18 kg heroinë në banesë, arrestohen shqiptarët në Greqi

Leda Hysa

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar ne Greqi pasi në banesën e tyre iu sekuestruan 18.3 kg heroinë.

Arrestimi i tyre u bë në Drapetsona, pranë Athinës.

Në banesën e tyre policia sekuestroi gjithashtu 95,8 gramë kokainë, 64 kg nga një substancë në trajtë pluhuri që përdoret në përpunimin e heroinës, 540 euro dhe 5 celulare.

Dy shqiptarët, të moshës 48 dhe 37 vjeç akuzohen për trafik droge. Nuk bëhet i ditur identiteti i tyre ndërkohë që policia mësohet se ka shtrirë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikantëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *