18 mars 2016

anazapta

Nga Andrea Stefani

Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes, një nga ideatorët e fabrikës mafioze të vdekjes që i mori jetën 26 njerëzve dhe plagosi e shkatërroi shumë jetë të tjera, ndodhet në Uashington duke negociuar me amerikanët për reformën në drejtësi! Por askush nuk proteston për këtë absurd lakuriq që nuk kërkon shpjegime.

Përvjetori i masakrës të shkaktuar nga etja e një pushteti të mafiozuar për fitime nga municionet e diktaturës, kaloi këtë vit në heshtje. Askush nga pushteti i sotëm i socialistëve, domethënë nga opozita e djeshme që premtonte drejtësi, nuk vajti në Gërdec për të bërë homazhe dhe vendosur lule mbi memorialin e tragjedisë. Jo rastësisht. Do tingëllonte si farsë. Sepse pandëshkueshmëria, 8 vjet pas masakrës në Gërdec, është vetë një masakër mbi drejtësinë.

Ndaj kinse i zhytur na hallet e qeverisjes, të debateve me Blushin për demokracinë në parti, apo me Berishën për reformën në drejtësi, pushteti u shtir sikur e harroi Gërdecin. Ndoshta ka nisur ta ndrydhë kujtimin për të, ashtu siç shtypim në subkoshiencë gjithçka që nuk na leverdis apo na turpëron. Sepse çdo përvjetor që kalon, shpërthen e rishpërthen në heshtje demaskuese, edhe më trandëse se gjëmimi i barutit, mungesën e skajshme të devocionit për drejtësinë.

Në Uashington ndodhet edhe Lulzim Basha, koleg i Mediut në qeverinë e Gërdecit, që do ta çonte më tej stafetën e krimit pushtetar në masakrën e 21 janarit. Edhe ky ndodhet atje për të folur me amerikanët për reformën në drejtësi si dhe për të denoncuar “kriminelët e qeverisë socialiste”. Basha nuk e ka fort gabim. Edhe këta socialistët ndoshta e meritojnë emrin e kriminelit. Se nuk ka krim më të madh, më gërryes, më të rrezikshëm dhe vrasës për shtetin, sesa të mos përpiqesh me mish e me shpirt, natë e ditë, që të bëhet drejtësi për Gërdecin dhe 21 janarin. Pra, që të marrë dënimin e merituar edhe Basha vetë.

Qeverisja e mafiozuar e Mediut, Bashës, Berishës dhe e disa të tjerëve, vrau disa njerëz. Pasiviteti i socialistëve në luftën për drejtësi po vret frymën e së drejtës. Moralin po se po. Pra, është një krim me pasoja shumë më afatgjata për shtetin dhe Atdheun. Është një krim i mbarsur me shumë krime dhe tragjedi të tjera. Është dënimi me krim i së nesërmes, i së ardhmes.

Dhe cila është alibia e socialistëve për mosndëshkimin e kryefajtorëve për Gërdecin dhe 21 janarin, për këtë mungesë ulëritëse drejtësie? Mungesa e drejtësisë vetë!!! Kush erdhi në pushtet për të kuruar një të keqe, po justifikohet pikërisht me të keqen që duhet ta kuronte!1

Vrasësit kanë fluturuar në Uashington për të biseduar se si t’ia bëjnë për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Është fiks fare si “t’ia bëjnë”. Si t’ia bëjnë që edhe të mos e bëjnë, por edhe të duket sikur e bëjnë. Reformën. Se duhet të jesh i marrë të shpresosh që politikanë kryepërgjegjës për tragjedi dhe krime të përgjakshme si Gërdeci dhe 21 janari, që vazhdojnë të militojnë në politikë vetëm sepse nuk është bërë drejtësia, mund të japin ndonjë kontribut që të themelohet në këtë vend drejtësi. Prandaj nuk mund të mos lësh mënd kur dëgjon një diplomat amerikan që nga Uashingtoni të deklarojë plot optimizëm se është shpresë plotë se lidershipi politik i të dy krahëve, do arrijë konsensusin për reformën në drejtësi. Është njësoj si të shpresosh që Al Kapone të investohej në kapjen e Al Kapones. Një shpresë e pashpresë që e nanurisin edhe socialistët e Edi Ramës, edhe ambasadori Lu apo ambasadorja Vlahutin, ndërsa marrin e japin me Berishën, Bashën dhe Mediun për reformën në drejtësi. Dhe duhet thënë hapur, kjo arrogancë për të mbajtur si partnerë, madje për t’i dhënë edhe flamurin e dekriminalizimit, politikanë haptazi të kriminalizuar, është një tentativë për vrasjen dhe varrosjen e moralit publik!

Të gjithë shtiren. Njerëzit paskan kapacitet të pafund për të fshirë realitete dhe fakte, siç fshihet me gomë nga një copë letër një vizatim, dhe pikërisht për këtë shkak, edhe për të shpikur realitete. Ata që bënë Gërdecin dhe 21 janarin fusin kokën si struci pas ferrës së “rikoshetave” apo “gabimeve njerëzore”, pasi thikave me helm apo çadrave pistoletë, pas protestës së dhunshme të opozitës apo pas ferrës së një puçi që nuk ndodhi, por që e shpikën pikërisht për të fshehur kokën. Gjykatës po ashtu. Po ashtu edhe diplomatë amerikanë dhe europianë që s’dihet sepse, nuk flasin dot kundër krimit pa shpikur detantën e tij mes dy krahët e politikës.

Pandëshkueshmëria, kriminalizimi i pushteteve dhe pushteti akoma i stërmadh i qeverive mbi jetët e njerëzve, i ka shndërruar shqiptarët në një masë inerte që nuk reagon as kundër krimit, as kundër pandëshkueshmërisë.

Kështu nuk duan ta dinë më për ata që u vranë dhe ju shkatërruan jetët dhe shtëpitë, as masa e demokratëve, mbështetësit, votuesit, fanatikët e kryefajtorëve të Gërdecit dhe 21 janarit. Vetëm sepse kanë përfituar diçka nga ai pushtet i përgjakur (shumëkush një rrogë dhe ca më pak të tjerë miliona), vetëm se shpresojnë të përfitojnë nesër prapë diçka nëse ai rikthehet përsëri, i bën që gënjeshtrat për puçin të jenë për ta më e vërtetë se vetë tragjedia dhe krimi i vrasjes së njerëzve. Ajo që është e gënjeshtërt dhe irreale bëhet më reale se realja, justifikim i krimit më i vërtetë se krimi. Padrejtësia, varfëria, konformizmi me të pushtetshmit e politikës, ka përmbysur rendin e gjërave. Zakonisht thuhet që të vdekurit janë në të vërtetë ndërsa të gjallët në të rreme. Për turpin tonë, të vdekurit e Gërdecit dhe 21 janarit janë sot në të gënjeshtër ndërsa vrasësit e tyre, në të vërtetë.

Nuk duan t’ia dinë fort as mbështetësit, votuesit e socialistëve. Ata nuk alarmohen që përvjetori i tragjedisë këtë vit kaloi më i heshtur se vetë të vrarët dhe që lidershipi i tyre, ju largua Gërdecit ashtu si vrasësi vendit të krimit. Edhe pse nuk ishte krimi i tij. Edhe këta shtiren sikur Gërdecin ja u ka fshirë nga kujtesa moria e halleve të përditshme. Ose mjaftohen, si përgjithësisht masat nuk mendojnë me kokën e tyre dhe që ja kanë deleguar arsyen lidershipit, me racionalizimin: E di partia! E di Edi! Kaq. Nuk arrijnë të kuptojnë se pandëshkueshmëria për Gërdecin dhe 21 janarin, është një kërcënim i tmerrshëm për të sotmen dhe të nesërmen e jetëve të tyre dhe fëmijëve të tyre.

Askush nuk proteston për mungesën e drejtësisë për Gërdecin dhe 21 janarin e pandëshkuar. Shoqëria civile proteston edhe për dy pemë te Liqeni por nuk proteston për të vrarët. Ndoshta besojnë (si Bethoveni) se një pemë vlen më shumë se një njeri? Apo se tashmë ata janë të vdekur të një krimi të vjetër që nuk mund të mos i harrosh? Vetëmashtrime fatale dhe të mjera! Sepse nëse ndalet drejtësia, nuk ndalet krimi. Viktima të tjera do pasojnë. Të gjithë do të bien, në një formë apo në një tjetër, në një moment apo në një tjetër, nën gijotinën e krimit që mund ta ndalë vetëm drejtësia. Prandaj të luftosh për kauzën e të vdekurve në Gërdec e 21 janar, është të luftosh për jetën. Ta harrosh atë kauzë, do të thotë të investohesh në favor të krimit, të vdekjes.

Sot protestojnë vetëm të vdekurit. Të vdekurit e Gërdecit dhe 21 janarit. Ne periferi të empatisë së mbetur por që pakësohet frikshëm. Ne nuk i shohim sepse ata, janë një noumenë e parrokshme nga shqisat tona. Por padyshim që protestojnë. Plaka e pleq, fëmijë, burra e gra, me plagët, gjymtimet përlyer me gjakun e pafajshëm, ende të ngrohtë, si çastin fatal kur i vrau lakmia për pushtet e pasuri. Ata protestojnë çdo sekondë përpara Kuvendit të harruar në sherret e veta, gjykatave që nuk japin drejtësi, shtëpive apo vilave luksoze të politikanëve që ja u morën jetën dhe në themelet e të cilave dergjet gjaku i tyre, protestojnë edhe para Ambasadës Amerikane në Tiranë, që këmbëngul të realizojë dekriminalizimin me ata që i vranë, protestojnë edhe në Uashington (sepse të vdekurit kanë avantazhin që mund të udhëtojnë pa viza e të kapërcejnë oqeanet pa avionë), përpara Shtëpisë së Bardhë ku Mediu apo Basha, shtrëngojnë duart me zyrtarë amerikanë që nuk para duan t’ia dinë për gjakun që u derdh në Gërdec dhe bulevardin e Tiranës sepse, në fund të fundit, ai nuk është gjaku i tyre.

Ne i braktisëm, por ata nuk na braktisin. Ata protestojë për Ne. Për Ne, të gjallët me moral të vdekur. Sepse, në fakt, të vdekurit jemi ne. Të vdekur që ecim, “walking dead”. Çdo ditë, stinë, vit i ikur pa drejtësi, është një stinë apo një vit i vdekur që ndjell krim në Shqipëri dhe shton kapicën e kufomave të moralit që po na mbulon si shtet, shoqëri dhe Atdhe. Ata protestojnë për NE ndërsa NE, masa inerte e shqiptarëve me gjykim të mbytur nga hallet, varfëria, pasuria, gjakimet, ambiciet, injoranca dhe fanatizmi, nuk mund t’i shohim as dëgjojmë. Ne vazhdojmë të flemë. Deri kur ditën që padrejtësia të prekë edhe jetët apo shtëpitë tona (në një shtet pa drejtësi askush nuk i ikën dot krimit) dëshpërimi i të vrarëve do të depërtojë edhe në ngujimin e botëve tona, si një urdhër për drejtësi. Do të vijë ajo ditë sepse në një shtet pa drejtësi, askush nuk mund t’u ikë kthetrave të krimit. Sado të ngujohet prej tij. Pikërisht atëherë, të vrarët e Gërdecit dhe 21 janarit, do protestojnë edhe në hapësirat e ndërgjegjeve të fjetura, në ëndrrat tona të gjumit duke tromaksur vrasësit dhe duke na zgjuar NE, të vdekurit e gjallë. Vetëm atëherë, në mos qoftë shumë vonë, do të vijë ringjallja. E secilit prej nesh. Edhe e Atdheut!

Share This Article
3 Comments
  • FAKTI I ‘DITES’!
    Kamikaze te informacionit 25 vjet pse nuk flisni per shqipetaret ,buken dhe Bashkine po propogandoni vetem per Blushat,berishat biberajt dhe Ameriqine qe 25 vjet varrosen SHQIPERINE!?
    ———————
    -Nga erdhi teorija reaksionare antishqipetare e ‘terapise se shokut’ qe e çoi ne ZERO bazen ekonomike te shtetit shqipetar aspak inferiore me ate te Europes dhe kujslinget antishqipetare qe e propoganduan ate pse jane akoma ne parlamentin e popullit nga berishat tek Blushat e BODE-gardet e tjere!?Si mund te egzistoje shteti e aqe me teper i pa varur pa baze ekonomike!?
    -Nga erdhen teorite antishkencore e antiekonomike te ‘neoliberizmit’ shkaterrimtar propoganduar nga Berishat,Blushat e BOD-gardet e tjere ne emer te ‘Lirise se tregut te lirise se hajduterise’ e pse krriminelet qe perqafuan e propoganduan keto teori antishqipetare jene ‘miqteì me te mire te lobizmit antishqipetar amerikan !?
    -Nga erdhen ‘orjentimet’ per financimet e kreditimet e sistemit financiar SUDE e bankar FullHani e a perfunduan tere miliardat e pasurise kombetare ne duart e ‘miqve’ strategjike Berishave,Bashave Blushanve karabushave e bode-gardeve te tjere qe vazhdojne te jene ne parlament ne PERJETESI se kane blere me FLORI ‘podesta’ e ARVIZI me gjakun e shqipetarit te ‘ZI’!?
    -Nga kush vend e nga kush ‘GJUHE’ antishqipetare u huazuan fjalet ‘BIZNES’,’MONOPOL’,’AFFERE’,KLIENTALIZEM,NEPOTIZEM dhe kush jane e si i kane MBIEMRAT klientet e PODESTA e ‘miqte’ e ‘ambasadoreve’ qe kane pushtuar sistemin ekonomik,arsimor,financiar e bankar:Berishat,Blushat,Bashat e tere KARABUSHAT qe 25 vjet jane te VETEEMERUAR ne parlament me mbeshtetjen e lobizmit antishqipetar amerikan qe jane blere me flori nga gjaku i feijeve te shqipetarit te ZI!
    -Me keshillat e ‘kujt’ podesta eshte lene ‘PRONA PA ZOT’ qe shqipetaret te vrasin njeri tjetrin ne nje kohe kur tere pasurija publike eshte pushtuar nga deti toka dhe ajri nga ‘miqte’ e ARVIZINJVE E PODESTA nga Verishat tek Blushat LIKET e karabushat qe kane 25 vjet qe dergjen ne parlament se kane blere me FLORI ambasadore ‘odesta’ e lobiste me gjakun e shqipetarit te ZI!?
    -Nga erdhen ‘direktivat’ qe popullit shqipetar si i vetemi ne Ballkan ti hiqen nga DUART:Shteti,Parlamenti,gjyqesori,ekzekutivi,armatimi,municioni,rezervat e shtetit,ekonomija,BUKA e mbi te gjitha INFORMACIONI per ta lene ne terr INFORMATIV per te mos e marre vesh KURRR ku i perfundoj nentoka e pasur shqipetare,ku i perfundoj mbitoka,deti,ajri.toka kufite ushtrija duke e lene gjysmen lakuriq te pa pune e gjysmen tjeter te perzene neper rruget e Botes si dikur izraelitet ne shkretetitre e per te lene ne PERJETESI per te marre AVDES ne parlament Berishat.Blushat,Bashat se kane ‘miq’ ne Ameriqi e bejne sikur u dhimset ajo qe e perdhunuan 25 vjet qe dikur quhej SHQIPERI!
    -Pse nuk u be e ska per tu bere KURRE hapja e DOSJEVE e nga ka ardhur direktiva!Nga ‘podestate’ e Biberajt se po u HAPEN do qelbet jo Ballkani por tere Europa se ZBULOHEN agjentet strategjike Berishat,Blushat,Bushatet,Bashat e tere karabushat qe e shperbene kete vend!?
    -Nga erdhen planet per ‘LUFTEN’ donkishoteske kunder kAAAmunizmit dhe populli shqipetar u peror si donkishote e sançopançot te luftonin 25 vjet me barkun bosh kunder KUJT—Kur tere shurranjozet e ish Bllokut me ne krye doktor Adhamudhin qe nuk dine nga pjerdh gomari per Komunizmin kane qene e vazhdojne ta drejtojne kete ‘LUFTE’ duke i perdorur shqipetaret si GOMARET kunder njeri tjetrit sepse kane ‘FIRMOSUR’ qysh ne RINI tek Biberajt,Podesta e Ameriqi dhe jane po ato mbiemra Berishat,Blushat,Bashat,Bushatet etj!?
    AKOMA KANE NGELUR IDJOTE SHQIPETARE QE PAS 25 VJETESH TE HANE QOFTET E HELMOSURAVE TE ANTISHQIPETAREVE NE SHERBIM TE AGJENTURAVE ME TITUJ PROFESORE E FILOZOFE NE SHERBIM TE TYRE QE 25 VJET I TREGONIN GJURMET NE KATOVICE KUR UQERIT BENE KERDINE 25 VJET NE BATHORE DHE SHQIPETARET NUK U LANE AS HUNJ DRURI SE TERE ARMATIMI E MUNICIONI MILIARDASH U KTHYE NE FLORI PER TI NDARE DHENDERRI E NIPI SERB ME USTALLARET PERTEJ OQEANIT—-Nder kohe qe Blushat Ramushat salisjane e socialSSaliste 25 vjet mernin AVDES neper klubet e selanikur duke perqeshur femjet shqipetare e bere LLOQE me ambasadoret amerikane!

  • Inderuari shqipetar e intelektual A.GRAMSH,
    A mund te na thuash neser ne rubriken :FAKTI I ‘DITES’:Kongresi i PS do jete vazhdimesija 25 vjeçare e dogmave megallomanise ‘stetutit’ e PARISE’ apo rilindja e nje partije te MAJTE qe do perfaqesonte pas 25 vjetesh hallet e mjerimit varferise e rilindjen e ish Shqiperise si e ke mendimin!?Respekt

  • Ju pershendes z.A.Gramshi per komentin tuaj por fuqia e “mbinatyrshme” mbron kriminelet dhe i promovon ata per te shpetuar dike qè i ka sherbyer me zell te huajit ne ç’fardo menyre,shperblimi eshte ne çdo moment por edhe perbuzja popullore nuk mungon pavarsisht se kur vjen ndeshkimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *