Kali i mbretit dhe kalorësit e rinj (I)

anazapta

Debati që ngjalli dëshmia e Xhelil Gjonit, e pritur prej disa kohësh, mbi të vërtetën e formimit të lëvizjes opozitare në Shqipëri, në fundin e vitit 1990 dhe disa muaj më pas, është e natyrshme të ketë pasur interesimin e pazakontë, jo vetëm sepse në këtë të fshehtë të hapur janë mpleksur bashkë disa enigma, por edhe sepse si një fakt historiografik, mban në vete zbërthimin e disa enigmave që, ose e kanë zezuar më shumë prespektivën e vendit, ose e kanë ngadalësuar atë deri në heshtje.

Shpesh herë është pranuar e vërteta se loja politike pluraliste erdhi nga sipër, ashtu si shirat që bien nga lart, por duhet pranuar edhe e vërteta se “tokën” politike e gjetën të rreshkur dhe të gatshme për ndryshim. Asfiksia ishte drejt katastrofës dhe ndryshimi do të bëhej, qoftë me hir, qoftë me pahir. Fakti që Ramiz Alia e bëri me hir, duke përdorur “pahirin”, dëshmon se gjithçka ishte përgatitur para dhjetorit të vitit 1990 dhe, në se nuk dihej data e saktë, të paktën ishte planifikuar “kaldaja” që do të ndezte dritat në dhjetor.

Si e kam thënë në një shkrim të mëparshëm, më ka qëlluar të jem i pranishëm si gazetar në takimin e bërë nga Adil Çarçani, ish-kryeministër, Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit dhe Ismail Ahmeti, ish-ministër i Ndërtimit dhe i sapozgjedhur si anëtar i Komitetit Qendror. Si e kam nënvizuar, ndryshe nga herët e tjera, nuk kishte asnjë entuziazëm të studentëve se po takoheshin me shefin e qeverisë, krejt ndryshe nga mirësia që dëshmonin ndaj ministrave.

Ishte një disakordancë e plotë dhe më ka mbetur në mendje se, ndërsa në sallë diskutimet po risilleshin në një cirkuinë të mbyllur, dy ministrat që dolën jashtë sallës, para godinës, u rrethuan nga shumë të rinj.

Pra, shteti i diktaturës së proletariatit ishte në të shembur. Lojtarët e vjetër të politikës ishin të lodhur deri në kulm dhe duheshin nxjerrë jashtë loje, sa më parë, aq më mirë dhe këtë mund ta bënte vetëm një njeri, i cili, ndërsa në darkë u jepte kulaçin, kur ishte i vetëm përballë tyre, në mëngjes u jepte kërbaçin, kur ishte i rrethuar edhe më të tjerë.

Një shembull sinjifikativ, sipas dëshmisë së Nimet Canit, njëri ndër anëtarët më njerëzorë të Komitetit Qendror. Në mbledhjen e Plenumit të KQ të Partisë para Kongresit të Dhjetë të PPSH-së, nga doli edhe Partia Socialiste e liderët e rinj të saj, Ramiz Alia, në fjalën që mbajti u tha se të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe të gjithë do të jemi bashkëveprues, ndërsa të nesërmen, në Kongres, ku ishin mbi 2000 vetë, tha haptas se “shikoni se me cilët kam punuar”, duke bërë de-fakto përjashtimin e tyre, e duke lënë veten brenda saj.

Janë shtruar shumë pyetje si u formua opozita, ishte apo nuk ishte dora “e ngrohtë” e partisë në këtë mes, u takua apo jo Berisha me Alinë dhe a u dërgua atje, tek pozita, prej tij; përse Berisha lëvdoi Alinë në takimin me studentët me një fjalor që i ngjante si dy pika uji të asaj që kishte deklaruar për të Enver Hoxha; si u krijuan republikanët, si ndodhi “Katovica”, përse më militantët lëvizën drejt opozitës dhe disa u bënë zëdhënësit e saj; përse u thirrën disa nga pinjollët e familjeve të njohura politike për të qenë pjesë e opozitës; përse ish të dënuarit si njerëz të UDB-së vrapuan drejt saj, etj. etj., por kurrë, ose shumë rrallë është shtruar pyetja tjetër: Përse pikërisht këto?

Kjo është edhe thelbi i çështjes. Përse u dërgua Nano tek Partia Socialiste, deri asaj kohe një figurë pak e njohur, ose aspak e njohur tek socialistët; përse u dërgua Berisha tek demokratët, deri atëherë një figurë e njohur për skajmërinë e theksuar politike dhe besueshmërinë si komunist fanatik, por njëkohësisht edhe dhëndër i një familje të njohur serbomalazeze; përse u dërgua Sabri Godo tek republikanët, si u bë që rektori i besuar i Universitetit të Kamzës, Xhuveli, shpejt e shpejt të bënte një parti të gjelbër, kush e njihte deri asaj kohe K. Islamin për ta bërë kryetar të Kuvendit e ministër; e në fund të fundit, përse u bë figura numër një e socialdemokratëve Skënder Gjinushi, i cili, për hir të së vërtetës, hyri në lojën e politikës kur portat po mbylleshin.

Socialistët, që erdhën në skenë nga kongresi i fundit i komunistëve, në vitet e fundit kishin mes vetes disa figura të njohura politike, por jo vetëm kaq, por edhe autoritete të spikatura shkencore, realizuese dhe autoritare. Hyrja e re që kishte ndodhur aty, e cila kishte qenë e detyrueshme edhe për shkak se statura e tyre mund t’i jepte shtetit një pamje më të moderuar, ishin jo vetëm njerëz të mësuar, krejt ndryshe nga elita e mykur dhe e lënë pas e klasës drejtuese, që përmblidhej rreth Byrosë Politike, por edhe njerëz të dëshmuar, me vlera, të cilët karrierën e tyre e kishin ndërtuar vetë, me dije, përkushtim dhe seriozitet.

Ata asnjëherë më parë, e si do të dëshmohej, asnjëherë më pas, nuk kishin pasur në vete drojën se mund të ishin përmbysur në karakterin e tyre për hir të mbijetesës, ashtu si nuk e kishin ndjerë për detyrë të rrinin gatitu para një klase politike që nuk ishte më as e hajrit, e as të së ardhmes. Ndoshta nuk kishte qenë kurrë. Hyrja e re në politikën e fundvitit 1990 kishte disa emra të spikatur, si Ismail Ahmeti, staturën e të cilit e kam sjellë edhe më parë në shkrime të tjera, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Farudin Hoxha, Spiro Dede, e disa të tjerë.

Ramiz Alia vetë, por edhe të tjerë, kanë dëshmuar se figura e parë që i shkoi ndër mend për të drejtuar partinë e re ishte Maqo Lakrori, një njeri i pastër, por që nuk pranoi, ndoshta edhe nga ndershmëria e tij. Pastaj Alia u drejtua tek Nano dhe pas disa “përplasjesh” në seancat e pushimeve të Kongresit “ia mbushi” mendjen të jetë shefi i partisë së re. Rreth tij ai dërgoi edhe disa figura të tjera, të cilët ishin të përkohshme dhe që e kuptuan shumë shpejt se pas gjithë kësaj po luhej me baste të rënda.

Përse e pengonin Ramiz Alinë figura të tilla si Ismail Ahmeti, Farudin Hoxha, Spiro Dede e të tjerë rreth tyre? Për dy shkaqe shumë të thjeshta: Nuk do ia varnin atij; dhe, së dyti, nuk ishin të shitur, pra nuk shiteshin. Alia e kishte provuar Ismail Ahmetin kur i kërkoi mendimin se sa kohë do të duhej për të hequr përmendoren e Stalinit nga Bulevardi i Tiranës. Ish-ministri i Ndërtimit e hoqi brenda natës dhe kur Alia i tha “më preve në besë”, mes tyre u krijua çarja që ndodh mes politikës në sipërfaqe dhe asaj në thellësi.

Ismail Ahmeti nuk ishte figurë që nuk kishte emër. Ai ishte ndërtues i tri veprave të mëdha, së bashku me Emin Musliun; kishin ndërtuar tri hidrocentralet mbi lumin Drin, dhe ndërtimi i tyre nuk ishte si llogjet e mbledhjeve të Byrosë Politike. Ai vinte nga një familje e luftës, jetim, i ati i pushkatuar nga gjermanët, në kampin e përqendrimit në Prishtinë, dinjitoz dhe e gjithë jeta e tij kishte qenë një sfidë për pushtetin. Mjaft figura të tjera rreth tij kishin të njëjtën staturë. Ishin komunistë, të zgjedhur në forumet e larta partiake, por ishin të gatshëm të rebeloheshin. Ata, në fakt, ishin rebelimi brenda partisë.

Njerëz pa vese, jo lakmitarë, jo pushtetdashës, por të pushtetshëm, njerëz që e njihnin forcën e shtetit, por nuk ishin bërë kurrë goditja e tij, që i njihnin mëkatet, por nuk ishin mëkatarë; këto të gjithë sëbashku, nëse do të kishin qenë liderët e së ardhmes, do i kishin mbyllur llogaritë me të djeshmen brenda ditës. Jam i bindur se asnjëri prej tyre nuk kishte pasur ndonjë nostalgji për Enverin, (kur ditën e hapjes së Kongresit të Dhjetë botova artikullin “Punëve u duhet shkuar deri në fund”, duke kërkuar kërkimin e ndjesës ndaj asaj që kishte ndodhur, distancimin nga figura e Enverit dhe komunizmi, njëri prej tyre, megjithëse kishte qenë shefi im, më tha se do u shkonin deri në fund, por nuk e kishte ditur se jeta e tij politike do të ndërpritej shumë shpejt) dhe mbi të gjitha nuk kishin qenë pjesë e asaj që kishte ndodhur në dëm të vendit.

Mbi të gjitha ishin njerëz të punës, pa vese. E theksoj, pa vese, sepse ata që u zgjodhën në vend të tyre, nuk ishin të tillë.

Ndërtimi i partisë së re nuk duhej të ishte vepër e liderëve të vjetër. Alia ishte njëri prej tyre. Por ndërtesa e re politike që mund të ngrihej jashtë hijes së tij dhe të njerëzve rreth tij nuk ishte e sigurt për të. Nuk ishte e sigurt edhe nga konservatorët, të cilët mund të shtroheshin më lehtë përmes parullave për “mbrojtjen e pushtetit”, por nuk ishte e lehtë edhe ata që mund të quheshin të moderuar brenda kësaj force politike, dhe këto nuk do të bënin parti duke pasur si “busull” mësimet e Ramiz Alisë. Këto ishin njerëz praktikë, të cilët kishin lënë gjurmët e tyre; nuk ishin njerëz të mbledhjeve dhe, njëkohësisht, nuk kishin asnjë fije dyshimi në jetën e tyre politike e njerëzore. Jam i bindur se figura të tilla nuk ishin në listën e klanit apo bordit serb në Shqipëri, e po ashtu nuk ishin as në bordin e lobit grek. Ata nuk mund t’i kapje dhe, po ashtu, ata nuk kishin droje për reforma rrënjësore. Ajo do të kishte filluar që nga emërtimi i partisë, si një heqje dorë nga socializmi i vjetër dhe do të kishin ndërtuar shumë më shpejt një të majtë evropiane. Ata, me domosdo do të kishin bërë reforma të thella, sepse, duke qenë gjithnjë në punë, e dinin fare mirë se si jetonin njerëzit.

