DITA – Shënim / Çmenduria që shëtit rrugëve

anazapta

Ngjarje të kronikës së zezë, për fat të keq, ka përditë. Media ka për detyrë t’i raportojë, edhe pse ka vazhdimisht një debat mbi mënyrën e raportimit dhe theksin që u vihet ngjarjeve të tilla dhe viktimave që e pësojnë prej tyre, përfshirë edhe kodin e etikës. Debati shkon deri aty sa arsyetohet se shpeshtësia, fryrja dhe formati i raportimit mediatik mbi këto ngjarje, ndikon edhe në përsëritjen e tyre nga persona me probleme.

Por tek makabriteti i djeshëm në Palasë të Himarës, nuk mund të mos ndalesh. Një fëmije 12 vjeçar, i ardhur për pushime nga Greqia dhe i lënë me gjyshërit nga prindërit e tij, i është prerë koka nga një kushëri 30 vjeçar i çekuilibruar, me probleme mendore për shkak të konsumit të drogës. Edhe një përshkrim kaq i shkurtër të shastis dhe të lë pa frymë. Njeriun normal e zë një ndjesi mbytëse kur dëgjon lajme të tilla, dhe tek ai luftojnë dy ndjenja: Kërkon të mësojë më shumë dhe njëherësh, të heqë mendjen sa më parë me ndonjë lajm të gëzueshëm, me diçka tjetër çfarëdoqoftë. Sepse doza e tmerrit që të përshkon, ta çon mendjen vetëm në ngjarje si ato të Sirisë.1

Por ka ndodhur në Shqipëri, madje në një nga zonat më të frekuentuara turistike të rivierës, dhe duhen ngritur patjetër disa pyetje. Së pari, është e vërtetë që problemet mendore në popullatën e sotme shqiptare, janë shtuar ndjeshëm për të gjitha ato arsye që i dimë: Jeta stresuese, pasiguria për të nesërmen, ekonomia, papunësia etj. Dhe kur një personi me prirje të dhunshme i mbivendos edhe efektet afatgjata të drogës, mesa është raportuar për autorin Jorgo Zani, atëherë gjëma është thjesht një ngjarje në pritje për të ndodhur.

A mund të ishte shmangur kjo tragjedi? Kjo pyetje bëhet pas çdo krimi apo ngjarjeje të rëndë. Në rastin e personave me probleme mendore dhe shoqërisht të rrezikshëm, episodet e kronikës së zezë janë mjaft të pasura. Këta persona trajtohen në spitalin psikiatrik, dhe në raste të veçanta kur elementi i dhunës nuk është parësor, kthehen për trajtim pranë familjes, ku nuk duhet të mungojnë ngrohtësia familjare dhe marrja e rregullt e medikamenteve.

Për ngjarjen e Palasës, del se kjo pjesë e fundit ka munguar. Autori jetonte i vetëm, njihej nga komuniteti për dhunën dhe asnjë masë nuk ishte marrë. Spitali psikiatrik thotë se nuk mund të mbajë në mënyrë të përhershme një pacient që problemet mendore i ka jo të lindura, por nga varësia ndaj drogave. Profili i J.Zanit ende nuk ka dalë i plotë, por rezultati ishte një dhunë shëtitëse të cilës kush mundte, i shmangej.

Por jo të gjithë. 12 vjeçari Andrea, i ardhur me pushime te gjyshja, nuk do kthehet më në Greqi për të vazhduar shkollën. Ashtu si me, fjala vjen, pengesat e munguara metalike të segmenteve rrugore, apo me vdekjen e turistit rus nën helikat e një skafi, (pas të cilës policia kufitare po patrullon rreptësisht brigjet e plazheve), paskëtaj ndoshta do nisë një kontroll i detajuar i rasteve problematike me individë shoqërisht të rrezikshëm dhe të sëmurë.

Por tmerre si horrori i Palasës mund të ishin shmangur. Të paktën në fushat kaq gri të problemeve mendore, dora e shtetit dhe e sektorit të shëndetit publik duhet të jetë e padiskutueshme. Kur konstatohet se persona të tillë nuk rikuperohen, aq më tepër përkeqësohen, duhen marrë masa. Dhe aq më tepër kur jemi të ndërgjegjshëm se jetojmë në një shoqëri ende të frustruar kur edhe njerëz normalë, për një llaf goje rrëmbejnë biçakët dhe kaçavidat, e jo më të sëmurët.

 

Share This Article
2 Comments
  • ”Mjerimi s’ka gezim,por ka vetem dhimba
    dhimba paduruese qe te bajne te ÇMENDESH,
    qe te apin litarin te shkojsh fille e te varesh
    ose bahe fli e mjere paragrafesh”Migjeni
    Mos u merni me nje individ te semure psiqik qe vret nje ‘femije’ ne moment krrize po meruni me nje PSIKIATRI-Parlament qe 25 vjet ka VRARE mbi 10 mije femije shqipetare e kur kane kerkuar BUKE u ka dhene PLUMBA ne gjendje ‘normale’e gjak ftohte!
    Mbreteresha e Frances Maria Antonietta shkoi ne GIOTINE vetem se kur populli thosh duam BUKE ajo ne gjendje te pa pergjegjeshme tha ‘Le te hane biskota’ krriminelet me imunitet me gjakun e tyre kthyer ne Flori po marin rreze ne ‘gjirizin e Lalesit’ apo ulin kolisterolin me bixhikleta ne uje’!Ku i bejne pushimet e ku marin avdes kuajt e macet e krrimineleve shqipetare me ‘imunitet’ qe 25 vjet kane ndertuar ne vend te shtetit antishtetin e ISIS ne mes te Europes!?

  • TURP!
    Nuk mund te imagjinohet qe nje e perditeshme si kjo te mxjerre ne plan te pare fytyren e nje te SEMURI qe mund te ish edhe ajo e intelektualit Adrian Klosi qe vite me pare ne vend te vriste vehten mund te kish ‘vrare’ nje femije!
    Redaksija e kesaj te perditeshme e vetemja e ngelur si ‘uji i paket’ per shqipetaret 25 vjet pa uje e qe u ‘ka plasur buza’ mund te nxirnin ‘PPORTRETIN E NJE TE ÇMENDURI NUDO’:Me surratin e Sali Neronit,Koken e Like Floririt,trupin e Topalles ,bythet e Grides e hallateet e Edvinit qe perfaqesojne shoqerine me bisht te Bathores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *