Pas 18 ditësh, prokurori Arjan Ndoja ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Një ditë më herët la spitalin edhe i forti i Sukthit, Aleksandër Laho (Pëllumb Ymeri) ose ndryshe “Rrumi”, i cili mbeti i plagosur me një plumb në nofull teksa udhëtonte me prokurorin Arjan Ndoja, pasditen e 1 nëntorit kur u bë dhe atentati.
I vetmi që ndërroi jetë si pasojë e atentatit ndaj prokurorit ka qenë vetëm shoferi i tij 24 vjeçar, Andi Maloku.
Atentati ndaj prokurorit ndodhi pasditen e 1 nëntorit në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit.
I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja.
Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë.
Ai u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.
Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati.
Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.
j.l./ dita

Shpetoi ky cun kurve ka mar me qaf shum njerez ky cop trapi ishalla past dit te afert me u taku me zotin se ka ber mekate shum ka pir gjak robi ky lloi kafshe