Ismail Ahmeti, për shembull, e dinte se në kantieret e ndërtimit të hidrocentraleve jetesa po bëhej gjithnjë e më e vështirë, Farudin Hoxha e dinte se nuk mund të ndërtoheshin vepra të mëdha në forcat e veta, mjekë, specialistë të jashtëzakonshëm, politologë e dinin të vërtetën se kishte ardhur koha për ndryshim rrënjësor dhe jo për kozmetikë. Në fund të fundit këto ishin njerëz që jetonin me racionin e zakonshëm ushqimor. Kush nuk i donte ata? Njerëzit i donin, liderët e vjetër i përbuznin. Alia shkoi sipas mendësisë së liderëve të vjetër, megjithëse shfaqej modern.

Përse e bëri Alia këtë zgjedhje? Ka pasur shumë fjalë dhe shumë hamendje. Në adresën time të internetit, edhe nga figura të njohura, më kanë ardhur mendime, ku, sipas tyre, shprehet ideja se kjo vendosje politike nuk ishte e Alisë, por e klanit serb në Shqipëri, të cilit i takonte edhe vetë presidenti i kohës, Alia.

Nuk do të shkruaj sot për këtë temë, por fakti është se shumë liderë të komunizmit në Shqipëri, disa të etur nga dëshira për pushtet dhe disa nga naiviteti politik që sillte me vete agu i komunizmit, u lidhën me Dushan Mugoshën në një pjesë të jetës së tyre dhe fijet që u krijuan, edhe kur deshën ata që të shkëputeshin, nuk i hiqte pala tjetër. Dushan Mugosha, serbi që fliste shqip dhe njëkohësisht antishqiptari më i thekur, është në themelin e njësimit të figurave politike shqiptare me politikën serbomalazeze. Tashmë është fakt i ditur se njerëz të politikës si Koxi Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Nesti Kerenxhi, Nako Spiro kishin qenë pararoja e lobit serb në Tiranë. A ishte edhe Alia në këtë listë? A kishte qenë edhe ai në “vathën” e mugoshëve të luftës dhe të pasluftës? Hamendjet nuk janë të arsyeshme, mosha e tij e re gjatë luftës dhe lidhjet me Nako Spiron dhe Lirie Belishovën, ishin më shumë romantike dhe në fakt, asaj kohe ai nuk ishte një ndër figurat që mendohej se i takonte e ardhmja. “Ujqërit” që ishin para tij aso kohe ulërinin në politikë dhe fjala e tij ishte si blegërimë e tretur.

Por fakti është se kur strukturoi dhe ndërtoi të ardhmen e Partisë Socialiste ai nuk solli në lidershipin e saj njerëz që ishin të denjë për të bërë një forcë politike autoritare, të dinjitetshme dhe të besuar. Luhatjet e kësaj partie, herë nga e majta dhe herë nga e djathta, dhe fakti që as sot nuk dihet se ku është, majtas apo djathtas, rrëmuja në lidershipin e saj, largimi i disa figurave që njiheshin si kryeneçë, mosafrimi i disa figurave të tjera, të cilat më pas, përkohësisht gjetën strehë tek opozita dhe u larguan edhe prej saj; qëndrimi në poste të larta drejtuese prej më shumë se dy dekadave i figurave besnike ndaj Alisë, pengesa që u sollën të rinjve, sidomos disa grave të emancipuara dhe dinjitoze, që u bënë sinonim i modernizimit të kësaj force politike, dëshmoi se gjërat nuk u bënë në rrëmujën e “qametit”, por, ashtu si ishte përgatitur gjithçka për të ndërtuar opozitën, ashtu ishte skicuar edhe ringritja e forcës së vjetër politike nën kalorësit e rinj.

A i bëri qëllimisht Alia të gjitha këto, apo gjërat dolën jashtë kujdesit e mendimit të tij? Ishte sjellja e Nanos në drejtimin e partisë rastësi kongresuale apo gjetje e menduar? Largimi figurave dinjitoze ishte në të mirën e vendit apo në dëmin e tij?

Kush ia rekomandoi Alisë emrin e Sali Berishës? Përse Berisha, kur doli nga takimi kokë më kokë me Alinë, natën e dhjetorit, fjalës së Besnik Mustafajt, i cili e priste jashtë, se “mbaroi edhe kjo punë”, iu përgjigj, “Përkundrazi, tani filloi”.

