Surealitete Shqiptaro-Amerikane

anazapta

Nga Andrea Stefani

Ish-ambasadori amerikan, Uilliam Rajerson, promovuesi i parë i Sali Berishës si lideri demokrat që përmbysi diktaturën komuniste, u bëri thirrje deputetëve të PD të  çlirohen nga kapja që ju ka bërë Berisha dhe të votojnë me vullnetin e tyre të lirë reformën në drejtësi. Ky është një nga ato zhvillime thuajse sureale në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane rrjedhojë e faktit që Berisha, beniamini për mbi dy dekada i SHBA, ka nisur të shohë këto ditë (edhe pse e fsheh pas akuzave drejtuar Ramës) si dikur diktatori Hoxha, një rrezik euro-amerikan për drejtësinë në Shqipëri!1

Konflikti për reformën në drejtësi mes Sali Berishës nga njëra anë dhe SHBA në anën tjetër është bumerangu që diplomacia e demokracisë më të fuqishme në botë e vuan sot për shkak të tolerimit 25 vjeçar të trashjes së kultit të liderit absolut në krye të PD. Në funksion të llogarive apo lloj-lloj interesash të tjera më strategjike SHBA toleruan, madje nxitën, fabrikimin e mitit të Berishës si përmbysësi i komunizmit, si sjellësi i demokracisë, si kryelideri i shqiptarëve në rajon apo “burri i madh i shtetit”. Aq e madhe ka qenë mbështetja e lobeve amerikane ndaj Berishës, sa në vitin 2005 ai u rikthye në pushtet pasi qe larguar duke e shpënë vendin në një luftë civile që u shmang me ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare. E rikthyen në pushtet amerikanët “demokratin” edhe pse kish kryer një grusht të armatosur shteti. Ndërkaq të gjithë ne, ata pak zëra që kundërshtuam këtë rikthim të autokratit kinse të “ndryshuar”, u injoruam si ekstremiste apo jo realiste. Mjerisht, ato që parathamë 20 vjet më parë, që ja këshilluam plot sinqeritet amerikanëve dhe ndërkombëtareve, u vërtetuan. Dhe po vazhdojnë të vërtetohen.

Amerikanët gabuan duke mbështetur një kult dhe jo sistemin e demokracisë. Por aty ku mbin kulti i liderit absolut aty edhe nënshtrimi është absolut. Madje kaq shumë është zhvilluar paranoja prej lideri të pagabueshëm e Saliut, saqë pasi ka nënshtruar tërë oborrin e politikanëve të PD, gjakon të nënshtrojë edhe SHBA dhe BE! Bëni si dua unë apo si them unë (siç volo, siç jubeo!) u thotë Berisha amerikanëve. Dhe ky është thelbi i krizës së sotme.

Amerikanëve po ju ngjet me Saliun si në fabulën e avokatit me hajdutin. Këtë të fundit e hodhën në gjyq për një vjedhje por avokati me mjeshtëri e nxori të pafajshëm. Kur po dilnin nga salla e gjyqit i thotë avokati hajdutit: Më thuaj tani e bëre vjedhjen apo jo? Para gjyqit mendoja se isha unë fajtori por pasi të dëgjova ty besoj që nuk jam unë! – u përgjigj hajduti. Vetë keni thënë se jam burrë shteti, sjellës i demokracisë, demokrat, prandaj si mund të bëj unë gjëra në dëm të demokracisë? – ironizon Berisha amerikanët ndërsa është shndërruar në pengesën kryesore për shtetin ligjor, reformën në drejtësi, integrimin dhe lirinë në Shqipëri.

Por puna nuk është vetëm tek sofizmi përqeshës që Berisha përdor kundër amerikanëve. E keqja më e madhe është piramida e nënshtrimit që ai ka krijuar në PD. Pas 26 vjetësh lider absolut, Berisha është investuar të pjellë, ushqejë dhe rrisë langonjtë e tij që lehin dhe kafshojnë me t’i urdhëruar “skape”! Me poste, me karriera, me privilegje. Ironia është se pikërisht në këtë oborr puthadorësh të Berishës, amerikanët janë vënë në kërkim të disidentëve që mund të dalin kundër Berishës për të votuar reformën ne drejtësi. Por kam frikë se do dështojnë. Pothuaj të gjithë deputetët e PD ja dinë për nder Berishës që janë aty ku janë. Ndryshe do qenë askushi. Edhe disa me karrierë që në nisje të tranzicionit që kanë patur mosmarrëveshje me Berishën më fund të ditës, kanë përfunduar kompromise të qelbura me të që sot nuk mund të mos i pengojnë të dalin kundër udhëheqësit. Nuk besoj që në atë kënetë puthadorësh e servilësh të pasuruar nga favoret dhe korrupsioni i qeverisë berishiste, mund të dalin mjaftueshëm zëra në favor të një reforme për një drejtësi që në fund të fundit, nuk mund të mos hetojë edhe pasuritë e tyre të dyshimta.

Dhe mos harroni edhe një element tjetër të piramidës së kultit, masën e fanatikëve dhe elektoratit besnik që nuk mund të mungojë aty ku krijohet kulti i liderit të jashtëzakonshëm. Sepse ky i fundit ka fuqi për gjithçka, të bën të fitosh një tender disa milionësh, të jep një vend pune duke flakur një tjetër, te lë të konsumosh energji pa paguar, të pushtosh truall dhe ndërtosh pa leje apo të kultivosh kanabis. Të gjithë këta stimuj antishtet deri edhe me natyrë mafioze, kanë krijuar shtresën sociale të berishizmit, thuajse klasën e tij. Prandaj edhe zhvillimet politike janë konfliktuale, plot mllef e urrejtje si në një luftë të ashpër klasash. Deputetët demokratë do ta kenë shumë të vështirë të votojnë kundër Berishës edhe pse kanë frikë se i hidhet ne fyt populli “demokrat” i pjellë nga politikat antishtet të berishizmit. I tillë është mekanizmi, struktura dhe pasojat e kultit të individit që nuk çrrënjosen dot aq kollaj pas 26 vjet tolerimi madje edhe mbështetjeje.

Përballja e një lideri autokrat si Berisha me SHBA nuk mund të mos ndodhte. Vetëm në rast se SHBA do pushonin së qenuri demokraci. Berisha nuk mund të mos konfrontohej me SHBA për reformën në drejtësi. Është konflikti tipik mes një autokrati të kriminalizuar dhe korruptuar dhe klanit të tij që nuk do drejtësi nga njëra anë, dhe demokracisë liberale që nuk bën dot pa drejtësi në anën tjetër. Të fitojë autokrati do te thotë të marrë fund demokracia dhe që të fitojë demokracia duhet të marrë fund autokrati. Është një përballje finale që në Shqipëri duhet të qe zgjidhur nja 15 vjet më parë por që nuk ka ndodhur edhe për  faj të një realpolitike të SHBA që ka injoruar parimet universale të lirisë dhe demokracisë, injorim që sot po e vuan si një bumerang. Këlyshi ourellian që e toleruan është rritur në përbindësh dhe sot po ju tregon dhembët amerikanëve si dikur Enveri imperializmit amerikan. Por mos i trembni të dashur amerikanë nga kërcënimet e tij. Shikojani mirë gojën, vetëm një dhëmb i ka mbetur!

*****

Foto kryesore: Ish Ambasadori Amerikan ne Tirane, William Ryerson, gjate nje takimi me ish-kryetarin e PD, Sali Berisha dhe Eduard Selami, ne seline e Partise Demokratike.

Foto: LSA-DITA

 

Share This Article
2 Comments
  • Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!

    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..

  • kam bere nje koment para 15 oresh dhe nuk e di pse nuk shikon driten e botimit ?? titulli eshte
    …..rajersonoviq-biberoviq-berishoviq-trekendeshi bermudes

    Rajersoni do te ngelet jo vetem nje nga anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikani me I madh. qe ka shkelur ne shqiperi..

    nqs se do te beja nje gjya nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:

    :
    Edwin rajerson
    saleh berisha
    azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
    tritan shehu
    elez biberoviq
    lulzim basha
    bujar nishani
    james trafikanti
    damir fazllic
    nick gage (gaxojani)

    AKUZA:
    DHUNIM KUFOME

    qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.

    pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.

    jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.

    po pse ketu ne shqipri e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..

    pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

    The McCarthy Era

    Communist Witch-Hunts

    Although the United States and the Soviet Union were WWII allies against the Nazis, many in America were deeply suspicious of the Communist country. As the tensions of the Cold War deepened, fear of Communism reached its peak in the early 1950s. The U.S. Congress, led by Senator Joseph McCarthy and the House Committee on Un-American Activities, conducted witch-hunts in search of Communist sympathizers. The accused had two options. They could refuse to testify and risk losing their jobs and friends. Or they could cooperate and accuse friends and colleagues of being Communists. At the same time, the Federal Bureau of Investigation, led by J. Edgar Hoover, monitored citizens’ activities, searching for “subversive” behavior.
    Einstein and his leftist political convictions attracted the attention of the U.S. government as early as the 1930s. Denounced as a Communist spy and watched by the FBI, Einstein persisted in publicly criticizing McCarthyism as a dangerous threat to democracy and freedom of expression.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *