Nga Andrea Stefani
Bëjnë sikur tremben nga kapja e gjykatave prej Ramës, por në fakt, kanë frikën e një drejtësie realisht të pavarur që nuk mund të mos ndëshkojë korrupsionin e tyre. Kjo është taktika më e fundit të berishistëve, në grackën e të cilëve kanë nisur të bien edhe disa të kampit përballë tyre. Kulmi i groteskut në gjithë këtë farsë është një autokrat me brirë si Berisha që, pasi nuk ka lënë gur pa lëvizur për të kapur prokurorë e gjykatës, sot “alarmohet” për kapjen e drejtësisë duke rrëmbyer flamurin e pavarësisë së saj!
Tani që konflikti politik për reformën në drejtësi po arrin majat dhe ndërkombëtarët po u kërkojnë deri edhe deputetëve të PD që çlirohen nga Berisha për të votuar reformën në kundërshtim me të, kanë nisur të mbijnë në kampin e shumicës disa partizanë të vonuar të “konsensusit” me Berishën. Dhe e paraqesin mosarritjen e konsensusit si fundin e botës. Në të vërtetë “fundi i botës” për shqiptarët do të qe
mosrealizimi i një reforme të vërtetë në drejtësi. Dhe një kob i tillë mund të ndodhë pikërisht për shkak të një konsensusi me Berishën që vetëm emrin do të kish të tillë. Sepse do qe një pazar. Konsensusi është i këshillueshëm, por jo në kurriz të qëllimit. Ai është një nga mjetet për të arritur qëllimin që është një drejtësi e pavarur nga politika. Por është filozofi prej adhamudhësh që për hir të konsensusit të sakrifikosh qëllimin, që është drejtësia e pavarur nga politika. Do të thotë të sakrifikosh idiotësisht qëllimin për hatër të mjetit, përmbajtjen për hatër të dukjes. Që t’i tregojmë botës se si i zgjidhim gjërat me konsensus kur në fakt, i shkatërrojmë me “konsensus”. Kjo do të thotë të jesh ose sharlatan ose i korruptuar.
Këshillon konsensus në të djathtë “i djathti” Kastriot Islami, konsensus këshillon në të majtë edhe “i majti” Kokëdhima. Këshillon konsensus Mediu në të djathtë, konsensus këshillon edhe Vasili në të majtë. Këshillojnë se është më mirë që reforma të kalojë me konsensus. Në fakt, në parim, ashtu është. Po si i bëhet hallit kur opozita dhe Berisha, për shkak të një arrogance tipike, quajnë “konsensus” vetëm kur shumica të pranojë kapriçiot e pakicës?! Më falni, por ky nuk është konsensus, por tirania e pakicës. Dhe përse u dashka që shumica t’i nënshtrohet pakicës? Sepse ndryshe Berisha mund të përsërisë luftën civile të vitit ‘97 – vjen një përgjigje. Vërtet? Edhe sikur të jetë kështu, a nuk do të thoshte “konsensusi” me Berishën nënshtrim, frikë nga presionet dhe kërcënimet e tij fashistoide për revolucion dhe përmbysje me dhunë?
Partizanët e konsensusit duket të mësojnë, nëse nuk e kanë mësuar akoma, që ka ca lidershipe me të cilët nuk mund të arrihet as konsensus, as asgjë. Sepse ata kanë qëllime që dalin jashtë kornizave të sistemit. Ata duan diçka tjetër. Si për shembull, Hitleri dikur. Me të nuk mund të arrihej konsensus për asgjë. Dhe budallallëku i rivalëve politikë të Hitlerit qe se i besuan atij duke i krijuar avantazhin të shkatërrojë republikën e Vajmarit. Të besosh se Berisha do drejtësi të pavarur dhe, aq më keq, të përfundosh konsensus me të për drejtësi të pavarur, është të mos kesh mësuar asgjë në këto 26 vjet tranzicion të mundimshëm. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur nëse arrihet konsensus me Berishën duke pranuar kushtin e vendeve të rezervuara. Kjo do të qe farkëtimi i prangave të reja të politikës për drejtësinë.
Nëse e majta apo “Rilindja” përkulet përpara shantazheve të tilla, që më së shumti ndërtohen mbi frikëra iluzore për gjoja konflikt civil, ajo do të tradhtonte reformën në drejtësi dhe bashkë me të, edhe ardhmërinë europiane të Shqipërisë. “Rilindja” dhe mazhoranca e sotme duhet t’i përmbahen reformës së hartuar me ndërkombëtarët, reformë që përjashton vendet e rezervuara të propozuara nga Berisha pikërisht se ato i japin mundësi politikës të ruajë statusin e saj prej pronari mbi pushtetin gjyqësor. Ata që nuk shohin kapje të gjyqësorit nga politika me anë të vendeve të rezervuara, por te drafti i ofruar nga ndërkombëtarët, le të ankohen te ndërkombëtarët. Por është si shumë jashtë logjike të besosh se BE dhe SHBA po investohen për një gjyqësor te kapur nga Rama ndërsa pionieri i rrënimit të drejtësisë në Shqipëri, babai i “Kursit të Plepave” (një taktikë hitleriane e spastrimit të drejtësisë e zbatuar në ato fillime) po përpiqet për drejtësi të pavarur!
Partizanët e konsensusit duhet të heqin dorë nga manipulimi me konsensusin. Është e vërtetë që mbetet i lakmueshëm. Por kjo nuk do të thotë se duhet të deformojmë reformën duke prodhuar prapë një drejtësi të emëruar nga politika vetëm pse Berisha i bie këmbës për vendet e rezervuara. Konsensusi është i lakmueshëm, por më e lakmueshme është drejtësia e pavarur. Dhe më mirë një drejtësi e pavarur e arritur nga një reformë pa konsensus me Berishën, sesa një reformë “konsensuale” që krijon një drejtësi të emëruar proporcionalisht nga dy krahët e politikës.
Konsensusi nuk duhet marrë i shkëputur nga përmbajtja. Kur palët nuk bashkohen në përmbajtje, nuk mund të ketë konsensus. Konkretisht, mazhoranca e ka pranuar që reforma të prodhojë një drejtësi të pakontrolluar nga ajo. Garant kanë dalë edhe ndërkombëtarët. Por edhe Kryeministri Rama ka ofruar një opsion edhe më radikal që përjashton fare ndikimin e politikës mbi drejtësinë: që kandidaturat për institucionet e drejtësisë të mos votohen fare nga Parlamenti. Kurse PD dhe aleatët e saj propozojnë që shumica dhe opozita të kenë të drejtën e emërimit të disa kandidaturave në drejtësi. Kjo është të shkojmë po këtu ku jemi, me një drejtësi shefe kuadri e së cilës është politika! Ku ishim asgjëkundi, ku erdhëm asgjëkundi!
Nuk mund të ketë konsensus aty ku nuk ka një grimë qëllimi të përbashkët. Nuk them se në të majtë nuk ka elementë që nuk e duan reformën në drejtësi. Zërat për “konsensus” që po mbijnë së fundi e provojnë këtë. Por e djathta, shfaqet totalisht kundra një reforme që mund të prodhonte drejtësi të pavarur edhe për shkak të nënshtrimit ndaj kultit të Berishës. Dhe më shumë se kushdo, ky i fundit ka një listë shumë të gjatë shkaqesh që e shtyjnë kundër reformës në drejtësi. Në fund të fundit edhe ndërkombëtarët e kanë deklaruar qartë se pengesa për reformën është opozita dhe jo qeveria dhe shumica. Një përfundim që nuk e manipulon dot duke bërë sikur i trembesh një drejtësie të kapur nga Rama kur në fakt, i frikësohesh një drejtësie që, ndryshe nga deri më sot, nuk mund të të mos penalizojë për krimet dhe korrupsionin e pandëshkuar si këtu e 26 vjet.

Nuk ka si ‘rilind’ shteti pa rilindur ‘informacioni’!
——————————
Populli shqipetar si asnjehere ne historine e tij ne kete çerek shekulli eshte ne TERR INFORMATIV si asnje vend i ‘Botes se trete’ e si asnje nga shtetet e Afrikes!
Jane po ata Stefanaqe e langaraqe Fev Zinj e ditezinj e tere merolamçet e tjere qe 25 vjet kane qene ‘leterhigjenike’ e krereve te mafjes e oborreve te bajraqeve apo stalljere qe i kane mbledhur bajgat KALIT TE XENIT Berisha,Blushi,Berisha,Meta,Berisha,Bode,Berisha,Nano,Berisha,Dokle,Berisha Ruçi,Berisha,Berisha,…..
A mund te rilinde ‘shtet’ pa inteligjence e informacion qe ti thote SOVRANIT POPULL:
”Popull shqipetar,ti 25 vjet je pa shtet sepse nuk ke asnje nga 4 pushtetet qe jane ‘SHTYLLAT e shtetit nga LEGJISLATIVI,TEK GJYQESORI NGA EGZEKUTIVI TEK MEDIJA!
Qe te jesh ‘Rrepublike’ parlamentare duhet te kesh parlament,qe te kesh parlament duhet te perfaqesoje popullin qe te perfaqesoje popullin duhet te zgjidhet nga populli direkt——-OSE- JEMI PA PARLAMENT QE MUND TE BEJE REFORMA AQE ME TEPER KUSHTETUESE QE NUK BEHEN ME LUFTE POLITIKE SE KUSHTETUTA ESHTE PER BASHKIM JO PER LUFTE!
Ky parlament qe nuk perfaqeson sovranin jo vetem nuk ben reforma kunder hajduterise se do ish njesoj qe ti thuash nje ‘gjel deti’ hajde per darke naten e vitit te RI!
Reforma ne drejtesi eshte si tregosh femijes gogolin ne qiell per ti marre buken nga goja!
Shqietaret kane nevoje per KRYEREFORMEN qe eshte REFORMA RADIKALE E SISTEMIT ELEKTORAL KU TE SHPERNDAHET KY PARLAMENT URGJENT I KRIMIT E KORRUPSIONIT
Kush mund ta beje !?VETEM POPULLI TE KERKOJE SHPERNDARJEN BRENDA 1 JAVE!