A kishte dorë klani serb në ndryshimet që ndodhën në Shqipëri apo është thjeshtë një ngulitje e dëmshme e mendimit në këtë temë?

Le t’i themi në numrin e ardhshëm.

 

Share This Article
17 Comments
  • Preng Pjetri,hallall per 8 vargjet qe vlejne me teper se sa shkrimi i gazetarit te respektuar Islami qe ka aftesine vetem se i shkruan bukur gjerat qe shqipetaret me tru i dine:Kete popull mbas vdekjes se E.Hoxhes nuk e drejtojne me burra por kujslinge b…Q…

  • Megjithe respektin per gazetarin Bedri Islami, me duket se figuren e Ismail Ahmetit e ngre me lart se sa e meriton. Kam lexuar para disa viteve nje liber te tij (I.Ahmetit ) nese nuk eshte ndonje autor me te njejtin emer, dhe me ka lene nje shije te keqe, qofte sa i perket nivelit kulturor por edhe aspektit moral te trajtimit te temes nga autori. Uroj te jem gabim.

  • Damiano, je gabim, Ahmeti ka qene drejtori i ndertmit te hidrocentralit te Fierzes dhe te Komanit. me pare ishte kryeinxhinieri i Vaut te Dejes. Emeri i tij, si e kuptova une, eshte si shembull qe mund te gjendej edhe dikush tjeter,me i sakte se Nano.

  • Kal me shal kal me samar sala mbret si zog i parè,nastradin pèr 24 vjet,spiun serbi gjithe ketè jetè.Populli shkretè dritè s’ka parè ,i ka udhehequr njè gomar.

  • Po e konsolidoje mendimin tim me keto matriale qe boton Dita.Shqiperia ka qene dhe eshte e mbushur me spiun ku rolin kryesor e kane luajtur ata te lidhur me serbet.Ka aq shume matriale e deshmi sa nje i verber dhe shurdh nuk mund te reagoje.
    Kur do bejme te pakten nje hap per te ckulur nga koka qe drejton elemente te lidhur me fije te pa dukshme.Ramizi thuhet:U mbeshtet ne element e klanit serb ne Shqiperi.Eshte llogjike .Mori urdher qe ne ,ne kushtet e hapjes te mbeteshim ne thonjte e serbve.Evropa dhe Amerika nuk i kushtuan rendesi se cpo ndodhte me shqiptaret e coptuar ne Ballkan.Serbet si miq te vjeter te tyre,mos te harrojme politiken e kllounit qe luajti Titua,u lejuan ti fusin hundet si deshen ne Ballkan.Ndryshimet qe ndodhen me shperberjen graduale te Federates Jugosllave

  • Vazhdim.Nxorren fytyren reale se cfare perfaqsonte politika serbe.Aleatet tane nuk u thelluan se cpo ndodhte me ne per vet peshen qe zinim ne krahesim me serbet ne Ballkan.
    U desh harbutlleku i nderhyrjes ushtarake ne Kosove qe Aleatet te kthejne syte tek nje popull i lashte e vital .Jane britaniket te paret qe u vune ne krye te inisjativave per te ndalur doren vrastare te popullit Kosovar.Ky konflikt nxorri se kush jane ne fakte serbet dhe veglat e tyre qe vepronin ne sherbim te saj si jashe e brenda radhve te shqiptarve ne Kosove,Mal te Zi,zMaqedoni e Shqiperi.Keta element u fuqizuan sa ne sot si popuj jemi tecarmatosur ti ndeshkojme.
    Ulurijne politikanet ne Kosove ,Shqiperi e Maqedoni se po luftojne per te drejtat e ardhmenine e shqiptarve.Po kush jane keta????.Ish sherbetoret e vjeter e te rinje te komprementuar nga agjentura serbe.E thene troc :Uqrit mbrojne delet shqiptare.
    Si shpetojme nga ky kancer i kemi te murosura ne memorjen kombetare qe vetem i konstatojme por nuk veprojme qe ti shporim.Kete duhet ta bejne te gjithe ne qe kemi ne gjak genin e paster shqiptar.As te mendojme se rrugen tone do te na e pastrojne Amerikanet apo Evropjanet.Miku e ka vendin ne qoshe por jo te vendosi ne shtepin tone se cfare do bejme ne keto situata kompromentimi.Deri me sot nuk kemi pare ndonje politikan apo drejtues te jete” Burr shteti”.

  • TEK ÇINARI I TOPHANES

    filloi shkaterrimi i ketij vendi, qe kur zbriti ne Shkoder, nga ndonje humbnaje serbomalazeze familja e Aliajve. Eshte e vertete askush deri me tani nuk ka treguar prejardhjen e Ramiz Alise. Ne Shkoder, ne krah te Çinarit te Tophanes, eshte shtepia ku u ngujuan Aliajt, mure me gure Kiri mbi tre metra te larte, askush nuk i njihte, mbase Bedri Islami qe ka jetuar dikund aty afer.

    Nga si rodhen ngjarjet eshte me se e qarte qe Ramiz Alia ishte nje spiun i serbomalazezeve i rekrutuar qe ne fillimet e aktivizimit te tij prane Enver Hoxhes. Ajo qe me ve me shume ne dyshim eshte edhe roli i Nexhmije Xhuglinit ne kete histori ndyresirash antishqiptare. Perzgjedhja e Alise, mbeshtetja e tij edhe ne momentet kritike ndaj tij, lidhja martesore mes te birit e nipçes se tij, tregojne nje realitet te tymizuar qe vetem koha mund ti vere vulen e se vertetes.

    Semundja e Enver Hoxhes i ngjan shume ngjarjeve te tjera qe tashme i njohim ne historine e “duarve te ndyra” te CIA-s, UDB-se, KGB-se. Dyshimi im eshte jo se a ishte Nexhmija protagoniste ne kete krim, per kete jam me se i qarte, po si e kur ka filluar eliminimin e ngadalte te Enverit dhe roli i Alise ne kete poshtersi kriminale. Pak insuline ne ushqim, shume embelsira me pas, rraporte seksuale deri ne ezaurim te perditshem e kushdi ç’tjeter poshtersi per te arritur deri ne zhdukjen fizike te tij, siç edhe ndodhi.

    Hakmarrje per vrasjen e Omarit, tendencat biseksuale te tij (Enverit), vetem Xhuglinja i di dhe eshte e sigurte qe do i marre me vehte ne varr sekretet e pa konfesueshme te krimit te saj ndaj Enver Hoxhes.

    Rekrutimi i Berishes eshte nje enigme, por nje date tashme eshte e vertetuar: 76-vjeçari i Haklajve, Hamdiu, per here te pare daton rekrutimin e Sali Qelbesire Berishes nga CIA (lexo: Elez Biberaj – Frank Shkreli) ne vitin 1984 gjate qendrimit te tij ne Paris si student.

    Ai, Sali Qelbesira, i duhej serbomalazezeve te mbeshtetur nga CIA per te rizgjuar agjentin e tyre sekret Ramiz Alia, ne pershpejtimin e rrezimit te Shtetit socialist shqiptar, ne dhenjen e goditjes finale te hegjemonise se Enver Hoxhes nepermjet rendimit te kontrolluar te semundjes se tij duke e çuar ne vdekjen e sigurte te 85-stes.

    Pas rikthimit nga Parisi, i binduri i CIA-s Sali Shiqerja, duke i dorezuar Ramiz Alise urdherat e padroneve te tij per te kaluar ne aksion konkret te shume shpejtuar ne shkaterrimin e shtetit shqiptar, vulosi te ardhmen e tij antishqiptare e pro serbomalazeze duke patur si mbeshtetje te fuqishme edhe lidhjen e tij martesore me nje te degjeneruar kelyshe serbe.

    Ne pergjigje Ramiz Alia organizoi ne gushtin e po atij viti “arratisjen” e te shkundurave motrave Islami, si korriere me planet e detajuara per shkaterrimin e Shqiperise.

    Vazhdimi tashme eshte i njohur per te gjithe ne qe perjetuam e akoma vazhdojme te vuajme vepren kriminale te nisur nga agjenti i hereshem sekret i CIA-s Ramiz Alia dhe me i fresketi Sali Qelbesire Ram Shiqere Berisha.

    “Horrat e shpellave” i quajti Ismail Kadare, pak kohe me pare Berishen, Hajdarin e te tjeret qe u instruktuan ne basifondet e CIA-s ne Washington D.C., ku ishte edhe ai vete.

    Interesante do ishte nje interviste me te dytin e pese vellezerve Pitarka, Bashkimin, si nje nga protagonistet e kesaj historie te trishte per Shqiperine e shqiptaret. Ka zbatuar urdhezimet e Alise kur ishte ambasador ne seline shqiptare prane OKB-se, do pranoje te flase…? Edhe Nikoll Lesi duhet te llape.

  • ”A kishte dore serbi ne ” … ceshtjen shqiptare , pyet zoti Islami ? Une i pergjigjem qe
    tash : Valle e vini ju zoti Islami ne dyshim nje gje te tille ?? Ma merr mendja se JO !!!
    Fijet e shqipfolesit Mugosha qe gjate luftes e deri me sot kane vepruar dhe vazhdojne
    te veprojne ne te gjitha elitat e partive majtas e djathtas …Ne emer te detantes, liderit
    servile shqiptare , si dikur ”kerthiza botes”, perpiqen te luajne rolin liderat te Ballkanit !
    Cfare ”modestie” ! Prifti Zheit thoshte : ” filanin se qasnin ne fshat , kurse ky na dashka
    edhe cupen e priftit ”! Gallata shqiptare !!! Ndertoni vendin , zgjidhni problemin e varferise,
    mbi 88 perqind shqiptare te varfer ,etj.etj. pastaj uluni si te barabarte ne ”sofren europiane”!!
    O tempora , o mores !!!
    Se fundi , nje ore e me pare duhet neutralizuar vicidolasi qofte edhe me kosto shume te
    LARTE !!

  • Shenim : Ne Shqiperine tone te ”vogel” nuk mund te behesh dot politikan pa patur
    ”borderon” ne Beograd, Athine e…. !!! Prandaj o shqiptare gremisni horrat djath-
    tas e majtas, te lidhur me fijet e te huajve …!!! Vdekja tradhetareve , liria shqiptareve …!!!

  • Shenim : Sulo kapedani , ‘s’ka pas nevoje t’i udheheqe nje gomar,sic thoni Ju ! Udhezimet
    kane ardhur dhe vazhdojne te vijne nga Beogradi ! S’ka patur nevoje te mendoje dushmani .!!
    A je dakort me mendimin tim te shprehur ketu ….!?

  • Eshte nje foto shume interesante e greves se minatoreve te Valiasit ne vitet 1990.Ne te shfaqen bashke azem hajdari(PD), kastriot islami(PS) kryetar i kuvendit dhe fiqiri xibri i sindakatave! sot,kastriot islami kalon te PD ndersa fiqiri xibri te PS! kjo nuk eshte thjesht komedi,eshte tragji-komike! Keto jane thjesht lojera te regjimit te Alise!
    Kam qene lexues i shtypit te kohes dhe pak perpara se te ndodhnin ndryshimet! Dy vitet e fundit , nga 88-90,po tu bjere ne dore shtypi i kohes,do te lexoni simpatine qe shprehet per popujt arabe! Nuk eshte habi dhe fakti qe zgjidhet nje person si sa-leh berisha ne krye te pushtetit,dhe nuk eshte as habi fakti i perfshirjes se vendit tone ne konferencen islamike!
    Tjeter fakt nga ndryshimet ne 1990! Te gjithe keni degjuar per ambasadorin e sotem ne Britani,Mal Berisha! Deri me 1991,komunist i betuar dhe drejtor i pallatit te kultures Lac. Kur themelohet dega e PD Lac,anetaret vendosin te mblidhen tek P. i Kultures,por nuk lejohen nga z.mal berisha. Pas vetem pak muajsh,Mal Berisha hedh kandidaturen per kryetar te PD Lac,te cilen nuk e fiton,megjithe mbeshtetjen e kosovareve te Mamurrasit! Por,me fitoren e PD ne zgjedhjet e 1992,shkon ambasador ne Turqi,fakt qe permendet dhe nga z.Mero Baze,ku flet per nje takim te organizuar nga Mali mes Mero Bazes,Rakipit dhe nje arab qe shume shpejt do te jete ne listen e me te kerkuarve nga USA!
    pa harruar dhe Bashkim Gazideden,kryetari i SHIK,i cili permendet si nje islamik!
    Keto nuk jane thjesht rastesi,jane dicka me shume dhe kurre nuk do dalin ne drite!
    Por fakti me kokeforte qe tregon se te gjitha keto jane lojera ne shpine te Shqiperise e shqiptareve,eshte fakti qe megjithe korrupsionin apo krimet,sic jane sal-eh berisha,lul basha apo ilir meta,nuk denohet askush! Ky eshte FAKTI!

  • LUMI QE MORI VUNON PSE SMORI DHE SALIN TONE…MJERE NE KUSH NA KA QEVERISUR,DHE KE PRESIM NE NJE TE ARDHME TE LARGET TE NA QEVERISI..SERBO GREKET PERHERE KANE VEPRUAR NE VAZHDIMESI KUNDER POPULLIT SHQIPETARE.NE SKEMI SY NE BALLE,AS VESH TE DEGJOJM A ISHTE SALI BERISHA QE ME MBURRJE E PA FRIKE FARE,DEKLARONTE NE KUVEND SE PO TE DONTE UA SILLTE FAZLLICIN ATY BRENDA PARA SYVE TE TYRE,A ISHTE SALI BERISHA QE E COI NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE SIGURIS KOMBETARE FAZLLICIN,,,E SYLESHET POLITIKAN MAJTAS E DJATHTAS VETEM SA BELBEZUAN,POR KURR NUK E DENONCUAN KETE E SHUME MONSTRA TE TJERA POLITIKE…TURP TURP,PER NE SI POPULL DHE PER HARRAMET QE KEMI,ATA LOZIN ME KETE POPULL,ME KETE HART GJEOGRAFIKE.MUNDOHEN TE JETE SA ME E VOGEL E DOBET,NJE COP KARTONI QE ME SHIUN E PARE.

  • Dealfa ,jam dakord me mendimin tènd por dua tè shtoj dhe i mbetem mendimit se kur vepron kunder vendit tènd si mashe e tè tjerève gjithnjè ngelesh gomar politik ,spiun dhe agjent po nuk diskutohet sepse èshtè nje veprim i ulèt dhe shpirterisht i ulèt nè çdo aspekt tè jetès.Me vonesè por tu pèrgjigja.Respekte.

  • Zoti B,Islami trajton nje teme me interes,por kjo eshte vetem maja e ajzbergut,Shqiperia tradicionalisht ka qene vilajet i sllaveve,per tu freskuar kujtesen para viteve 90,perpara se lajmet te perhapeshin ne televizion ose gazete,Radio-Beogradi i jepte ne kohe ekspres se jo vetem u be mbledhje e Pleniumit ose byrose por edhe se cfare u diskutua,KURSE sot jo vetem
    qe e menaxhojne situaten ne cdo qelize sllavet e greket por jane si ne shtepine e tyre.persa u perket njerzve dinjitoze e atdhedashes e perndimor ata jane te skeduar e perjashtuar nga
    cdo mundesi per te qene faktor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *