NË NJË THES ME BERISHËN…

anazapta

Përtej shifrave, përqindjeve, fotove dhe slide-ve me poëer-point mbi sukseset e luftës kundër hashashit, dje në Pallatin e Kongreseve, në tubimin e madh me audiencë thuajse ekskluzivisht policore, ra në sy një përplasje e vogël. E megjithatë kuptimplote.

Kryeministri Rama me aq elegancë sa mundi, nuk ra dakord me konstatimin e ambasadorit amerikan z.Donald Lu, se në Shqipëri palët politike janë njësoj, se të dyja palët kanë faj etj. Madje, theksoi se “kjo është një modë që unë e kam neveritur”.

Sipas Ramës, ky lloj barazimi apo “futje në një thes” si fajtorë të përbashkët për gjendjen e vendit, të dy, tre apo më shumë drejtuesve politikë, është një konkluzion komod, pra një rënie shkurt e partnerëve tanë të huaj, çka nënkupton se këta të fundit duhet të sforcohen më shumë për të kuptuar se kush është konkretisht fajtor, element pengues apo edhe regresiv, dhe jo t’i fusin një përgjithësim sa për të larë gojën.

Nuk është hera e parë që personazhe të diplomacisë ndërkombëtare në Tiranë, dhe akoma më shumë interlokutorë të huaj që negociojnë krizat tona politike dhe jo vetëm, flasin për “Klasën politike shqiptare” dhe jo për emra të përveçëm.

Edhe ndër analistë e komentatorë të aktualitetit tonë politik, ekziston si qëndrim (ose modë, po të perifrazojmë kryeministrin) barazlargimi apo barazfajësimi i krerëve të politikës.

Në disa momente ka qenë vërtet kështu, pra ka ekzistuar një bashkëfajësi; në disa të tjera kurrsesi jo.

Ndërkaq, është interesant fakti që fjala vjen, Sali Berishës, nuk i është bërë kurrë qejfi qeder se e kanë “bashkëfajësuar” me kundërshtarin politik. As është hedhur përpjetë për të protestuar. Ndërsa Rama gjithnjë e ka pasur merak të theksojë se nuk mund ta krahasojnë, e as të gjejnë pika kontakti mes tij dhe palës tjetër. Dhe duke patur parasysh Berishën, askush s’e heq dot këtë paralele.

Por fakti që këtë herë kryeministri nuk duroi pa dhënë një xhevap live për ambasadorin Lu (duke rrëshqitur edhe një herë në ‘nolizëm’, sipas një shënimi të DITA-s para pak ditëve) dhe gjithë audiencën televizive brenda dhe jashtë vendit, është për t’u analizuar.

Reagimi i tij i prerë nuk kishte sfond thjesht temën konkrete të luftës kundër hashashit, shifrat, krahasimet me 2012-n dhe pamjet e policëve me kosore nëpër rrëpira (meqë jemi këtu, ministri Tahiri ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për akuzat e kësaj gazete)

Reagimi i kryeministrit erdhi ndaj idesë se dikush, aq më shumë një ambasador kyç në Tiranë, mund t’i qaset qoftë dhe shkarazi përvijimit të një shenjë barazimi mes tij dhe Berishës, apo makar dhe Lulzim Bashës. A është kështu?

Së pari, le të vëmë në dukje se dy shenjat e mëdha të Ramës në krye të një detyre publike, ajo e ministrit të Kulturës si “nxemje” dhe ajo e kryetarit të bashkisë së Tiranës si maratonë, janë tregues kuptimplotë se vizioni, fryma dhe puna konkrete e tij as që hyn në debat krahasimor me cilindo kundërshtar, pavarësisht akuzave ose komplimenteve.

Përgjatë këtij rrugëtimi Rama ka ardhur si outsider në politikë, duke zënë vendin e vet falë karizmës, artikulimit dhe antikonformizmit, që e përkufizuan atë si ajrin e freskët që fryu në kënetën e politikës shqiptare. Nga këto tre cilësi, dy syresh, e para dhe e treta, sikur kanë firuar ku më pak e ku më shumë, por e ruan dhe shfaq me zotësi atë të mesit.

Dhe sado të këmbëngulë Rama se nuk është politikan, ai prej vitesh është pjesë e establishmentit kryesor politik në vend.

Me këto kosto, Rama vjen të lërë shenjën e tretë dhe më të madhen, në detyrën e kryeministrit që ende pret të marrë logon e vet. Por është pikërisht ky mision i fundit, që e komplikon ekuacionin. Pse?

