshëm.
Dhe në Peshkopi, pranë kufirit Maqedonas, na treguan një sasi të nxjerrë nga vendi i fshehjes duke përfshirë dhjetë granata, një AK-47 dhe tre granata-lëshues.
Shqipëria është në qendër të tregtisë së jashtëligjshme të armëve. Në fillim të këtij viti, Britania e Madhe kishte gati 200 të burgosur shqiptarë.
Arsenali M75 i Kreganit besohet të ketë ardhur nga një sasi e përdorur nga forcat serbe në luftën jugosllave, shumë të ngjashme me armët që na u ofruan. Vrasësi me një sy u burgos për gjithë jetën e tij në Qershor për vrasjet në Mançester.
Një ekspert eksplozivësh, i cili kërkoi të mbetet anonym, tha: “Eshtë e tmerrshme që këto gjëra po i ofrohen botës së krimit.”
“Pa dyshim që me eksplozivin plastik mund të hedhësh në erë një avion.”
Kriminelët në rrugë të armatosur deri në dhëmbë
Shtatë incidente me granata janë raportuar në dhjetë muaj që nga maji i 2009-s në Merseisajd. Shoqata e Kryetarëve të Oficerëve të Policisë këmbëngul që përdorimi i tyre është i rrallë, por gjithashtu sasi të tjera janë gjetur.
Posedimi i një granate, e njohur si ananasi, është një simbol statusi për gangsterët e rrugës.
Në vitin 2009, ishte lënë një e tillë në murin rrethues të legjendës së futbollit të Liverpulit, Keni Dalglish në Sauthport. Shënjestra ishte një biznesmen që jetonte ngjitur dhe përgjegjësit u burgosën për gjithë jetën në Mars të vitit të kaluar.
Banda, e drejtuar nga Kërk Bredli dhe Entoni “Toni i Shëndoshë” Douns, nuk vrau njeri, por ja dolën “të kthenin Merseisaid-in në kryeqytetin e granatave të Britanisë së Madhe.”

Ja nga I vijne te ardhurat Horrit te Bulevardit per te bere jeten e princit maje plehrave.
e thone qe gazetaria eshte e pavarur nga politika ose grupe te ndryshme politike ,merren me shqiptaret dhe anashkalojne qindra mijera raca shekullore te vendosura
Sun ka femra lakuriq ne faqen 3 per kete eshte famous dhe eshte nje gazete jo serioze qe e lezojne vetem puntoret e ndertimit me falni po nuk I shoh me perbuzje puntoret po 90% e tyere Jane burgaxhinj edhe Low class idiots dhe gazeta u jep ate qe duan shkruajne per Shqiptare dhe te huaj cdo budallek dhe ata e besojne se nuk e njohin realitetin e vertete neper bote kete e bejne me ndimen e gazetarve arse lepirs qe ca Jane Shqiptare te degraduar qe bejne cdo gje per karieren dhe interesin e tyre personal . Mjafton te kujtoni gazeten qe ishte motra e sun , news of the world qe e mbyllen nga keto gjera. Mos haroni se komuniteti shqiptar eshte me I pa mbrojturi dhe me I percare ne UK dhe nuk ka mbrojtje ligjore se nuk ka Kush ta perfajsoj prandaj shkruhet cdo gje per Shqiptaret : kriminela ka gjithe bota po nuk e kemi shpik ne krimin eshte nje pjes shume e pa perfilleshme ne uk krimi shqiptar .