18 dhjetor 2019

anazapta

DITA ka prodhuar sot një kopertinë false me lajme krejt periferike dhe pa interes për publikun.

Është një gjetje ironike e propozuar nga stafi ynë i dizajnit për të protestuar në një mënyrë të veçantë mbi dy projektligje që kalojnë sot në Parlament, të cilat vendosin kufizime dhe gjoba falimentuese për portalet dhe faqet online të gazetave.

Me këtë kopertinë me lajme të kota hipotetizohet një situatë autocensure, ku gazetarët online do shmangin lajmet politike nga frika e ndëshkimeve të ashpra ligjore.

Kryeministri e quan paketa antishpifje në thelb është një akt i pastër censure.

Në thelb, kryeministri nuk dëshiron që ta kritikojnë.

Të gjitha kritikat ndaj tij tashmë do jenë të ekspozuara ndaj rrezikut që AMA (institucion qeveritar) ti konsiderojë shpifje.

Kryeministri tashmë edhe “kryeredaktor i kryeredaktorëve”, në fakt betejën me portalet shqiptare dhe gazetarët shqiptarë e ka të fituar. Për shumë arsye.

Po betejën me të vërtetën do ta fitojë dot?

18 dhjetor 2019

Share This Article
5 Comments
  • Jo, une si lexues i rregullt i dites mendoj qe kopertina te jete: “Zgjedhjet ne kosove perfunduan brenda nates, ndersa ne shqiperi behen per tre muaj”, ose “forcat shqiptare te emergjences arriten ne vendngjarje vetem pas dite, ndekohe qe forcat kosovare dhe italiane ishin ne vend 1 ore pas termetit”, ose “37 persona, nga 45 gjithsej, u shpetuan nga forcat e ardhura na hena e jo nga ato shqiptare”, ose “forcat e emergjences shqiptare nuk kishin as helmeta, as doreza, bile nuk kishin as qen (po qeni qe beri zbulimin e kufomave a nuk ishte shqiptar?” dhe perse duhen qente per ti puthur likja apo per pune?”), e sa te duan genjeshtra te tjera mund te jene kopertine e gazetes dita.

    • Megjithese ti je perpjekur te tregosh raste “genjeshtrash” ne fakt te gjitha ato thenie jane shume me prane te vertetes se sa versionet e kunderta te qeverise dhe militanteve te saj.

      – Po, numerimi i shumices derrmuese te votave mbaroi ne Kosove brenda nates dhe ne mengjes te gjithe e dinin qe Albin Kurti ishte ligjerisht i mandatuari per kryeminister. Mungonte vetem rezultati final i votave te emigranteve.

      – Askush nuk ka thene qe forcat shqiptare mberriten pasdite, por kur mberriten ishin vertet pa asnje pajisje. Fadromat e para ishin nga kompani private.

      – Qeni ishte kosovar e jo shqiptar.

      Pra ne fakt, ti mund te duash te kapesh me pike e me presje duke u perpjekur qe nje problem i vogel te nxjerre te gjithe raportimin gabim, por ne fakt po tregon pikerisht se cfare kerkon te beje qeveria me kete lloj aplikimi te ligjit.

  • Gruaja reh me shapke burrin? Oj oj oj. Edhe kete kishte mangut i shkreti. Po si mos ta shqepe ne dru gruaja? Nuk e shihni se si eshte kerrusur? Gjytyrymi e pranon dhe vete qe ka marre formen e pikepyetjes. Eh sa po me dhimbset. Qindin kam per t’i punuar motres se vet se i eshte bere mendja bodrum.

  • Kopertine optimale per nje lider global, te apasionuar dukshem pas lajmeve boshe. Neser shikoni se mos improvizoni dhe nje fluturim te tij drejt henes… Kushedi, ndoshta atje i jepet mundesia te ngule dhe te reklamoje gjithe pompozitet “valevitjen” (a little oxygen please) e flamurit zogist.

    Luften me te verteten kurren e kurres, por dhe ate me gazetat dhe portalet shqiptare eshte e sigurte se do ta humbase se shpejti. Brenda nje afati relativisht te shkurter kohor, shallvaregjeri do humbase jo vetem luften me zerin e lire qytetar, por me shume gjasa, edhe mbeshtetjen e administrates militanteske. Ben vaki se ky ligj diskriminues per censurimin dhe penalizimin e paprecedente te mediave dhe mendimit te lire do hyje ne fuqi, ai kam bindjen se do perballet me nje qendrese dhe nje kunderreaksion te papare nga te gjitha shtresat e shoqerise, perfshi ketu dhe vete ata pak socialiste qe deri me sot kane rendur pas tij si mushkat me koke ne thes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *