17-vjeçarja: Në ‘pritë’ më nxorri mësuesja e matematikës, nëna e Aldarit

Bledar Lumani

Vajza që u plagos me pistoletë pak ditë më parë në shkollë, ka thënë se ajo është nxjerrë në pritë nga nëna e autorit, që është njëkohësisht edhe mësuese matematike.

Emilha Toto është nxjerrë nga mësimi nga mësuesja e matematikës, Dilore Arshia, që është edhe nëna e Aldar Arshias, autorit të plagosjes.

Ky i fundit kishte kërkuar të sqarohej me 17-vjeçaren, pasi ajo ishte ankuar tek vëllai për faktin që ai e ngacmonte.

Ajo kishte refuzuar që të dilte nga klasa për ta takuar, dhe për këtë arsye Aldari ka kërkuar ndihmën e së ëmës për ta nxjerrë atë nga klasa.

Sapo hyra në orën e dytë të mësimit, në klasë u fut nëna e Aldarit.

Ajo më kërkoi që të dilja nga klasa, se kishte punë. Mesuesi i klasës reagoi dhe i tha përse më donte, por ajo i tha; ‘për pak minuta dhe do të rikthehet në klasë’.

Pasi dola në korridor pashë Aldarin.

Nëna e tij, që është mësuese e matematikës, më tha: ‘Flisni pak të dy çfarë problemesh keni me njëri-tjetrin dhe sqarohuni për të mos pasur probleme të mëtejshme’.

Në këtë kohë i kërkova mësueses që të rrinte dhe ajo aty me ne, por ajo u largua, pasi kishte filluar ora e mësimit.

Më pas Aldari më foli ashpër dhe më kërcënoi se përse i kisha treguar vëllait.

Vijoi kërcënimet, më pas nxorri pistoletën, duke më thënë: ‘O me mua , o me vëllain tënd. Po i tregove më, do të të vras’ dhe më ofroi pistoletën në kokë.

Në frikë e sipër, e tronditur dhe shumë e frikësuar tentova t’i merrja armën, më pas e shtyva dhe vrapova për të dalë nga shkolla.

Ai më qëlloi me pistoletë dhe një plumb më kapi në kokë. Aldari u afrua dhe kur më pa me gjak u largua me shpejtësi”, ka thënë vajza në rrëfimin e saj, raporton “Panorama”.

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *