Një vajzë 17-vjeçare ka denoncuar ish- të dashurin e saj në komisariatin nr.3 të policisë se ka abuzuar seksualisht me të.
Policia nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e 19 vjeçarit F.P., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme në banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me adoleshenten.
Mësohet se ata ishin të lidhur dhe 19 vjeçari i kishte kërkuar vajzës që të fejoheshin. Por prindërit e së resë nuk kanë pranuar, duke i kërkuar që të ndërpresin lidhjen. Krahas refuzimit të familjarëve, 17 vjeçarja ka vijuar të takohet me të dashurin dhe ka vazhduar lidhjen për disa kohë. Siç konfirmojnë burime nga policia, i riu i ka thënë të dashurës që të largohej, pasi për shkak se lidhja e tyre nuk pranohej nga prindërit, nuk kishte të ardhme. Në këto kushte, adoleshentja ka bërë denoncim në polici për F.P., duke e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë.
