Asgjë tjetër përveç kësaj që thuhet në këtë titull s’mund të formulosh, teksa dëgjon këto ditë disa kolegë e fjalimembajtës që nxitojnë të bëjnë pikërisht këtë gjë, të pajtohen me të keqen, t’i nënshtrohen asaj. (Bruti thotë se ishte i poshtri i dynjasë… Dhe Bruti është burrë i ndershëm.) Duke i bërë karshillëk së keqes, prodhohet alibia se po ia hedhim edhe këtë herë, po ia hedhim vazhdimisht, prej 20 vitesh. Është kaq qesharake! Dhe pastaj analistëve të anshëm nuk iu vijnë për mbarë krahasimet dhe analogjitë që, gjithsesi, iu dalin përpara këtyre… teprimeve; më e pakta. Të fshehësh të keqen, ta rrumbullakosësh atë, është njëlloj talljeje me publikun e gjerë dhe me tranzicionin e gjatë, që nuk zbythet pikërisht prej mendjelehtësish e hipokrizish të tilla.
I nderuar zoteri! A ka mundesi qe te vendosni nje inicial ndermjet emrit dhe mbiemrit tuaj, pasi edhe une kam po te njejtin emer dhe mbiemer si i juaji.
Nderime.
Ky është Kryeministri i Gërdecit, i 320 milionë eurove të rrugës, i manipulimeve, i batakçinjve, kujton se është viti ‘96 përsëri. Është shumë e vështirë ta ulësh nga kali, mbasi ai do të kryejë çdo gjë që është e mundur që të qëndrojë. Këtë e dinim të gjithë, por votën nuk e ruajtëm dot. Na ka zënë taksirati me këtë njeri. Harruat vitin 1997, sa njerëz u groposën dhe ky njeri nuk e lëshonte kolltukun. Sa ka qenë në pushtet shumë njerëz janë zhdukur dhe ende nuk gjenden ku janë eshtrat. Ky duhet të largohet njëherë e më parë dhe populli duhet të ngrihet t’i tregojë rrugën.
Në radhë të parë përshëndetje për punën shumë të çmuar që ju kam lexuar kwto ditw. Eshtë e vërtetë që të përballesh me pushtetin e Berishës është tepër e vështirë, por jo e pamundur… Ne duam të bëhemi evropianë dhe të jemi pjesë e këtij civilizimi, është një aspiratë e gjithë shqiptarëve, të cilët duhet të kuptonin se, korrupsioni nuk ka ngjyrë dhe nuk i përket as njërës dhe as tjetrës forcë politike, ai zhvillohet sapo te gjejë terren… Ndaj nevojitet që të gjithë të bëhemi pjesë e bashkimit të ndërgjegjes qytetare për ta luftuar dhe shkulur këtë të keqe që po mban peng të gjithë ne.
Turp i madh ajo qe ndodhi dje me Zogun. Te gjithe heshtin, pak zera degjohen. Po përse ndodh kështu me klasën intelektuale Shqiptare? Përse një pjesë e vogël e saj (intelektualët politikë) arrijnë të manipulojnë dhe dominojnë në mënyrë sistematike intelektualët e tjerë? Një arsye mund të jetë që intelektuali Shqiptar nuk ka një sistem besimi dhe vlerash të qëndrueshme dhe të pranueshme nga një shoqëri normale. Një arsye tjetër mund të jetë që intelektuali Shqiptar nuk mund të ketë fare një sistem besimi dhe vlerash, gjë që e bën atë të shitet e blihet për “dy aspra”. Një arsye tjetër mund të jetë që intelektuali Shqiptar të mos ketë përgatitje të mjaftueshme intelektuale dhe të jetë thjesht një individ me “shkollë të lartë”. Por cilado qoftë arsyeja, intelektuali Shqiptar ndër vite nuk ka arritur të plotësojë detyrimet e tij përballë shoqëris dhe t’i shërbente interesave të saj. Intelektuali Shqiptar ka dëshmuar se ka qënë dhe vazhdon të jetë një dështak–një dështak recidivist.
Vetëm Zombit nderojnë të vdekurit dy herë. I nxjerrin nga varri e bisedojnë me ta. Ku je o dritë e DIELLIT t’i djegësh zombit! Turp i madh per Shqiperine dhe shqiptaret kjo qe ndodhi dje. Gjëmoi Tirana nga topat për hajdutin e 1937-s që shkremen me urdhër të hajdutit të 2013-s. Lëre një vend për varrin tend afër Mbretit o Sali, kështu që kur të shurrosin njerin, tjetri t’i marrë erë. Skizofren i kohëve moderne.
E dashur redaksi e DITA-s! Ju shkruaj nga Vlora. Shumë miq të mi bëjnë sot me habi pyetjen: Si ka mundësi që gërdecarët votuan për qeverinë zgjedhjet e shkuara? Disa thonë “kështu e kanë këta, janë të paditur dhe të mjerë” disa të tjerë që “vota është vjedhur”, disa që “vota është blerë” etj.
E vërteta për mua është që ata i kanë shtrënguar të votojnë ashtu. Ju kujtohet kur u dhanë lekët në atë mënyrën e turpshme që vetëm monstrat pa zemër mund ta bëjnë me 26 të vdekur nën këmbë? Ato thasët që hapeshin në tavolina dhe kamerat e qeverisë xhironin? Ato lekë dhe të tjera, ata të mjerë i morën dhe më pas qeveria u tha: “Kush nuk do votoj për ne, do t’ia marrim prapë. Si ua tha këtë? Sigurisht jo drejtpërdrejt. Por, pa pyeteni pak veten: Çfarë ishin ato gjyqet e hapura nga Bashkia e Vorës për ata që “kishin marrë lekë me shumicë dhe duhej t’i kthenin?” Dhe përse ato paralajmërime për gjyq, u bënë pikërisht në ditët e fushatës? Eh, mesazhi i qeveris-vrasëse ishte i qartë: Lekët do t’u rimerren atyre që votojnë kundër.
A ju duket rastësi që një djali nga Gërdeci që dilte në një spot televiziv të opozitës dhe tregonte dramën e tij ditën e tmerrit, gazetat e qeverisë iu turrën të nesërmen me titujt: “Këtij filan fistëkut, Berisha i ka dhënë 40 milionë lekë dëmshpërblim”. O zot, çfarë mostrash…
Gjithsesi, nuk po vazhdoj më, sepse secili e bën vetë analizën e tij. Dua të sjell në këtë rubrikë vetëm një copë letër. Është shkruar nga Kristina Durdaj për nënën e vet, Rajmonda Durdaj, një nga viktimat e Gërdecit. E kam marrë nga libri i të ndjerit Ardian Klosi, “Katastrofa e Gërdecit”. Është letra e një 13-vjeçareje që feston datëlindjen dhe i jep një letër babait të saj për të çuar tek varri i nënës. Nuk dua të bëj komente të tjerë, se më mblidhet një lëmsh në fyt.
“…Mami të dua shumë. Edhe pse ti ike, në zemrën time ti do jesh derisa unë të vdes… Mami pse të mori Zoti që të vuaj unë kaq shumë? Mami, ti pse shkove vetëm pse nuk ike me halla Lizën? Do shpëtoje Xhenin. Mami të dua shumë, shumë. Festuam datëlindjen time. U bëra 13 vjeçe. Sot e deri sa të vdes unë s’do jem kurrë e gëzuar Mos e harro, të dua shumë. Këtë letër do ia jap babit që ta sjellë ty..”
Kopertina eshte shume e bukure.Ju lumte.