Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka prezantuar planin për zhvillim, të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.
“Sot këshilli i ministrave ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim. Në zonat si më poshtë, çështja e rindërtimit ka marrë rrugën ligjore:
- Njësia administrative Shijak-FSHZH
- Kurbin- një zonë tjetër që do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë
- Thumanë-FSHZH
- Kurbin- Një zonë tjetër
- Krujë- Dy zona, njëra në Bubq që ka një dëmtim në territor shumë të madh, tjetra në Fushë Krujë
- Durrës- Kemi një zonë -FSHZH
- Vore- një zonë
- Kavajë-një zonë në qytet
- Tiranë- 9 zona të reja për zhvillim nga zona 5 maji, zona e autotraktorëve, kombinat. UBT, Baldushk njësi kolektive me modelet, Ndroq, Vaqarr dhe në Zall Herr”.
Ai tha se Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet.
Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave, u shpreh Ahmetaj.
“Enti kombëtar ka hapur garën për modelet e shtëpive. Sot deri në mbylljen e orarit zyrtare firmoset.
Pas datës 6 do të fillojë procesi për ndërtimin e tij që nga prokurimi për ndërtimin e banesave bashkëkohore anti-sizmike. U bëj thirrje qytetarëve që të përshpejtojnë aplikimet.
Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe 135 punonjës në dispozicion. Në dy ditët e fundit kanë aplikuar rreth 200 familje. Duhet të aplikoni sa më shpejt. Na keni në dispozion për të të ecur a më shpejt.
Falenderoj edhe OJF-të e angazhuara në procesin e rindërtimit. Edhe njëherë i shpreh atyre dhe organizatave të tjera solidaritetin për goditjen”, tha Ahmetaj.
j.l./ dita

E filluan garen keta. Nuk kane mbarim termetet per shqiptaret jo. Me gare, jo shaka
Dhe ndertimi i banesave do te jete nje proces i ” plote” dhe ” gjithe perfshires”.
Me kete, e hengren dhe nje llokme tjeter te madhe nga ” rindertimi”.
Shqiptaret paguajne borxhet. Nuk marrin vesh qe termetin do e paguajme si rrugen e Kombit.
Rindertimin po e bejne hajdutet dhe kriminelet qe firmosen mijera leje ndertimi te paligjshme.
Termeti ishte nje dhurate tjeter per ata.
O sa mire me vdek shqiptaret. Biznes i madh per qeveritaret. Ne vend te burgut, marrin atributet e shpetimtarit.
Shqiptaret..
Arben Ahmetaj…Ndoshta nuk e di se termeti ka rene ne Durres dhe Demet me te mdha jane ne Durres ky…duhet te pyesesh sizmolget.Tirana 9 zona per rindertim e si mos re ndothte se i prishet godinat ne Q.S pa pas sikurse edhe 1 plasaritje te vogel per te bere ato PPP Tuaja te famshme. Ah mjer populli i shkret dhe kete termet donin se Shteti i ka breket ne funde te kembeve.
Paratë në dorë të benit, si në bankë të Zvicrës.