Arsyeja e parë e “komplikimit” është hendeku i kuptueshëm mes pritshmërisë së votuesve ndaj Ramës dhe ekipit të tij qeverisës, dhe mundësive konkrete në terren. Që në fillim ky hendek u shfaq qartë në sektorë kyçë si ekonomi-financat, ku gropa e lënë nga paraardhësit ishte dhe mbetet gjigante. Arsyeja e dytë rrjedh nga e para: Në përpjekje për të vënë rregull dhe për të filluar “injektimin” e ligjshmërisë pas një xhungle 25 vjeçare, nisën disa aksione kuptimplote, të cilat në fakt ishin thjesht zbatime të ligjeve ekzistuese: Prishje e ndërtimeve pa leje paralelisht me legalizimeve të përshpejtuara; pagesa e rregullt e energjisë ose prerja e saj, disiplinimi i trafikut rrugor e kështu me radhë. Por në këto veprime, edhe pse përgjithësisht të duartrokitura, nuk munguan raste ekstreme ndëshkimi që dolën edhe në media.

Megjithatë, më e rëndësishmja është se këto vepra përgjatë harkut dyvjeçar u panë si fillim i një “rendi të ri” ndëshkueshmërie, që ende nuk ka arritur në fazën e vet të pjekurisë: Atë të ndëshkimit të vjedhjeve dhe krimeve të mëdha. Por ja që fillimi ka mbetur… në fillim.

Në energji, paraja e madhe është vjedhur në tendera dhe jo në një banesë familjare. Në financa, rrugë e shëndetësi, gropa e madhe është bërë nga firma ministrash dhe jo nga dymijëlekësha infermierësh. Dhe nëse të gjitha këto aksione të domosdoshme, por jo të plota, kryhen në një atmosferë krize ekonomike ku prioritet i dorës së parë duhet të jetë jo vetëm legalizimi i vendeve të punës por hapja e të rejave, atëherë pakënaqësitë janë të garantuara dhe të përligjura.

Një shembull që koncesionet e mëdha nuk preken, ashtu si Berisha bëri me Nanon, është skanimi doganor, ku i vetmi sukses mund të quhet ulja e çmimit të skanimeve. Por pakkujt në qeveri i bëri përshtypje sesi një muaj pas firmosjes së koncesionit qindra milionë dollarësh, gjysma e aksioneve të këtij operacioni gjigant iu shit një mjeku a farmacisti për 5 mijë lekë të vjetra. Dhe shumëkujt në popull i bëri përshtypje një mega-tender në kuadrin e shëndetësisë falas.

A do të goditen më të fund, peshkaqenët e mëdhenj? Mazhoranca premton vagullt se kjo do të vijë drejt realizimit me reformën në drejtësi, por koha vjen duke u ngushtuar. Në ndërkohë, shqiptarët e thjeshtë shohin se çdo qeveri e ka për kollaj të tregohet e rreptë me të dobëtit dhe “harraqe” me të fuqishmit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kuponat tatimorë, që padyshim, le të jemi të qartë se është një sukses ashtu si çdo shtrëngim që bën shteti. Por që të jetë sukses i qëndrueshëm, pra që të kthehet në normalitet rutinor biznesi, duhet të mos harrohen ata që fusin maune e anije, teksa arrestohen ata me koli në dorë.

Valët e largimeve nga vendi, sado qofshin “ballistët e gënjyer” nga trafikantët, janë tregues se kur vjen puna tek buka e gojës, fjala reformë është vetëm një formë e re për të thënë gjëra të vjetra.

Rama nuk është kurrsesi si kushdo Berishë apo klone të tij. Në fakt ai është ndër të tjera, edhe një mjeshtër i imazhit. Por nëse deri në një farë niveli ky është aset, fiksimi pas imazhit dhe bërjes së punëve sa për imazh, të kthehet në bumerang. E ai edhe në këtë lëmë tek-tuk ka bërë gafa. Nuk e di ç’përshtypje mund të bëjë ideja e një kryeministri që vizaton gjatë takimeve të punës, dhe këto piktura i shet në një ekspozitë personale, në një vend të huaj që është plot me emigrantë ilegalë nga vendi i tij.

Ndoshta janë shtuar njerëzit që duan ta fusin atë “në një thes me Berishën”, por ai ka ende kohë për të bërë diferencën. Nga ana tjetër, Edi Rama ka edhe të drejtë, kur thotë se rrëmuja 25 vjeçare nuk zhbëhet në dy, as në 10 vjet. Ka të drejtë se ai nuk ka shkopin magjik, edhe pse premtimet e shumta krijuan iluzionin sikur e kishte.

Kishte të drejtë edhe dje në një pikë, kur deklaroi se shqiptarët janë një popull që nuk ia ha qeni shkopin. Por Rama duhet të mos harrojë se këtë shkop, populli nuk e ka në dorë. Po, e ka në dorë vetëm një ditë në katër vjet.

Share This Article
2 Comments
  • JU ZAGAREVE, HURI POPULLOR

    do jua thyeje jo koken, po kembet e brinjet, per t’ju mbajtur gjalle, per te dhene llogari per krimet qe bete e do beni, deri ne diten e gjykimit universal. Eshte mire qe e ditke rraportin e zagareve me hunjte e shqiptareve !

    Askush nuk beson ne “ndershmerine” e Zaganit, aq me teper ne “çiltersine” tende dhe te shpures se “te forteve” me te cilet paskeni qene te ndergjegjeshem per te zaptuar me forcen e intimidimit pushtetin tuaj te zgjyrte, çuni i Kristaqit, firmatar urdherash per varje poetesh shqiptare. Dukej nervozizmi me te cilin u permallove para nje grupi punonjesish policie te sjelle ne Pallatin e Kongreseve me forcen e kercenimit, me forcen e buke-negimit, me forcen e gangsterit qe ndeshkon edhe mushkonjat po ti fluturojne rreth vesheve dylle-mbushur, nga lufta per jete a vdekje qe beni me sapunet.

    Faktet jane me kokeforta se jargezimet me hip-hopet e perballimit tend me realitetin, Ato nuk mund ti ndryshosh as ti dhe as ata qe te mbajne me kenge e valle daullzhurmuese. As po te tentosh te hedhesh “Napolonin” me shamine e virgjerise, sepse duke mbrojtur deri ne flijim gangsterin Tahiri, nuk le as edhe nje shteg te dyshimte interpretimi sa i zhytur je vete ne kete zezire kriminale.

    Audi e rregjistruar ne TIMS, eshte ne emer te gangsterit tend Tahiri, edhe vozuesit e saj, kushurinj te tij, jane koke-qepet e droges ne jugun tend gjysme prinderor. Edhe gomonja e ruajtur ne Korfuz eshte e gangsterit Tahiri, edhe netet perrallore te kaluara ne Imperial te Korfuzit, nuk mund ti fshish me hula-hoop-in tend prej te semuri psiqik.

    Me sa eshte publikuar, Zagani nga proku-leshet tuaj akuzohet vetem per dhenje informacioni nje oficeri italian te Guardia di Finanza, duke e klasifikuar si “abuzim ne detyre” dhe aq. Askush nuk ndjen simpati per nje personazh te tille, e vetmja “merite” e tij eshte se nga planci ju nxori gjithe krimet qe keni bere, beni e do vazhdoni te beni, ne dem te mireqenjes se shqiptareve qe i tradhetuat qe diten kur u bythengulet ne drejtimin e ketij vendi te martirizuar.

    Nuk besoj te ndihesh i çliruar nga “mbeshtetja figurative” qe te paska dhene Donald Lu. Ai ishte i vetmi qe nuk vuri kufjen e perkthyesit. Dhe jo se kupton deri ne gjeneze gjuhen shqipe te folur nga ti, po me shume per broçkullat qe ishte i bindur se do nxirrje nga gojerrefimi yt lote-ndjelles. Amerika ju njeh me dhembe e dhemballe sa te zhytur jeni ne krimin e perbindeshem te trafikimit te droges, te korrupsionit, te fshehjes se pasurive te vjedhura, ndaj te cilave publikisht mundoheni te tregoni vampirizmin tuaj te ndyre.

    I vetebindur apo i urdheruar, vete Donald Lu, shume shpejt do ju çjerre masken e hipokrizise, me te cilen degjeneruat edhe ate pak krenari qe i mbeti shqiptareve, ne kete bote te mbushur me antishqiptare te te gjitha ngjyrave, per te ngelur ne temen qe aq shume te eksiton.

    Edhe nje keshille te fundit: nga sa verejta ne “show”-un qe bere ne kete parade ylberore, opaciteti qe mbeshtillte pupilat e zmadhuara, me jep shkas te mendoj se paske probleme me melçine e zeze, mbase nje hepatit qe vetem ti e di ku dhe si e ke “kraheshtrenguar” …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *