Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardh emrat e 6 shqiptarëve të vrarë në Siri, që janë rekrutuar nga grupi i akuzuar për terrorizëm dhe Xhihad, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe mbetet ende mister fati për dy të tjerë që në fakt janë deklaruar si të vrarë, por që duket se të dhënat zyrtare mungojnë. Organi i akuzës konfirmon se ka marrë një raport të gjatë të dërguar nga SHISH që flet për të gjithë procesin e kryer, rekrutimet, dërgimet në Siri, përfshirjen në luftë dhe pasojat. Informacionet janë mbledhur nga shërbimet e ndryshme inteligjente që më pas i kanë përcjellë SHISH të dhënat përfundimtare. Hetimet ishin kërkuar më herët nga autoritetet amerikane të shërbimit inteligjent, që kishin informacione se një grup besimtarësh, mes tyre imamë, rekrutonin shqiptarë si luftëtarë për grupin e shpallur terrorist, Al Nusra, e lidhur me Al Kaedën. Koka e grupit konfirmohet se ka qenë imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla, i ndihmuar nga imami i Mëzezit Bujar Hysa, që njihet edhe si Ebu Usama. Kurse në Siri, celula komandohej nga imami i vetëshpallur i Leshnicës, Almir Daci dhe ndihmohej nga i dyshuari tjetër në kërkim, Gerti Pashja. Al Nusra është shpallur organizatë terroriste nga OKB, pasi lufton opozitën siriane dhe Assadin, për të ngritur një shtet sirian sipas ligjeve të Sheriatit, pra një shtet islamik.
Emrat e të vrarëve:
Ata janë; Anri Maliqaj, 33 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Prush të Tiranës, i martuar e me tre fëmijë, Ermal Xhelo, 35 vjeç, nga Vlora, i martuar, Diamant Rasha, lindur në Dibër, me banim më të fundit në Tiranë, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, të cilët aktualisht i ka në Siri me bashkëshorten, Hasan Korvafaj, 58 vjeç, lindur në Kuç të Vlorës dhe banues në Tiranë, i martuar e me tre fëmijë, Hamit Myslija, 41 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Laprakë, i martuar me katër fëmijë, dhe Denis Jangulli, lindur në Dibër e banues në Tiranë, i martuar e me dy fëmijë.
Në raport janë edhe emrat e Ervis Alianjit, për të cilin imami i Leshnicës, Almir Daci u ka thënë prindërve mos e kërkoni më se është vrarë dhe Bledar Hamza, për të cilin në muajin janar u dha lajmi nga të afërmit e tij se ishin informuar për vrasjen e tij. Por trupat e të rinjve nuk erdhën kurrë në Shqipëri . Ndërkohë që flitet edhe për 12 të plagosur në luftime, por emrat e tyre duket se nuk disponohen.
Pjesë nga raporti i dërguar në SHISH për 6 të vrarët në Siri
1. Denis Jangulli, i biri i Avni dhe i Naile, i datëlindjes 23.01.1985, lindur e banues në Peshkopi, e banues në Rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, me gjendje civile i martuar dhe kanë dy fëmijë. Ka dalë nga PKK Rinas në datë 17.11.2012, me linjën Stamboll 1473–1474. (Vrarë në Siri). Denis Jangulli, ka udhëtuar më 17.11.2012 nga Shqipëria për në Turqi. Më datë 24.01.2013 rreth orës 20.00, Gerti Pashja është telefonuar në Konia (Turqi) nga lidhja e tij Edmond Balla, i cili i ka thënë se Denis Jangulli ishte vrarë në luftime në zonën e Alepos, në grupin i cili quhet “Xhepetul Al Nusra”. Më 06.02.2013, motrës së Denis Jangullit i ka ardhur një sms në të cilin shkruhej “Motër e Denit, me keqardhje po të njoftoj për vdekjen e Denisit. Ashtu siç të tregova edhe në telefon, se di a më kuptove, Denisi në fillim erdhi që të studiojë gjuhën arabe dhe më pas u inkuadrua në Gjysëm Hënën e Kuqe për t’i ardhur në ndihmë popullit sirian, pasi është farmacist. Më 27 janar 2013, atë ditë në kufirin turkosirian pati luftime dhe Denisi shkoi të ndihmojë njerëzit e plagosur aty, fatkeqësisht në makinën që po udhëtonte Denisi u godit nga një raketë dhe pësoi lëndime të rënda dhe diku pas një ore nuk i mbijetoi plagëve që mori dhe vdiq gjatë rrugës. Më la amanet që t’ia përcjell lajmin dhe më la amanet që të keni kujdes për gruan dhe fëmijët e tij dhe bëni kujdes kur t’i tregoni për lajmin nënës dhe gruas së tij pasi që kishte besim të madh te ty.
Certifikatën për vdekjen e tij do ua dërgojmë sa më parë që të jetë e mundur…. bëni durim dhe bëhuni të fortë se dëshira e tij ishte gjithmonë të ju ndihmojë njerëzve dhe sakrifikoi dhe jetën e tij për të ju ndihmuar të tjerëve.. Do të dëgjohemi prapë në telefon, por ti bëj durim dhe mos bëni gjë që nuk e ka dëshiruar vetë Denisi. Prit deri sa të lajmëroj për veprimet e tjera”.
Mesazhi i mësipërm i është dërguar motrës së Denisit nga një numër i panjohur, familjarët e tij (Denisit) mendojnë se sms-ja është nisur nga interneti. Kjo sms është marrë tre ditë pas telefonatës që i është bërë motrës së Denis Jangullit nga një person, i cili nga e folura dukej si shqiptar i Maqedonisë. Duke qenë se nuk janë kuptuar mirë me këtë person, motrës së Denisit i ka ardhur sms-ja.
Sipas të afërmve të Denis Jangullit, ai (Denisi) ishte nisur nga Shqipëria në drejtim të Arabisë Saudite për të shkuar në Umre. Denisi për në Umre është nisur bashkë me disa shokë të tij dhe i gjithë grupi ishte rreth 5 – 7 veta. Udhëtimi në drejtim të Arabisë Saudite kishte një transit në Stamboll dhe pastaj do të shkonin në Mekë. Denisi sipas familjarëve të tij është nisur datë 17.11.2012, nga aeroporti i Rinasit me një fluturim të kompanisë turke “Turkish Airlines”. Fluturimi ishte në orën 20.45. Rreth datës 7 – 8. 02. 2013, bashkëshortja e Denis Jangullit, ka shkuar në qytetin e Shkodrës ku ishte një shok i Denisit. Në këtë qytet ajo ka shkuar për të mësuar më shumë në lidhje me vdekjen e burrit të saj. Në Shkodër në një xhami të këtij qyteti, ka takuar një person i cili kishte dijeni mbi vdekjen e burrit të saj dhe që i ka treguar se si ka vdekur Denis Jangulli. Sipas këtij personi Denis Jangulli është vrarë gjatë luftimeve të zhvilluara në një vend jo shumë larg kufirit Turko-Sirian.
Denisi bashkë me të paktën 2 shqiptarë të tjerë kanë qenë të pozicionuar në një ndërtesë dy katëshe. Denisi ka qenë në katin e parë të saj, ndërsa dy shqiptarët e tjerë kanë qenë në katin e dytë. Gjatë zhvillimit të luftimeve kati i parë i godinës është goditur nga një raketë dhe Denisi ka mbetur i plagosur rëndë në këmbë si pasojë e shpërthimit. Denisi ka humbur jetën pas rreth 45-60 minutash nga humbja e gjakut, pasi shpërthimi i kishte prerë arterien femurale. Dy shqiptarët e tjerë që kanë qenë me Denisin nuk kanë patur lëndime.
2. Hamit Muslija, i biri i Veli dhe i Nurije, i datëlindjes 28.09.1973, Hamit Muslija, ka udhëtuar më 28.01.2013 nga Tirana për në Stamboll, Turqi. Udhëtimi i tij është frymëzuar nga objekti Genci Balla. Njoftimi për vrasjen e Hamit Muslija në internet, Facebook është bërë nga antarë të grupit “Islami Feja e Vërtetë”. Në facebook është hedhur foto.
3. Diamant Rasha (Alias – Ebu Amar), i biri i Shaban dhe i Xhemile, i datëlindjes 24.08.1980, lindur në Sllovë, Dibër e banues në Rruga “Ferit Xhajko” (Rr. Pal Hasa), Tiranë, me gjendje civile i martuar me dy fëmijë. Diamanti ka frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë ku është imam Genci Balla. Më datë 08.02.2013, Diamant Rasha është shprehur se ka vendosur të mos kthehet në Shqipëri pasi të mbarojë lufta. Ai i ka kërkuar babait të tij që bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve (djali 7 vjeç dhe vajza 11 vjeçe), t’u nxjerr pasaportat, që të jenë gati për të udhëtuar për në Turqi, sepse një shok i tij (Diamantit) që është atje (në Turqi) do të vij në Shqipëri pas disa ditësh do t’i përcjellë fëmijët e bashkëshorten e Diamantit me këtë shokun e tij. Diamant Rasha është shprehur se në kampet e trajnimit ku është aktualisht, kishte shumë persona që kishin marrë edhe familjarët e tyre me vete dhe qëndrojnë në çadra të veçanta dhe mbas luftës do të jetojnë në Siri.
Diamant Rasha ka thënë se pas mbarimit të luftës, ka dëshirë të jetoj në Siri, sepse një gjë e tillë është e këshillueshme edhe në fenë islame, pasi në Sham (Siri) do të shfaqen dhe shenjat e mëdha të kijametit (shkatërrimi përfundimtar i botës), në Sham do të zbresë imamë Mehdiu, do të shihet me sy të lirë dalja e Dexhallit (krijesë e mbinatyrshme) që përkon me fundin e jetës në dynja/tokë. Diamant Rasha, ka udhëtuar më 16.01.2013 nga Tirana në Stamboll, Turqi. Destinacioni i tij përfundimtar është Siria me qëllim pjesëmarrjen në “xhihad” luftarak atje.
4. Hasan Korvafaj, (Ebu Muhamed), i biri i Hamdi dhe i Shao, i datëlindjes 14.02.1956, lindur në Kuç, Vlorë. Ka dalë nga PKK Rinas në datë 21.11.2012, me linjën Turkish Airlines 1473/1474, Stamboll. (Vrarë në Siri). I martuar me tre fëmijë.
5. Ermal Xhelo, i biri i Patriot dhe i Vajde, i datëlindjes 14.06.1976, lindur e banues në Vlorë, Ermal Xhelo, i vrarë në Alepo, Siri në mes të dhjetorit 2012. Në Siri, ishte anëtar i brigadës “Jebhetul Al Nusra”.
6. Anri Maliqaj, i biri i Dalan dhe i Lumturije, i datëlindjes 20.02.1982. Ka dalë nga PKK Kapshticë në datë 29.07.2013. (Vrarë në Siri). Anri Maliqaj, është shqiptari i parë nga Shqipëria i vrarë në Siri, mendohet në fillim të nëntorit 2012. Para se të largohej nga Shqipëria, Anri ka frekuentuar shpesh xhaminë e Unazës së Re në Tiranë, ku është imam Genci Balla.

Ju te”Dites”, sa ju kan paguar per k’te ofensive kunder qytetareve Mysliman Shqipetare? Edhe flisni per demokraci ju? Hipokrite te ndyre. Ku eshte diferenca per ato shtetas Shqipetare qe luftojne per Ameriken dhe vendet e tjera Europiane??? Ku eshte precedenti mor ndyresira??? Edi Rama & Co, do ta shikojne pergjigjen nga ne Myslimanet ne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe te pergjithshme. Dhe atehere do ta kuptoje piktori romantik se kush eshte sovrani. Pak nga pak njerzit po e kuptojne se ky qenka me keq se Sali Serbi. I marre.
Perderisa opozita Siriane eshte e njohur nga OKB-ja, USA, UK, France…etj. Ku eshte krimi k’tu??? Kur k’to djem po parandalojne masakra??? Ku eshte liria e Shqipetareve??? Ku eshte demokracia??? Apo k’te e vendos media e propagandes shteterore te kryeministrit ortodoks. Ju po kerkoni perc’arje te shoqerise Shqipetare. Mos u merzisni o ndyresira, se perc’arja ka filluar. Dhe minoriteti jeni ju jo ne.
çlidhje ka edi Rama me kete artikull mo gomar?
edhe une musliman jam por distancohem plotesisht nga ju mjekroshat trushpelare. zoti nuk te thote shko vrit siç po bejne mjekroshat “vellezerit” e tu (se une jam shqiptar e skam vellezer arabe…)
Arber duhet te kuptosh dicka
Keta shqiptare bashkeatdhetaret tane qe vene atje jane thjesht te mashtruar.
Sikur te shkonin ne ndihme te opozites siriane, do ishte gjysma e te keqes.
Keta shkojne dhe (ndoshta pa vetedijen e tyre) u bashkohen grupeve si Al Nusra qe vertet luftojne Assadin por nuk jane me opoziten siriane.
Keto grupe dhe opozita kane axhenda te ndryshme pas rrezimit te Asadit. Opozita e mbeshtetur nga SHBA dhe BE deshiron nje Siri demokratike pas renies se Asadit.
Grupet si Al Nusra te cilave u bashkohen djemta tane te genjyer, synojne nje Siri islamike, me Sherihat etj, vend i eger me zhvillim te bllokuar nga dogma.
Pse them “jane te genjyer”.
Sepse u eshte thene qe do rrojne mire pas renies se Asadit.
Ne fakt ne fuqi nese Asadi bie do vij opozita, e cila i konsideron keto grupe terroriste si problem me vete dhe do ti luftoje nen bekimin e SHBA dhe Perendimit.
Dhe ketyre te mjereve do tju duhet te luftojne edhe pasi te bjere Asadi. Me qeverine e re. Lufte e gjate dhe e pashprese – do thoja une.
Respekte Dita, qe e keni lajmeru kete situate qe me shkrimet e Bedriut dhe Lladrovcit qe kur te tjeret flinin gjume – bashke me SHISH, prokurori dhe te tjeret.
Mekat. Keto jane situata vertet te rrezikshme per nje shoqeri. Duheshin ndaluar pa arritur ne kete pike
Ti do beshe mire te kerkoshe asistence ne banken e mjerimit per nje kafe o “Alex” kokrra. Shko mor cope mishi gjej fillin a analizes se trunit.
Po ti kush je o Arber qe kerkon te fshihesh pas emrit tone madherishem,ARBERI?! Kush je ti o trim qe kercenon me nje turme mjekeroshesh,nje miljon shqiptar?! Po c’kujton ti o Arber,se mjafton te rrish ca dite i pa rruar dhe sakaq marke vlera si mysliman i vertete?! A’ e di ti, O Arber, Se myslimanet dhe fea e tyre e paster,s’ta duan kete mjekren tende, as per te fshire kepucet?! Po si more Arber,pyt qe ku eshte diferenca me ata qe luftokan per Ameriken a gjetk?! Po ata jane te inkuadruar o Arber zeza,ne ushtrine e shtetit Shqiptar,qe tashme eshte ne NATO, e S’jane si keta te tut,arra-yrra… Axhi Qamilce…. Arber, ketheu ne rruge te mbare,beni dhe shoket e tu per vehte,bindi ata per rrugen, kaq te gabuar dhe te pa falsheme ,qe kini mare… Shefat tuaj,s’jane vecse, armiqt tuaj… Mbaje kete veth ne vesh,se do te duhet neser…Mos kujto se do gjesh perkrahje te myslimanet e paster, qe fatmiresishte jane shume, me shume se miljona… .se s’i ben dot per vete ti o Arber,o i mjeri ti,o i genjyeri gjithe diten dhe nje cop here ne darke…. Dhe populli thote : “Dhia arrakate,thyen kemben e saj!…” Uroj me gjithe shpirt, qe ti o Arber te mos jesh dhe neser, ky qe po dukesh sote, keshtu i fshehur pas pseudonimit te bukur ARBEROR…
@ Pelivan,
Une jam Arber Stafa, dhe nese ke deshire t’mi shprehesh opinionet e tua balle per balle do ishte shume e mirepritur nga une.
Sa per “nje million” qe mendon ti se jeni ju Pelvi, nje shumice e gjere e njerezve ne bote duan dhe kerkojne me do e mos ti bejn qefin vetes. K’to jane ato njerez qe jetojn ne boten e c’udirave dhe per me teper duan qe dhe te tjeret te jetojn ne k’te bote te c’udirave dhe perrallave. Po pse mor i gjor vetem se ke zgjedhur ti boten e c’udirave duhet ta zgjedh dhe une??? Keshtu thoni JU; ne dime te zgjedhim se jemi te krishterte apo ateiste, kurse ju Myslimanet nuk dini te zgjidhni. Po si qenka kjo keshtu more Pelvis. C’do njeri ne k’te toke/bote duhet te jete i lire te beje c’far te doje me jeten e tije/saje sepse jeten ja ka dhene ZOTI.
Do te behesh apo je ti i krishterte, ateist, hinduist, budist etj, behu eshte e drejta jote apo a c’do njeriu. Por nese ti mendon se ju keni te drejte ti thoni Myslimaneve se c’far duhet te bejne ato/ne dhe si duhet ta bejme atehere kjo eshte nje injorance qe vete shpjegon se kush jeni ju.
Asnje Mysliman nuk beson ne terroizem. Kjo eshte nje etikete e pa bazte dhe boshe qe jo eshte vene Myslimaneve nga perendimi dhe qe k’to muaj po misherohet ne mase nga kryesisht media e majte Shqipetare. Ky eshte nje turp. Nje turp i zi.
Per c’do Mysliman qe e di ne te vertete se c’eshte Islami, eshte vetedije se te vrasesh eshte mekati me i madh qe mund te beje nje njeri. Prandaj steriotipet negative te medias per “Myslimanet terroriste” nuk eshte gje tjeter vec se nje sajim i shemtuar dhe vulgar i kurdisur nga fashistet Perendimoro-Europian ne ko-ordinim me qeverine Shqipetare. Nje qeveri qe ne Myslimanet e besuam ne vere. Dhe sot k’to perbuzin te drejtat tona.
Fakti eshte qe k’to djema nuk kane shkuar te vrasin apo te plackisin, k’to djema kane shkuar te mbrojne jete njerezish, gra e femi qe po masakrohen ne emer te politikes se “throne-it” te nje perbindeshi si Asadi. Si qenka kjo “terrorism” dhe vrasja e nje milioni njerez te pa fajshem ne Irak qe ishin gra e femi kryesisht heroizem???
Sot te thuash te verteten te quajn terrorist dhe te pranosh boten e perrallave te thone realist.
Por fatekeqsia me e madhe eshte se njerez si ti Peliviks mendojne dhe genjejne veten ne supozimin se ju jeni me te edukuar (akademikisht apo tjeter) dhe me te civilizuar se ne. K’to jane perrallat e juaja me mbret. Por “fear not”, se nuk i plas kujt ne bote c’far mendoni ju apo media e qelbur Shqipetare.
Shqipetareve nuk mund ti imponohet e paverteta asnjehere. E kane provuar te gjithe dhe te gjithe kane deshtuar. Ashtu do deshtoje dhe Dita, Tema, Shekulli etj me k’te nisem per te etiketuar Myslimanet Shqipetare si “terrorista”. Vetem se na beni te qeshim se gje tjeter jo.
Ju jetoni si te doni ne do jetojme si te duam. Apo jo jo ne duhet te jetojme si te thoni ju!!! Hhahahahahahaha. C’far kope e verbur.
E para, une jam Pelivani,dhe s’ka pse me thua pelivis,sepse po te beja dhe une si ti,nuk do te flisja Arber,por Armebisht… Se dyti, Une vetem emrin kam Pelivan,por kurrsesi s’jam Pehlivan ne karakter…. Se treti, mos u nxeh! S’eshte faji im pse ti ke mbetur vetem me nje grushte njerzish me lesh,e ne mendje te duket se pas tej po mblidhen miljona njerz,fal mendjes tende te ndritur!… se katerti, nese ato qe te thash si quan urtesi,vazhdo ne cmendurin tende,kujt po i plas?! Se pesti, nese une te bera me qesh,i lir je zotni, sgerdhiu sa te duash,e kujt po i plas?!.. Ashtu si nuk po i plas askujt ,(Gjall ne bote jo),qe c’mendoni dhe ju kopea tjeter… Ne vathen e shpellarit tashme te njohur… Tu prij’ e mbara ne rrugen e dreqit me brir. “… C’lip do gjesh!”
C’te flasesh , ka ardhur kohe e zeze per Shqiperine ! Ne nje ane çallmaxhinjte , ne nje ane Janullaxhinjte , nga ana tjeter gjarperinjte e Vatikanit e lloj e lloj te tjere “fetare” te lekut dhe te interesit !
Nje mundet t’ju them te gjithe ketyre shqipfolesve ! mire beni qe ikni si ne Siri edhe ne Gerqi apo kudo qe shkoni ! Ikni dhe mire eshte te mos ktheheni me ! rroni aty me vellezerit tuaj !
Na myten mjekrroshat dhe pantallonat trecerekshe.
Po kete efekt ka feja e keqperdorur tek injorantet.
Pse me vllai ti i perfaqson Myslimant ,qe flet ne emrin tone dhe te komunitetit tone.
Por vetem cerekun e fese islame te kishit mare do te ishit shume me ndryshe.
Po me e keqja eshte sel mire per veten tyaj nuk me intereson shume se si silleni.
Me shume me vjen inate kure shikoj se kush e perfaqson fene tone,
Dhe rrugen e Muhamedit A,S.ZOTI i i tregofte dy-fytyreshit.
Juve o jeni media me e pa informuar ose do te krijoni lajmet e juaja per fanatiket e juaj!!!
Al-Nusra eshte shpallur grup te ashtu quajtur terrorist por nuk luftojne opoziten ato luftojne krah per krah ushtrise clirimtare Siriane dhe Jane nje nder grupet me te oraganizuar sipas cdo medja boterore.
KOKAT HENGERSHIN BUDALLENJTE E DREQIT, POR VFATE TAKSIRATI KANE SHQIPTARET QE TE TURPEROHEN NGAKETO BUDALLENJ. sHTETI DUHET TE VEPROJE SHPEJT E TI PRESE RRENJTE KESAJ MURTAJE…DHE TA ZHDUKE NJEHERE E MIRA NGA SHQIPERIA.
beni: ti o pjelle e janulles mos fol ne emer te shqiptareve, fol ne emer te shqipfolesve qe paguhen nga babai yt shpirteror edhe ai qe te paguan per kto komente,,,,,,shteti duhet ti denoje keta qe veprojne ne kundershtim me ligjin por shteti duhet ti djegi mbas denimit ca tipa lepires si puna jote,,,,,murtaja na ka ardhur gjithmone nga greku edhe serbi o shqipfoles injorant,,,,,,!!!!!!!!!!!!!
Kujton se na shan duke na thene “pjelle e Janulles” ?! Na ben nder bile. Se na quan “pjelle” e nje njeriu te paqes e dashurise, te besimit e te dhembshurise, e nje njeriut te Perendise. Te nje njeriut qe e njeh gjithe bota per vlerat e tij te medhe shpirterore, filozofike, teologjike etj etj. Falenderojme Perendine qe na quani “pjella” te tij, e jo te atyre qe frymezojne terror e injorance.
besoj se kta lloj njezish po ti therrasi ATDHEUN dhe per KOSOVEN nuk shkojne per xhihad shkojn.por kta nuk perfajsojne te gjith shqiptaret
Xhihadismi ka filluar se pari ne Kosovo dhe perhapur ne shqiper duke joshur dhe mashtruar
Individ per te luftuar per xhihadizmin dhe alkajden se alkajda u ka premtuar atyre Parrizin dhe jeten a pasosur duke jetuar midis virgjireshave dhe Allahut.
Or budallej , shqiperia Eshte ne Europe nje nga popujt me te lashte dhe ju doni te nderroni ne
Islamizem te ndyre me alkajden e lindjes se mesme.
Turp per ato Individ qe jane qelbur ne trurin e tyre me ide dhe Zakone te Alkajdes.
Molla e Sherrit Eshte. Kosova per shqiperine sepse te gjithe kosovaret Kane harruar dhunen Dhe shtypjen qe na ka dhane turqia per 500 vet dhe perseri shqiptari I perulet ne gjunje Turkut.
Vdekje alkajdes!