Nga Bedri Islami
Kuvendi i Shqipërisë, siç ishte pritur, me shumicë të ndjeshme, votoi ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilit, në këtë kohë pandemie, por që mund të ketë zgjatje “edhe në raste të tjera” të përngjashme, shton tani dënimet me burg për një sërë veprash.
Megjithëse mendje të spikatura të Kuvendit dhe me përvojë të gjatë legjislative, si zoti Fatmir Xhafaj, bënë thirrje të kihet kujdes në përcaktimin e dënimeve, të cilat, më tepër se një gjendje reale shprehin një pasion politik kryeministror, përsëri ligji kaloi, ashtu si kishte paralajmëruar vetë shefi i qeverisë.
Nuk e di përse mblidhen këto parlamentarë e aq më tej, nuk e di as përse paguhen kur rrallë herë marrin mundimin të kenë mendimin e tyre, më rrallë të kundërshtojnë e asnjëherë të jenë kundër.
Që në fillimin e pandemisë, pra që kur ajo ishte epidemi, fjala e vetme e dëgjuar nga kryeministri Rama është burg.
Burg të dalësh në rrugë jashtë fashës së orarit (që më shumë sjell dëm se ka dobi, pasi në orë piku përmbledh shumësi njerëzore të papërballueshme); burg të mos e kesh me vete lejen e dhënë online, të cilën ta kontrollojnë disa herë sikur ke kaluar kufirin pa leje; burg nëse (edhe pse nuk e di se je i infektuar) i afrohesh dikujt që do të infektohet më vonë kur nuk ka asnjë shkencë të deritanishme që e saktëson nëse infektimi ka vajtur nga ti tek dikush tjetër, apo nga ai dikushi ka ardhur tek ti; burg dhe konfiskim makine (çfarë faji ka makina që e konfiskon); burg nëse ora e mbylljes së fashës lëvizëse të ka gjetur ende në rrugë dhe ti ende nuk ka arritur në cakun tënd, pra duke nxituar, në vend që të përfundosh në shtëpinë tënde, shumë lehtë mund të ngrysesh në një komisariat, ku bëka vaki që shefi ta vesh një shuplakë, edhe nëse je mjek (!); burg , nëse je larguar më shumë se 500 metra nga banesa jote…
Është bërë kaq e vështirë të ndjekësh një fjalim kryeministror dhe të mos dëgjosh disa herë fjalën “burg”, të cilën e thotë me një pasion që nuk ia ndjen kurrë në fjalët punë, mirëqenie, solidaritet, pavarësi mendimi…
Nuk e besoj të kemi pasur një shef tjetër qeverie që, edhe kur bën gjëra të mira e të duhura, si menaxhimi i pandemisë (sipas disa mjekëve) përdor kaq shumë fjalën burg dhe me kaq kënaqësi përcëlluese.
Ka shtatë vite që po përjetojmë këtë zhargon fjalësh dhe për më tepër nga dikush që e njohim për njeri të lexuar, të cilin e kemi pritur të jetë diametralisht i kundërt me “politikat” qeverisëse të Berishës.
Që në ditët e para dëgjuam burg për ata që nuk paguajnë dritat, burg për ata që përvetësojnë ujët e pijshëm, edhe kur e nxjerrin me motopompa nga puset në oborrin e tyre, burg për lidhje të paligjshme, burg për, një dreq e di, si ndodhi me atë fukaranë e shkretë që, për 12 mijë lekë të vjetra u mbajt me javë në burg, dhe, mjerisht u kujtuan për të ditën kur ai bëri vetëvrasje.
A nuk ka në politikën e tashme diçka tjetër që të ofrohet për popullin veç “burgut”? Veçanërisht për ata që mezi e përballojnë jetesën?
Se nga ana tjetër shohim ata që i kanë bërë minierat zgafella vetjake dhe askush nuk e di saktësisht se çfarë shfrytëzimi barbar po ndodh aty. Pamjet e tyre të kujtojnë pjesët e mjerueshme të skenave të Dikensit… Të tjerë kanë zaptuar naftën si oktopodët dhe askush nuk e çan kokën nëse naftëtarët e varfër kryefamiljarë paguhen apo jo.
Sepse ndryshimet e tashme kanë vetëm “burgun” gjetje të re, të tjerat rrinë po njëlloj.
Po sikur këtë fjalë e për më tepër këtë mentalitet, qeveria të fillojë ta ndryshojë, të gjejë veten tek njerëzit dhe jo të dërgojë njerëzit nëpër burgje, të ngjallë shpresë dhe jo të përcjellë frikë, të gjejë rrugët drejt ndryshimit e jo drejt burgimit?
****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit


”RRETH KORONAVIRUS TË BASHKUAR,ME NJË DËSHIR E NJE QËLLIM…!?”
‘Nje njeri apo nje grup njerezish mund te genjehen nje here edhe disa here po nje popull i tere pergjithmone kurre!
——–
Ne vend te paraDhenjes
‘Ku e lam e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti…”Noli
Haber-Akshamet nga Kalifati Bathores :
1 -Vendin kryesor e ze ai i Islamit Bedri qe per pasoje e plakjes apo largesise asgje se ç’fare behet ne kete vend 30 vjet nuk di!
Edvini si nxenes besnik i kalifit Sali dhe shok ngjalash i Mulla Omar Like Flori,si populist provincial,zogist sharlatan,xhihadisto fashist i oreve te para ne krah te terrorristit Hajdari ne kete vend 30 vjet koloni e mergates se qyqeve e koloboracionisteve,tradhetareve Biberajve beogradasve Mit’hateve,Butkave e Matjaneve pas 30 vjetesh Kerkon te luaje rolin e diktatorit si Çarli Çaplin te Adolf Hitlerit por si aktor-piktor i deshtuar nuk ka as mundesi e as aftesi ta luaje!
Edvini o Islami Bedri,sot pas 30 vjetesh ne nje vend pa shtet,pa asnje nger 3 pushtetet,pa informacion pa siguri kufi,ushteri,po mbi te gjitha pa BUKE pa PUNE,pa PRONE pa EKONOMI fjalen ‘BURG’ e perdor si femijet nga frika kur kane ngelur ne erresire vetem ku si te vetemit ‘shpetimtare’ i kane ngelur te mbyturit Sali-Lulzim-Like Flori(qe nuk arrin ta kuptosh ti e shume si ti ) perfshi dhe ‘ambasadoren’ e radhes nje fare Vjetnamezeje qwe nuk dihet 30 vjet se ne sherbim te kujt jane e perfaqesojne :Ke shtet!?
Edvini juaj i ‘SHKOLLUAR’ ngelet nje islamiko xhihadist biles shume me lart edhe se kalif Salija dhe ‘Abas Alija’ apo allias Like Florija qe jo vetem si protagonist ne krah te tyre por shume me i avancuar se sa ata se per ideologji ka INTEGRALIZMIN islamiko xhihadist e katandisen ish Shqiperine MODERNE pas 30 vjetesh pertej viteve ’30 te shakaxhiut te perparimit Zogolli ne mesjeten e INKUJZICIONIT!
–
Frike se mos Edvin ‘Nudisti’ me hanxhar ne dore na mer perpara dhe na fut ne ‘BURG’!?
Me se do na ushqeje atje,kur ka nga ata qe kane dale nga burgu e duhet te kthehen se jashte skane me ç’far te hane dhe proferojne thenjen e Kafkes:
”Shpesh njerezit jane me te sigurt ne byurg se sa jashte”!
2.-Dora vete-EDVINI,(Aleat i koronavirus)’Babai’ i sKiptareve, muxhahedineve,hajdareve ‘kosovareve’ juventinave Pandelinjve e Spiropaleve ,i derguari i allahut qe e ka zgjedhur ti ngarkoje nje peshe te rende mbi supe,si ja ka thene edhe gjyshja qe kish per burre gjyshin qe ish shofer i Zogollit edhe DJE ne rolin e tellallit te prefektit te TirOnes e me perkthimet e doreshkrimeve te dikureshme te Qazim bej Mulletit ne gjendje tejet te renduar PSIQIKE 8per shume arsye por kryesorja ekonomike) beri lajmerimin IDJOT te radhes:
‘Te dalin pleqte ‘kAmunista’ po jo me teper se dy bashke e qe njeri duhet te jete mundesisht i infektuar me koronavirus qe te vdese ose me ndryshimet e kodit penal ‘VRASE’ tjetrin dhe ne ‘vrasim’ vrasesin dhe keshtu :’
Me nje gur vrasim dy kAmunista’!?
Ne cilin do vend te Botes me veprime te tilla qe jane jo vetem simtoma por pasoja te renda te shendetit mendor ne Bote e Ballkan perjashtu Bathore e Kosove do te therritej Shoqata e mjekeve pa kufi ta kthente parlamentin antishqiptar qeverrine kujslinge me hajdare e pandelinj e gomare e ‘presidencen’ e ‘koke palareve’ ne KARANTINE ku tu behej tere kjetyre antishqiptareve mbi te cilet rendojne dhjetra vepra penale trajtim sanitar te DETYRUAR!
3.-Nje kujsling me mbiemer KLOSI(Aleat i Koronavirus) qe i eshte bere surrati si bythe apo tave KOSI tere jeten ne sherbim te agjenturave e kolonizatoreve si poasardhes i islamikut xhihadist GAZIDEDE arrin me nje idjotesi krriminale e thote;
”Mardhenjet e Rames dhe te Metes pas kesaj epidemije do jene ndryshe”!?
A ka shprehje me KRRIMINALE se sa kaqe ku shqiptareve 30 vjet pa shtet pa prone pa pasuri pa BUKE e te shperngulur nga trojet e te pareve per shkak te politikave KRRIMINALE -kujslinge me ne krye dy protagonistet SALI-LIKE FLORI,tu thuash se do ti kini tere jeten ne kurriz sepse tani ata do bejne PAQE me njeri tjetrin ne emer te ALLAHUT e ju,’Koke palare’:
‘SKLLEVER BIJ SKLLEVERISH TERE JETEN DO JETONI SE LIRI SDONI’!?
4.-Nje nga kreret e xhihadit ne krye te kalifatit 30 vjet me mbiemer DODA qe duhet te ish ne BURG si tere kjo glase politike per te vazhduar te jete PROTAGONISTE dhe ‘aleate’ e KORONAVIRUS’ kerkon si shumica e krereve te KRIMIT dhe KORRUPSIONIT te beje diçka ne ‘luften’ kunder ‘armikut’ apo ‘gogolit’ qe te vije prape ne pushtet e VARE-Shqiptaret tek Palma ashtu si beri nen udheheqjen e kalifit SALI ne kryqezatat kunder shqiptareve ne ’97.’98.Gerdec,21 Janar kur ‘dishepulli i saj i dashur’ Olldash-koqedashi deklaronte se:
‘PO te isha une minister i brendshem ne vend te Lulzimit nuk do vrisja 4 po 300!
Pra kjo xhihadiste e ISIS po mer rolin e BAMIRESES e na paskerka shkuar tek nje ‘ìplake disidente’ e dinastise minoritare antishqiptare ,çobenjsh -LUBONJA dhe i ka shpene SAPUN-VAJ-MAKARONA!
Sapunin per ‘BURG’ apo per te lyer ‘LITARIN’ para se kjo Lubonja ngelur ne ‘mjerim’ ashtu si kusheriri FATOS te VETEVARET!?
5.-Edhe ti o ‘Bruti’ XHAFA!
Nese sot pas 30 vjet tragjedi do behej nje referendum per tu kerkuar shqiptareve jashte dhe brenda se kujt do tja besonin ‘shpetimin’ nga tragjedija dhe aleatet e KORONAVIRUS qe jane Salija-Edvini-Bassha-Like florija kam mendimin se nje nder 10 shqiptaret do ish edhe FATMIR XHAFA!
Xhafa,pas shume veprimeve te zgjuara e qe tregojne civilizim -demokratik nder kryesoret doreheqja si minister i brendshem ,para dy ditesh per nderhyrje ne ndryshimet e kodit penal qe jane thjesht ‘Pordhe me rigon’ ne nje vend pa shtet ,koloni e me kolonizatore qe tashme askush nuk i di se skane me interes ne nje vend shkrumb e hi,DJE na deklaron:
‘Smund te humbasim kohe me shume me proçesin e ringritjes se drejtesise…Sistemi i drejtesise s’mund te karantinohet”!?
Me shqip se sa kaqe!?
Qe protagonisti kryesor i reformes se ashtuquajtur ‘drejtesi’ nga 2016 e deri me sot qe po kalojne 5 vjet direkt apo indirekt ‘pranon’ edhe pse me ‘ndrojtje’ se mos u prishet qefi ‘aleatit strategjik’ se ne kete vend pa SHTET nuk ka si te kete akoma ‘pushtet gjyqesor’ perderi ska 30 vjet PARLAMENT sepse popullit shqiptar bashke me LIRINE-PAVARESINE i kane hequr edhe SOVRANITETIN dhe 30 vjet as VOTON dhe as VOTOHET,as ZGJERDH dhe as ZGJIDHET!
Zgjidhja!?
Fatmir Xhafa nese vertet e gezon te drejten MORALE ashtu si mendon shumica e shqiptareve nder te PAKETIT ne keto 30 vjet te kerkoje midis ‘shokeve’ po qe se kane ngelur akoma ‘Socialiste’ pasardhes te shqiptareve te luftes qe derdhen GJASK dhe te punes qe derdhen DJERSE dhe te NDAHET perfundimisht nga LLUMI socialSSalist, si ne grupi parlamentyar ashtu dhe strukturat socialSSaliste po qe se e jeton megjith shpirt tragjedine e ketij vendi dhe POPULLI e fillimisht te KRIJOJE opoziten e vertete per te dhene alternativen e shpetimit te Atedheut,funksionimin e pushtetit gjyqesor,rilindjen e shtetit shqiptareve !
Aleatet kryesore te koronavirus jane ata qe jane kunder 80 perqind te shqiptareve nga kalifi Sali tek tere Edvinet,Lulezimet perfshi Albinet,Muxhahedinet e deri tek Like Florija qe jo vetem kerkojne te bejne ‘aleance’ me njeri tjetrin por dhe me vete ‘koronavirus’ ta kompromentojne qe te vazhdoje sa me gjate per ta mbajtur kete popull ne mjerim edhe te burgosur jo vetem shpirterisht po dhe fizikisht!
Kunder kujt ‘luftojne’ e si e me ç’far armesh luftojne Epidemine Edvini me ‘thonj te pa prere’ nxenes besnik i kalif Salise dhe ngrenes ngjalash i simbolit te korrupsionit Like Florise!?
P.S ‘Mjerimi sdon mshire,por don vetem te drejt!’
Leksion badjavah pa paradhenie…
“Kabinetet” arnautase kanë qënë dhe kane mbetur, në kuptimin e plotë të fjalës, bash kabinete pykash, tek të cilat ka spikatur dukshëm mungesa e theksuar e dijes dhe e njohurive të përgjithshme të individit për të drejtuar, organizuar, dhe vënë në terezi punët e shtetit në dobi të interesit të përbashkët shoqëror.
Ke kabinetet e pykave ka spikatur dukshëm mungesa e aftësisë individuale për të përvetsuar dhe vënë në praktikë njohuritë e përgjithshme të përfituara përmes arsimit, kulturës, përvojës, shkëmbimit të mendimit, etj.
Dukuria e mungesës së theksuar të vlerave shoqërore është padyshim përgjegjsia e pykave.
Karakteristikë dalluese e pykave është paaftësia dhe mungesa e vullnetit të tyre për të vënë në binarë tre shtyllat funksionale të shtetit, (legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin), të cilat kurrë nuk mund të funksionojë si një “bashkësi institucionale” e aftë për të fuqizuar vazhdimisht shtetin, nëse ato…
a.) nuk janë të ndara e të pavarura nga njëra-tjetra dhe nëse ato
b.) nuk e kontrollojnë në mënyrë të ndërsjelltë njera-tjetrën ndaj përgjegjësive ligjore.
Karakteristikë dalluese e pykave është preokupimi për të shtrënguar sa më fort pas mullaqeve kulltukët me çfarëdo lloj çmimi. Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë gjuha e presionit psikologjik, metoda e rushfetit dhe në rast rreziku, dhe ushtrimi i dajakut.
Fan Stilian Noli – Kabineti i Pykave
Qetësia, me të cilën më dëgjuat dje, më bëri një përshtypje të thellë. Veçanërisht, duke marrë ndër sy që midis dëgjonjësve, ndodheshin shumë kundërshtarë të metimeve tona politike. E ndjej pra, veten të detyruar të falënderoj të gjithë e të këshilloj miqtë tanë të dëgjojnë me atë qetësi kritikat e kundershtarëve, se, tërë mjeshtëria e politikës është të dëgjosh mejtimet e të gjithë palëve me durim e gjakëftohtësi, të përqasësh e t´i peshosh, dhe pastaj të votosh pas gjykimit e ndërgjegjes. U gëzova shumë që populli i Korçës dhe i rretheve e paskan këtë virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time më kryelartë që jam qytetar i nderit i qytetit tuaj të urtë patriotik. Dha jam i lumtur që vinj sot përsëri përpara jush, që t´ju shpjegoj arsyet për të cilat kundërshtojmë qeverinë e sotme.
E kundërshtojmë se disorganizon shtetin, se shkel liritë, se s´kujdeset as për bukën , as për shëndetin, as për arësimin e popullit. Këto arësye i kemi shpjeguar dhe në parlament, po taje zëri ynë u mbyt prej gishtrinjve të deputetëve proqeveritarë. Dalim, pra, tani, përpara gjykatores së lartë të popullit që të na gjykojë e ta verë në vend cilindo me topuzen e votës.
Makiaveli i ndau qeveritarët në tri kategorira: Qeveritarët që kanë ment vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me squatësinë e tyre, këta janë më të mirët: qeveritarët që s´kanë ment vetë, po përfitojnë nga sqotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë të mesmit: qeveritarët, të cilët s´janë të zotët as vetë, as dinë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë ata më të humburit. Për fat të keq, qeveritarët tanë hyjnë në kategorinë e tretë.
Kabineti ynë i sotëm është në kuptimin e plotë të fjalës Kabineti i Pykave. Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka nga vlera civile. Dhe është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë.
Ideali i tyre nuk është të organizojnë shtetin, se as ata vetë s´dinë të organizojnë, as organizatorët nuk do t´i lenë të lirë. Ideali i tyre është të mbajnë kulltukët me çfarëdo çmimi. Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë druri dhe rushfeti.
Me drurin e me forcën brutale po përpiqen të skllavërojnë racën tonë e të përjetësojnë qeverimin tiranik të tyre. Shtypjen e Shqipërisë së Mesme përpiqen tani ta zbatojnë e në prefekturat e tjera, që kështu të mos mbetet asnjë krahinë e gjallë dhe e lirë që të përpiqen t´i kundërshtojnë.
Me rushfetin në formë të ndrydhme, me misione të papemëta (pafrutshme), duke me emërime nëpunës të pazotit, me krijimin e nëpunësirash të ra dhe duke çkallmuar arkën e shtetit, po përpiqen të fitojnë miq e partizanë më të djathtë e më të mëngjër. Nga kjo rrejth defiçiti i buxhetit, i cili është prej 5 meleunash, ndonëse këto 5 meleuno në kartë, nuk duken – shtimi i taksave dhe mospagesa e nëpunësve.
Nga padia prishën në vend që të mdërtojnë, çkulën një udhë moderne të ndërtuar në Berat prej austriakëve dhe e rindërtuan aq bukur sa u çkallmua posa ra shiu i parë. Për të zbukuruar Tiranën rrëzuan përmbi 150 shtëpi e dyqane, pa i çpërblyer popullit para, të cilët mbetën udhëve, dhe Tirana, sot është më e shëmtuar se më parë.
Bashkë me barangat e Vlorës që u shitën për dhjamë qeni, jo për banesa, po që të çkulen e të shiten si material, u shitën e disa ndërtesa prej guri të cilat kanë kushtuar qindra mijëra franga. Një ndërtesë e gurtë me një shije të bukur pranë Ujit të Ftohtë që ka kushtuar të paktën 300 000 lireta u shit prej qeverisë sonë vetëm 150 000 lireta e tani nuk ekziston më.
Një debojë (depo armësh) afër Drashovicës, që përmbante vegla të ndryshme për të ndërtuar udhët që bënte meleunë lireta kishte mbetur e pacënuar gjersa arriu në vesh të qeverisë sonë lajmi i ndodhjes së saj. Po me të dëgjuar qeveria jonë emërtoi një kujdestar, që ta ruante: Tërë ky thesar u çduk si me magji në këtë thes, dhe qeveria jonë dërgonte misione jashtë të blinte vegla që të ndërtonte udhët.
Nga padia s´u japin asjnë rëndësi degëve të bujqësisë, shëndetësisë e arësimit, degë të cilat janë për Shqipërinë çështje jete dhe vdekje.
HA HA HA HANI M…
Kjo pune e burgut eshte shaka per te rreshqitur si ngjala nga ngrenesit e ngjalave Edvin mavrise e like Florise me porosi te serb Salise me egji te Biberajve e beogradasver te Ameriqise!!!!!!!!
Pse nuk fut dot ne burg nje Voltane e nje Çim Peke Ramut Edvini nudist pa breke!?
Fatmir Xhafa,or djale,
Po qe se vertet je shqiptar e vlonjat si nuk te vjen turp kur thua se duhet rindertuar drejtesija kur ky vend e ky popull ka me shume se nje çerek shekulli pa drejtesi,vend i pushtuar koloni dhe mbi 40 mije dosje presin drejtesi!?
Po mire po kur akoma pas kater pese vjetesh qe na u mburret e stermburret me reformen ne drejtesi e akoma ska lindur nga e presim hetimin gjykimin e denimin e tere krrimineleve Berisha,Nano,Berisha,Meksi,Berisha,Meta,Berisha,Bode,Berisha,Berisha Fullani,Berisha,Balliu,Berisha Fevziu,Berisha,Berisha…………??????
Po mire kur akoma nuk jane ndertuar organet e drejtesise kush i paguan tani tre lloj hajdaresh Gjin Gjonash e krriminelesh Zaganjoresh e Llallash,nje me hajdare qe skane kaluar vetingun,nje me hajdare qe nuk u eshte bere vetingu8,nje me hajdare qe kane lkaluar vetingun po nuk dine se ku i kane karriket e ku e kane koken????
Po mire po kur akoma nuk jane ndertuar strukturat e drejtesise KPA-KLP-KLGJ-SPAK-BHSH atehere kush po e gjykon,perse po e gjykojne e ne emer te kujt drejtesije e populli kerkojne ta burgosin nje Saje Qorri me emer Sajmir Tahiri ,ish parardhesi yt qe hyri perhere te pare pa leje ne kryeqytetin e mafjes ,Lazarat pa lejen e Berishes ,Metes e ambasadoreve pushtues e kolonizatore!!!!??????