“Kornizat e ligjit” të vrasjeve

redaktor

Në intervistën e fundit në TV Klan, Lulzim Basha, duke qeshur si zakonisht, ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, as më shumë e as më pak, i cilësoi si “veprime brenda kornizave të ligjit”, çka do të thotë se e gjithë ajo që ndodhi ishte një përputhshmëri e ligjit me plumbat, me rrahjet, goditjet, mbajtjet e paligjshme në qeli, dënimet.

Normalisht një shef opozite duhet të jetë më i mençur kur mendon të tallet me intelektin e njerëzve që ose ka afër tij, ose nuk duan ta shohin. Një shef opozite, edhe kur e kanë vënë në këtë post, si një periudhë kalimtare, duhet të mendojë se pas fjalëve të tij, si ndodh zakonisht, mbahen disa të tjerë dhe duke e menduar se këto nuk i gjykon një lider partie, por ish ministri i Punëve të Brendshme, atëherë gjithçka shndërrohet në fatalitet.

Sepse tashmë, nga një pozitë politike ai po gjykon një rëndesë të pazakontë në historinë e lëvizjes pluraliste në vendin tonë, e cila, normalisht, është edhe më e rëndë se ajo e 2 prillit në Shkodër, jo vetëm sepse u zhvillua në një fazë të mëvonshme të pluralizmit, por edhe sepse, ndryshe nga sa ndodhi më 2 prill, vrasjet u bënë krejtësisht hapur, në përfundimin e një demonstrate, kur gjithçka ishte drejt mbylljes.

Nëse më 2 prill, skuadroni i Azem Hajdarit e inskenoi vrasjen e Arben Brocit pak minuta pasi kishte filluar revolta qytetare, si një casus belli për fillimin e përleshjeve, në 21 janar në Tiranë vrasjet u bënë në fundin e demonstratës, si ndëshkim për ata që nuk kishin thyer ligjet e shtetit dhe nuk kishin vërshuar as në oborrin kryeministror, nuk kishin prekur as godinën kryeqeveritare, nga dritaret e blinduara të së cilës shihnin dy nga përgjegjësit kryesorë të vrasjeve, Berisha dhe Basha.

Nëse Basha e quan “kornizë ligjore” gjithë çka ndodhi më 21 janar, nuk mund ta marrë askush me mend se çfarë mund të quajë shtatorin e zi pëdëist të vitit 1998, kur jo vetëm u thyen dyert e kryeministrisë, jo vetëm u bastisën zyrat dhe u vodh gjithçka që mund të lëvizte, por dhunuesit morën edhe TVSH-në, dolën në lajmet kryesore, bënë të njohur ngazëllueshëm fitoren e puçit të shtetit dhe, jashtë tyre, mitingashët festonin mbi tanke.

Deklarata buzëgaz e Bashës për kornizën ligjore të vrasjeve dëshmon se kjo skotë, e futur në politikë përmes klaneve, as nuk ka mësuar gjë dhe as nuk është penduar për asgjë. Ajo, edhe sot, e sheh marrjen e mbajtjen e pushtetit, edhe përmes gjakut, dhunimit të institucioneve, grushtit të shtetit, hartimit dhe zbatimit të një strategjie greke (siç shprehen vetë) për falimentin e shtetit.

Ata janë të vetmit ish-pushtetarë në botë që presin ankthshëm se kur po shembet i gjithë vendi, kur Shqipëria po futet në reçension, kur njerëzit do të humbin gjithë pasurinë e tyre si në vitin 1997 (të dy B-të ishin të lidhur me to, njëri direkt, tjetri përmes lidhjeve familjare).

Ne kemi një skotë drejtuese opozitare, e cila duke qeshur, tallet me njerëzit, sepse janë mësuar të tallen me ta. Ata qeshin dhe thonë se edhe duke qeshur, u vuan shpirti për hallet e popullit; por vrasjen e cilësojnë “të ligjshme dhe brenda kornizave”.

Pa provo t’i thuash Anës së vogël, fëmijës së paqes, se vrasja e të atit me duar në xhepa, ishte brenda kornizës dhe ti, Ana, duhet ta besosh se kështu ka ndodhur, sepse këtë e thotë xhaxhi Luli. Po provo t’i thuash vajzave të Aleks Nikës se kjo vrasje është legjitime, sepse këtë e ka thënë njëri nga dy urdhëruesit e vrasjes së babait të tyre, diku larg, në mesin e bulevardit, ndërsa po kthehej drejt tyre.

Një kornizë ligjore kërkon edhe dëshmitë e saj. Nuk mund të ngresh një strukturë fajësie apo të ligjit, nëse nuk përcjell dëshmitë përkatëse. Dëshmitë ishin më të sakta se kudo tjetër, në regjistrimet që kishin bërë kamarat e sigurisë së selisë qeveritare, e po ashtu, edhe të shërbimit policor, të Gardës, të Shërbimit inteligjent. Aty ndodheshin provat më të sigurta, më të qarta, me pamje nga sipër, të detajuara, të siguruara, bindëse. Aty ishin edhe urdhëruesit, edhe kush kishte qëlluar nga sipër, edhe kur kishin marrë urdhër nga poshtë; aty ishte edhe Basha brenda kornizës së tij ligjore. Të gjitha provat u zhdukën brenda natës. Ky ishte makthi i tyre: Zhdukja e provave. Sa më shpejt, brenda harkut të pak orëve, pasi e dinin se jo vetëm nuk ishte mbajtur “korniza ligjore”, por ishin bërë cope-copë të gjitha tabutë e jetës së njerëzve.

Në një ditë të nesërme, në një intervistë të ardhshme, edhe shefi i presidencës së sotme, që ishte deri pak më parë, ministër i Punëve të Brendshme, Nishani, mund të thotë për provat e zhdukura të vrasjes së deputetit Xhindi dhe gjyqtarit Konomi se “provat u zhdukën sipas një kornize ligjore”.

Dy gjëra janë të çuditshme: Në të gjitha rastet kur është dora e shefave të PD-së, provat zhduken; dhe e dyta, sa qejf i ka Berisha ish-ministrat e Brendshëm: Njërin e bën president, tjetrin e bën shef partie. Çfarë dinë ata për vrasjet e ndodhura, e jo vetëm për to, që një post mund t’ua mbyllë gojën? Shumë më tepër se sa mund të mendohet, por kjo është një temë tjetër.

Këto njerëz, që nuk lanë gjë pa bërë, që nga vjedhjet kombëtare e deri tek vrasjet, asgjë nuk kanë mësuar. Dhe kanë të drejtë që nuk mësojnë, sepse kanë përballë tyre një qeveri që fjalët e mëngjezit i harron në darkë dhe betimet e darkës i harron në mëngjez.

Sipas “kornizës ligjore” i justifikuan forcat serbe vrasjet në Kosovë. Në të gjitha komunikatat zyrtare të policisë serbe për vrasjet e arrestimet e lëvizjes ilegale, motivi zytar ishte po ky, “sipas kornizës ligjore”.

Po ky ish-ministër i Brendshëm, tani shef partie, le t’i referohet një ligji zyrtar, i cili e lejon atë të vrasë demonstrues me duar në xhepa, demonstrues që largohen, cili nen i kësaj republike e lejon shefin e asaj kohe të qeverisë të dalë në mbrëmje e të thotë se vrasjet erdhën nga vetë demonstruesit?

Të kishte qenë se u veprua sipas kornizës ligjore të Bashës, shefi i tij Berisha, ku e ku më i egër, do e thonte shqip, “ju vramë, sipas kornizës ligjore”. Sepse më vonë, kur u çart mendësh, ai e tha haptas, “vramë tre, do të vrasim 30, do të vrasim 300″… E ku është korniza ligjore këtu?

Por ai, skile e vjetër e politikës, e dinte se nuk kishte asnjë kornizë ligjore, ndaj nxorri një mjek, pjesë e krimit, desh të krijoi alibinë e vrasjes nga brenda, e më pas, kur nuk ecte dot më tej, përsëri nuk e përdori kornizën ligjore, por çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë, që nuk u gjetën kurrë, sepse nuk ishin. Vrasjet nga brenda shefi i dikurshëm i qeverisë i ka specialitet, edhe kur ato ndodhin “aksidentalisht”.

Berishës, atë ditë të 21 janarit, kur pa vargun e madh të njerëzve me pankarta në duar, të varur në listela druri, iu duk, ashtu si Makbethit, se lëvizi pylli drejt tij, si i kishin parathënë magjistricat, dhe duke e ditur se ishte pjesë e krimit, bëri edhe një krim tjetër, ku është pjesë edhe Basha.

“Kornizë ligjore”, thoshte Berisha kur kërcënonte shefin e opozitës se do i jepte dënim shembullor, me vdekje, dhe se do i bënte fjalimin më të mrekullueshëm që duhej për t’i thënë lamtumirë. “Kornizë ligjore” do të thoshte edhe deputetja Doda, kur kërcënonte se do të varte njerëzit nëpër palma. Dhe deputetja (të më ndjejë vajza e saj), na nxjerr sot një foto të vajzës së vet duke i dhënë lule Papa Françeskut. Nuk është faji i saj.

Të kishte pasur një njeri që mendon, do të kishte qenë nder dhe dëshmi e faljes, sikur Papa Françeskut, lulet t’ja dhuronin Ana, vajza e bukur e jugut, ati i cë cilës u vra përballë selisë qeveritare, dhe njëra nga vajzat e Aleks Nikës, nga veriu i Shqipërisë, ati i së cilës u vra në mesin e bulevardit. Njëra e krishtere katolike dhe tjetra e krishterë ortodokse. Kjo mund të dëshmonte se ka ardhur një frymë e re, ku, megjithëse të gjakosur, e njohim faljen, dhe nuk e ndotim mëkatin.

Deklarata cinike e Bashës, se ajo që ndodhi më 21 janar ishte brenda kornizës ligjore, është një ndër turpet e politikës së sotme. Ky njeri, i transportuar nga klani serb i Kosovës drejt klanit serb në Tiranë, nuk ka marrë vetëm mendësinë serbe për vrasjet, por edhe cinizmin e paturpësinë e tyre.

 

Share This Article
17 Comments
  • Si gjithnje Lulka, zagari i baba buces, keshtu do te flase, pasi nuk e ka provuar as vete dhe lakejte qe kane prane. E te qeshe se po afrohen zgjedhjet dhe do te shohin se vendi i tyre eshte veten ne koshion e fekaleve, Dardha e ka bishtin prapa dhe te shohin se mos hane edhe keta preshin si Tritan trimi ne Lushnje. Por per keta eshte rezervuar presh me i madh se jane me te lexetshem. Fut keti edhe Zenin, pasi kam marre vesh se edhe ky e ha preshin edhe ne vesh. Turp e jazek per keto Monstra.

  • Z.Bedri Islami.Arsyetimi i Bashes calon qe ne themel.Nuk mund te gjykoje Xhelati arsyet e humbjes se jetes se viktimave te tij.E para perjashton te dyten.Nuk mund te jesh edhe Xhelat edhe gjykues i krimit te kryer nga vete Xhelati.Ne thelb pyetja per Lulzim Bashen eshte e gabuar.Nuk mund te pyetet Xhelati,per arsyen e humbjes se jeteve te viktimave te tij!!!Pyetja per xhelatin,ose ne kete rast Xhelatet,sepse ne fakt ata ishin dy.Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet te jete nje dhe vetem nje.Perse i ekzekutuat pa gjyq kater Shqiptar te pafajshem me duar ne xhepa ne Bulevardin,”Deshmoret e Kombit”??Shqiptaret kete ende sot nuk e dine.Arsyen e ekzekutimit te tyre??!!Eshte naive te pyetet Vrasesi,nese ishte e drejte apo jo vrasja e tyre!!Nuk ka ekzekutim te ligjshem qytetaresh te pafajshem diten per diell,me duar ne xhepa.Nuk ka korniza ligjore qe justifikojne krimin shteteror dhe pushkatimin pa gjyq.

    P.S Urime z.Bedri islami per shkrimet tuaja sa kuptimplote po aq edhe ndricuese per Shqiptaret qe kane humbur rrugen e arsyes.Shkrimet tuaja ndihmojne gjithsecilin prej tyre,te gjeje rrugen e arsyes dhe te llogjikes.Ndihmon c’do Shqiptar te dehur nga propaganda Saliniste,qe te mund ti dale dehja.Edhe nejehere,urime z.Bedri Islami.Jeni nje Shqiptar i vertete.

    • Ja te ta them une o labi i vlores kete pralle shqiptare?
      Vertet , nuk mund te jesh dhe xhelat dhe gjykus?
      Ashtu si nuk mund te jesh ne qeverisje me xhelatin e me pas te jesh ne qeverisje me viktimen?
      Keta te katert te pa fajshem shqiptar me duar ne xhepa u vrane o ti labi i vlores
      se qene { koke palare }
      Keta shqiptar te ndershem ,me duar ne xhepa o ti bajga e vlores u vrane se
      protestuan se dikush kishte vjedhur mijra leke?
      Ky qe vodhi keto mijra leke o shura e vlores eshte ne qeverisje me ata qe mblodhen shqiptaret e ndershem per te protestuar kunder vjedhjes.
      Nuk mund te kesh vlere kur shkruan per nje kriminel dhe legen, kur ti qendron
      ne krah te nje krimineli dhe legeni tjeter. Ti dhe ky Bedriu nuk jeni me pak legener ,se qendroni ne krah te nje krimineli ,legeni,hajduti dhe preteksti i vrasjes se kater shqiptareve te ndershem ..

      • @Tartufi.Je shume i ngarkuar psikollogjikisht.Nuk kam ndermedn te te pergjigjem,sepse nuk e njoh gjuhen e urrejtjes ekstreme deri ne perversitet,ashtu sikunder e njeh ti.Te qofte e mabre zoteri mjerimi yt total dhe i pakthyeshem ne normalitetin njerezor dhe qytetar.

  • Bedri ,ndjek me deshire shkrimet e tua,jane te hartuara bukur dhe kane teme,kane brume…edhe ky i sotmi,te njejten logjike argumentuese ka…
    Bedri,ky vend,kjo shqipni,nuk ka ma shanse….nuk e di a ka pase ndonjehere,e c’randsi ka e kaluemja kur e tashmja nuk te premton asgja dhe e ardhmja,edhe ma keq !!
    Bedri,tashti pushtetin nuk e ka as Berisha dhe as Basha,tashti e kane socialistet qe erdhen me premtime,qe deri tashti nuk po shihet askund nisja e realizimit te tyne…
    Berisha dhe Lulja e moren ndeshkimin e pare,me vote,ndeshkimin ligjor duhet t’ia jape shteti ndaj,per mendimin tim,sa Lulja,sa Edi,qe te dy tashma jane fajtor para Anes apo ferishteve te Aleks Nikes….Bedri,ne shkoder thuhet,: ” fjalet i merr era ” dhe kjo shprehje i takon Edit…

  • Bedriu e tha shume bukur, dhe ne gati perdite perserisim pothuajse te gjejtat gjera….por akoma nuk ka ardhur sahati per keta hasma te shqiptareve! Do presim oren kur Zoti dhe drejtesia e ardheshme, ti vene byzylyket te gjithe banditeve udbashe!

  • 2 PRILLI I GRAMOZ RUCIT ESHTE NJESOJ SI 21 JANARI I SALI BERISHES DHE TE DY DATAT JANE KOPJE E VRASJEVE TE ENVER HOXHES PER 50 VJET ME RADHE.

    Prandaj edhe Bedri Islami le te mos shkruaje ne DITA justifikime per te kselhasur debilet dhe fanatiket enversite te Kohes se Qepes me justifikime ordinere dhe qesharake per njerez me intelekt zero, por te publikoje artikuj me permbajtje te thelle qytetare, te cilat i denojne te gjitha vrasjet mizore te komunizmit gjakatar te Enver Hoxhes dhe te vemjeve qe la pas ky ANTIKRISHT pa shkolle dhe pa arsim. Bedri Islami ne shkrimet e tij emocionuese nuk ka pyetur asnjehere politiken tone me ideollogji fallco te sajuar sa per mashtrim majtas apo djathtas:

    PSE ENVER HOXHA ESHTE AKOM HERO I POPULLIT 25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT KUR VENDI PO KERKON TE BEHET PJESE E BE-SE?

    qe te marre nje spjegim llogjik dhe ta pasqyroje ne kritikat e tij letrare me nerv patriotik duke shfryre dufin e shpirtit enverist kunder fqinjeve? Pse nuk pyet Edi Raman qe sapo zbriti ne Shqypni nga Gjermania hodhi LEKAT e popullit badiava per te festuar 29 nentorin e ZI qe mbushi me pas lumenj me gjak njeriu te pafajshem. Pse Edi Rama mbushi Tiranen me fotografite e klerikeve te pushkatuar nga Enver Hoxha dhe mban akoma Piramiden e tij famekeqe ne mes te Tiranes? Pse Edi Rama mban gazeten famekeqe te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit” si gazeten e Partise se Rilindur prej tij, njesoj sikur Merkeli i Gjermanise ta quante gazeten e Partise se saj “Mein Kampf” te Hitlerit? Ku shkuan premtimet qe Edi Rama beri para kancelares gjermane Merkel per denimin e krimeve te komunizmit dhe lotet dhe qurret e Kryeministrit shqyptar per At Zef Pllumin qe “jetoi per me tregue”?

    Ne te perndjekurit politike godasim parimisht Edi Ramen per mefshtesine e tij duke demonstruar nje politike rezili si “MESALLA ME DY FAQE” ne syte e Botes Demokratike, sepse per Ilir Floririn e LSI-se nuk ja vlen fare te komentosh, sepse ky edepsez rryshfetci qe kerkon te festoje LANC-in kriminal te Enver Hoxhes vetem per qellime votash eshte vetem nje LEKAXHi ordiner megjithe gruan e tij dhe morali i tij fillon dhe perfundon tek LEKAT dhe per rrjedhoje nuk ka asnje nje ndjesi idealiste per historite e Luftes dhe te Komunizmit.

    Ne kete sens Bedri Islami duhet te kuptoje se Lulzim Basha nuk eshte denuar per krimet e tij sepse nuk eshte denuar tutori i tij Sali Berisha dhe Sali Berisha nuk eshte denuar per krimet e tij akoma me te madha sepse nuk eshte denuar mesuesi i tij Enver Hoxha

    DHE PER KETO O BEDRI ISLAMI NUK KANE FAJ AS GREKET DHE AS SERBET.

  • Rrofsh Bedri Islami!
    Sa bindes tingellon momenti kur shkruan se S. B. (me vjen ndoht t’ia shqiptoj emrin) mbas pislleqeve dhe krimeve qe kishte bere, dhe qe ti i permend, emeroi B. Nishanin dhe L. Bashen ministra te puneve te brendeshme, dhe kete te fundit edhe Kryetar te PD-se.
    Tashti pyeteni veten, o shqiptare te ndershem qe po lexoni Bedri Islamin: A mund te gdhinte dita e neserme per Sokol Olldashin dhe kedo tjeter qe do te guxonte te hynte ne gare per kryetar i PD kunder beniaminit te S. B., bashkekriminelit e bashkehajdutit Lulzim Basha?
    Lexojeni edhe njehere me vemendje kete artikull dhe do ta gjeni me siguri pergjigjen.
    Agimi

  • Sipas Bedri Islamabat me 21 janar huligantet e drejtuar nga Rama Duhet te priteshin me lule.Nuk ju fajsoj se aq e keni kapacitetin.Ne vendin me demokraci te lart,vetem se i ka drejtuar policit e kan vrar ne vend o idioter.Te ishit ju polic si do kishin vepruar.Ate dite duheshin vrar te gjith ata qe u futen ne oborrin e kryeministris.Dhe gjith ky terror behej vetem per karriken e ati qe per fate te keq te popullit shqiptar eshte kryeminister.

    • Ne fakt Kur hyn ne kryeministri ne oborr mund te vritesh,por edhe ne shtator te 1998 duheshin grire demonstruesit sipas mendimit e Mark Uk ?

  • Jam i bindur perfundimisht se Olldashin e kane vrare. Luli dhe Saliu jane vrases. Kjo u vertetua ne te ashtuquajturin kongres te PD. Mu duk sikur fliste maja e kokes se vogel te Enverit. Basha ti e meriton 10 here burgun. Sali ti e meriton 100 here burgun.

  • Ate Argiten ku ta keshe o djali i bushtres. Ashtu si po e vuajne ato nena e vofte dhe ajo bushtra jote. Po ky Rama po na can trapin ky vazhdon te na behet per dite e me shume nordik. Si i le jetim ata femije te shkrete lenshe dhe ti te tute. Puuuu fare keqe mos tu ndafte morti na pragu ty Fevziut edhe Sandrit. Befshit morte per dite ne dyherte tuaja

  • ku jane premtimet edvin kristaq rames ,se kur te behej kryeminister do conte drejtesine ne vend,tani na justifikohet se drejtesia eshte panvarur,dhe ai respekton panvarsine e institucioneve,pallavrat e piktorit

  • Ju pergezoj Z.Bedri per shkrimet tuaja.Me thane te drejten ,te vetmen gazete qe blej eshte DITA, dhe sa e marr, shikoj a ka shkruar Bedriu!!!Persa shkruani kesaj rradhe jane shume te drejta,!! Po po tirret shume problemi i stabilizimit te sistemit te Drejtesise dhe po ecet shume avash.Per te gjithe ne eshte e qarte se duhet te cmontohet teresisht Sistemi i vene nga Sali Vucidoli,Tulla e pare qe duhet hequr eshte “Ushtari i Mire Nishan” e pastaj te tjeret me rradhe.Po nuk morren denimin e merituar Hajdutet,vrasesit dhe shperdoruesit nuk do te kete qetesi ky vend.

  • O Mark-Uk,
    O specie pa kujtese (nuk thashe pa tru, ne respekt te moderatorit dhe detyres qe ka ai). Me 21 Janar, asnje prej te vrareve nuk ishte brenda oborrit te Kryeministrise. Madje asnje nuk hyri ate dite ne ate ate oborr nga jashte brenda. Absolutisht asnje!
    E keqja nuk eshte vetem tek ti. Si ti jane shume. Cfare fatkeqesie per ne te tjeret!
    Agimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *