Ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur 16 vjeçari D. I., nga Vitia, kishte vendosur të shkojë në Siri për t’iu bashkuar grupeve terroriste të ISIS-it.
16 vjeçari kishte vendosur që ta lërë shkollën e mesme, në të cilën po vijonte klasën e 10, për të marrë rrugën e xhihadit.
Tv Rrokum ka sigurur rrëfimin rrëqethës të të miturit dhanë para hetuesve të Policisë së Kosovës.
Ai ishte kapur nga policia në muajin gusht në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinës, ndërsa tentonte të shkonte në Stamboll e më pas, të përfundonte në Siri.
Ishte rrjeti social Facebook, përmes së cilit i riu kishte rënë në kontakt me disa persona, të cilët e kishin udhëzuar se si të shkonte deri në Siri.
“Me këta persona kam filluar me komuniku përafërsisht para dy muajve në Faebook. Kryesisht ka qenë interesimi im se si me shku në Siri” ka deklaruar D.I .
Në deklaratën e tij dhanë në polici, i mituri ka thënë se kishte qenë vetëm deri sa e kishte nxjerrë biletën.
Qëllimi i tij ishte që mbas arritjes në Stamboll, të kontaktonte me dy të dyshuarit me të cilët kishte dy muaj që kontaktonte në Facebook, dhe ata ti jepnin informacione se si të arrinte deri në Siri.
“Qëllimi i udhëtimit tim në Stamboll ka qenë në fillimisht me shku në Stamboll, e ma pas me shku në Siri, për me luftu. Pra qëllimi im ka qenë me shku në xhihad”, ishte shpreh i mituri.
I mituri ka rrëfyer para hetuesve policor se para një viti, kur ishte vetëm 15 vjec, kishte nisur të praktikonte ritet fetare.
Ai po ashtu ka treguar se jeton vetëm me gjyshen e tij dhe vajzën e kunatit të gjyshes, në kushte jo të mira ekonomike.
I mituri, deri sa po jepte deklaratën në polici, kishte filluar të qajë, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte deklaratën e tij më tutje.
Deri më tani në Kosovë janë arrestuar 60 persona për terrorizëm, mes të cilëve edhe disa imamë.

Kish vendosur linte shkollen e mesme dhe te merrte rrugen e mutit.Qemoti thoshin,gjiriz me gjiriz,vete ne Paris,kurse tani thone,gjiriz me gjiriz vete ne ISIS.
Po pra!
Nuk kane si me nxjerr jetesen dhe thote : Po shkoj e po e provoj nji here se mbase fitoj nonji gjo.
Shteti qe i ndalon keto gjera A KA PERGJEGJESI per GRIGJEN e VET?
Po s’ka pergjegjesi leri te shkojn ne rrugen e nisme se per ato te shkreta pare (moning) shkojnedhe “PAQERRUJTSIT” ne BOSNJE,IRAK,AFGANISTAN,ÇAD eku p…i SOMES tjeter s’e di.
i varfer,i manipuluar,i privuar nga gezimet e moshes,ambienti jo i pershtatshem,mungesat e arsimimit te pershtatshem,presioni i forte nga periferia e grupeve kriminale radikale etj….
keto jane ujrat ku peshkojne kriminelet e organizatave terroriste dhe ketyre u duhet shkuar deri ne fund ne tre drejtime : kush i financon,kush i frymezon dhe krahu operativ rekrutues ne terren,,,,
Fatkeqsisht te gjitha kto shoqata humanitare jane te lidhura dhe i sherbejn islamit radikal.
Qe nga perfundimi i luftes ne kosove jane ndertu mbi 2800 xhamija qe te gjitha jane te ndertuara pa leje ndertimi dhe kto shoqata as nje shkoll as nje shtepi nuk kane ndertu.
Nje firm ndertimore qe i ka ndertu disa xhamija ai thot qe parat jane sjell me thas nga grupe arabe qe ne menyr te msheft jane ban pagesa tneper hotele duke pire raki dhe duke pasur per cdo individne ato hotele vajza te mitura per sex.
Policia duhet te kontaktoi me ndertuesit e ktyre xhamijave dhe ata din fakte tronditse se cfar kane ban me vajza te mitura kta arab .